• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përse mbanin ilirët gjarpër shtëpie?

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
14,947
Pikët
113
Ti po gjykon besimet ilire, sipas bindjeve cifute. Është njësoj sikur të thuash, gjuha shqipe e keqe dhe hebraishtja e mirë.
Bere mire qe me citove se kam harruar te shtoj, Zoti e di me se miri.
Ta dish ti ça mendoj per hebraishten un, nejse 🙂 , shqipja eshte gjuhe e shenjte, gjuha e Zotit, gjuha e engjejve. Asnje gjuhe mbi shqipen.
 
Petrit Kola

ARNAUTO-OSMAN I KRISHTER
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
1,770
Pikët
113
Kete mund ta dije vetem ai dikush qe e ka thene vete. Asnje tjeter nuk e ka ditur ose nuk e ka futur ne memorje kur eshte shkruar.
Me 'krena' pa le.
E din SELXHUKET se e kane te tyre
 
Petrit Kola

ARNAUTO-OSMAN I KRISHTER
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
1,770
Pikët
113
Nuk eshte e vertete qe i mbanin vete. Thjeshte zvarraniku i neveritshem gjendej ne vendbanimet e tyre qe dikur kane qene ndertesa te rendomta dhe te pasigurta. Jane mashtruar pergjate historise me trillime pagane se gjasme mbron shtepine dhe eshte gjynah te vritet etj. Djalli di ta mbroje veten dhe ben gjithçka qe te manipuloje psikiken njerezore. Ne ka krijese me te cilen jemi ne armiqesi te perjetshme , eshte pikerisht gjarpri. Mallkimi i pare i shkoi pikerisht atij duke iu hequr kembet dhe nga ajo dite zvarritet mbi barkun e vet duke ngren pluhur. Me pas , jasht kopshtit tani, kur pa qe Zoti thjesht na afatizoi (5500 vite) dhe nuk na shkaterroi, atehere filloi perseri sulmin ndaj nesh, kete here hapur fare qe te na asgjesonte dhe denimi i dyte qe mori ishte heqja e zerit. Dikur fliste.
Ku ta gjeni, zhdukeni, vriteni. Eshte armik i perbetuar i yni, jo vetem me deme fizike, por ndikon edhe ne energjine shpirterore. Nese do te kishte pasur mundesi, do te na kishte asgjesuar me kohe tashme, por se ka dhe nuk do ta kete KURRË!!!
HEBRE TE VERTET JAN SHQIPTARET DHE GJARPERI I TYRE .
Libër nga Rabi Joeli Dejvid Baksti, mësim për besimin e judenjve në Gjarprin e Shenjtë. Kjo është një doktrinë e njohur rabinike e hebrenjve. Ky është gjithashtu një sekret thelbësor i zbuluar në librin e diskutueshëm, Protokollet e Pleqve të Mësuar të Sionit.
 
Petrit Kola

ARNAUTO-OSMAN I KRISHTER
Anëtar
Jun 24, 2021
Postime
1,770
Pikët
113
Nuk eshte e vertete qe i mbanin vete. Thjeshte zvarraniku i neveritshem gjendej ne vendbanimet e tyre qe dikur kane qene ndertesa te rendomta dhe te pasigurta. Jane mashtruar pergjate historise me trillime pagane se gjasme mbron shtepine dhe eshte gjynah te vritet etj. Djalli di ta mbroje veten dhe ben gjithçka qe te manipuloje psikiken njerezore. Ne ka krijese me te cilen jemi ne armiqesi te perjetshme , eshte pikerisht gjarpri. Mallkimi i pare i shkoi pikerisht atij duke iu hequr kembet dhe nga ajo dite zvarritet mbi barkun e vet duke ngren pluhur. Me pas , jasht kopshtit tani, kur pa qe Zoti thjesht na afatizoi (5500 vite) dhe nuk na shkaterroi, atehere filloi perseri sulmin ndaj nesh, kete here hapur fare qe te na asgjesonte dhe denimi i dyte qe mori ishte heqja e zerit. Dikur fliste.
Ku ta gjeni, zhdukeni, vriteni. Eshte armik i perbetuar i yni, jo vetem me deme fizike, por ndikon edhe ne energjine shpirterore. Nese do te kishte pasur mundesi, do te na kishte asgjesuar me kohe tashme, por se ka dhe nuk do ta kete KURRË!!!
Nuk kam filluar: https://www.jewishencyclopedia.com/articles/13440-serpent
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
421
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Nderkohe alarmit kane harruar ti nderrojne baterite
Unë dhashë një përgjigje të shkurtër të thukët, për temën. Përse ilirët mbanin gjarpër shtëpie, natyrisht pyetja do duhej të vlente dhe për shqiptarët. Pra përgjigj është se gjarpëri konsiderohej roja e shtëpisë, besohej se Vitorja një gjarpër i trashë e i shkurtër me brirë të artë, pillte vezë të arta. Pra shenjë e mbarësisë, fatit në një shtëpi. Madje besimi është transferuar edhe në specie tjera, diku diku nuk duhej të mbytej as bretkosa.
 
Lov!

Super Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
458
Pikët
43

Te kene qene iliret kaq inteligjent. Zvarranik shtepie aman.
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
15,084
Pikët
113
Te kene qene iliret kaq inteligjent. Zvarranik shtepie aman.
Teknikisht ka te drejte. E vetmja ishre folja ne kohen e tashme ndaj e citova.
Nese mendohet qe gjarpri ka nocion negativ i bie qe mban dicka negative jashte shtepise..pra si besytni
( sikue magneti...negativ shtyn negativ)
 
Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
15,099
Pikët
113
Teknikisht ka te drejte. E vetmja ishre folja ne kohen e tashme ndaj e citova.
Nese mendohet qe gjarpri ka nocion negativ i bie qe mban dicka negative jashte shtepise..pra si besytni
( sikue magneti...negativ shtyn negativ)
Mos kemi marr ndonje mallkim? 🤨🤨

Sa e komplikoni situaten. 😎
 
E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
6,570
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
Disa nga përgjigjet janë dhënë me artikullin në hapjen e temës.

Gjarpri zë vend të veçantë në kulturën dhe besimet pagane Ilire, haset gjërësisht në mburoja dhe faltore. Në romanin "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" së Mira Meksi po ashtu i jepet një vend i veçantë kësaj simbolike Ilire. Ai fillon me miqësinë e Teutës me një kafshë legjendare gjarpër deti i stërmadh i cili quhet Illyros, vazhdon me tatuazhin gjarprit mbi trupin e Teutës apo edhe me postin e Teutës si priftëresha kryesore apo faltorja e madhe e faltores së Gjarprit. Në një pjesë të librit Mira Meksi e përmbledh në këtë mënyrë simbolikën e gjarprit:

"Shenja që mbante në trup ishte pafundësia dhe përjetësia, trupat qiellorë dhe gjithësia, lënda parake, aksi i botës, energjia fizike dhe shpirtërore njëherit. Por ishte edhe e shkuara dhe a ardhmja, ishte bollëku dhe pjelloria, plotësia dhe qëndrueshmëria absolute."

Megjithëse është pjesë nga një roman dhe jo nga një libër studimor, është një roman me plot shënime dhe përcaktime informuese në fund të faqeve të librit. Ka plot libra të tillë cilësorë edhe nga autorë të huaj që nuk janë thjesht romancier por edhe njerëz të apasionuar pas historisë dhe arkeologjisë si "Aleksandri" i Valerio Massimo Manfredi, "Imperium" i Robert Harris, madje edhe "Kodi i Davinçit" i Dan Brown, etj...

tempImageRcybOr.jpg
 
Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
2,369
Pikët
113
Pra përgjigj është se gjarpëri konsiderohej roja e shtëpisë,
Per gjarprin e shtepise, flitet edhe ne ditet e sotme, por zakonisht thuhet; bolla e shtepise, e cila nuk eshte helmuese por eshte shume e fuqishme.
Bolla e shtepise ishte rojtare, nuk hante psh zogjte e kllockes (squkes - sjukes) madje ajo luante me to.
Bolla e shtepise hante mijte, dhe nuk lejonte kunadhet apo kafshe te tjera demtuese te kafsheve apo shpendeve shtepiake.
Edhe sot flitet per te, dhe natyrisht eshte e prejardhur nga thellesia e kohes.
Keshtuqe jam dakort me Hylltarin.
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
421
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Te kene qene iliret kaq inteligjent. Zvarranik shtepie aman.
Nuk duhet gjykuar inteligjenca e njerëzve për shkak të besimeve, sepse besimi është pjesa irracionale e njeriut, pa të cilën njeriu nuk mund të bëjë.
Ka mundësi që ilirët edhe kanë qenë inteligjentë. Ata i kanë fillesat e tyre diku te ndonjë fis më i vogël, dhe erdhën duke u zgjeruar gjersa formuan Ilirinë, ndërsa ne shqiptarët erdhëm duke humbur territore deri formuam Shqipërinë e vogël. Ndaj mos t'i nënçmojmë.

Por sa i përket temës, në besimin iliro-shqiptar ka dy lloje gjarpërinjsh, Gjarpni i Shpisë që është pozitiv dhe Gjarpni që bahet Kulshedër.
Po nuk u pa 12 vjet nga syri i njeriut Gjarpëri bëhet Bollë, po s'u pa edhe 50 vjet tjera Bolla bëhet Bullar, Bullari po s'u pa edhe 50 vjet tjera nga syri i njeriut bëhet Rrëshajë, Errshajë ose Rrushajë, varësisht nga shqiptimi krahinor, ndërsa kjo po s'u pa edhe 100 vjet tjera bëhet Kulshedër.

1626980892385.png
 
Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
28,303

View attachment 100157
Edhe kur ke pa ti kulqeder apo dikush deri me sot perveq prrallave.
 
Hylltar

Pagan Warrior
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
421
Pikët
63
Vendndodhja
Në Fushat e Elyses
Edhe kur ke pa ti kulqeder apo dikush deri me sot perveq prrallave.
Nëse flasim jashtë besimit, pra për diçka reale, shqiptarët e kanë quajtur kulshedër çdo gjarpën të madh. Më parë gjarpërinjtë kanë arritur gjatësi më të madhe për shkak se popullata ka qenë më e rrallë, ndërsa natyra ka pasur më shumë hapësirë, dhe ekziston një rregullim biologjik, që zvarranikët sa më të mëdhenj që janë aq më të mëdhenj i pjellin të vegjlit (ose vezët), kështu në kushtet e atëhershme gjarpërinjtë janë rritur shumë më tepër se sa sot, kur për shkak të dendësisë së popullësisë gjasat për të hasur në njeri janë të mëdha dhe këto rastisje përfundojnë duke e mbytur gjarpërin.
Kur jemi te kulshedra si besim kjo është diçka tjetër, pasi njerëzit i kanë shtuar lloj-lloj veçori, si krahë, këmbë, zjarr nga goja etj., por gjithnjë në kuadër të besimit pra si një qenie jo e dukshme, por thelbi i Kulshedrës ka qenë e keqja, shterrpësia që ajo ka shkaktuar: ka shkaktuar thatësi, breshër për të dëmtuar të lashtat, etj.
Edhe lufta mes drangoit dhe kulshedrës sipas besimit popullor është zhvilluar në rrafshin astral dhe jo në këtë fizik. P.sh. drangoi është duke ndenjur ose fjetur këtu poshtë, kur shpirti i tij drangua ngjitet lart dhe lufton kulshedrën, për të mos lënë të dëmtojë të lashtat. Drangoi ka si armë Parmendën, djepin, strumbullarin e lëmit, gurin e mullirit, në përgjithësi mjete që lidhen me pjellorinë, natalitetin dhe prodhimitn e bukës.
 
Last edited:

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
11,698
Pikët
113
Kulti i gjarpnit ka qene e trasheguar prej pjeses Neolitit qe kishin Iliret.
 
ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
10,773
Pikët
113
Edhe kur ke pa ti kulqeder apo dikush deri me sot perveq prrallave.
Nuk e di ku vajti postimi qe gjarperi (kalon ne bolle, rrshaje e ku une cfare) derisa behet kuceder po nuk e pane njerezit per 200 vjet.
Ne traditen tone folklorike Kucedra eshte armik. Apo jo?

Nuk late gje pa peshtjelluar e pa e deformuar.
 
Last edited:
Top