• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Përse opozitës i mungon dëshira për të pranuar e reflektuar humbjen?

pirro20

Super Anëtar
Anëtar
Sep 1, 2011
Postime
165
Pikët
28
Përse opozitës i mungon dëshira për të pranuar e reflektuar humbjen?


Përse opozitës i mungon dëshira për të pranuar e

Nuk është për t’u habitur që për të disatën herë opozita shqiptare gjithmonë ia hedh fajin për humbjen fituesve, duke përdorur të njëjtat argumenta si shitblerja e votave, parregullsi në zgjedhje, akuza shteti drejtohet nga diktatura e oligarkëve, argumenta që ndoshta nuk ua dinë edhe kuptimin e frazave që përdorin, pikërisht për shkak të mungesës së një elementi kryesor në formimin e tyre: dëshira për të reflektuar dhe mangësi në kulturën qytetare. Dihet se në Shqipëri ka patur dasi dhe përçarje të rrezikshme ndër intelektualët drejtues të vendit që në fillimet e shtetit shqiptar të krijuar nga rilindasit e të tre komuniteteve kryesore shqiptare. Këto dasi të shoqëruara nga mllefe dhe urrejtje qoftë personale apo dhe të kamufluara shfaqeshin kur kandidohej për drejtues, pra është problem i vjetër thellësisht shqiptar se sa ballkanas.

Kjo ka vazhduar që nga 1912 e deri më sot 2021, duke ndikuar në breza të ndryshëm që kanë drejtuar vendin. Gjithmonë janë ndër drejtuesit kanë ndikuar këta faktorë:
-arsimimi i lartë, (dëshira për t’u arsimuar është e lartë në Shqipëri, por nuk i mjafton vendit)

-kultura bazuar në traditën e zonës ku është rritur (komplet ndryshe veriu, komplet ndryshe jugu)
-përkatësia fetare, e cila shpesh ka qënë e kamufluar nën petkun e reformave pro-perëndimore

-interesat e lobeve politike të huaja kryesisht atyre serbo-greke dhe të fuqive të mëdha (ka shkaktuar rritjen e faktorit “spiun” në Shqipëri)
-mungesa e elitës intelektuale që mund, dhe duhet të drejtojë vendin (prania vetëm e “intelektualëve katundarë” në drejtimin e vendit: që janë të arsimuar por pa kulturën përkatëse)

-mungesa e dëshirës për të punuar, por egziston vetëm dëshira për të komanduar (thënia e A. Zogut se “unë quhem Naltmadhëri sepse individët që kam nën vete janë të vetëquajtur “madhëria”” është e saktë. Askush nuk do të punojë, por do vetëm të komandojë)
Zgjedhjet e 25 prillit 2021 krahas fitores për një mandat të tretë të së majtës me në krye Edi Ramën, ekspozuan fare qartë mungesën e dëshirës së drejtuesve të opozitës të PD madje dhe të LSI për të pranuar humbjen dhe si zakonisht, për të pestën herë humbje radhazi nga 2013 e më sot, kanë fajësuar fituesin, duke treguar edhe njëherë si një i sëmurë paranojak që nuk pranon asnjë faj edhe drejtuesit opozitarë ashtu si dhe diktatori Hoxha e gjejnë shkakun e disfatës tek të tjerët; por ta gjesh pesë herë radhazi fajin tek të tjerët tregon mungesë kulture dhe përgjegjësie.
Kjo të kujton historinë e hajdutit, i cili deshi të vidhte një person, i cili rastisi të jetë i varfër. Varfanjaku e kap hajdutin dhe i thotë me zë të lartë: “Si nuk ke turp o hajdut që kërkon të vjedhësh njerëzit”. Hajduti iu përgjigj: “Turp të kesh ti që nuk ke asnjë lek në xhep”.

Në drejtim të opozitës për 30 vite rresht ka qenë një nga drejtuesit e PD, i cili u bë kryetar me urdhër të Ramiz Alisë, por qoftë nga mungesa e përvojës së tij në drejtimin e vendit, qoftë nga dëshira për të grumbulluar njerëz servilë dhe pa integritet në mënyrë që t’i komandonte ashtu siç komandonin dikur bejlerët çifliqet e tyre, qoftë nga mungesa e kulturës pra njërës nga ato elementë, të cilat i përmenda më sipër, Shqipëria nuk eci përpara, megjithë dëshirën e madhe të popullit për të integruar vendin me BE, dëshirë e shprehur me parullën e famshme “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Mungesa e qytetarisë në të gjitha veprimet drejtuese të PD kur ka qënë në drejtim të qeverive shqiptare nga ‘92 e deri në 2013, tregon qartë mentalitetin e vjetër të familjeve patriarkale në të cilat u rritën këta drejtues, mentalitet që kundërshtarin e shihte si armik, që kundërshtimin në biseda e debate e shihte si ofendim, që projektet dhe programet e dështuara ndër vite shiheshin si fitore, etj. Kjo u thellua me kalimin nga sistemi diktatorial në sistemin kapitalist, kalim i cili u bë me shumë gabime, shumica e tyre nga mungesa e përvojës, por edhe nga mania për t’u pasuruar sa më shpejt duke hedhur në publik idenë e krijimit të “klasës së pasur”, e cila nuk ekzistonte në kohën e diktaturës. Kjo parullë e thënë nëpër dhëmbë, u bë moto e pasurimit të shpejtë duke rrëmbyer e shkatërruar vlerat e ndërtuara nga populli ndër vite. Gafa më e rëndë, krahas përvetësimit nga individë partiakë të pasurive shtetërore dhe ushtarake, ishte ligji për tokën. Kjo shkaktoi rrëmbimin e sipërfaqeve të punueshme apo bregdetare e pyjore nga njerëz që nuk ishin pronarë dhe nuk kishin tapi. Rrëmbimi i tokave të bujqësore të NBSH-ve përreth Tiranës, Durrësit dhe në çdo rreth tjetër me pretekstin se nuk “kishin zot”, nga ana e shumë individëve kryesisht nga veriu, por edhe nga jugu e njerëz të tjerë që nuk ishin pronarë të ligjshëm, krijoi një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, sepse kjo së pari pengoi pronarët e ligjshëm të merrnin pronat e tyre dhe së dyti ka penguar investimet e huaja të hyjnë seriozisht në Shqipëri. Mbajtja gjallë e frymës armiqësore midis dy partive kryesore i ngjan vazhdimit të luftës së klasave nga diktatura në demokracinë e sotme, dhe kjo luftë e paraqitur në vend të rotacionit, si një luftë për pushtet, vazhdon të jetë e ashpër dhe pa kompromis duke akuzuar njëra-tjetrën, akuza të cilat nga ana e opozitës së sotme kanë qenë aq negative dhe të pabaza duke i dërguar akuzat edhe jashtë vendit në BE e kudo, saqë këto akuza mbajnë erë anti-shqiptarizëm, akuza të cilat kanë paraqitur Shqipërinë përballë BE dhe SHBA si një vend me probleme të rënda, si një vend që nuk do të integrohet, si një vend që nuk ka një elitë të mirëfilltë intelektuale për të drejtuar vendin, por ka vetëm të ashtuquajturit “intelektualë katundarë”, të cilët duke u sedimentuar në partitë politike të Shqipërisë, e duke mos bërë prokopi në profesionet e tyre, madje duke mos e dashur punën, - po drejtojnë politikën, pushtetin ekzekutiv dhe atë lokal, të cilët blihen e shiten sipas interesit të partive me qëllimin për t’u pasuruar me çdo kusht. Së fundmi egërsia dhe ashpërsia e debateve politike e konvertuar në dhunë dhe vrasje në shumë raste si 1997-1998, 2008, 2011, përplasje të dhunshme në momente të ndryshme politike, kjo sidomos e treguar nga PD dhe militantët e saj ndër vite, tregon se demoni apo demonët e tjerë që kanë pushtuar shpirtrat e disa drejtuesve politikë kryesisht në opozitën e sotme, ka edhe një shpjegim logjik tjetër krahas dëshirës për të fituar pushtetin.
Ky shpjegim bazohet se një pjesë e mirë e disa drejtuesve politikë të së djathtës dhe të qendrës së djathtë, por edhe të së majtës së korruptuar si LSI dhe disa individëve të PS, kanë shkelur ligjin disa herë ndër vite dhe nuk janë gjykuar ose nuk kanë mbajtur përgjegjësi për zullumet e tyre. Realizimi i vetingut, ka ngjallur frikë, e kjo është arsyeja e kundërshtimit dhe e mos pranimit të humbjes, mungesës së dëshirës për të reflektuar dhe mungesa e dëshirës për t’u dorëhequr. Shqipëria, është i vetmi vend në botë ku kryetarët e partive kanë nga 30 vjet që drejtojnë partitë e tyre humbëse dhe nuk dorëhiqen, pikërisht për arsyen që shpjeguam më lart. Fitorja e mandatit të tretë nga ana e PS, e cila ka realizuar një volum të mirë punimesh, pra ka punuar dhe po punon, krahas gabimeve që ka bërë në realizimin e programit të saj, mbetet edhe një sfidë për opozitën, e cila duhet të kuptojë se duhet të reformohet pasi të ketë reflektuar për gabimet dhe fajet e saj ndër vite. Një opozitë konstruktive i nevojitet Shqipërisë dhe jo një opozitë e mllefosur dhe e trembur nga vetingu që do të japë më në fund drejtësi. Dhe kjo nuk mund të realizohej pa ndihmën e SHBA dhe të BE.


https://sot.com.al/politike/tritan-shehu-shuplake-aleateve-zbulon-arsyet-pse-pd-humbi-zgjedhjet-e-2-i438497
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,634
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Shkrim qe te lodh se lexuari qe ne dy tre fjalite e para. Koncepte dhe ide shabllone. Shkruan shkruan por nuk thote asgje.
 

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
33,024
Pikët
113
shifni me rregullu vendin o shqipe.
lerini prallat e showt midis pozit opozit
 

Marla

+ -
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
4,336
Pikët
113
Keto zgjedhje deshmuan qe matematika eshte jo vetem shkence ekzakte por ama edhe kryenece. :)

Elektorati i majte eshte 300,000 vota plus elektoratit te djathte. Pra probabiliteti qe e djathta te dale fituese eshte shume e paket duke zbritur ketu dhe votat e vjedhura shitlblera apo te manipuluara eshte pothuajse 0.

Tjetra qe duhet menduar eshte qe Shqiperia eshte nje shtet i vogel me 1 demokraci te brishte dhe ekonomi te varfer per te qene e zonja te vendose ne menyre te pavarur fatet e veta e para kjo dhe e dyta nese e shofim ne aspektin global globalizmi eshte ere ndryshimesh qe fillon nga USA dhe shtetet e tjera te fuqishme deri ne shtete te dobeta si ne apo me keq se ne. Ne keto rrethana nen epoken e eres globaliste sorrosiane qe po jetojme nuk mund ta permbyse Ramen kryesorrosistin shqiptar nje kryetar opozite si Basha jo se ky nuk eshte sorrosian por eshte i zakonshem jo si lideri i vet Rama. Dhe per ta permbyllur nese PD kerkon te vije ne pushtet duhet te zgjedhe nje lider te saj nje person qe eshte antiglobalist dmth antisorrosian gje qe e dyshoj fort nese do ndodhe :)

Deri atehere sna mbetet gje por te presim qe te fryje ere tjeter dhe Zoti paste meshire per shqiptaret!
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,212
Pikët
113
Pirro ik, Pirro ik ! se ti shkrimet i ke si ato benevrekat e atij narkomanit dhe sillu andej, sillu ketej, perseri ja huq ne 90 % te atyre qe shkruan! Te eshte difektuar kompasja :unsure:
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
7,960
Pikët
113
Po dhe justifikimi apo arsyetimi bënë pjesë në "parimet demokratike", o Pirro...
 

Bad_Teacher

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
23,280
Pikët
113
Pirro ik, Pirro ik ! se ti shkrimet i ke si ato benevrekat e atij narkomanit dhe sillu andej, sillu ketej, perseri ja huq ne 90 % te atyre qe shkruan! Te eshte difektuar kompasja :unsure:
Ik ti qe nuk di te shkruash shqip, te japesh nje mendim apo opinion te sakte dhe me argumenta. Pirro shkruan gjithmone mire, I bie ne koke gjithmone problemeve, shume objektiv dhe realist. So ik Pirati 🏴‍☠️ n stay Pirro!! 🤨
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
7,960
Pikët
113
Ik ti qe nuk di te shkruash shqip, te japesh nje mendim apo opinion te sakte dhe me argumenta. Pirro shkruan gjithmone mire, I bie ne koke gjithmone problemeve, shume objektiv dhe realist. So ik Pirati 🏴‍☠️ n stay Pirro!! 🤨
Nëse atij që paske cituar (pirati si duket sepse unë nuk e shoh...jam në listën e zezë të tij ..:cool:) nuk i përshtatet muhabeti sipas interesave të tij ideologjiko-partiake, si rrjedhojë edhe interesave të tij përsonale materiale, ai "përzë" të gjithë pa perjashtim....bile edhe Albin Kurtin e "përzinte" dikur por tani i"lëp**ë by**en..."

Të merresh me 'të, është humbje kohe...
 

juanito02

V.I.P
Anëtar
Aug 28, 2010
Postime
1,314
Pikët
83
Ne ka njecik opozite ne Shqiperi ajo pd e Lul Basha. Vdiq ajo Shqiperia 100 monopartiak. Dhe sot kjo pune po behet nga kyshet e komunizmit.
Duan te heqin Bashen qe ben opozite e te vejn Komuniste si Bujar Nishani oficer i shkolles bashkume qe ngriti bustin e Enveit, Kadilli si bir i nje hetusi gjakatar. Qe kta te bashkohen ne pushtet me pd e te ndajne bashke torten komuniste. Rama e di qe ka fitu fitore si Pirro. Ndaj i duhet bashkpunimi me opoziten. Nishani doli komunsti pagum qe te sherbeje Rames. Pik
 

Nikoleta

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
11,848
Pikët
113
Beteja sapo ka filluar thotë Luli.
Jo mo plak, sapo mbaroi, ishte fiks momenti i fundit i betejës, ore sekonda e fundit, fundi i fundit të fundit, sapo u mbyll çdo gjë. Finito, the end, fin, u mbyll, mbarove, përfundove, cofe, dil në pension o rrotë k**i.
Ok nuk kisha pse bëhesha kaq agresiv dhe vulgar, po më ka bllokuar komentet legeni.

Besi 😆
 

Bad_Teacher

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
23,280
Pikët
113
Beteja sapo ka filluar thotë Luli.
Jo mo plak, sapo mbaroi, ishte fiks momenti i fundit i betejës, ore sekonda e fundit, fundi i fundit të fundit, sapo u mbyll çdo gjë. Finito, the end, fin, u mbyll, mbarove, përfundove, cofe, dil në pension o rrotë k**i.
Ok nuk kisha pse bëhesha kaq agresiv dhe vulgar, po më ka bllokuar komentet legeni.

Besi 😆
Nuk Ta insult intelligencen ai me keto statements?? Sapo ka filluan LoL
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,212
Pikët
113
Meqe ra dhafja, po e lexoja qe kishte shkruajtur njeri keshtu: "Çfarë pret nga një vend ku njeriu më i votuar është Taulant Balla?" 😳

Edhe une po e pyesja veten, vertete çfare pret njeriu nga nje vend qe voton me maksimumin e votave mister Yarisin e Toyotes, shembull "shembudhore" i votuesit shqiptare per kalamajt e tyre, qe ti mesojne per "vlera pozitive"edhe vizjonen e se ardhmes, ja cili model suksesi duhet te jeni edhe te beheni edhe juve. 👏

Prandaj, kush nuk e ka kuptuar, duhet ti jete bere truri i teri tul e dhjame, sikur per ate menyne "paçe me tru viçi" 😂 sakaq edhe kur djeresiten ballit, is no higher risk 🤔 vetem po i shkrihet dhjami i trurit te tulosur.

Bade ? 🤫


1619724318924.png
 

Rex

Gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
15,444
Pikët
113
Keto zgjedhje deshmuan qe matematika eshte jo vetem shkence ekzakte por ama edhe kryenece. :)

Elektorati i majte eshte 300,000 vota plus elektoratit te djathte. Pra probabiliteti qe e djathta te dale fituese eshte shume e paket duke zbritur ketu dhe votat e vjedhura shitlblera apo te manipuluara eshte pothuajse 0.

Tjetra qe duhet menduar eshte qe Shqiperia eshte nje shtet i vogel me 1 demokraci te brishte dhe ekonomi te varfer per te qene e zonja te vendose ne menyre te pavarur fatet e veta e para kjo dhe e dyta nese e shofim ne aspektin global globalizmi eshte ere ndryshimesh qe fillon nga USA dhe shtetet e tjera te fuqishme deri ne shtete te dobeta si ne apo me keq se ne. Ne keto rrethana nen epoken e eres globaliste sorrosiane qe po jetojme nuk mund ta permbyse Ramen kryesorrosistin shqiptar nje kryetar opozite si Basha jo se ky nuk eshte sorrosian por eshte i zakonshem jo si lideri i vet Rama. Dhe per ta permbyllur nese PD kerkon te vije ne pushtet duhet te zgjedhe nje lider te saj nje person qe eshte antiglobalist dmth antisorrosian gje qe e dyshoj fort nese do ndodhe :)

Deri atehere sna mbetet gje por te presim qe te fryje ere tjeter dhe Zoti paste meshire per shqiptaret!
... dhe mundesisht ky person te jete nga jugu i Shqiperise qe te thyhet ky betonizim i bastioneve veri - jug. Nje mundesi shtese qe te zbehet ajo diferenca prej 300 mije votash.

Ndryshe, me Lulzim Bashen si lider opozitar, Edi Rama do te jete ne pushtet deri sa te merzitet dhe te terhiqet vet. Kaq ishte kulmi i Bashes.
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
11,435
Pikët
113
... dhe mundesisht ky person te jete nga jugu i Shqiperise qe te thyhet ky betonizim i bastioneve veri - jug. Nje mundesi shtese qe te zbehet ajo diferenca prej 300 mije votash.

Ndryshe, me Lulzim Bashen si lider opozitar, Edi Rama do te jete ne pushtet deri sa te merzitet dhe te terhiqet vet. Kaq ishte kulmi i Bashes.
Nuk merzitet luli e jo. Ku gjen pun me te mir ai? Kryetar ketej, kryetar andej. Dreka darka makina lluks. Grun n’holland vet bo qejf n’shqiperi.

Ti thuj sa t’merzitet saliu me lulin e t’vej noi lulush tjeter. :)
 
Top