• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pablo Neruda

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
PABLO NERUDA
(1904-1973)


Pablo Neruda (Neftali Rikardo Rejes) u lind në Parral të Kilit më 12 korrik 1904. Studion në Universitetin e Santiagos. 19 vjeç, boton përmbledhjen e parë poetike: “Crepusculario”, e cila arrin një sukses mesatar. Ndërsa vëllimi i tij i dytë poetik: “Njëzet poezi dashurie dhe një këngë dëshpërimi”, e bën të njohur brenda e jashtë vendit. Pas shpërthimeve letrare u mor me diplomaci. Më 1934 shkon në Spanjë si konsull në Barcelonë. Më 1950, bashkë me poetin turk Nazim Hikmet fiton “çmimin ndërkombëtar për letërsi” të Bashkimit Sovjetik. Tre vite më vonë shpërblimin “Stalin”, të cilin e “kthen prapë” më 1956. Kthehet në atdhe, ku zgjidhet “Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kilit”. Më 1969 shkon ambasador në Francë. Më 1971 i jepet çmimi Nobel për Letërsi. Një vit më vonë, i sëmurë nga kanceri, tërhiqet nga posti i ambasadorit për të përgatitur veprat e mbetura në dorëshkrim. Më 11 shtator të po të njëjtin vit, në Kili hipën në fuqi junta ushtarake e Pinoçetit. Një ditë më vonë “përdhunohet” shtëpia e tij në Santiago, ndërsa më 24 shtator vdes. Gjatë jetës së tij Neruda shkruajti më shumë se dyzet përmbledhje me poezi, përkthime dhe mijëra reportazhe e artikuj të ndryshëm.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Pablo Neruda - poezi

PABLO NERUDA


Shqipëroi: Mitrush Kuteli


KËSAJ NATE MUND TË SHKRUAJ VJERSHA?


Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme
Të shkruaj, për shembull; "Në këtë natë të kthjellët
rrënqethen ndër ethe yjet e largët të kaltër".
Në qiej era e natës vrapon e këndon.
Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kaq herë e pata puthur nën qiellin e hapur!
Ajo më deshi edhe unë kohë pas kohe e pata dashur.
E si të mos i desha ata sy kaq të mëdhenj?
Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kur mendoj se nuk e kam pranë. Kur ndjej se e humba.
Pa të kjo natë e gjatë me duket ende m'e gjatë
Dhe vesa e livadheve pikon në shpirtin e vjershave.
Po s'kam ç'bëj: me dashurinë time s'e ndala dot.
Yjet si prush xixëllojnë - po ajo s'është me mua.
Kaq. Një zë këndon matanë, përtej? Larg.
Por shpirti im vuan se atë e humba.
Kërkoj vështrimin e saj, sikur dua t'i afrohem.
Zemra ime e do – po ajo s'është me mua.
Natë si dikur: zbardhojnë të njëjtat pemë.
Ne ishim dikur bashkë, por tash s'jemi si dikur.
Nuk e dua, jo, por kaq shumë e pata dashur,
dhe zërin e erës kërkoja që zërin e saj ta dëgjoj.
Me të tjerë ka shkuar. Po, me të tjerë. Por dikur vetëm imja pat qenë,
Sa e shkurtër është dashuria, sa i gjatë – harrimi!
Sepse në një natë të tillë e pata përqafuar.
Dhe shpirti im vuan se atë e humba.
Të paktën kjo le të jetë dhimbja e fundit qe me sjell ajo,
dhe këta rreshtat e fundit që për të po i shkruaj.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Pablo Neruda - poezi

POEZI NGA PABLO NERUDA


Përktheu: Fatos Arapi


MUND TË SHKRUAJ VARGJE...



Kësaj nate mund të shkruaj vetëm vargje të trishtuara.
Të shkruaj për shembull: "pikëlohet nata prej yjeve
E trupat e kaltër qiellorë rrëqethen në largësi".
Në zemrën e qiellit era e natës bën qerthuj, këndon.
Sonte vargjet janë tmerrësisht të trishtuara:
e doja dhe herë-herë dhe ajo më deshi.
Netëve si kjo, nër krahët e mia e mbaja.
E përqafoja nën qiell... nën qiellin e hapur.
Më deshi. Kohë pas kohe e pata dashur dhe unë.
Si të mos dashuroja sytë e mëdhenj që aq thellë më shikonin?
Kesaj nate mund të shkruaj vargje nga më të trishtuarat.
Kur mendoj që nuk e kam më. E kuptoj që e humba.
Kjo natë e pafundme bëhet më e madhe pa të...
Dhe vargjet bien në shpirt si vesa mbi bar...
Ç'rëndësi ka që dashuria ime nuk mundi dot ta mbajë!
Gjithë yje është nata. Vetëm ajo me mua s'është më...
Kaq. Një zë këndon matanë... larg.
Po shpirti është i dëshpëruar se unë e humba atë.
Shikimi im bredh, e kërkon... sikur t'i afrohesha pranë.
Zemra ime e kërkon prapë, po ajo me mua s'është më.
Dhe është po ajo natë, e zbardhin nën dritën e saj po ata drurë.
Vetëm ne- të atëhershmit- ne nuk jemi më po ata.
-S'e dua më. Është e vërtetë. Megjithatë... sa shumë e kam dashur.
Kërkoja zërin e erës që të arrinte veshin e saj.
Me një tjetër... me një tjetër do shkojë tani... si puthej me mua dikur.
Me zërin e saj. Trupin e tejdukshëm. Me sytë pafundësisht të mëdhenj.
S'e dua më... nuk e dua... Megjithatë ndoshta e dua.
E shkurtër është dashuria- kaq i gjatë harrimi.
Ishte një natë si të tjerat, unë e mbaja ndër duar.
Shpirti është i dëshpëruar... nuk pajtohet... me humbjen e saj;
edhe sikur kjo dhimbje të jetë e fundit që ajo më shkakton,
sikur këta rreshta të fundit që po shkruaj për të.

TRUPI I GRUAS

Trupi i gruas, kodra të bardha, kofshë të bardha,
ti shfaqesh në botë në çastin që jepesh,
Trupi im prej fshatari të plugon
dhe bën që djali të dalë nga thellësitë e tokës.

Isha i shkretë si një tunel. Prej meje iknin zogjtë,
dhe nata hynte me pushtetin e saj të fuqishëm.
Që të mbetem gjallë të farkëtova ty si një armë :
Shigjetë për harkun, gur për hobenë.

Por vjen orë e hakmarrjes, dhe të dua.
Shtat lëkure e myshku, prej qumështi të etshëm.
Ah, kupë e gjive! Ah, sy të murgeshës!
Trëndafil pushor! Ah, zëri yt i ngadaltë e i trishtë!

Trup i gruas sime, do të qëndroj në hirin tënd.
Etja ime, ankthi im i pafund, udhëtimi im i luhatshëm!
Shtrat i errët, lumi ku lind etje e përjetshme.
dhe lodhja lind, dhe dhimbja që kufi nuk njeh.

SI ISHTE SPANJA (1937)

Spanja ishte e tharë dhe e tendosur, tambur
i një dite me zëra të shurdhër,
rrafshinë e fole shqiponjash, qetësi
e një moti të keq fshikullues.

Gjer në fund të lotit, gjer në fund të shpirtit
dashuroj dheun tënd të fortë, bukën tënde
të varfër,
popullin tënd të vobektë; gjer poshtë në thellësi
të qenies sime është lulja e humbur
e fshatrave të tua të rrudhosura, të palëvizshme
ndër mote, -
fushat e tua minerare
të shtrira në dritë të hënës dhe në kohë,
dhe të përpira nga një zot i zbrazët.

Gjithë strukturat e tua, izolimi
prej kafshe dhe mençuria jote,
mbyllur, shtrënguar nga gurë abstraktë të heshtjes;
vera jote e athtë, vera
jote e ëmbël, – të fuqishëm
vreshtat e tu e të brishtë.

Gur diellor, i pastër midis vendeve
të botës, Spanjë e përshkruar
prej racash e metalesh, e kaltër e fitimtare,
proletare me lule e me predha, e vetmja
e gjallë, e përgjumur, kumbuese.

KUAJT

I pashë nga dritarja kuajt.
Në Berlin, në dimër. Drita ishte pa dritë, qielli pa qiell.
Ajri i bardhë si buka e njomë...
Dhe nga dritarja ime një rreth i vetmuar,
kafshuar nga dhëmbët e dimrit.
Befas dolën nga mjegulla
dhjetë kuaj të ngarë nga një njeri.
Sa mezi valëzonin, duke dalë, si zjarri,
po për sytë e mi e mbushën botën e zbrazët gjer atëherë.
Të derdhur, të ndezur ata ishin si dhjetë zota
me thundra të gjata të pastra, me krifa si prej gjumi të kripës.
Vithet e tyre ishin rruzuj të portokalltë.
Ngjyra ishte mjaltë, qelibar, zjarr...
Qafat e tyre qenë kulla
të prera në gurë krenarie
dhe nëpër sytë e furishëm u dukej
si një robinë energjia...
Dhe atje, në heshtje,
në mesin e ditës dimërore të pistë e të shregullt,
kuajt e rrëmbyeshëm ishin gjak,
rritëm, pasuri ushqyese e jetës.
I pashë e i pashë... dhe u përtërita,
pa e ditur,
atje ishte burimi, vallëzimi i ajrit, qielli,
zjarri që jetonte në bukurinë.
E kam harruar dimrin e atij Berlini të zymtë,
kurrë s’do të harroj dritën e kuajve.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Pablo Neruda - poezi

POEZI NGA PABLO NERUDA


Përktheu Faslli Haliti


LERMI TË LIRA DUART


Lërmi tё lira duart dhe zemrёn,
lërmё tё lirё!
Leri gishtat e mi
tё vrapojnë nёpёr rrugët e trupit tёnd.
Pasioni - gjak, zjarr, puthje -
mё ndez me flakё tё dridhshme.
Ah, ti s’e di ç’ёshtё kjo !

Ështё stuhia e ndjenjave tё mia
qё përkul pyllin e ndjeshёm tё nervave tё mia.
Ështё mishi qё thёrret me gjuhёt e tij tё zjarrta
Ështё zjarri!
Dhe ti, grua, je si njё dru i paprekur
tani qё gjithё jeta ime e kthyer nё hi
fluturon drejt trupit tёnd plot, si nata, plot yje!

Lёrmi tё lira duart dhe zemrën,
Lёrmё tё lirё !
Unё vetëm tё dëshiroj, tё dëshiroj e dëshiroj!
Nuk ёshtё dashuri, ёshtё dёshirё qё than e shuhet
ёshtё vёrshim tërbimesh,
tё afrimit me tё pamundurёn,
por je ti,
je ti pёr tё mё dhёnё gjithçka,
pёr tё mё dhёnё atё qё zotëron e ke ardhur mbi tokё
siç kam ardhur unё pёr tё tё mbajtur,
pёr tё tё dëshiruar,
pёr tё tё pritur!

SKLLAVJA IME

Skllavja ime, frikësomë. Më duaj. Skllavja ime !
Jam me ty perëndimi më i gjerë i qiellit tim
dhe në të shpirti im lind si një yll i ftohtë.
Kur prej teje largohen, hapat e mi kthehen tek unë.

Vetë fshikullima ime bie mbi jetën time.
Je ajo që është Brenda meje dhe është larg.
Duke vrapuar si një tufë mjegullash të ndjekura.
Afër meje, po ku ? Larg, ajo që është larg.
Dhe ajo që duke qenë larg, ecën nën këmbët e mia.
Jehona e zërit përtej qetësisë.
Dhe ajo që në shpirtin tim rritet, si myshku mbi gërmadha.

PЁR ZEMRËN TIME

Pёr zemrën time mjafton gjoksi yt,
Pёr lirinё tёnde mjaftojnё krahёt e mi.
Nga goja ime do tё arrijë gjer nё qiell,
Ajo qё ishte e fjetur mbi shpirtin tёnd.
Tek ti ёshtё iluzioni i çdo dite.
Bije si vesa mbi kurora lulesh.
Gёrmon horizontin me mungesën tёnde.
Pёrjetёsisht nё ikje si dallga.
Kam thёnё se këndoje nё erё
Si pishat dhe si direkё anijesh.
Si ata je e lartё dhe e heshtur.
Dhe trishtohesh befas, si njё udhëtim.
Mikёpritёse si njё rrugё e vjetёr.
Tё popullojnë jehona dhe zёra nostalgjikё.
U zgjova dhe ndonjëherё emigrojnë dhe ikin
Zogj qё flinin nё shpirtin tёnd.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Pablo Neruda - poezi

PABLO NERUDA



Shqipëroi nga frëngjishtja: Ilir Babaramo
(revista “Mechr Licht!” nr 6)



UJË SEKSUAL

Duke rrjedhur me pika të mëdha të vetmuara
me pika si dhëmbë
me pika të trasha marmalate dhe gjaku
duke rrjedhur me pika të trasha
uji bie
si një shpatë pikash
si një lumë qelqi gërryes
bie duke brejtur
duke goditur boshtin e simetrisë, duke ngritur prerjet e
shpirtit
duke thyer gjërat e braktisura, duke çarë errësirën
Është vetëm një fllad, më i lagësht se lotët
një lëng, një djersë, një vaj pa emër
një lëvizje e gjallë
bëhet, zgjerohet
me pika të mëdha, të ngadalta
uji bie
drejt detit, drejt oqeanit të tharë
drejt dallgëve pa ujë

Shoh verën e pafund dhe një grahmë që del nga shpella,
të korrurat, gjinkallat
shtëpi, vajza që flenë
me dorën tek zemra
që ëndërrojnë banditët, zjarret

Shoh anijet
shoh pemët e palcës
të ngritura si maçokë të tërbuar
shoh gjak, kama dhe çorape grash
flokë burrash
shoh shtratin, shoh korridorin ku klith një virgjëreshë
shoh çarçafë, organe dhe hotele

Shoh ëndrrat e fshehta
pranoj ditët që vinë
origjinën, kujtimet gjithashtu
Si një qepallë egërsirash e shqyer
shikoj

Dhe befas vjen ky tingull
një zhurmë e kuqe kockash
një çiftëzim mishi
dhe këmbë të verdha që bashkohen si kallëza

Dëgjoj midis shpërthimit të puthjeve
Nga frymëmarrjet dhe gulçet tronditur dëgjoj

Jam duke parë, duke dëgjuar
me gjysmën e shpirtit mbi det, me gjysmën e shpirtit
mbi tokë
dhe me dy gjysmat e shpirtit botën shikoj
Dhe ndonëse mbyll sytë, zemrën plotësisht e mbuloj
shikoj ujin e shurdhët tek bie
me pika të mëdha të mëdha të shurdhëta

Është si uragan xhelatine
si një ujëvarë sperme dhe meduzash
Shikoj një ylber të turbullt që vrapon
Shikoj ujërat e tij tek kalojnë përmes kockash
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,457
Pikët
0
Përgjigje e: Pablo Neruda

Nese me harron, ateherë te dish nje gje.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
Nese dikur me harron,
mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.
Nese vendos te me harrosh ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet do shkul rrenjet e mia per diku tjeter
Por nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime,
ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet,
as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende,
e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,997
Pikët
113
Përgjigje e: Pablo Neruda

Nese me harron, ateherë te dish nje gje.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
Nese dikur me harron,
mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.
Nese vendos te me harrosh ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet do shkul rrenjet e mia per diku tjeter
Por nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime,
ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet,
as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende,
e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.
mish mash e ka bere dashurine ky neruda..-bla-
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,689
Pikët
113
Përgjigje e: Pablo Neruda

Trup Gruaje


Trup gruaje, kodra te bardha, kofshe te bardha
Ti i ngjan botes ne castin e krijimit
Trupi im prej fshatari te pagdhendur te leron,
E ben te shpertheje nga fundi i dheut biri.

Isha i vetem si nje tunel, zogjte me largoheshin
e nata brenda meje kishte pushtet te pafre.
Per te mbijetuar te mora ty si nje arme,
si shigjeten ne harkun tim, si gurin ne habe.

TANI MBAROI ORA E HAKMARRJES E UN TE DUA
trup lekure, lemyshku, qumesht
trup lakmues e i qete.

Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne
Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte

Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend
etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund
Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme
Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,689
Pikët
113
Përgjigje e: Pablo Neruda

Ode kumbulles.

..Qe nga ajo kohe
toka, dielli, bora,
rrebeshi ne tetor,
te derdhura neper rruge,
gjithcka,
drita , uji,
lane
ne kujtesen time
kundermimin
dhe tejdukshmerine
e kumbulles:
jeta
ovalezoi ne nje kupe
rrezellimin, hijet,
freskin e saj.
Oh puthje
e gojes
pas asaj kumbulle,
dhembe
dhe buze
mbushur
me ambren eremire
te drites
se lengshme te kumbulles!
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,689
Pikët
113
Përgjigje e: Pablo Neruda

kush je ti, kush je?



Duke menduar, duke pleksur hije në vetminë e thellë.

Edhe ti je larg, oh, më larg se të gjithë.

Duke menduar, duke çliruar zogj, duke zhdukur imazhe,

duke varrosur drita.

Këmbanore mjegullash, kaq të largëta, atje në lartësi !

Duke mbytur rënkime, duke thërmuar shpresa të errëta,

mullis i heshtur,

Nata bie si kafshatë në këmbët e tua,

larg nga qyteti.

Prania jote më është e huaj, kureshtare si një objekt.

Mendoj, ec gjatë, jeta ime para teje.

Jeta ime para të gjithëve, jeta ime e ashpër.

Britma përballë detit, mes guriçkave,
që vrapon e lirë, e marrë nëpër avullin e detit.

Tërbimi i trishtë, bitma, vetmia e detit.

Bleronjëse, e ashpër, nderë drejt qiellit.

Ti, çfarë ishe aty, ç’përthyerje, ç’purtekë

të asaj freskoreje të pamatë?

Ishe larg si tani.

Zjarr në pyll !

Përvëlon në kryqe kaltëroshe.

Përvëlon, zhurit, përflak, përshkëndit në pemë drite.

Lëshohet, brambullit.

Zjarr, Zjarr.

E shpirti im i plagosur vallëzon prej bujashkave të zjarrta.

Kush thërret?
Ç’qetësi e populluar jehonash.?

Çast i mallit, çast i gëzimit, çast i vetmisë,

çast imi mes të gjithave!

Guackë në të cilën era kalon duke kënduar.

Kaq pasion vaji mbërthyer pas trupit tim.

Tronditje e të gjitha rrënjëve,

Sulm i të gjitha dallgëve !

Endej, i gëzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im.

Duke menduar, duke varrosur dritën në vetminë e thellë.

Kush je ti, kush je?
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,689
Pikët
113
Përgjigje e: Pablo Neruda

Mund të shkruaj

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”

Era e natës sillet në qiell dhe këndon.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.

Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.

Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.

Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.
Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.

Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.

Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.

E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.

Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.

E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.

Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,689
Pikët
113
Përgjigje e: Pablo Neruda

KENGE E DESHPERUAR


...Oh grua, nuk di si munde të më mbash
në truallin e shpirtit tënd, në kryqin e krahëve të tu.
Më e t’merrshmja dhe e shkurtra qe dëshira ime për ty
më e shqetësuara dhe e dalldisura, më makute dhe e nderë.


Varrezë puthjesh, akoma përflaken varret e tua
përvëlojne akoma luzmat e cukura nga zogjtë
Oh, gojë e kafshuar, gjymtyrë të puthura
oh, dhembje të dëshiruara, oh trupa të pleksur
oh, përqafim i çmendur shprese e force,
në të cilin u bashkuam dhe u dëshpëruam.


E dhembshuria e ëmbël, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar në buzë
Ky qe fati im e më shtegtoi dëshira ime
me të u rrëzua dëshira ime, gjithçka në të qe anije, mbytje


I braktisur si skelat në agim
vetëm hija fërgëlluese më përdridhet ndër duar
Ah më tej se çdo gjë, ah shumë më larg
Është ora të nisem, Oh i braktisur
 
Top