• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Paul Celan

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
PAUL CELAN
(1920-1970)


Paul Celan (emri origjinal Paul Antschel), u lind në Czernowitz më 23 nëntor 1920. Më 1938 studioi për mjekësi në Francë, më pas letërsi në Czernowitz. Prindët e tij përfunduan më 1942 në një kamp përqëndrimi: babai vdiq nga tifua, mamaja u vra me një plumb pas koke. Vetë Celan ka qenë i internuar në një kamp përqëndrimi nga 1941 deri më 1943. Asnjëherë nuk iu shmang vdekjes, por i shpëtoi asaj kur trupat sovjetike çliruan kampin dhe shërbeu si infermier. Prej 1945 punoi si lektor dhe përkthyes në Bukuresht. Në këtë periudhë botoi poezinë e parë në revistën "Agora". Më 1947, Celan emigroi nga Rumania në Paris, ku u muar me përkthime. Nga 1948 deri më 1971 u publikuan tetë libra të tij poetikë dhe një në prozë. Celan konsiderohet një shkrimtar i shkëlqyer dhe është nderuar me shumë çmime të rëndësishëm, si: Freie Hansestadt Bremen më 1958, Georg Büchner Preis më 1960 dhe Großer Kunstpreis del Nordrhein-Westfalen. Më 20 prill 1970 Celan vrau veten.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
Paul Celan - poezi

PAUL CELAN



Përktheu Isak Ahmeti



RREZJA E NATËS


Digjej flakë folku i dashurisë sime në mbrëmje:
asaj ia kam dërguar arkivolin nga druri më i lehtë.
Është vërshuar me valë si shtroja e ëndrrave tona në Romë;
ka flokë t'rrjeshme t'bardha si unë dhe flet me zë të mbytur:
flet si unë, kur afrojmë zemrat.
E di këngën franceze mbi dashurinë, që kam kënduar në vjeshtë,
kur kam qenë n'udhëtim në vend të bukur dhe
letra i shkruaja agimit.
I bukur është arkivoli, i gdhendur nga druri i ndjenjës.
Edhe unë kam lundruar me të nëpër gjak, kur isha më i ri se
syri yt.
Tash ti je e re si zogu i vrarë në borën e marsit,
tash: t’afrohet dhe të këndon këngën e vet franceze.
Ju jeni të lehtë: Vëreni pranverën time në gjumë
deri në fund.

Unë jam më i lehtë:
Këndoj për vendin e huaj.

KUJTOJ FRANCËN


Kujto me mua: qiellin e Parisit...
Kemi blerë zemra te shitësja e luleve:
Ishin të kaltra dhe kishin lulëzuar n'ujë.
Në dhomën tonë kish filluar të bjerë shi,
dhe na erdhi fqinji, Monsieur Le Songe,
kemi luajtur letra, kam humbur dritën e syve;
ma dhe flokun, e humba atë, ai na rrahu.
Dola nga dera i përcjellë me shi.

Ishim të vdekur dhe mund të merrnim frymë.

FUGA E VDEKJES


Qumështin e zi t’agimit ne e pimë në mbrëmje
ne e pimë në mesditë në mëngjes dhe natën
ne pimë dhe pimë
ne gropojmë një varr në ajër, aty s'është ngushtë për t'u
shtrirë
një njeri banon në shtëpi dhe luan me gjarpërinj
ai shkruan
ai shkruan kur në Gjermani floku yt i artë Margaretë
po ngryset
ai shkruan dhe del para shtëpisë dhe yjet ndriçojnë
me fishkëllimë i ndjell qentë e vet
i thërret dhe hebrenjtë e vet pranë dhe urdhëron gropimin
e një verri në tokë
na urdhëron që tash të jehojë muzikë vallëzimi

Qumësht të zi agimi ne ty të pimë natën
ne ty të pimë në mëngjes dhe në mesditë ne ty të pimë
në mbrëmje
ne pimë dhe pimë
një njeri banon në shtëpi dhe luan me gjarpërinj
ai shkruan
ai shkruan kur në Gjermani floku yt i artë Margaretë
po ngryset
floku yt i përhimtë Sulamite ne gropojmë një varr
në ajër aty s'është ngushtë për t'u shtrirë
na urdhëron groponi më thellë në tokë ju të tjerët këndoni
dhe vallëzoni
i shtrëngon prangat dhe vringëllojnë sytë e tij janë të kaltër
më thellë lopatën vazhdoni këngën dhe lojën

Qumështi i zi i agimit ne ty të pimë natën
ne ty të pimë në mëngjes dhe në mesditë ne ty të pimë
në mbrëmje
ne pimë dhe pimë
një njeri banon në shtëpi floku yt i artë Margaretë
floku yt i përhimtë Sulamitë ai luan me gjarpërinj
ai thërret vallëzoni vdekja më e ëmbël vdekja është
mjeshtër
nga Gjermania
ai thërret bini lahutës më ngrysur dhe do të ngritemi n'ajër
si tymi
dhe do ta keni varrin në mjegulla aty ku nuk do të jetë ngushtë

Qumështi i zi i agimit ne ty të pimë natën
ne ty të pimë në mesditë vdekja mjeshtër
nga Gjermania
ne ty të pimë në mbrëmje dhe në mëngjes ne pimë dhe
pimë
vdekja është mjeshtër nga Gjermania syrin e ka të kaltër
ai të qëllon me plumb saktë
një njeri banon në shtëpi floku yt i artë Margaretë
ai na ndërsen qentë e vet ne na dhuron varrin n'ajër
ai luan me gjarpërinj dhe ëndërron vdekja është mjeshtër
nga Gjermania

floku yt i artë Margaretë
floku yt i përhimtë Sulamitë

DËGJOVA SE PO FLITET


Dëgjova se po flitet
n'ujë është guri e rrethi
e sipër ujit fjala,
përqark gurit bën rrethin.

Pashë plepin tim duke zbritur n'ujë,
pashë se si dora po i zhytej në thellësi,
pashë rrënjët e tij duke kërcënuar natën nga qielli.

Nuk nxitova pas tij,
vetëm nga dyshemeja mblodha atë thërmi
që ka dritën e syrit dhe fisnikërinë tënde,
unë prej derës mora atë varg fjalësh
e me to qepa përreth tryezës, ku rrinte thërmia.

Dhe kurrë më s'u duk plepi im.

DRITA


Me trup të heshtur
rri në rërë afër meje,
e yllëzuar
...
Mos u thye rrezja
këtu te unë?
Mos ishte thupër
e thyer mbi trupin tonë,
dhe dritën bën ashtu?

AI QË NA NUMËRONTE ORËT


Ai që na numëronte orët
ai ende na i numëron.
Trego, ç'po numëron ai?
Ai numëron dhe numëron.
Nuk po bëhet ftohtë,
as më errët,
as më ritueshëm.

Vetëm ajo që na ndihmoi të dëgjojmë:
ajo tash dëgjon
vetëm për vete.

ZËRI I JAKOBIT


Lot.
Lot në syrin vëllazëror.
Një lot rrinte varur, rritej,
në të banojmë.
Merr frymë,
që të ndahet.

PSALM


Askush më s'na gatuan nga dheu e balta,
askush s'i flet hirit tonë.
Askush.

Qofsh lavdëruar ti, Askush.
Do të lulëzojmë
për dashurinë tënde
ty të dalim
në takim.

Kemi qenë, kurrgjë jemi e do të mbesim,
gjithnjë, duke lulëzuar
kjo kurrgjë-
trëndafil i askujt.

Me
dorën e shpirtit të ndritur
thekë e qiellit të shkatërruar,
me kurorë të kuqe
prej fjalës së purpurtë që e kënduam
për therrën, o
për therrën.

Fill i diellit
Mbi shkretëtirën e përhirtë
në të kuqe
si ndonjë pemë mendimi i lartë
e zë dritën e tonit: ende ka këngë për t 'u kënduar metsnë njerëzimit.

FILL I DIELLIT


Mbi shkretëtirën e përhirtë
në të kuqe
si ndonjë pemë
mendimi i lartë
e zë dritën e tonit:
ende ka këngë për t'u kënduar
matanë njerëzimit.

AJO QË


na hodhi në grumbull
na shpërndau me frikë,

shkëmbi i botës, larg nga dielli,
ushton.

VIT I FILLUAR


Me skaje të kalbura
të bukës së kumbur.

Pi
nga goja ime.

PËR ERIKON


Në magnetofon
gërmon historinë
në lagjen periferike
gjëmojnë tanket,
gota jonë
mbushet me mëndafsh.
qëndrojmë.
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,220
Pikët
113
Paul Celan - poezi

Poezi nga PAUL CELAN



Përktheu Vasil Qesari



ELOZH I LARGËSISË


Në burimin e syve të tu
si detra dallgësh plot stuhi,
lundrojnë rrjeta peshkatarësh.
Në burimin e syve të tu,
deti mban premtimn‘ e tij.
E unë hedh mes dallgesh
zemrën time rritur mes të gjallësh,
rrobat e trupit e verbimn’ e një betimi :
Në fundin e zi të thellësirës,
Ndihem dhe më tepër lakuriq.
E kësaj here jo renegat po besnik
se unë jam ti, kur unë jam unë.
Në burimin e syve të tu
unë humbas toruan,
ëndërroj të plaçkis.
Një rrjetë u pleks me një tjetër rrjetë :
Dhe po u ndamë, s'do shqitemi kurrë.
Në burimin e syve të tu të larmë,
një i varur në grykë shtrëngon litarë ...
 
Top