• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi dashurie..!!

NeVertiti

Kohe & Stine
Anëtar
Oct 1, 2011
Postime
328
Pikët
18
Vendndodhja
PerTej HoriZontit
Sonte,
Yjet, ndoshtta, si duhen kësaj nate, aq sa ti mua.
Dritat, ndoshta, s’u duhen yjeve, aq sa ti mua.
Sonte,
Erëza e trupit të kësaj mbrëmjeje më deh
Dhe gjithë copërat e dashurive,
Që i lashë diku nëpër rrugë të jetës
Vijnë e ringjallen tek ti
Si copërat e thyera të mermerit,
Kur restaurojmë një statujë.

(Fatos Arapi)





“Unë "Ai", ti "Ajo"”-
|Teodor Keko|

Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda.






Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.

_PUSHKIN









Ate qe dashuroja, nuk e dua me; genjeshter: e dua, por me pak; ja, genjeva serish: e dua, por me turp, me trishtim; me ne fund thashe te verteten.
Eshte pikerisht keshtu: e dua, por ate qe do te doja te mos e doja, ate qe do te doja te urreja; por gjithsesi e dua, por kunder deshires, ne detyrim, ne lot, ne vuajtje.
Mund te gjej trishtueshem vehten te shprehja e nje poeti te famshem:
''Do te te urrej, nese do te mundem.
E nese jo, do te te dua kunder deshires".

_Francesco Petrarca


 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

PËRRSE TË DUA

Se të desha vetë,
Dhe t'u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë-

Prandaj.
Dhe të humba largë,
Dhe të ndoqa largë,
Dhe të gjeta largë-
Prandaj.

Se të desha prapë,
Dhe t'u nqasa prapë,
Dhe të putha prapë-
Prandaj.

Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s'të gjeta vashë-
Prandaj.

Se të gjeta grua,o
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua-
Prandaj.

Dhe s'më flet përhera,
Dhe s'më nqas përhera,
Dhe më plas përhera-
Prandaj.

O, prandaj të dua,
Prandaj vashë-e grua,
Fshehtësi për mua-
Prandaj.

Lasgush Poradeci
 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,086
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Lamtumirë..

(Lirikë dashurie)

S'kam dashur kurrë të të lëndoj,
se të kam dashur sa s'ka më,
po ti më ikën-më largohesh,
ndaj dhe unë ika-po të lë.

S'besoj se do lëndohesh shumë,
ti ende s'di ç'është dashuria,
ndaj s'munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia.

Veç bukurisë së pakursyer,
natyra gjë s'të ka dhuruar,
ishe një gonxhe që nuk çele,
u vyshke që pa lulëzuar.

Dhe pse e kam kaq të vështirë,
po të përzë nga zemra ime,
më mirë ndriço si yll i largët,
dhe më dil veç në ëndërrime.

Pas meje do të vijnë të tjerë,
dhe do të puthin puthjen time,
e ti ashtu si dhe me mua,
do shkrihesh nëpër përqafime.

E do t'u thuash-hipokrite:
"O sa të dua-s'e them dot!",
edhe njëlloj si dhe me mua,
fare më kot do derdhësh lot.

Në sa krevate do të shtrihesh,
dhe do të hiqesh virgjëreshë,
kur i mendoj këto të gjitha,
më vjen të qaj edhe të qesh.

Unë gjer tani isha i nxehur,
nuk e mohoj që prapë të dua,
sikur të puthesh me gjithë botën,
askush s'i ndez buzët e tua.

Unë vetë isha i lënduar,
e ndofta të lëndova shumë,
kush vallë di të përkëdhelë,
ashtu siç përkëdhelja unë?!

Megjithatë po të uroj,
u bëfsh prapë yll e lëshofsh nure,
më pas besoj se dhe për mua,
do çelë me gaz një tjetër lule.

Mbi ndjenjën tonë ra dëborë,
gjithçka më tutje është e kotë,
pra lamtumirë-veç lamtumirë,
se mirupafshim s'të them dot

Arben Duka
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Te dua

Sa here dora ime prek trupin tend te zhveshur
dhe shtrati i djersitur ngjan me nje re,
me duart qe te dridhen me syte e nje femije
papritur me pyet, a ka te tjere si ne?

Pastaj ora ndalet dhe toka s'rrotullohet
hena plasaritet nuk fryn me as ere
me muskuj te tendosur ne pritje te nje britme
serisht peshperite, do vdesim edhe ne?!
te dua, te dua, te dua - une kaq di
te tjerat nuk i gjejme, nuk i gjejme dot as une , as ti

Loti yt rrokulliset edhe zbret ne gjoksin tim
neve boten nuk e njohim, parajsen ne e dime
akrepat po levizin, toka rrotullohet
hena e plote - asgje nuk pipetin
te dua, te dua ,te dua dhe ti e di
sa here s'ta kam thene , ta kam fshehur, por je vetem ti

Dhe ndjej doren tende mbi trupin tim te zhveshur
shrati i djeresitur , kjo drite kaq e zbehte
me gjunjet e keputur , me sy te perhumbur
tani une te pyes : a ka te jere si ne?! "

Dhe prape ora ndalet dhe toka s'rrotullohet
hena plasaritet , nuk fryn me as ere
me muskuj te tendosur, ne pritje te nje britme
serisht peshperite, do vdesim edhe ne?

Andi Bejtja
....................
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,976
Pikët
48
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Jorge Luis Borges

Eshte dashuria. Duhet te fshihem ose t’ia mbath diku.
Lartohen muret e burgut te saj, si ne nje enderr
te lige. Maska e bukur ka ndryshuar,edhe pse gjithmone e njejta mbetet.
E per cfare me duhen hajmalite, ushtrimet letrare, dija e mjegullt,
fjalet qe tha Veriu i rrepte kur u kendoi detrave dhe armeve te tij,
miqesia e embel, galerite e bibliotekave, gjerat e perbashketa, zakonet,
dashuria e hareshme e sime mëje, hija ushtarake
e te vdekurve te mi, nata e pakohe, shija
e endrres?

Te jesh a te mos jesh me ty eshte masa e kohes time.
Tashme shtamba thyhet mbi burim, dhe njeriu ngrihet ne kembe nga kenga
e zogjve,
tashme u mjegulluan ata qe veshtrojne nga dritaret,
por muzgu nuk e solli paqen.

Dhe, e di, eshte dashuria:
ankthi dhe clirimi kur degjoj zerin tend,
pritja dhe kujtimi, tmerri i te jetuarit per cdo cast
Eshte dashuria me mitin e saj, me magjite e saj te vogla
te padobishme.

Eshte nje qoshe rruge ku nuk guxoj te shkel.
Tashme po me rrethojne ushtrite, hordhite.
(Kjo dhome eshte e trilluar, ajo nuk e ka pare)
Emri i nje gruaje me tradheton.
Ne te gjithe trupin nje grua me dhemb........
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,976
Pikët
48
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Neruda



Kush je ti, kush je?



Duke menduar, duke pleksur hije në vetminë e thellë.

Edhe ti je larg, oh, më larg se të gjithë.

Duke menduar, duke çliruar zogj, duke zhdukur imazhe,

duke varrosur drita.

Këmbanore mjegullash, kaq të largëta, atje në lartësi !

Duke mbytur rënkime, duke thërmuar shpresa të errëta,

mullis i heshtur,

Nata bie si kafshatë në këmbët e tua,

larg nga qyteti.

Prania jote më është e huaj, kureshtare si një objekt.

Mendoj, eci gjatë, jeta ime para teje.

Jeta ime para të gjithëve, jeta ime e ashpër.

Britma përballë detit, mes guriçkave,

që vrapon e lirë, e marrë nëpër avullin e detit.

Tërbimi i trishtë, britma, vetmia e detit.

Bleronjëse, e ashpër, nderë drejt qiellit.

Ti, çfarë ishe aty, ç’përthyerje, ç’purtekë

të asaj freskoreje të pamatë?

Ishe larg si tani.

Zjarr në pyll !

Përvëlon në kryqe kaltëroshe.

Përvëlon, zhurit, përflak, përshkëndit në pemë drite.

Lëshohet, brambullit.

Zjarr, Zjarr.

E shpirti im i plagosur vallëzon prej bujashkave të zjarrta.

Kush thërret?

Ç’qetësi e populluar jehonash?

Çast i mallit, çast i gëzimit, çast i vetmisë,

çast imi mes të gjithave!

Guackë në të cilën era kalon duke kënduar.

Kaq pasion vaji mbërthyer pas trupit tim.

Tronditje e të gjitha rrënjëve,

Sulm i të gjitha dallgëve !

Endej, i gëzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im.

Duke menduar, duke varrosur dritën në vetminë e thellë.

Kush je ti, kush je?
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Ata dy pleq të dashuruar!…

Një plak. Një plakë. Dhe një park.
Edhe një stol. Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!

Po pas një viti mbetën tre.
Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!

Në vjeshtë, ah,mbetën veç dy.
Një park. Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!…

- Skënder Rusi
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
18,503
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Disa psikologe, u drejtuan pyetjen "Cfare kuptoni me dashuri?" disa femijeve nga mosha 4 deri ne 8 vjec.
1. Dashuri eshte kur del me dike dhe i ofron nje pako patatina.
(Iliri. 6 vjec)
2. Kur gjyshes i dhemb shpina dhe nuk mund ta ferkonte dot me krem, gjyshi e ndihmonte, edhe pse edhe ai kishte dhimbje shpine.
Kjo eshte dashuria.
( Era, 8 vjec)
3. Dashuria eshte kur nje vajze hedh parfum dhe nje djale vendos solucion pas rroje dhe pastaj dalin se bashku.
( Maria, 5 vjec)
4. Dashuri eshte gjeja e pare qe ndjen para se te arrije e keqja.
(Gjergji 5 vjec)
5. Dashuri eshte kur dikush te lendon dhe ti je shume i merzitur, por nuk bertet qe te mos e besh te qaje.
(Suzana 7 vjec)
6. Dashuri eshte ajo gjeja qe te ben te qeshesh kur jemi te lodhur.
(Turi, 6 vjec)
7. Dashuri eshte kur mami ben kafene dhe e provon e para, per t'u siguruar qe e ka bere te mire.
(Danieli, 7 vjec)
8. Dashuri eshte kur mami i jep pjesen me te mire te pules, babit.
(Elena, 5 vjec)
9. Dashuri eshte kur qeni im, me lepin fytyren edhe pse e kam lene tere diten vetem
(Ana, 4 vjec)
10. Nuk duhet thene "Te dua" nese nuk eshte e vertete. Por nese eshte e vertete, duhet ta perserisesh shume here, sepse njerezit harrojne.
( Julia, 8 vjec)
 

Misty-Blue

Përjetësisht të Panjohur
Anëtar
Mar 17, 2012
Postime
1,463
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Ezra Pound - Petku

Ti shtrëngon gjethen tënde të trëndafilit
Deri sa stin’ e trëndafilëve të rreshti,
Thua vallë Morti do të të puthë?
Thua vallë se Shtëpia e Errët
Do të të pajtojë një dashnor
Bash si unë? A do të kenë mall për ty
Trëndafilët rishtarë?

Zgjidh petkun tim para petkut prej dheu,
Nën të i mbrami mot bëhet fli,
Vëngërt veç ndaj kohës kthehu
Kurrësesi ndaj syve të mi.
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
18,503
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

くる...Me stil, e me ngadal..くる
くる...Ta vjedh zemren.......くる
くる...E ta sjell verdall........くる
くる...Me lezet, e me taktike.くる
くる...Je e imja edhe pike.....くる
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Kjo Dashuri

Kjo dashuri kaq e vrullshme
Kaq e brishtë
Kaq e ndjeshme
Kaq e dëshpëruar
Kjo dashuri e bukur si dita
Dhe e keqe si moti
Kur moti është i keq
Kjo dashuri kaq e vërtetë
Kjo dashuri kaq e bukur
Kaq e lumtur
Kaq e hareshme
Dhe kaq mendjelehte
Qe dridhet nga frika si nje fëmijë ne terr
Dhe kaq e sigurtë në vetvete
Si nje burre i qete ne mes te natës
Kjo dashuri që fuste frikën të tjerëve
Qe i bënte të flisnin
Që i bënte të zbeheshin
Kjo dashuri e përgjuar
Sepse ne e përgjojmë
E ndjekur, e plagosur, e shkelur, e mbaruar, e mohuar, e harruar
Sepse ne e kemi ndjekur, plagosur, mbaruar, mohuar, harruar
Kjo dashuri e plotë
Kaq e gjallë akoma
Plot diell
Është e jotja
Është e imja
Ajo që ka qënë
Kjo gjë gjithmonë e re
Dhe që nuk ka ndryshuar
Aq e vërtete si një bimë
Aq drithëruese si një zog
Aq e ngrohtë, aq e gjallë si vera
Ne mundeni që të dy
Të shkojmë e të vijmë
Ne mund të harrojmë
E pastaj të biem në gjumë.
Të zgjohemi të vuajmë të plakemi
E të biem serisht në gjumë
Te ëndërrojmë për vdekjen
Të zgjohemi, të buzëqeshim e të qeshim
E të rinohemi
Dashuria jone qëndron aty
Kokëfortë si mushkë
E gjallë si dëshira
E pamëshirshme si kujtesa
Budallaqe si pendesa
E dhembshur si kujtimet
E ftohtë si mermeri
E bukur si dita
E brishtë si femija
Na vështron duke buzëqeshur
Dhe na flet pa thënë asgjë
Dhe unë degjoj duke u dridhur
Dhe thërras
Thërras për ty
Thërras për mua
Unë te lutem
Për ty, për mua dhe për të gjithë ata qe duhen
Dhe që janë dashur.
Po, unë i thërras
Për ty, për mua dhe për të gjithë të tjerët
Që unë nuk i njoh:
-Qëndro aty
Aty ku je
Aty ku ti ishe dikur.
Qëndro aty
Mos lëviz
Mos shko
Ne që u deshëm
Ne të kemi harruar
Ti mos na harro
Ne të kemi veç ty në ketë botë
Mos na lër të bëhemi të ftohtë
Shumë më të largët gjithmonë
Kudo që të jesh
Na jep një shenjë jete
Pas shumë kohësh pranë një korije
Në pyllin e kujtimeve
Shfaqu papritmas
Na zgjat dorën
Dhe na shpëto.

-Zhak Prever
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,229
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

くる...Me stil, e me ngadal..くる
くる...Ta vjedh zemren.......くる
くる...E ta sjell verdall........くる
くる...Me lezet, e me taktike.くる
くる...Je e imja edhe pike.....くる
Origjinal ne Shqip.
Po spertove ate firmen kthehe ne poezi...
Seshte nevoja per romane``16``
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Të kam dashur

Të kam dashur, të kam dashur
zemra ime zog i brishtë
nëpër erëra të kërkon.
Fishkëllen motiv'n e hershëm
një përgjigje merr të trishtë
heshtje varri që heshton.

Të kam dashur, të kam dashur
m'u lodh zemra në kërkim
krahëkëputur ra mbi breg.
Peshkatari që e gjeti
vetë u mbyt në një trishtim
gjakspërkatur si një shegë.

Të kam dashur, të kam dashur
me aromë të ndoqi zemra
nëpër erëra e murlane.
Era fryu jug-veri,
nga të shkoj, klithi e shkreta
unë pa zemër jam kësaj ane

Të kam dashur, të kam dashur
i vetmuar zemrën pres
mal trishtimi në këtë glob
Era fryn, aroma bie
zemra ime nuk po vjen
oh, ka ngrirë në një pol.

Të kam dashur, të kam dashur
mirë, mos eja, nëse s'do
veç një diell ngri në skaj.
Të çlirohet zemra ime
lidhur akujsh nëpër lot,
zemra ime e pafaj...

-Teodor Keko
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Kemi dashur shume..


...Se edhe dashurite vdesin e shtrenjta ime
me nje gjeth ne buze me nje fjale shpuze
...Se edhe deti vdes e shtrenjta ime
mbi nje rere te trishtuar, nen nje shkemb te vetmuar.
...Se edhe vjeshta vdes e shtrenjta ime
ne nje livadh pa bar, ne nje shteg mergimtar.
...Se edhe ujerat vdesin e shtrenjta ime
neper mjegull te dendur, nen nje re si enderr.

...Kemi dashur shume,
kemi urryer shume,
S'kemi si vdesim, e shtenjta ime.

Leom
 

Ema

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 29, 2013
Postime
1,237
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

SHPËTIMI
Mërzia se ç’më vrau shumë
Kur vasha më la në pabesi
Dhe shkova unë tek një lumë
Po lumi rridhte krejt qetasi


Pa fjalë rrija me shpirt të helmuar
Dhe mendja më vinte vërdall
Mu duk se bota mu përmbys
Thashë pse nuk mbytem në ujë vall’


Dhe kur isha gati të hidhesha
Një zë më erdhi në vesh
Ai zë plot melodi më tha
I thellë është lumi, ki kujdes


Ktheva kokën me nxitim
Dhe pashë një vashëz porsi flutur
Kush je, si quhesh i thashe unë
…….më tha vajza e bukur


nga vdekja me shkëpute
dhe jetën ma shpëtove sot
por shumë pakëz më dhurove
me fal pak lumturi ti dot


përdhe i uli sytë e përmalluar
kur i tregova ç’më mundon
dhe vdekja tani ka ik tutje
të më ofrohet më s’guxon

J V GETE
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
18,503
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Bir selmani nenes ooo
ke te qaj me pare
ky forumi jon
dyshe dyshe na eshte ndar

dashuricka gjithandej
shkoj te postoj
por cfare te gjej

dy atje e dy ketu
me mbeti te postoj
Vetem ktu
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!

Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,
O Bukuri! Shikimi yt hyjnor dhe i djallëzuar,
Krimin me mirësinë ngatëruar, përherë na e ndjell,
Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.
Sytë e ty strehojnë çdo perëndim dhe aurorë
E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë
Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,
Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.
S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,
O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!
Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënë
Portën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?
S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,
S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,
O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!
Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minutë

-Sharl Bodler
 

Iness

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Anëtar
Sep 8, 2013
Postime
4,619
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi dashurie..!!



Nese me harron,
ateherë
te dish nje gje.

E di si eshte:
kur veshtroj
henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
ne se prane zjarrit
prek
hirin e shperbere
a trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
sikur gjithcka qe ekziston:
aromat, drita, metalet,
te ishin barka nisur drejt ishujve
te tu qe me presin.

Por,
nese pak nga pak s'do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
nese papritur
me harron,mos me kerko me,
sepse do te kem harruar menjehere.
Po tu duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve te jetes sime,
dhe vendos te me harrosh
ne bregun e zemres
ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
e rrenjet e mia
do kerkojne tjeter toke.

Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ti ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime ushqehet nga e jotja dashuri, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
shtrenguar fort nga imja.


Pablo Neruda
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
28,044
Pikët
113
 
Top