• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga autore te ndryshem.

Valhalla

V.I.P
Anëtar
Apr 27, 2021
Postime
1,028
Pikët
113
TE PERKASESH DO TE THOTE...

...të jesh bima që rrënjët brenda shkëmbit vdes
dhe jo lulja në vazo që sallonin zbukuron…
të jesh dallga që bregut formë i jep
dhe jo shkuma që mbi valën qëndron…
të jesh zjarri që gjithmonë prushin ndez
dhe jo flakë ku digjen fluturat krahëshkruar…
të jesh pëshpërima e parë cdo mëngjes
dhe jo rënkim i mbytur i natës së shkuar…
të jesh fryma e vetme që mushkëritë e tjetrit mbush
dhe jo puthja e radhës vdekur përmbi buzë…
të jesh prekja që pashmangshmërisht kërkon edhe nesër
dhe jo turbullirë e ëmbël qe shkon dhe vjen si muzë…

e vështirë të përkasësh…e vështirë…
sigurisht të kesh dikë është shumë më e lehtë…
por veç udhëkryqet e jetës ta mësojnë më mirë
ndryshimin mes “të kesh” dhe "përket”…

(nga libri "Misioni Paranoik", 2006)
© artangjyzelhasani
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
Mall


O mall i dehur, o mall papritur, o mall e zjarr
O qiell pa anë, o tokë e shkrifët, o gur e varr
O gonxhë në syth, o trung i rreshkur, o qiparis
O lagje e vockël, o urë mbi lumë, o babë e fis.

O fushë me grurë, me kashtë e zhukë, ku flenë rosakë
Kodra të shtrira, në rrëzë lumenjsh, me ujë e gjak
O vëndi in, o djepi im, mbështjellë me fashë
Të desha fort, të dua shumë, paçka të lashë.

Paçka se ika, në vjeshtë me zogjtë, me pëndë të ndrirë
Në mënd të kam, në trup të kam, të kam dëshirë
E mall ohh mall, për një folezë, mbi plep jeshil

Më mbin në gjoks, më mbet në gji, kuq trëndafil.


Fatmir Gjata
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
Kënga e fatit

Njeriu e unë janë të dashuruar
Ai më don e për të unë heq
Por një rival dhimbje na sjell
mes nesh na del, sa keq!
.
Zemërgur që veç kërkon
Që si me karrem na josh
Emrin materie e ka
Veç na ndjek ngado që shkojmë
Na shikon si një rojtar
Të dashurin ma lodh, më keq nuk ka.

Dhe kërkoj të ëmblin tim
Poshtë pemëve, për nga liqenjtë
S’e gjej dot, sepse materia
Turrin për qytet ia ka dhënë

Dhe mbi fronin e pasurisë
drithëruese të metaltë e vendosi
E thërras me zërin e diturisë
Dhe këngë të urtësisë

Por ai veshin s’ ma vë
Se materia në qeli t’egoizmit
ku kopracia banon, e shtyn

E kërkoj në fushë të kënaqësisë
Por i vetëm jam, se rivali
Me zinxhir të artë, në dhimbje.
Në shpellë të grykësisë
Dhe babëzisë e ka burgosur

N’agim atij i thërras,
Kur natyra buzëqesh
Por ai s’dëgjon se tepria
Sytë droguar ja ka vesh.

Në mbrëmje e kuboj
Kur heshtja zë e sundon
Dhe lulet bien e flënë
Po prapë andej s’dëgjon
Se frika e së nesërmes
Ç’do t’sjellë e mundon
Mendimet i errësohen
Se mua më dashuron

Ai kështu më kërkon
Por dot nuk do t’më gjejë
Përpos në vepra t’ Zotit

Ai më kërkon mua
N’grehina të lavdisë së tij
mbi kocka ’tjerëve ndërtuar
Nga stivë ari e argjendi
Ai më pëshpërit

Por mua do’më gjejë
nga shtëpi e thjeshtësisë
Që Zoti ka ndërtuar
Buzë përroit të dashurisë

Ai para sëndyqeve të tij
t’më puthë orvatet
Por buzët e tij të mijat
Do mund t’i prekin dot
Veç në pasuri të flladit

Pasurinë e tij përrallore
me mua ta ndajë kërkon
Por pasurinë e Zotit
nuk mund ta braktis dot
Mantelin e bukurisë dot s’e heq

Ai kërkon mashtrim për mjete
Unë veç mjetin e zemrës tij do kërkoja
Në qelinë e ngushtë ai zemrën e tij lëndon
Unë me tërë dashurinë time
zemrën do ja pasuroja

I dashuri im ka mësuar të vikasë
dhe armikun tim- substancë-të thërrasë
Unë si të derdhë lot dashurie do ta mësoja
Dhe mëshirë prej syve të shpirtit të tij
për gjithë gjërat
Dhe psherëtima kënaqësie
përmes atyre lotëve të flasë.

Njeriu është i dashuri im
Atij dua t’i përkas.

Khalil!
 

Valhalla

V.I.P
Anëtar
Apr 27, 2021
Postime
1,028
Pikët
113
NJË FJALË TË MIRË

Në ke një fjalë të mirë, e thuaj,
Ajo buron nga shpirti i bukur,
S' ka rëndësi në je i huaj,
Kujt ia drejton e bën të lumtur.

Çmim mbi fjalën nuk ke pse ve,
Një ditë do shkosh si gjethe vjeshte,
Do mbahen mend gjurmët që le,
Ndërkohë që ti tretesh në heshtje.

Një fjalë të mirë të gjithë e duan,
Dhe pse asnjëherë ty s' ta drejtuan,
Mure të ftohtë njerëzit i ndanë,
Nga fjalë që kurrë nuk u thanë.

Kush fjalët vuri në peshore
Kur pesha e tyre është mendimi?
Me fjalë të hidhura një shpirt lëndove,
E gjatë gjithë jetës të vrau pendimi!

A - D
 

Valhalla

V.I.P
Anëtar
Apr 27, 2021
Postime
1,028
Pikët
113
KJO ËSHTË E VËRTETA

Mbaj ca vite mbi shpinë dhe një shpirt të trazuar,
Bëj jetë të vështirë me ëndërra ngarkuar,
E desha këtë jetë dhe kur s' më dha gjë,
Ia desha çdo rrugë ku qava nën zë.

Jam përsëri unë, nuk mund ta besoj,
Dhashë pak apo shumë, asgjë nuk ndryshoj,
Lëkura m' u regj tek mblidhja veç gurë,
Në rrugët e saj pa bërë gabim kurrë!

Mëso dhe beso që t' ja dalësh vetë,
Dëshira mos zgjo kur nuk iu jep jetë,
Në sa udhë ka jeta ti s' mund të kesh fat,
Kjo është e vërteta që ne e mbajmë largë.

A - D

Screenshot_20211117-013209_Facebook.jpg
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
NJË FJALË TË MIRË

Në ke një fjalë të mirë, e thuaj,
Ajo buron nga shpirti i bukur,
S' ka rëndësi në je i huaj,
Kujt ia drejton e bën të lumtur.

Çmim mbi fjalën nuk ke pse ve,
Një ditë do shkosh si gjethe vjeshte,
Do mbahen mend gjurmët që le,
Ndërkohë që ti tretesh në heshtje.

Një fjalë të mirë të gjithë e duan,
Dhe pse asnjëherë ty s' ta drejtuan,
Mure të ftohtë njerëzit i ndanë,
Nga fjalë që kurrë nuk u thanë.

Kush fjalët vuri në peshore
Kur pesha e tyre është mendimi?
Me fjalë të hidhura një shpirt lëndove,
E gjatë gjithë jetës të vrau pendimi!

A - D
Teksa pashe incialet
Mendova Aida Dizdari! 😊
Qenka Dragoti! 🙏🙏
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
17,758
Pikët
113
Harresa dhe unë

Unë nuk kërkoj, të jesh me mua përgjithmonë
unë nuk dua jetën tënde.
Të paktën një herë të më duash
jam i gatshëm për jetën time në shkëmbim
Kështu u ndamë, në ferr me të gjitha fyerjet,
ishte dashuri, nuk është më.
Dhe unë dua të të dua dhe të desha.
Pra realisht, askush nuk është në faj.
E si asnjëherë më parë as tani nuk do të ndodhë,
Të mund të kuptoj arsyen e dhimbjeve të mia.
Harron zemra atë që do ?
Apo harroj, nëse unë dua.

Bledi Ylli - Shënime shiu
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,445
Pikët
113
Grua.

Dhe Ti…
vjen në kuvertë lundron si e panjohur me frymën,
me grimcën më të ndjeshme të oksigjenit udhëton me Fjalën,
të parën nyje të genit, pasagjer i ftohtë i moshës së prushtë,
bashkëudhëse në trokitjet e zemrës,
ndërsa rrethon gishtin me bekimin e artë në ritmin e butë,
loton në kristale diamanti hyn në armatën e madhe të njerëzve të dashuruar,
dhe Ti,
je bukë,
je kripë,
je jetë,
s'je më pasagjer i huaj për mua,
dhe Ti, je Grua!

Je Grua, e njëjta me udhën që bëri nëna ime,
dhe rruga e gjatë me katragjyshe,
je Grua,
një shenjtore e përjetshme e virgjër,
në zemrën time troket diçka më ndryshe,
je Grua,
je dashuria që shkruaj,
kurrë s'mund të mbarohet për Ty një libër,
a ke qenë ndonjëherë e huaj?!
Dhe Ti… Je vetë dialekti i gjuhës së gjuhëve,
lundron në ujësinë e madhe të dhimbjes me biletën e brumit të bluar prej mushtit të drurëve,
me qumështin e jetës që vjen prej lindjes, në buzët e njoma të fëmijëve… …dhe Ti…
e thek rininë në bulëzat e gotës sime të dehur ka mjaft fjalë brenda një gradacioni të tillë,
e di që je zemëruar, por ke heshtur,
dhe Ti
… e ke zgjuar natën deri në të gdhirë,
nuk ka ndonjë grindje që s'ka vdekur,
dhe Ti …
e ke bërë për të mirë,
dashurinë për të mos e tretur.
Dhe Ti, …
ke harruar se ke ndonjë hall,
si një Perëndeshë e ëmbël ke buzëqeshur,
ka mjaft prej arsyeve për të gjithë,
përveç durimit të madh,
dhe Ti, …
si një bukuroshe e përfjetur,
e ke gëlltitur dashurisht çdo fjalë,
s'ka Fjalë që toka s'e ka tretur kur dashuria lundron në rrugët e saj.
Dhe Ti,
njësohesh në cipalin e ëndrrave me mua,
dhe Ti je.....
Grua!
Më thuaj pastaj që të mos të dua.

Fatmir Terziu .

PS....WOWCHEN = KOMPLIMENT.
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,686
Pikët
113
UJKU QË GJYKOHET ME DHELPRËN

Tregojnë se nje ujk plak
zu një dhelpër vjedharak
dhe nukë priti,
ndë gjyq e ngriti.
Një majmun ishte kadi,
Avokat s'vunë njeri,
të dy palët vetë vanë,
kuvenduan
kundërshtuan,
të dy shumë fjalë thanë.
Majmuni, kur i ndëgjoi,
kupëtoi
atë ditë
djallëzitë.
«U di mir',e di,
tha zoti kadi.
U mora vesh ç'ini:
që të dy faj kini,
që të dy do t'u gjykoj
dhe do t'u dënoj
Ti, ujk, qahej sot pa vrarë,
se gjësend s'të kanë marrë;
ti, dhelpër, me këtë kokë,
je vjedharak që s'ke shokë".
Kurdoherë,
që keni për të ,gjykuar
njerz të liq, s'duhet menduar
gjat' e gjërë.
- Poezi nga Andon Z. Çajupi
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,686
Pikët
113
Iluzionet e ëndrrave
shkruar nga Flogerta Driza


Ndihem i dobët, kur e kthej kokën andej
Andej, edhe pse e di se nuk je më aty
U dorëzohem ëndrrave, që të shoh përtej
Rezultat, i paaftësive të mia, që ngela pa ty
Kur më mungon realiteti, iluzionet e ëndrrave ngallmoj

Edhe pse e di, se nuk kthehesh më tek unë
I lus ëndrrat, të të shoh, shumë të përmalloj
Nga plogështia, s’merrem me asnjë punë
Pse ngela, pa ty, fajësoj veten si i mjerë
Edhe drita, e diellit më duket si mjegull
Shetitoret, i shetit i vetmuar, sa e sa herë
Tërë kjo marrëzi, a thua është në rregull

Iluzionet e ëndrrave nga Nexhat Bexheti
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
dashurova
deri
sa rashë
me turinj drejt e në pjesen verilindore të Ferrit
e ashtu në mes të flakëve
të rrethit të gjashtë
vallezoja
..
.. ky është i çmendur - thanë Djajtë
po unë nuk isha
ju

betohem.

Eloi!

Do ta ftoj ne forum. :)
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
një burrë
ka nevojë për një gotë verë
për pak kaos
në shpirt
për një cigare mariuhanë
e
të vdesi
në krahët e një gruaje
...
..
burrin
e vdes tradhetia
vetmia
ujqërit e mendimeve
që e shqyejnë
ngadalë
çdo ditë
loti
pse burri di fort mirë kur duhet të qajë
e
nëse ai qan
është koha
të vdes
në krahët e një gruaje
e cila ndoshta ekziston

veç në fantazinë e tij


Eloi! :)
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
një gjysmë buke
mbi tryezë
çerek poezie mbi letër
gëzoni pra ju "pacientë mjeranë"
doktori shpirtit, shkoi në jetën tjetër
...
..
gjysmë ndriçuar dhoma
në hije
gjysma tjetër
gëzoni mjeranë, ngazelleuni
doktori shpirtit, tashmë
histori e vjetër
...
... tani
shqyhuni, copetohuni
qeshni
duke mbllaçitur
vallëzon në tingujt e sazeve të mjerueshme
doktori qesh
në dhomën ngjitur
..

... [ mjerim.] :)
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
gratë janë kudo
në shpirtin tënd
në krevatin tënd
në portofolin tënd
...
të hapin derën të urojnë mirë se erdhe
..
ta përplasin derën
ta mbyllin
dhe sikur të jesh në një arkivol
e të mbajnë katër vetë
( pyes veten gjithnjë, pse katër e jo gjashtë..)
..
... gratë i ke
midis pëllëmbëve të tua
i fërkon shpatullat
gjinjte
kofshët
barkun
..
... gratë i ke midis duarve të tua
tek letra lamtumirës
...
...
gratë i ke tek puthja e mbrëmjes
i ke ama
dhe tek shkreh pistoletën
tek trutë e tu
e është pamja fundit që sheh
...
... gratë i ke kudo
tek poezite
tek funeralet
tek ndarjet
..
i ke ne ballkone
duke pirë verë
e duke lexuar me tallje
letra dashurie
...
.. i ke kudo or mik
veç në shpirt uro mos ti kesh
pse
nuk do ta kesh as atë
dhe i vdekur

dhe i vdekur..

🙃 ``love``
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
....
....
.. unë nuk di çfarë dreqin
kanë shkruar
shekuj më parë ,poetët
për dashurinë..
...
apo çfarë do shkruajnë
në shekujt që do vijnë
vetëm këtë di
fort mirë
që kur shikoj ,dy pika djerse
tek qafa jote
e theksoj frikshëm
tek qafa jote
marr penën
e ngjyej
dhe diçka shkruaj
....
....
që ta besosh
këtë
po të them
në xhepin e xhaketës time ,të vjetër
janë dy letra
të zhubrosura
një Djallit
një për Zotin
dhe që akoma nuk i kanë lexuar
pra..
lexoi Ti
për ty u kam shkruar
shumë
shumë shekuj më parë...!
..
...lexoje ngadalë këtë letër
e mos u çudit
të kam shkruar ,dhe një tjetër
ndoshta s'ka ardhur akoma
unë tani
po imagjinoj me mjaft ëndje
rrjedhjen e ngadaltë,e pa zhurmë
të djersës,në qafën tënde.!

Dy gisht letër.!

Eloi!
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
dashuroj një grua
e cila
netëve
më përkëdhel flokët
duke kënduar në hebraisht
këngën
tashmë nuk jam e vetmuar
..
... dhe unë dridhem
dridhem
pse fort mirë
di çfarë është vetmia
e hesht duke e dëgjuar
i përrmalluar
ajo

flokët e mi duke lëmuar

Eloi!
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
17,513
Pikët
113
Vendndodhja
Shqipëri
Se të desha vetë,
Dhe t'u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë- Prandaj.
Dhe të humba largë,
Dhe të ndoqa largë,
Dhe të gjeta largë-
Prandaj.
Se të desha prapë,
Dhe t'u nqasa prapë,
Dhe të putha prapë-
Prandaj.
Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s'të gjeta vashë-
Prandaj.
Se të gjeta grua,
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua-
Prandaj.
Dhe s'më flet përhera,
Dhe s'më nqas përhera,
Dhe më plas përhera-
Prandaj.
O, prandaj të dua,
Prandaj vashë-e grua,
Fshehtësi për mua-
Prandaj.



Poradeci!
 

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
6,686
Pikët
113
MBRËMË


Mbrëmë më cove letër
s´munda ta lexoj
më ra një pikë loti
dhe ma turbulloj.

Çka munda t´dalloi
dy zemra të ngrira
njëra ishte jotja
tjetra ishte imja.

Poezi nga i/e panjohur .
 
Top