• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Porti i Shëngjinit

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
21,099
Pikët
113
Nje here u hap dogana te porti i Shengjinit. Vajta andej une dhe sec kishin sajuar i tip barake si dogane dhe kur fap iken dritat. Na dhane nje cope flete ne dore me shkrim dore 😆
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,615
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
ndoshta eshte porti me i bukur dhe i rregullt qe mund te kem pare ndonjehere ne Shqiperi!
Kujtoj me mall kohet kur beja praktiken ne Bazen Luftarako-Detare te Shengjinit e cila ishte pothuajse ngjitur me Portin (civil) te Shengjinit!
Kujtoj me mall nje mbremje kur nga Baza, shof te ankorohet ne Portin e Shengjinit anija tregtare "SARANDA" dhe nga kuverta e saj buciste me te madhe kenga "Felicita" e Albano&Romina Power!
Mendjen time ce mbajti....:)
-Belldau ne kosh te plehrave.... kufijet e Radioteknikes, dhe me vrap tek porti!
Kur cte shoh ?: Aty ishin gjith cunat tone te Durrsit, qe na priten me peshk te skuqur taze dhe shume raki 16 gradshe Shengjini (pak a shume si uje cesme 😜)
Pastaj......, pastaj s'maj mend asgje, vetem se 2 jave rresht me dhane karabinen model 56 te ruaja Depot e Karburantit ne rrenxe te Malit te Rrencit mbush me shege te egra! -qesh--qesh--qesh-
................................................................
Porti Detar i Shqiperise me i mbrojturi ne bote:
- I strukturuar ne rrenxe te Malit te Rrencit, mbrapa kodres se Fushes se Aviacionit te Gjadrit e cila ne vetvete mbarte ajken e Avacionit Shqiptar te kohes, ishte vertet nje kryeveper!
Ne Literaturen e Marines Luftarake Detare Shqiptare , Porti i Shengjinit, Porti i Peshkimit te Shengjinit dhe Baza Luftarko-Detare e Shengjinit (Baza Nr.1425 e kohes) cilesoheshin si fortifikatat me te sigurta te kohes!
Sipas perllogaritjeve tona, nje avioni luftarak bombardues Yugosllav i nisur nga Baza Detare e Kotorrit (MNE-Montenegro) i duheshin afro 7 minuta te bombardonte Portin dhe Bazen tone me gjithe pikat/depot e karburantit, por gadishmeria jone e kunderpergjigjes ishte totalisht 3-3.5 minuta!
Pra kishim nje avantazh prej 3.5 - 4 minuta ne kunderpergjigje!
Ndoshta per njerzit e theshte qe nuk kuptojne nga kto pune, duken pak ose te pa perfillshme kto diferenca minutazhi, por ne " Cronostrategji" qe neve e quajme ne termat luftarake, ishte vertet nje avantazh i madh! :cool:❤
I ❤ Shengjini and God Bless Him! 🤗
 
Clark

Kent
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
6,473
Pikët
113
Vendndodhja
Krypton
Mbaj mend qe ky port mos gabofsha do i falej Kosoves dhe do menaxhohej nga Kosovaret.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,615
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Ne ndryshim nga Pllazha n'Durrs , qe e kishte zallen (reren) te imet dhe te bardhe, Plazhi i Shengjinit kishte (ka -akoma ndofta) reren e trashe, me ngjyre gri dhe nuanca te errta, por shume te bollshme dhe me permbajtje Jodi me te larte sesa e jona n'Durrs :cool: 😜
Ujti i detit eshte 100 here me i paster sesa i joni n'Durrs dhe largesia nga rera deri ne bregdet eshte pothuajse dopio e Pllazhes se Durrsit :)
Megjithate, vereja qe temperatura e ujit te Plazhit te Shengjinit ishte/eshte gjithnje me e ulet sesa ajo e Plazhit te Durrsit, pra nuk ka kuptim askund shprehja e jone feminore:
- He, si eshte ujti?
- Ujti eshte valë ke baba, po hudhu....! -qesh--qesh--qesh-

Mendoj qe Shengjini mbetet nje nga Perlat e plazheve shqiptare! ❤:)
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
21,099
Pikët
113
@BABA nga DURRSI e di qe svete me te bej plazh ne Shengjin sepse kujtimet e mia me ate vend jane per plazhe me pisha e hala. Qe flija nen pisha,ato cadrat te sajuara me carcaf. Per te gjet i vend te qete duhet me dal ne Kune rrezik 😆
 
Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,898
Pikët
113
Nje here u hap dogana te porti i Shengjinit. Vajta andej une dhe sec kishin sajuar i tip barake si dogane dhe kur fap iken dritat. Na dhane nje cope flete ne dore me shkrim dore 😆
gjera qe ndodhin kudo, por si thote nje fjale e urte, duke hecur e duke mesuar,
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
21,099
Pikët
113
gjera qe ndodhin kudo, por si thote nje fjale e urte, duke hecur e duke mesuar,
Nuk ishin te pergatitur per dicka te tille,u mendua me shune per kosovaret dhe zonat e veriut,sepse edhe trageti ngjante si peshkarexh 🙄
 
Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,898
Pikët
113
Nuk ishin te pergatitur per dicka te tille,u mendua me shune per kosovaret dhe zonat e veriut,sepse edhe trageti ngjante si peshkarexh 🙄
qenke pak mbrapa e dashur, se idete per portin e shengjinit, dhe qindra ide per infrastrukturen, ekonomine, kulturen, turizmin, edtj,etj,
i kam dhone une para nja 20 vjeteve, gjyhna - si shume shqiptare - qe nuk i keni lexuar,
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
21,099
Pikët
113
qenke pak mbrapa e dashur, se idete per portin e shengjinit, dhe qindra ide per infrastrukturen, ekonomine, kulturen, turizmin, edtj,etj,
i kam dhone une para nja 20 vjeteve, gjyhna - si shume shqiptare - qe nuk i keni lexuar,
Pjer ste kuptoj...
Ti po me flet per idete dhe une po te flas per praktiken. Dhe ti me thua jam mbrapa. Me siguri sjam mbrapa 20 vite,por diku 10 po.
 
Clark

Kent
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
6,473
Pikët
113
Vendndodhja
Krypton
Do tua jape Shqypeve te Dardanise ta perdorin kur te korkoje mandatin e shtete ai qelebistan shallvarja i Sirrelit.
Eh, ai qe thua ti qelbistanz ai tjetri qe u bo non grata nga America vrases e tradhtar.

Me mire me qelbistanin se vetem pis ben. Kur u ndan kto na ran.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,615
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Megjithate nuk mendoj se i thame te gjitha per Plazhin dhe Portin e Shengjinit (qe e dua me shume sesa Porti gjith zhul i Durrsit)....
- Bukuria Perrallore e Plazhit te Shengjinit (Lezhe) qendron jo ne Plazhin Tradicional te Shengjinit (pra ne qytezen e Shengjinit-14 Km nga Lezha) por ne Plazhin fantastik te "Ranes se Hedhun" qe ndodhet afro 12-15 Km me tutje sesa plazhi i Shengjinit, ne Veri te Shengjinit (duke shkuar per Shkoder).
Plazhi i "Ranes se Hedhun" eshte njesoj si plazhet e filmave me pirate apo me Robinson Cruzo, plot rere te bollshme, uje te paster si kristali, dhe me nje qetesi te frikshme, pra pa shume njerez!
Nga ana Veri Lindore kufizohet me Malin e Rrencit, nje reliev mbi 270 m mbi nivelin e detit, mbushur me shege te egra dhe sherehbele apo bimesi te mrekullueshme te gjelber si gjineshtra, finok, peme blini etj etj.. dhe nga ana Veriore i hapur pa kufij drejt Velipojes se Shkodres.
Natyrisht, nga ana Perendimore e tij, te sheh syri vetem det pa fund, perendime dielli te pa pershkrueshme me fjale por vetem me photo, dhe nga ana Jugore natyrisht per neve te Marines qe kishim akses ne ate zone, kufizohej me "scalieren e famshme" pra nje grumbull te bukur shkembinjsh por qe ishin te perfshira brenda territorit te Bazes Ushtarako-Detare Nr:1425 te Shengjinit, pra pa kurrfare aksesi per civilet!
Baba nga Durrsi osht la me breke bezje neper ato plazhe, ka mbledh sherebel me gamor me gjymes bishti, e kane sulmu grenzat sepse i gjimojsha manaferrave ku ato kishin folene e tyre, e kshu me rradhe.... :) -qesh-
Kur beja praktiken e "Njesitit" pra te patrulles se rojes bregdetare naten, perpara shpalosej nje peizazh sa i bukur dhe i qete nen driten e Henes, aq edhe i frikshem per qetesine qe shpaloste!
Nuk e di, por kam pershtypjet dhe mbresat me te bukura per te gjithe ate zone edhe pse personalisht jam me prejardhje nga nje zone bregdetare si ajo e Durrsit! ❤:)
E dua Shengjinin, njesoj ose me shume sesa qytetin e lindjes!
 
Clark

Kent
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
6,473
Pikët
113
Vendndodhja
Krypton
Mos prano disfaten se nuk ta jep zoti Uraten.
Zoti ma dha Uraten, kur shporrem disfaten.

Kur te vi nje fryme e re qe ska lidhje me non grata, patjeter qe per ato do jemi te gjithe, jo vetem unë.

Ti jeton dhe ne token e premtuar, si ka mundesi qe mendon per te ul ne karrigen e pushtetit tradhtaret me te medhenj qe ka njoh historia Shqiptare? Per berishat e kam fjalen.
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
51,706
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC

Besoj qe kur ke thene kete me siper as nuk me paske lexuar ndonjhere se ckam thene publikisht per mizerjen Berishe dhe diisa laro te tjere qe ai i mban pas....per afro 20vite neper forume.
Me vjen keq per kete.

Po perseris vehten qe ta lexosh e te heqesh opinionin e atille per mua: S. Berisha eshte gegu me i ndyre dhe njeriu me i poshter qe ka nxjerre kombi Shqiptar.

Te kisha mundesi do ti kisha vene pas murit nja 5000 kokrra pushterish e do ti ngjisja pas tullave me plumba.
 
Nuk i heq asnje presje gjithcka qe ke shkru. U habita nje moment, mendova si ka mundesi qe te jesh me Berishen...

Patjeter qe ky qe eshte ne pushtet tani qelbesire eshte, ama skemi mundesi perzgjedhjeje. Ktu eshte gjithcka e kapur. Tentakulat qe kishte ngulit berisha, ishalla po shqiten me ndihmen e USA.

PACE BRO ✌
 
cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
51,706
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Nuk i heq asnje presje gjithcka qe ke shkru. U habita nje moment, mendova si ka mundesi qe te jesh me Berishen...

Patjeter qe ky qe eshte ne pushtet tani qelbesire eshte, ama skemi mundesi perzgjedhjeje. Ktu eshte gjithcka e kapur. Tentakulat qe kishte ngulit berisha, ishalla po shqiten me ndihmen e USA.

PACE BRO ✌
Amerika nuk ka asnje interes ne Shqiperi, thjesht po na mban afer qe te mos shkojme ne kampin Rus perseri.
Pikerisht se ka qene Berisha jashteqitja e PS qe ka bere cka patur mundesi te mos beje apo ndjeke keshillat e USA per privatizimin dhe fillimin nga 0 te nje ekonomie me politike me karaker perendimor. Te keqiat me te medha deri me sot per Shqiprine kane ardhur prej tij dhe politikes se tij antishqiptare e anti kombetare ne cdo ze e nen ze kudo qe ta kapesh.
 
Clark

Kent
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
6,473
Pikët
113
Vendndodhja
Krypton
Amerika nuk ka asnje interes ne Shqiperi, thjesht po na mban afer qe te mos shkojme ne kampin Rus perseri.
Pikerisht se ka qene Berisha jashteqitja e PS qe ka bere cka patur mundesi te mos beje apo ndjeke keshillat e USA per privatizimin dhe fillimin nga 0 te nje ekonomie me politike me karaker perendimor. Te keqiat me te medha deri me sot per Shqiprine kane ardhur prej tij dhe politikes se tij antishqiptare e anti kombetare ne cdo ze e nen ze kudo qe ta kapesh.
Une mendoj se Amerika ka dhe interesin gjeo-politik.

Çdo investim i madh qe po behet ne infrastructure, dyshoj qe sponsor ne prapaskene eshte Amerika. Jo me kot e shpalli non grata ate tradhtarin. Berisha kishte plan te digjte vendin perseri tani me protesta, donte destabilizim, dhe Amerika ka hudh miliarda dollare ktu, dhe smund te shkojne dëm ato leke. Dhe ishalla i sekuestrojne pasurite. Boh, sa nervoz behem kur flas per kto plera
 
Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,898
Pikët
113
Natyrisht, nga ana Perendimore e tij, te sheh syri vetem det pa fund, perendime dielli te pa pershkrueshme me fjale por vetem me photo, dhe nga ana Jugore natyrisht per neve te Marines qe kishim akses ne ate zone, kufizohej me "scalieren e famshme" pra nje grumbull te bukur shkembinjsh por qe ishin te perfshira brenda territorit te Bazes Ushtarako-Detare Nr:1425 te Shengjinit, pra pa kurrfare aksesi per civilet!
Baba nga Durrsi osht la me breke bezje neper ato plazhe, ka mbledh sherebel me gamor me gjymes bishti, e kane sulmu grenzat sepse i gjimojsha manaferrave ku ato kishin folene e tyre, e kshu me rradhe....
po sot, eshte e njejta pamje, apo ka filluar betonizimi si ne durres,
 
Top