• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Porti i Shëngjinit

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
51,706
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Une mendoj se Amerika ka dhe interesin gjeo-politik.

Çdo investim i madh qe po behet ne infrastructure, dyshoj qe sponsor ne prapaskene eshte Amerika. Jo me kot e shpalli non grata ate tradhtarin. Berisha kishte plan te digjte vendin perseri tani me protesta, donte destabilizim, dhe Amerika ka hudh miliarda dollare ktu, dhe smund te shkojne dëm ato leke. Dhe ishalla i sekuestrojne pasurite. Boh, sa nervoz behem kur flas per kto plera
Un mendoj qe USA nuk ka hedhur asnje investim sepse ata te paren petje qe bejne eshte ajo per pronen private dhe nese jane kthyer pronat tek pronaret e vertet te dikurshem.
Ketu kane hedhur ndonje lek tipat si Fazllici qe token time Sali pushti ja dha per 100 vjet per nje dollar ta shfrytezoje ai, vjen nonje Camorrist qe te investoje ne ndonje hdrocentral ose ata qe vene perpara ndonje sportelist per te fituar tendera 20 milion kilometri.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,615
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
qenke pak mbrapa e dashur, se idete per portin e shengjinit, dhe qindra ide per infrastrukturen, ekonomine, kulturen, turizmin, edtj,etj,
i kam dhone une para nja 20 vjeteve, gjyhna - si shume shqiptare - qe nuk i keni lexuar,
Pjer- degjo nji llafe nga baba qe pretendon qe eshte njohes i mire i atij bregdeti:
Shengjini nuk mund te kete kurre nje Port te Madh dhe kyc per Shqiperine!
Arsyet jane nga me te ndryshmet, por po te permend disa nga me kryesoret:
- Pikesepari ai pozicionohet ne nje zone te ngushte bregdetare, ku me shume perparsi iu ka dhene Bazes Ushtarako-Detare sesa vete Portit te Tregtar apo Portit te Peshkimit (mos harro se ne te njejten "kalate" ku shkarkojne anijet tregtare, shkarkojne edhe peshkarexhat, biles edhe PKK -pra Pika e Kalimit Kufitar ndodhet ne te njejten hapesire!)
Une i kam shetitur me pellembe ato ane/brigje dhe te garantoj qe pjesa me e madhe dhe e vyer e atyre brigjeve ndodhet nen Administrimin Ushtark te Natos sesa te Porteve civile pra atij Tregtar apo te Peshkimit.
Ka dicka shume interesante ne cdo video qe shohim kur behet fjale per Shengjinin, qe pak vete arrijne ta kuptojne :
- 1/3 e territorit te Plazhit apo vijes Bregdetare nuk pasqyrohet kerkund sepse ajo eshte Military Zone sot, dhe nuk lejohen materiale audio-video te asaj zone.
Cdo zgjerim i Portit te SHENGJINIT mund te behet nga ana Jug-Lindore e tij, por qe fatkeqsisht nuk eshte e mundur, sepse nga ana Veri-Perendimore e tij, as qe behet fjale per shkak te Military Zone qe ndodhet pikerisht ne bash te vendit, dhe ku ajo posedon Tunelet e Minave, Tunelet e 4-Silurues, Tunelet e Karburanteve etj etj....
Ti ndoshta nuk e din, por 200-250 metra nga Porti, ndodhen tunelet e Bazes (i kam pare me syte e mi) dhe per ato Tunele eshte punuar afro 17 vjet nga Njesite e Xhenjos Shqiptare.
Eshte vertet dicka madheshtore ti shohesh nga afer apo te hysh brenda!
Nuk ka bir-kovidi sot qe ti prishe apo ti bombardoje sepse jane nen mal dhe me porta te blinduara nen uje!
Vertyet kryeveper e inxhinjerise sone ushtarake!
Duket sikur i thur lavde dickaje te kaluar dhe enveriste, por jane te verteta ato cka them sepse i kam prekur e shetitur me pellembe!
Mbi kodren e Bazes, jane te dislokuara me dhjetra Bateri Kunderajrore dhe Centrale Transmetimi Ushtarake, pra as qe behet fjale per nje "spostim " te ketyre pajisjeve ne drejtim Veri-Perendimor, me deshiren per ti liruar hapesire Portit apo Plazhit.
Konkluzioni: Plazhi dhe Porti i Shengjinit eshte i destinuar te mbetet nje pike strategjike me shume me funksione ushtarake sesa komerciale dhe turistike. Na e imponojne vete rrethanat, sepse cdo agresion nga "fqinji" yne verior pra nga sllavet, duhet te kaloje domosdoshmerisht hapesiren Detare dhe Ajrore te Shengjinit, te cilat jane te mbrojtura nga Baza Detare dhe Baza Ajrore!
Shkurt llafi ke baba:
" Nqs doni me la koqet n'det, duhet patjeter te kenaqeni me ate cfar keni ne dispozicion deri tani, ose te investoni dhe te pershtatni bregdetin me ne Jug te Shengjinit, pra drejt Kepit te Rodonit e tutje.... !" -qesh- -qesh--qesh--gezuar-
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
7,107
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Porti i Kosoves. Ka nja 20 e ca vite qe genjejne bushtrat e politikes. Ta kishte mare ne perdorim Kosova do te ishte nje plus i madh ne zhvillimin e tregetise e turizmit si dhe do na bashkonte akoma me shume. Bushtrat me kryebucen e duan Kosoven vetem per propagande e per te bere foto me flamuj.Nuk ja japin Kosoves jo se e kan kap Frroket e Market e partise dhe i duhet per pallate Shengjini ta bejne hale si Golemi e Durresi.
 
Last edited:

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,898
Pikët
113
Çdo investim i madh qe po behet ne infrastructure, dyshoj qe sponsor ne prapaskene eshte Amerika. Jo me kot e shpalli non grata ate tradhtarin. Berisha kishte plan te digjte vendin perseri tani me protesta, donte destabilizim, dhe Amerika ka hudh miliarda dollare ktu, dhe smund te shkojne dëm ato leke.
klark, te te kritikoj miqesisht,
mos shkruaj me hamendje, se jo vetem te tjeret thone se; ç'jane keto budalliqe, por edhe vete fillon e i beson hipotezave qe hedh me dyshim ne fillim,
se pse, amerika e shpalli non grata buall mavrine, e ke tek komentet e mia tek tema perkatese, lexoje dhe e meson persene,
sponsor ne infrastrukturen shqiptare, peshen me te madhe te investimit e ka qeveria shqiptare, amerikanet jane ne bisht te kavallit,
se sa dollare ka hedh amerika, apo usaidi (organizata qe administron buxhetin amerikan ne shqipri e kudo) ka statistika, lexoiji,
ajo qe me ka habitur eshte se aty nga fundi i mandati te muall mavrise, usaidi njoftonte se kish investuar rreth 100 milion dollare ne ekonomine tone,
ndersa ambasada amerikane thonte se ; amerika ka investuar rreth 200 milion dollare ne shqiperi,
qe do te thote (siç e kuptoj une) qe 100 milion jane oficiel dhe 100 milion ne te zeze, per punet e tyre te paregjistruar,
miliardat qe ti thua, ekzistojne ne mendjen tate, se dhe zvicra e vogel, ka hedh me shume se amerika ne shqipri, lexo statistikat,
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,898
Pikët
113
Shengjini nuk mund te kete kurre nje Port te Madh dhe kyc per Shqiperine!
i dashur, une nuk kam thon kurre qe porti i shengjinit te behet nje port i madh per shqiperine, perkundrazi, nje kalate, (neser dej dy kalata) me dy kahe, te sherbeje per mallrat qe shkojne drejt austrise, kosoves, e shteteve qe jane te interesuara te investojne aty, (shtete pa det),
biles kam qene i mendimit qe te ofronim austrine ne fillim, si vend mik dhe qe na ka ndihmuar direkt dhe indirekt ne çeshtjen tone shqiptare,
une vete nuk e kam pare shengjinin, thjesht jam bazuar ne nje harte gjemane, harte shume e persosur qe pasqyronte ter lartesite, luginat, thellesite, etj,
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,445
Pikët
113
Ne ndryshim nga Pllazha n'Durrs , qe e kishte zallen (reren) te imet dhe te bardhe, Plazhi i Shengjinit kishte (ka -akoma ndofta) reren e trashe, me ngjyre gri dhe nuanca te errta, por shume te bollshme dhe me permbajtje Jodi me te larte sesa e jona n'Durrs :cool: 😜
Ujti i detit eshte 100 here me i paster sesa i joni n'Durrs dhe largesia nga rera deri ne bregdet eshte pothuajse dopio e Pllazhes se Durrsit :)
Megjithate, vereja qe temperatura e ujit te Plazhit te Shengjinit ishte/eshte gjithnje me e ulet sesa ajo e Plazhit te Durrsit, pra nuk ka kuptim askund shprehja e jone feminore:
- He, si eshte ujti?
- Ujti eshte valë ke baba, po hudhu....! -qesh--qesh--qesh-

Mendoj qe Shengjini mbetet nje nga Perlat e plazheve shqiptare! ❤:)
FIKS.
 
Top