• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prometeu.

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Prometeu, shenjtori dhe martiri më fisnik i kalendarit mitologjik.

Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë, u shumëzua, Qe të mos i linte në mjerim dhe padije, shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë të cilën e vuri në një kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve, Kjo e bëri Zeusin të tërbohet nga mëria, dhe të urdhërojë Pushtetin, Dhunën dhe Hefestin ta mbërthejnë Prometeun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. Ndërsa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshkim të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet ta bindë që të pajtohet me Zeusin. Por Prometeu pranon më mire të vuajë se sa t’i përulet tiranit. Oqeani largohet.

Prometeu i tregon korit të nimfave Oqeanide të mirat që i ka sjellë njerëzimit. Ndërkaq vjen Ioja, viktimë e Zeusit, të cilën gruaja e tij, Hera, e kishte shndërruar në mëshqerrë dhe e kishte detyruar të bridhte nëpër botë pa gjetur kurrë prehje. Prometeu, i cili ishte i pajisur me dhuntinë profetike për të njohur të panjohurën, i paraflet Iojës për vuajtjet e tjera që ajo do të heqë, dhe se si nga fisi i asaj do të lindë një hero shumë i fuqishëm, i cili do të çlirojë Prometeun nga vuajtjet. Këtu krijohet nyja që lidh tragjedinë me pjesën e tretë të trilogjisë Prometeu i çliruar.

Zeusi, i tërbuar nga qëndrimi i paepur i titanit, dërgon Hermesin për ta kërcënuar dhe detyruar t’I zbulojë të ardhmen, por Prometeu hesht. Heshtja e tij shpreh më shumë se çdo fjalë urrejtjen për tiranin. Atëherë Zeusi nuk duron më dhe e gjuan me rrufe Prometeun, i cili groposet bashke me shkëmbin ku ishte mbërthyer, në fund të dheut. Konflikti midis Prometeut dhe Zeusit ka një kuptim të thellë filozofik në të gjitha rrafshet e mendimit njerëzor. Eskili përmes tij goditi tragjikisht për vdekje obskurantizmin dhe tiraninë. Prandaj Prometeun e kanë quajtur “Shënjtin dhe martirin më fisnik në kalendarin filozofik”. Figura e heroit që pranon më mirë të vuajë e të durojë dhembjet më të tmerrshme, sa si t’i nështrohet Zeusit dhe ti shërbejë si skllav, është dhënë në tërë madhështinë dhe krenarinë e martirit kryengritës.

Në fjalët e Oqeanideve që i thonë heroit se kur të çlirohesh ti, do të matësh në fuqi me Zeusin, poeti sheh mundesitë njerëzore për të sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur prometeun hyj në tokë, e ka humanizuar për të simbolizuar me të drejtësinë, arsyen njerëzore kundër arbitraritetit dhe pushtetit absolut të hyjnive:

Ta them haptazi: të gjithë ju hyjni

Të qiellit ju urrej…

I thotë heroi Hermesit.

Zjarri prometean simbolizon arsyen, përparimin, dritën që do të ndriçojë mendjen e njeriut dhe që do ta bëjë atë të vetëdijshëm për madhështinë e tij. Në këtë vështrim Prometeu është një filozof iluminist.

Parashikimi i Prometeut se një ditë do të çlirohet nga vargonjtë e Zeusit, qëndron në besimin në forcën emancipuese të përparimit, që e ka burimin nga shkëndia që ai i dha njerëzimit. Figura e Prometeut, e të parit romantik të madh në letërsinë evropiane, që ëndërron për ditë më të mira, kjo figurë, për fisnikërinë dhe dashurinë e pakufishme që ka për njerëzit, është një nga më madhështoret e më të bukurat në galerinë e artit botëror. Dinjiteti dhe përmasat vigane të Prometeut shquhen më mirë në sfondin e hyjnive të tjera servile, që i shërbejnë qorrazi Zeusit tiran. Pushtetit dhe Hefestit, që e mbërthejnë në pranga, heroi u thotë se është “… armik i Zeusit/ dhe i gjithë perëndive/ që kërrusin qafën”. Personazhe që i binden pa asnjë luhatje, e madje me zell të madh, vullnetit të Zeusit, janë Pushteti, dhuna dhe Hermesi. Në gojën e tyre nuk i vihet asgjë e keqe Zeusit. Poeti, përmes personazheve të tjera hyjni, ka mundur të zbulojë gjendje psikologjike të ndryshme në mardhënie me heroin. Hefesti i bindet urdhërit të Zeusit, por i dhimbset Prometeu ashtu siç i dhimbset edhe Oqeanit, veçse këta nuk arrijnë të kuptojnë se si mund të guxojë ndokush të ngrihet kundër Zeusit. Ato që ndiejnë një dhembje me të vërtetë të thellë për Prometeun janë nimfat Oqeanide, që janë plotësisht të ndërgjegjshme për karakterin despotik e mizor të Zeusit.

Por edhe Oqeanidet, duke parë vuajtjet e rënda të Prometeut, dhe pse u dhimbset, mundohen ta pajtojnë me Zeusin. Tragjedia ka një ndërtim të thjeshtë; veprimi në të është i brendshëm, me kontraste që zbulohen gjithnjë e më mirë në tërë mprehtësinë e tyre përmes një debati të ndezur, të pasur në ngjarje e legjenda sa të bukura e poetike, aq edhe tragjike e të dhimbshme për fatin e heronjve-viktima e të përndjekur nga hyjnitë.
/nga Veprat Eskili .

 

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Përgjigje e: Prometeu.

Prometeu i Mbërthyr

PUSHTETI
Arritëm te më i largëti, cep'i dheut,
këtu, në malet e Skithis(2) së shkretë
ku këmba e njeriut nuk shkeli kurrë.
Tani, Hefest, ti duhet të zbatosh
atë që do yt atë; e mbërthe
Këtë rrebel mbi shkëmin e thepisur,
aty shpejt lidhe me vargonj të fortë
e të pathyeshëm. Ai ta vodhi zjarrin,
burimin e cdo mjeshtrie, stolinë tënde
plot me shkëlqim dhe njerëzve ua dha.
Për një mëkat të tille atë hyjnitë
do ta ndëshkojnë rreptë; të mësojë
si tiranisë së Zeusit t'i përulet
dhe dashurinë për njeriun ta harrojë!
 

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Përgjigje e: Prometeu.

HEFESTI

Ja dy, Pushet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
Po unë, vallë, a do të guxoj
këtë hyjni, gjini e soj të afërt,
mbi shkëmbin, që e rrahin pa pushim
stuhitë e shqotat, ta mbërthej?
O zemër, bëhu trime, që vullnetin
e rreptë
të tim eti ta zbatoj!
(Prometeut)
O bir i mençur i Temidës s'drejtë,
pa dashjen time, për të keqen tënde.
Do të mbërthej në këtë shkëmb të shkretë,
ku as fytyrë, as fjalë prej njeriu
nuk do dëgjosh, nuk do shikosh, ku dielli
lëkurën krejt do ta përcëllojë
.
I lumtur do të jesh, kur dritën e ditës
me gunë të larme nata do mbulojë,
kur brymën dielli prap' n'agim do shkrijë,
mundimi i përjetshëm do të brejë,
se edhe s'të ka lindur shpëtimtari,
na dhe shpërblimin e njeridashjes sate!
Vet' zot, përbuze zemërimn
e rëndë
te hyejve të tjerë, kur ti njerëzve
u dhe me shumë nga ç'e meritonin,
mbi shkëmb të shkretë roje do qëndrosh,
pa thyer gjunjët, sytë pa i mbyllur,
dhe mijëra ankime të përvajshme
ti erës krejt me kot do t'i drejtosh,
se Zeusi s'ka mëshirë e kurrë
nuk zbutet i ashpër është çdo sundimtar i ri.
 

Aleandro

Super Anëtar
Anëtar
Mar 3, 2017
Postime
603
Pikët
28
Përgjigje e: Prometeu.

PUSHTETI

Hej, c'pret? Për të pse po tregon mëshirë?
Nuk e urren një hyjni që gjithë
hyjnitë nuk e shohin dot me sy?
Thesarin tënd ai njerëzve ua dha!
........................................
HEFESI
Gjithnjë ke qënë zemërgur, i ashpërt.
PUSHTETI
Aherë luaji duart! Mbërthe rebelin
në pranga, të shohë yt atë që s'rri kot!
HEFESI
Veshtor, ja, gati krejt i kam prangat,
PUSHTETI
Në duar t'ia shkosh! Cekiçin ngri, godit.
Godit më fort! Në shkëmb mbërthe keqbërësin!
........................................
PUSHTETI
Tani pa merre shufrën majëmprehtë

per me shume: https://maturashteterore2017.files.wordpress.com/2017/01/eskili-_prometeu-i-lidhur.pdf
 

ciarli

subzero
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
1,709
Pikët
113
...prometeu u fali njerezve dashurine pasionin apo arsyen e djajve per kete shkak u godit nga zeusi qe na ka falur pak arsye. sipas armiqve te zeusit qe besojne se edhe ai eshte nje djall apo natyre e marre pasionante..kjo ishte nje loje e tyre per te nderuar zeusin dhe per te flakur dyshimet mbi natyren e tij prej drite apo arsyeje sic pretendohet.
 
Top