• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

RAM memorja / kujtesa dhe testim të desktopit / laptopit personal

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,936
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Memoria me akses të rastësishëm (RAM- Random Access Memory) është memoria e kompjuterit që ruan informacionin që i nevojitet një programi kur ai është duke u ekzekutuar. Memoria e aksesit të rastësishëm i referohet ruajtjes së të dhënave ku informacioni i ruajtur mund të lexohet në çdo mënyrë, dmth. rastësisht, jo vetëm në rregull. Në llojet e tjera të pajisjeve të memories (të tilla si shiritat magnetikë, disqet dhe bateritë), të dhënat në mediumin e ruajtjes mund të lexohen vetëm në një renditje të paracaktuar për shkak të kufizimeve të dizajnit mekanik.

RAM është një pjesë e rëndësishme e kompjuterit tuaj. RAM-i është thelbësor për sa shpejt mund të funksionojë procesori dhe sa performancë merrni nga kompjuteri juaj. Në varësi të RAM-it që keni, aq më shumë programe dhe aplikacione mund të funksionojnë në të njëjtën kohë, pa u vështirësuar kompjuteri. Çfarë memorie kornizë duhet të blini atëherë?

Për laptop dhe desktop(tower) kutia;

Së pari kontrollo kujtesën apo memorien momentale të kompjuterit tuaj laptop / desktop. Zakonisht, kompjuterët jo aq të vjetër (përafërsisht 5-6 vite e vjetër) përmbajnë së paku 8 GB (gigabit RAM memorie)

Ky nivel mund të mbindërtohet (upgrade) deri në 16 GB ( gigabit) respektivish 2 fishim të saj.

Me fjalë më të thjeshta: nëse RAM memorja është 4 GB (gigabit) atëher mund ta mbindërtoni ( upgrade në 8 GB), nëse është 8 atëher në 16 GB, e kështu me rradhë…..

Kemi nevojë për mbindërtim (upgrade) të RAM memorjes ?
Mbindërtimi varet nga qëllimet e përdorimit të kompjuterit; nëse përdoret për lundrim (surfing) në rrjet, lexim të lajmeve, pagesa të faturave, dëgjim të muzikës etj, etj, atëher s´është e nevojshme të mbindërtohet ngase ky lloj i përdorimit , shfrytëzon sasi të vogla p.sh. të proçesorit dhe memorjes.

Për shembull, për kursim të memorjes apo evitim të përdorimit të lart të memorjes / kujtesës mjafton të hapni 1 apo 2 faqetë të UEB /WEB shfletuesit (WEB browser) dhe në atë rast do vëreni që sasia e memorjes në përdorim është e vogël...Por nëse hap 5 apo 10 faqe njëkohësisht ( dhe nëse hap ndonjë program / softeur ) në atë rast memorja përdoret rreth 50% apo më tepër (matjet e bëra nga ana ime).

Rregulla e artë:

Po edhe përkundrejt këtij fakti të sipërm a kemi në të vërtet nevojë për mbindërtim?

Në momentin që vëren që hapja e faqeve apo softuerëve gjithnjë e më tepër realizohet me vështirësi, ky veprim paraqet një shenjë që kompjuteri yt duhet të mbindërtohet apo me fjalë të thjeshtë, keni nevojë për plotësm / shtim të memorjes.

1-Dallimet në mes RAM memorjes së laptopit dhe desktopit

RAM memorja si pjesë e domosdoshme kompjuterike ka dallime-mund të jetë e llojit DDR3 apo DDR4
Së pari kontrollo llojin e RAM memorjes në kompjuter a është DDR 3 apo DDR4

DDR3 është RAM memorje e vjetruar

https://pricespy.co.uk/computers-accessories/computer-components/ram-memory/ddr3--c980

DDR4 paraqet memorje standarde për momentin

https://www.newegg.com/p/pl?d=DDR4

Në tregjet amerikane së fundit u shfaq edhe lloji i ri i emërtuar si DDR5

https://www.newegg.com/p/pl?d=ddr5

2-Dallimet në mes të RAM memorjes së laptopit dhe desktopit

Keni kujdes gjatë blerjes: RAM memorja për laptop/desktoop ka dallime

Këtu gjen (shembull) llojet dhe çmimet, kontrollo në faqet apo në shitoret e elektronikës në shtetin ku qëndroni:

a) RAM memorja/kujetsa për kompjuter desktop:

https://www.newegg.com/Desktop-Memory/SubCategory/ID-147

b) RAM memorja/kujetsa për kompjuter laptop
https://www.newegg.com/p/pl?d=RAM+memory+laptop

Mënyra e instalimit në desktop:

Në motherboard (emërtim anglisht- s´kam njohuri për emërtim në shqip) gjen 4 rafte /zgavra.

Aty vëren 2 kartela (RAM memorje) të instaluara në raftin numër 1 dhe 3.

RAM memorja që e keni blerë instalohet në raftin numër 2 dhe tjetra në raftin numër 4.

Instalimi në laptop:

Testo kompjuterin personal:

Këtu gjen softuer për testim të kompjuterit personal laptop apo desktop. Pas shkarkimit, softueri nuk instalohet por shërben si urë lidhëse me faqen që do thotë se pas klikimit në të faqja automatikisht fillon ta analizon kompjuterin për një kohë relativisht të shkurtë duke shfaq në faqe të dhënat mbi kompjutrin tuaj si dhe sygjerime për RAM kujtesën që mund të blini, repektivisht që ju përshtatet laptopit / desktopit tuaj. Shkarko softuerin nga faqja dhe kliko në të.

https://www.crucial.com/store/systemscanner

Të tjera-testim në faqe pa shkarkim të softuerit:

https://www.newegg.com/tools/memory-finder

https://www.mrmemory.co.uk/scanner/microsoft-windows
 
Last edited:

Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
679
Pikët
63

Artikull interesant dhe me vlere. Bravo.
 
Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
6,431
Pikët
113
vetem rreshtat e para lexova, dhe e kuptova qe nuk eshte artikull per ne emigrantet dhe moshat e vjetra,
ky eshte nje artikull, kryesisht per te rinjte, femijet tane, mirpo keta pak futen neper forume,
rrjeti bo vaki eshte nonje i lindur ne suedi ose i shkuar aty bebe ose femije i vogel,
 
Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,936
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Si të ndiqni aktivitetet e kompjuterit tuaj në tryezë?

Në momentin e hapjes së kompjuterit personal fillon apo aktivizohen një numër i madh i proçeseve në kompjuter, andaj nëse dëshiron të shikosh aktivitetet kompjuterike vepro kështu:
Këtu ju prezantoj një sqarim të thjeshtë që mund të bën secilili nga ne;

Nëse klikon me anën e djathtë të miut në shiritin apo fushën e veglave do ju hapet një paletë me disa vegza apo links. (Varet nga gjuha e instaluar në Uindovs / Windows)

Kliko në të 3 kah fundi-shiko imazhin-në anglisht kjo emërtohet si TASK MANAGER.

Pas klikimit ju shfaqet kjo dritare e re dhe aty mund të vëresh të gjitha aktivitetet kompjuterike për momentin.

Ndër ta është edhe RAM memorja apo kujtesa. Në RAM kujtesë vëren se sa është ngarkuar apo përdoret RAM-i dhe nga cilët softuer përdoret më së shumti. Nëse mbyll ndonjë program të hapur, apo dritare të UEB faqeve në mënyrë automatike do ju zvoglohet edhe madhësia e RAM memorjes në përdorim.

VINI RE:

Mos mbyll ndonjë program që vëren aty, ngase mund të shkaktohet ndonjë e papritur në aktivitetin e komjuterit personal.
Të vetmin program apo softuer që mund të mbyllësh aty është UEB Shfletuesi. Të tjerat mos i prek.

Mënyra më e thjesht për hapjen e dritares për të vërejtur aktivitetet komjuterike është Video fragmenti sipër.

Metoda e dytë është instalimi i softuerit Advaced System Care apo ndonjë të ngjajshme ku me nisjen e kompjuterit hapet automatikisht ndërfaqja e kontrollit të RAM memorjes.

https://www.iobit.com/en/advancedsystemcarefree.php
 
Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
679
Pikët
63
Ca nga to, vetëm për testim të kufirit të qëndrueshmërisë ... 🙃 dhe vërej që duhet zëvendësim të RAM-it . Dje prenotova në intrenet RAM-16 GB dhe 500GB hard disk. Arrijn brënda javës.
Edhe una me 16 dhe mendoj ta rris edhe pak.
 
Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
5,428
Pikët
113
Task manager.jpg

Task manager 2.jpg

Rrjeti, Poshnjari, po une ne cfar gjendje jam me lap topin tim ?
Vazhdonte dhe me poshte, por nuk bera foto te tjera.

Kliko qe te zmadhohet.
 
Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
5,428
Pikët
113
Kam lap top.
Eshte print screen qe nga lap topi, vazhdonte dhe me poshte por nuk e fotografova vete, duke menduar se mjafton me kaq.

cpu.jpg

Ja ne kete cast, eshte 21%.
Por ajo eshte e levizshme, shkon dhe 90%.

cpu1.jpg

Pas 5 minutash eshte 70%
 
Poshnjari

Kontribues
Staff member
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
679
Pikët
63
Kam lap top.
Eshte print screen qe nga lap topi, vazhdonte dhe me poshte por nuk e fotografova vete, duke menduar se mjafton me kaq.

View attachment 128686

Ja ne kete cast, eshte 21%.
Por ajo eshte e levizshme, shkon dhe 90%.

View attachment 128687

Pas 5 minutash eshte 70%
mire, eshte preblemi eshte kur qendron per kohe te gjate aq shume. kur rritet perdorimi i CPU ndizet edhe vendilatori?
 
Top