• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Roberto Benigni (prozë humoristike)

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
ROBERTO BENIGNI


Roberto Benigni u lind më 1952, në Manciano La Misericordia të Firences. Eshtë aktor i famshëm i humorit dhe skenës italiane. Ai ka sukses jo vetëm brenda kufijve italianë, por edhe më gjerë, në arenën ndërkombëtare, si aktor dhe regjizor. Fitoi dy oskar me filmin e tij te famshem: "La vitta e bella" ("Jeta është e bukur"), ku iu dha oskar si aktori më i mirë protagonist dhe si regjizori më i mirë i vitit).



DO ZBRES NË FUSHË




Përktheu: Ben Meçe




Tani, po vë re, që slogani “Do zbres në fushë”, është bërë i modës. E dëgjoj shpesh nga politikanë të ndryshëm. I pari që e përdori ishte Silvio Berlusconi, ne një intervistë të dhënë në një konferencë shtypi, prej të gjithë kanaleve televizivë kryesorë, kur vendosi të hynte në politikë. Buzëqeshi, ngriti lart gishtin e dorës së djathtë, dhe duke fiksuar telekamerën iu drejtua popullit: «Italianë, tani do zbres në fushë unë.»
Kur e dëgjova m’u kujtua gjyshi im i dashur (Ndjesë pastë!)
Familja ime është me origjinë fshatare. Kur isha i vogël banonim në fshat, në një shtëpi të madhe, të veçuar, në mes të një fushe plot vreshta e pemë frutore. Uleshim për të ngrënë darkë në orën tetë. Tavolina e madhe mbushej, pasi në atë shtëpi banonin edhe xhaxhallarët e mi me gjithë familjet e tyre. Gjyshi ulej gjithmonë në krye të tavolinës, e pastaj me radhë gjyshja, djemtë, nuset dhe në fund ne, nipër e mbesa. Shtëpia ishte e madhe, por kishte një defekt. Nuk kishim banjë brenda. Banja brenda, në atë kohë, ishte një luks në shtëpi; dhe neve ky luks na mungonte.
Rreth orës nëntë, pasi kishte përlarë pjatat e ushqimit dhe kishte tharë damixhanën e verës, gjyshi ngrihej nga tavolina. Rrëmbente letrën me të cilën ishte mbështjellë buka, e bënte “shuk” dhe e fuste nën sqetull. Pastaj dilte jashtë, duke na u drejtuar ne të tjerëve: «Unë do zbres në fushë.» Nga ana higjienike gjyshin e mbaj mend gjithnjë si njeri të pastër, por ç’t'i bësh, kur nuk ke banjë në shtëpi… të gjithë vepronim kështu kur duhej të kryenim nevojat tona.
Faleminderit, o Silvio Berlusconi, që më kujtove gjyshin! Më kishte marë malli për të, dhe për shprehjen “Do zbres në fushë”. Jam i sigurt, se po të ishte gjallë gjyshi e të dëgjonte Berlusconin do të thoshte: «As ky nuk paska banjë në shtëpi… në fushë e bën, si puna ime…!»
 
Top