• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rreth Gjykatës Speciale - dëshmi e dëshmitarë

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,306
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
* Ndoshta ia vlen të kemi temë të veçantë për dëshmitarët dhe dëshmitë e tyre për Gjykatën Speciale.

Akuza/ dëshmi

Ibrahim Kelmendi

1taShi6s fldpTetoatonfsr o2r0n1e9adff ·

ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PROKURORIT JACK SMITH

I Respektuari Zotëri Smith,
edhe pse drejtoni institucion që është formuar me vendim politik të Këshillit të Europës, - i imponuar nga Serbia dhe shtetet serbofile që përbënin shumicën e thjeshtë kur u votua ai vendim, por që u miratua pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, - kam besim se Ju do të koordinoni hetime ligjore, por pa i zvarritur deri në sfilitje dërmuese të Republikës së Kosovës.
Nuk jam aq idiot sa nga Institucioni që Ju e udhëhiqni të pres drejtësi të mirëfilltë, meqë ka kompetencë të paracaktuar, segregacioniste: hetimin vetëm të krimeve të supozuara të njërës “palë”, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por jo edhe krimet e pjesëtarëve të forcave të armatosura ushtarake e policore të Serbisë. Megjithatë, uroj të bëni maksimumin e mundshëm, në shërbim të drejtësisë ligjore.
Shpeshherë, publikisht, kam shpreh gatishmërinë për të ndihmuar hetuesinë e Institucionit që drejtoni, qoftë si dëshmitar, qoftë si ekspert, meqë kam pas përgjegjësi gjatë lufte, si udhëheqës i Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i cili ishte Fond i UÇK-në, dhe si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), - nga maji 1998 deri në qershor 1999, - e cila Organizatë patriotike e demokratike e ka themeluar UÇK-në në Kuvendin e saj të mbajtur me 26-27 korrik të vitit 1993, në Prishtinë, dhe e ka udhëheq politikisht.

Kësaj radhe kam lutje konkrete:

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, - në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, - dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.

Uroj të pranohet këto dy lutje - që të vendosni t’i hetoni këto dy krime të ndodhura, por ende të pa hetuara e të pa gjykuara.

Me respekt,
Ibrahim Kelmendi
(I lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Komunës së Pejës, për momentin jashtë Kosovës për shkak të sëmundjes; Numri personal F40723016Q, numri i pasaportës BB0792150, lëshuar nga MB e Republikës së Kosovës më 27.09.2011.)
***
Këtë mundësi elektronike shfrytëzova për t’ia përcjell këtë lutje, tashmë edhe publike, Prokurorit Smith. Uroj të ketë vullnetmirë, që kanë informacion konkret për këto dy krime, dhe të paraqiten përmes kësaj mundësie, që ta ndihmojmë Drejtësinë e Republikës së Kosovës:

https://www.scp-ks.org/sq/zps/kontaktoni-nje-prokuror...
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,306
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
AKTUALE
Dokument| Si e formoi Selimi e Thaçi grupin “Shqiponjat e zeza” për vrasjen e kundërshtarëve politik, sipas burimeve serbe
MË: 15 NËNTOR 2020 NË ORA: 23:00



Kordinimi i Serbisë më Gjykatë Speciale ka vënë në pah akuzat që po ngarkohen ndaj ish-presidentit Hashim Thaqit dhe ish-krerëve të tjerë shtetërorë që tashmë janë të arrestuar në Hagë.

InDoks në këtë dokumentar ka publikuar akuzat që shteti serb ka dorëzuar ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

Në këtë dokument serb thuhet se Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi, ka formuar një grup të quajtur “Shqiponjat e zeza” për përndjeken dhe vrasjeve të kundërshtarëve poltik.
Selimi në këtë dokument akuzohet se menjëherë pas luftës, në koordinim me Thaçin, kanë themeluar një njësi me emrin “Shqiponjat e Zeza” që për punë të vetën ka pasur edhe vrasjen e jo shqiptarëve si dhe të kundërshtarëve politik. Ai në këtë dokument fillimisht akuzohet se bashkë me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në një fashat të Klinës, së paku ka qenë pjesëmarrës në një rast ku thuhet se janë vrarë dy civilë.

Selimit i përshkruhet edhe udhëheqja e një njësiti në të cilin më vonë, sipas këtij dokumenti të propagandës, hyn edhe Fatmir Limajt, e ku ky njësit sipas serbëve ka pasur për qëllim organizimin e sulmeve kundër forcave serbe. Po në profilin për Fatmir Limajn, ata bashkë, sipas këtij dokumenti thuhet se udhëhoqën këtë njësit ku që në vitin 1996 kishin kryer vrasje në tentativë të së paku dy civilëve të tjerë shqiptarë.
Në situata të tjera, Rexhep Selimit ana serbe i ngarkon edhe përgjegjësi si lider i grupit që merrej me trafik armësh e njerëzish, por edhe me e përshkruan si njeri shumë i afërt me Thaçin dhe njeri me shumë ndikim në krejt atë se çka po ndodhte me aktivitetet e paligjshme që i mbajti gjallë struktura e UÇK-së, sipas serbëve, edhe pas luftës.
Struktura të sigurisë së Republikës së Serbisë kishin prodhuar edhe këtë dokument që e sjell InDoks. Është mbi gjashtë vite i vjetër. Në këtë dokument, plotë 50 herë është përmendur emri i Hashim Thaçit, derisa janë listuar 156 shqiptarë. Madje, edhe titulli i këtij materiali propagandistik të strukturave të sigurisë nga Serbia, e që është material i shkruar në gjuhën angleze, i referohet drejtuesve të UÇK-së përafërsisht si aktakuza e re e Gjykatës Speciale: Grup i Organizuar Kriminal.
I fundit që ka folur për furnizimin e Gjykatës Speciale me dokumente nga Serbia është Milovan Drecun, i cili ka rrëfyer se si e kishte dërguar atje strukturën e UÇK-së dhe se si kishte kuptuar që në aktakuza do të shkohej me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

“Unë e kam listën e asaj që ne ua kemi dhënë atyre të Gjykatës Speciale, dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave ndodhen në Aktakuzë”, ka thënë Dreçun/InsajderiInDoks


burimi - edhe me video
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,306
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
AKTUALE
“Hashim Thaçi: Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka”, ja çka thuhet për këtë në aktakuzën e Speciales
NGA: P.R MË: 12 NËNTOR 2020 NË ORA: 19:54

FOTO GALERI


Tahir Zemaj, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Bislim Zyrapi
Në librin “Kështu Foli Tahir Zemaj”, kolonel Tahir Zemaj kishte rrëfyer një moment nga lufta, kur tashmë të akuzuarit nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kishin shkuar në Dukagjin dhe e kishin hequr Tahir Zemajn nga posti i Komandantit në Rrafshin e Dukagjinit.

“Jam larguar dhe pas tre ditësh më kanë ftuar në fshatin Bardhaniq për t'I vazhduar bisedimet në lidhje me këtë komandë. Unë kam shkuar me të gjithë kolegët e mi. Detyrën e komandantit të Brigadës së tretë, pas emërimit të Shemsedin Çekut në detyrën e Ndihmës Komandantit për Mbrojtjen territoriale, e kryente Musa Gjakova. Pas revistës me brigadën dhe raportimit të komandantit të saj Gjakova, kemi filluar bisedimet. Rexhep Selimi që ishte prezentuar si Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së Kosovës, kishte nënshkruar një dekret, ku vendi im me atë të Ramush Haredinajt ishin ndryshuar. Pra Ramushi komandant ndërsa unë zëvëndësi i tij. Të gjithë njerëzit e tyre ishin ngritur në përgjegjësira ndërsa tanët ishin ulur ose hequr fare. Përderisa bëhej fjalë drejtëpërdrejtë për mua, kam thënë se nuik kisha kurrfarë kundërshtimi nëse Komandanti i Shtabit Suprem, apo Kryeministri i Kosovës e urdhërojnë një gjë të tillë, unë si ushtarak zbatoja vetëm urdhërat. Kanë ndërprerë takimin dhe me telefon kanë thirruar Zotni Ahmet Krasniqin dhe për rreth një orë në prezencën time të Thaçit dhe Rexhep Selimit, kolonel Krasniqi nuk ka pranuar. Ai u ka thënë atyre se ata po shkelin një marrëveshje dhe se nuk mund të zëvëndsonin Tahir Zemën. Përpara se ta mbaronte bisedën me Kolonel Krasniqin, Thaqi i ka thënë telefon: "Me ty shumë shpejt do ta kryej misionin " dhe ka filluar të shajë. (Në këtë moment Tahir Zemaj hap një parantezë dhe shton : Është fakt se Hashim Thaçi, një natë para se të vritej Kolonel Krasniqi, takohet dhe flen në Tiranë në banesën e Ibrahim Kelmendit, ky person është i përmendur jo rrallë në histori të ndyra atentatesha kundër figurave nacionaliste shqiptare. Zemaj pyet : Çfarë misioni do ta kryente Thaçi kundër Kolonel Krasniqit ?! A thua është thjeshtë rastësi prezenca e tij në Tiranë një ditë para vrasjes së Krasniqit dhe takimi i Thaçit me Kelmendin ?!”, kishte rrëfyer në librin e tij kolonel, Tahir Zemaj.

ADVERTISING

Më tej, Zemaj kishte treguar edhe fjalët dhe kërcënimet e rënda që kishte marr në atë kohë nga Hashim Thaci.
“Sigurisht që përgjigjen e pyetjeve të tilla mund ta japë deri në fund vetëm drejtësia, e cila vonon por nuk harron !) Ata e kanë mbyllur dikur telefonin dhe më janë drejtuar mua, tekstualisht dhe personalisht Hashim Thaçi : "Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua !". Pushka top t'u bëftë i thashë veç po të them që është mirë të merremi vesh, se unë jam i gatshëm të luftoj veç kundër shkieve, qoftë edhe nën komandën tënde. Unë nuk mund t'i tradhtoj eprorët e mi sa herë më del rasti, se kështu do të tradhtoja edhe ty nesër. Prandaj, merruni vesh dhe ejani ta luftojmë shkaun njëherë. Atë "dekretin e tyre" nuk e mora”, rrëfente Zemaj në librin “Kështu Foli Tahir Zemaj”.



“I kam thënë Ramushit të ngrihej e të fliste, "ti e di shumë mirë si mendon rrafshi i Dukagjinit, ti e di se sa probleme do të kemi me komandimin e forcave në këtë rajon. Pasi njerëzit do të respektojnë vetëm marrëveshjen e 20 gushtit. Ramushi u ngrit dhe tha se ai "nuk dinte asgjë, se të tjerët e kishin vendosur", e kishte fjalën për Shtabin e Përgjithshëm. Atij në fakt po i pëlqente vendimi i tyre. Deri në ato momente ai i zbatonte urdhërat luftarake që i kishte marrë nga komanda e përbashkët. U larguam. Ata mbetën në Jabllanicë, pa mundur të qajnë në drejtim të Drenicës. Pas dy ditësh kanë kërkuar ndihmë prej meje. Ramushi nëpërmjet një korrieri më ka kërkuar që t'i dërgoja një njësi në ndihmë për të përballuar ofensivën që i qe vërsulur asaj zone”, përfundonte rrëfimin e tij kolonel, Tahir Zemaj.

E në aktakuzën e Speciales ndaj Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit ka zënë vend edhe ky rast.

Thaçi dhe Selimi akuzohen se kanë tentuar frikësimin e njësiteve të FARK-ut në Dukagjin.

“Në një numër rastesh, përfshirë edhe në fillim të shtatorit 1998 në zonën operative të Dukagjinit, Hashim THAÇI dhe Rexhep SELIMI ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (‘FARK’) të lidhura me qeverinë në megrim”, thuhet në pikën 43 të aktakuzës së Speciales.
Image

Pika 43 të aktakuzës së Speciales
FOTO GALERI
Kujtomë se Kolonel Tahir Zemaj ishte vrarë se bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, më 4 janar të vitit 2003. Ata u vranë 17 vite më parë në një pritë të organizuar pas shpine te Kombinat i Drurit në Pejë, vrasje kjo që nuk u zbardh asnjëherë.
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,098
Pikët
83
Vendndodhja
ANTAHKARANA
* Ndoshta ia vlen të kemi temë të veçantë për dëshmitarët dhe dëshmitë e tyre për Gjykatën Speciale.

Akuza/ dëshmi

Ibrahim Kelmendi

1taShi6s fldpTetoatonfsr o2r0n1e9adff ·

ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PROKURORIT JACK SMITH

I Respektuari Zotëri Smith,
edhe pse drejtoni institucion që është formuar me vendim politik të Këshillit të Europës, - i imponuar nga Serbia dhe shtetet serbofile që përbënin shumicën e thjeshtë kur u votua ai vendim, por që u miratua pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, - kam besim se Ju do të koordinoni hetime ligjore, por pa i zvarritur deri në sfilitje dërmuese të Republikës së Kosovës.
Nuk jam aq idiot sa nga Institucioni që Ju e udhëhiqni të pres drejtësi të mirëfilltë, meqë ka kompetencë të paracaktuar, segregacioniste: hetimin vetëm të krimeve të supozuara të njërës “palë”, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por jo edhe krimet e pjesëtarëve të forcave të armatosura ushtarake e policore të Serbisë. Megjithatë, uroj të bëni maksimumin e mundshëm, në shërbim të drejtësisë ligjore.
Shpeshherë, publikisht, kam shpreh gatishmërinë për të ndihmuar hetuesinë e Institucionit që drejtoni, qoftë si dëshmitar, qoftë si ekspert, meqë kam pas përgjegjësi gjatë lufte, si udhëheqës i Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i cili ishte Fond i UÇK-në, dhe si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), - nga maji 1998 deri në qershor 1999, - e cila Organizatë patriotike e demokratike e ka themeluar UÇK-në në Kuvendin e saj të mbajtur me 26-27 korrik të vitit 1993, në Prishtinë, dhe e ka udhëheq politikisht.

Kësaj radhe kam lutje konkrete:

Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, - në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, - dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së.

Gjithashtu ju lutëm që të procedoni për hetim edhe vrasjen e Abedin Rexhës, me 8 tetor 1998, në Klladernicë të Skenderajit. Sipas rrëfimeve publike të vet Gani Gecit, vrasjen e Abedinit e ka bërë pjesëtari i UÇK-së, Gani Geci, por që po arsyetohet se e ka bërë në vetëmbrojte. Meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës nuk kanë pas guxim që 21 vite ta shqyrtojnë këtë vrasje, po shpresoj se Ju do të keni guxim e fisnikëri për ta proceduar që të hetohet dhe të gjykohet nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.

Uroj të pranohet këto dy lutje - që të vendosni t’i hetoni këto dy krime të ndodhura, por ende të pa hetuara e të pa gjykuara.

Me respekt,
Ibrahim Kelmendi
(I lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Komunës së Pejës, për momentin jashtë Kosovës për shkak të sëmundjes; Numri personal F40723016Q, numri i pasaportës BB0792150, lëshuar nga MB e Republikës së Kosovës më 27.09.2011.)
***
Këtë mundësi elektronike shfrytëzova për t’ia përcjell këtë lutje, tashmë edhe publike, Prokurorit Smith. Uroj të ketë vullnetmirë, që kanë informacion konkret për këto dy krime, dhe të paraqiten përmes kësaj mundësie, që ta ndihmojmë Drejtësinë e Republikës së Kosovës:

https://www.scp-ks.org/sq/zps/kontaktoni-nje-prokuror...

Ky tipi, për fat të keq, nuk është as vet i pastërt.

Si do të kishte qenë sikur ta denonconte veten e vet mu në këtë mënyrë si e ka shkruar?!!!




*
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,564
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Mbetem nje shoqeri klanore e nuk u ngritem dot kurre ne nje shoqeri te zhvilluar me ndjenjen e perrkatesise dhe interesit kombetar nbi te gjitha. Keto sjellje me mentalitet klanor e kane demtuar shume imazhin e Kosoves dhe UCK ne syte e nderkombetareve .
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,306
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Mbetem nje shoqeri klanore e nuk u ngritem dot kurre ne nje shoqeri te zhvilluar me ndjenjen e perrkatesise dhe interesit kombetar nbi te gjitha. Keto sjellje me mentalitet klanor e kane demtuar shume imazhin e Kosoves dhe UCK ne syte e nderkombetareve .

UCK-së kurrë nuk i prishet imazhi i mirë edhe nëse thirret në bisedë ( akuzohet ) a dënohet dikush ...
Unë uroj që asnjë të mos dënohet, por nëse kanë faje, e bajshin me shendet. Ata dënohen, UCK-ja vetëm shkëlqen.
SHkëlqimin e saj s'mund ta zvetënojë askush!
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,564
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
UCK-së kurrë nuk i prishet imazhi i mirë edhe nëse thirret në bisedë ( akuzohet ) a dënohet dikush ...
Unë uroj që asnjë të mos dënohet, por nëse kanë faje, e bajshin me shendet. Ata dënohen, UCK-ja vetëm shkëlqen.
SHkëlqimin e saj s'mund ta zvetënojë askush!
Edhe une mendoj si ti,por ne syte e botes nuk jam aq i sigurte sa ti per shkelqimin e UCK. Te kujtojet ajo autorja amerikane qe shkruajti nje liber shume pozitiv per UCK. Nuk me kujtohet mire emri, ndoshta Miranda Wickers? E pra ajo vete thote se me ato qe ndodhen pas lufte imazhi i UCK u zbeh shume she ne nje fare menyre eshte bere pishman qe e ka shkruajtur ate liber. Kjo nuk eshte aspak gje e mire. Sigurisht as mua nuk me vjen mire qe shih shqiptare ne nje gjykate te huaj. Por vete rane ne mocalin qe krijuan po ata vete.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,306
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Edhe une mendoj si ti,por ne syte e botes nuk jam aq i sigurte sa ti per shkelqimin e UCK. Te kujtojet ajo autorja amerikane qe shkruajti nje liber shume pozitiv per UCK. Nuk me kujtohet mire emri, ndoshta Miranda Wickers? E pra ajo vete thote se me ato qe ndodhen pas lufte imazhi i UCK u zbeh shume she ne nje fare menyre eshte bere pishman qe e ka shkruajtur ate liber. Kjo nuk eshte aspak gje e mire. Sigurisht as mua nuk me vjen mire qe shih shqiptare ne nje gjykate te huaj. Por vete rane ne mocalin qe krijuan po ata vete.
Prandaj ne vetë duhet të kërkojmë pastrimin dhe shkëlqimin e UCK-së duke hequr njollat prej saj. Po bënte gjykata jonë këto? Jo! Kush do të kishte guximin t'u bjerë këtyre të akuzuarve.
Faktikisht, ne nuk e dimë se cilët janë, ama se janë thirrur njerëz për vepra të këqija - janë thirrur.
Unë nuk dyshoj në pastërtinë e UCK-së.
Individët për mua nuk paraqesin asgjë serioze.
Hë për hë të shohim vendimin e gjykatës. po e përsërit: uroj edhe këta të dalin të pastër!
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,564
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Prandaj ne vetë duhet të kërkojmë pastrimin dhe shkëlqimin e UCK-së duke hequr njollat prej saj. Po bënte gjykata jonë këto? Jo! Kush do të kishte guximin t'u bjerë këtyre të akuzuarve.
Faktikisht, ne nuk e dimë se cilët janë, ama se janë thirrur njerëz për vepra të këqija - janë thirrur.
Unë nuk dyshoj në pastërtinë e UCK-së.
Individët për mua nuk paraqesin asgjë serioze.
Hë për hë të shohim vendimin e gjykatës. po e përsërit: uroj edhe këta të dalin të pastër!
Sidoqofte fati i tyre personal, mendoj se ata jane karta te djegura pilitikisht. Rikthimi i tyre ne politike do ta demtonte Kosoven. Ata vete duhet ta kuptojne kete nese kane pak burreri dhe ndershmeri.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,306
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Sidoqofte fati i tyre personal, mendoj se ata jane karta te djegura pilitikisht. Rikthimi i tyre ne politike do ta demtonte Kosoven. Ata vete duhet ta kuptojne kete nese kane pak burreri dhe ndershmeri.
sa bukur e the!
 
Top