• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

SHBA: Drenicaku, dr. Adnan Dervishi, urolog - enkolog i kirurgjisë minimale invazive në Tenesi

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,361
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Erdhi refugjat nga Drenica në Amerikë dhe u bë doktor
NGA: SKËNDER KARAÇICA MË: 3 NËNTOR 2020 NË ORA: 22:21



E kanë thënë më të drejtë se Amerika si vend i lirë dhe fidanishte e demokracisë në konceptin e mbrojtjes së lirive njerëzore nëpër botë dhe të Kosovës, është vendi i mundësive për të arritur në jetë. Po kështu i riu Adnan Dervishi nga Drenica në vitin 1999 me familjen e tij nga kampi i refugjatëve shqiptarë të Kosovës në Stankovec të Maqedonisë, ia mësyen tokës së largët këndej Detit Pacifik në Amerikë.

Adnani për lexuesit shqiptarë në atdhe shpalos kujtimet e tij si erdhi në Amerikë në kohën e luftës kur djelmenia e UÇK-së luftonin maleve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe, si thotë drenicaku i Gradicës së Drenicës, për ndarjen njëherë e përgjithmonë në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Në këtë rrjedhë, shqiptarët mbetën nën regjimin e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, që, më të drejtë në disa nga takimet e diplomatit amerikan Richard Hollbrook në Beograd me kryekriminelin Slobodan Millosheviq lidhur me çështjen shqiptare të kohës, ai e ilustroi me shembullin më të mirë të fjalës së amerikanëve ,,Martesë me pushkë,,!

Në shpalimin fletëza jete, Dr.Adnan Dervishi kujtimet e kthejnë në Drenicën e tij për të kujtuar shokët e shkollës ,për të afërmit e tij dhe sot me gradën e doktorit të medicinës si fushë e specializimit shkencor-kërkimor (Dr.i medicinës-urolog-enkolog i kirurgjisë minimale invazive në Tenesi (SHBA).Si sot ngjarjet e flakëve të luftës i kujton Dr.Adnan Dervishi në Amerikë dhe tërë katrahurat vrastare që i bënin forcat ushtarako-policore dhe paramilitare nën komandimin e kryekriminelit Slobodan Milosheviq nga Beogradi.

Image

Me vëllezërit dhe babin në Drenas


Po ,po, kujtimet me vijnë vërdallë koha kur në kampin e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Stankovec të Maqedonisë(1999), që varesha të çadrat mjekësore para Krishtit gjithmonë dëshiroja të isha mjek dhe mendoja në kohën e vrarë të brezit dhe të popullit tim se duke u varur nëpër të gjitha çadrat mjekësore dhe duke parë gjërat për të cilat do të isha i përgatitur kur të isha i madh..! E kemi si traditë familjare në Drenicë se bëj miq dhe luaj futboll, shfletimi fletëza jete nuk kanë të sosur për Dr.Adnan Dervishi!

Kisha parë me sy në një kënd postimin e emrave të familjes tonë se po shkonim në Amerikën e largët...kjo ishte hera e parë gjatë luftës së Kosovës që fillova dhe, siç thonë shpresa vdes e fundit, gjërat do të ishin më mirë. Dhe, sapo ardhëm në Amerikë, shkon cep me cep të udhëve të jetës dr.Adnan Dervishi, pas një kohe mësonim si të përdorim një kompjuterë që përmes teknologjisë së tij do të kërkoja emrat e njerëzve të mi të afërt të zjarrit si thonë në Drenicë për të parë nëse t`i gjeja...!Prindërit e mi shpeshherë me flisnin për Dr.Lutfi Dervishi një nga mjekët më të njohur në Kosovë (urolog). Prej punës së tij dhe të humanizimit me porosinë e Hipokratit, një ditë kur forcat serbe ia kishin thyer ordinancën e tij në Drenas, unë nga kureshtja kisha gjetur aty afër librin nga urologjia që nuk e dija se një ditë do të me duhet në studimet e medicinës në universitetin në Tenesi.
Image

Në foto: Adnan Dervishi me mësuesen dhe djalin e saj para luftës dhe 18 vite më vonë në Angli

Dr. Adnan Dervishi punon në spitalin në Tenesi dhe pacientët që vijnë të sëmur me kancer në prostatë, duart e bardha dhe me dije shkencore të mantelbardhit, ata kur dëgjojnë se kanceri u është hequr shkojnë të lumtur në shtëpitë e tyre dhe me respektin ndaj meje.

Nuk ka më mirë në jetë kur të tjerët i kthehen jetës normale dhe sëmundja mundet me dijen dhe teknologjinë e shekullit të robotikës, thekson doktori i ri me planet dhe entuziazmin e tij për të marrë dije nga tërë planeti për të ardhmen e njerëzimit në kohën e globalizimit.

Image

Adnan Dervishi gjatë studimeve
FOTO GALERI
Qysh sot jam i gatshëm të dëgjoj nismën e profesorëve në QKUK në Prishtinë që të nisim bashkëpunimin në mes universitetit dhe spitalit në Tenesi me atë në Prishtinë, duke afruar përvojën dhe dijen shkencore për shërimin e sëmundjeve të kancerit të protestatës me metodën më moderne të robotikës.
Image


burimi
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
10,879
Pikët
113
Urime djalit
E para quhet onkolog urolog dhe jo enkolog,

Ju lexofshim vetem per mire
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,361
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Urime djalit
E para quhet onkolog urolog dhe jo enkolog,

Ju lexofshim vetem per mire
@Marya ke shumë të drejtë. "Dashuria t'i verbon sytë", thotë fjala e urtë. Unë kam dahsuri të papaanë për Drenicën time, ndaj ngazëllehem kur lexoj shkrime se të rinjtë e trevës sime po arrijnë suksese në sport, shkencë e në kulturë.
Shkrimin e solla edhe për t'i treguar @Pirati -t e @Fshatari -t se e gjithë Drenica nuk është sikur Hashimi ( të cilin edhe me të drejtë e kanë halë në sy ) dhe ne tre drenicakët që jemi këtu në forum. Në Drenicë ka njerëz të mirë: të fjalës e të besës.

Për shkrimin: Shkrimi është skandaloz. Unë e njoh edhe autorin edhe babain e këtij djalit. Shkrimi as ka formë, as ka përmbajtje, as strukturë. Autori flet shumë pak për Adnanin e më shumë merret me gjera dytësore, si p.sh.: " Adnani ... në kohën e luftës kur djelmenia e UÇK-së luftonin maleve të Kosovës ... ( ç'ne. pse është e nevojshme kjo të thuhet ) " ose flet për Lutfi Drevishin ( edhe ky mik imi ). Shumë fjali nuk kanë përfundim logjik fare:
"
Dr. Adnan Dervishi punon në spitalin në Tenesi dhe pacientët që vijnë të sëmur me kancer në prostatë, duart e bardha dhe me dije shkencore të mantelbardhit, ata kur dëgjojnë se kanceri u është hequr shkojnë të lumtur në shtëpitë e tyre dhe me respektin ndaj meje. !!!

Nuk ka më mirë në jetë kur të tjerët i kthehen jetës normale dhe sëmundja mundet me dijen dhe teknologjinë e shekullit të robotikës, thekson doktori i ri me planet dhe entuziazmin e tij për të marrë dije nga tërë planeti për të ardhmen e njerëzimit në kohën e globalizimit.
!!!"

Kulmi( te shkrimi në origjinal ): "... Prej punës së tij dhe të humanizimit me porodinë e Hipokritit ... " ( këtu kam intevenuar. e kam bërë Hipokratit...)...

Për fjalën onkologji, ke shumë të drejtë. Nuk e ndryshova, sepse nuk isha i sigurtë, thashë: mabse paska lindur ndonjë shkencë e re!
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,233
Pikët
113
Po, po jane edhe do doktora tjere qe bashke me Hashimin te shtepia e verdhe 🤣 kane nxjerre organe me like si te dyqani i kasapit perballe postes 😂

Ka specialist te forte edhe in tu Kusova, sikur edhe keta dhe qe gjinden jashte ne bote, por qe kane arritur suksese ne lemine e tyre. Vetem suksese te ju deshirohet ne profesionin e tyre human.

Per kete onkologjine deri vitin e kaluar nuk e kam ditur, kam menduar qe eshte diçka per fytin, veshin - shkenca qe mirret me skuqjen e patateve 🤔😂 me vone e kuptova, se kush ishte bile sa kam lexuar literature, gati gati sa doktori i artikulieren. Pastaj erdhi tjetri edhe e permendi dhafin Nefrologji 😳 po kush eshte qitash kjo tjetra qe erdhi?
 
Top