• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shkrime qe zgjojne emocione!

Nikoleta

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
11,849
Pikët
113
Rrugica nen driten e henes.

“Më pushtoi vetëm një ndjenjë; nuk ndodhte asgjë për mua e megjithatë, gjithçka më takonte – kjo ishte ndjenjë e këndshme e një ngjarje që nuk e jetoja por, e kuptoja thellë që, bënte pjesë në burimin e gjallë të shpirtit tim dhe më lidhte padashur me të panjohurën”
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,884
Pikët
113
Mbremja me e bukur ne oborrin e "ashikeve".... oborri i zemres i shtepise time....

.... Ishte e premtja e fundit e vajzerise. Kjo qe po ju tregoj eshte thellesisht personale por jam bindur se kujtimet e bukura nuk kane vleren e duhur nese nuk i ndan me miq...

Kisha vendosur vite me pare, me gjyshen time, qe pasditen e vizitave (sic i themi ne te pakten) nuk do e beja sipas trendit te kohes.... (sic ndodh zakonisht kur prenotohet nje lokal etj) por sipas tradites qe me pelqen aq shume. Ajo pasdite qe ishte e fundit e vajzerise do te behej tek oborri i shtepise, sic e doja une, sic kishte bere dhe ime më vite me pare.

Pergatitjet filluan qe disa dite me pare. U lye avllia me te bardhe bore, u lyen tjegullat e vogla siper avllise me te kuqe gjak, u lyen te bardha po ashtu bordurat me guralece anes saksive me lule. U vune drita pafund te qepura tek hardhia e rrushit me ere, me lloj lloj ngjyrash, u vune vazo te reja qe vareshin ne mure e kudo ku kishte çengele te vegjel enkas per to. U zbukuru çesmja e gurit, e u hoqen sapllaket nga vendi ku rrinin zakonisht. U vune tavolina e karrige pa prishur hapesiren e mesit.

Tezet, hallat, kusherirat e mami im kishin pergatitur bakllavate ku petet duhen bere aq te holla sa te lexohej gazeta po ta vije poshte (kjo pjese eshte vuajtje e madhe per ata qe e njohin), sheqerparet, kompekaj, amareta, llokume me arre, shurup trendafili, thane, gliko kumbulle me nje kokerr bajame ne vend te berthames e reçel rrushi me vdek aty brenda! (ky i fundit eshte i preferuari im). Ishte ruajtuar rakia e ballit te kazanit prej 7 vjetesh enkas per kete dite e ime më qe pickonte faqet duke thene : qyqja na felliqet, s'keni ble asnji pije t'jashtme per rinine!

Ate dite oborri i zemres ishte bere nuse e pas kaq vitesh do te percillte me lule, ngjyra e gezim gocen e vetme te shtepise, "Ervin honmin" (hanëmin sic njihet ndryshe po ne në dialekt keshtu i themi) siç me therriste nona ime. Une nuk vesha fustan nuserie siç ndodh zakonisht me vajzat edhe diten qe presin vizitat, por vesha dimite e Shqiperise se Mesme. Nona ime e dashur nuk jetonte me e nuk do te mund ta mbante premtimin per te me rregulluar dimite ( per ata qe nuk e dine eshte nje proces i gjate i mbeshtjelljes se tyre qe do mjeshteri e nuk mund ta beje kushdo). Nje none tjeter (nona e shoqes time me te mire) erdhi per t'me ndihmuar. I qava me lot e fjale zemre ato minuta qe vishja dimite duke kujtuar 100 biseda qe kisha bere me nonen time.

Isha gati, kemisha e holle si tyl xhami shoqerohej nga jeleku me xhevahire (jo te vertete), mbi krye po ashtu, ne kembe po ashtu, rreth belit po ashtu. Skarpinat me gure qe shkelqenin vezullonin njesoj si duplat e florinjta mbi ballin tim. Nona e shoqes me puthi ne balle e me shoqeroi te dera ku ishte mami, e cila mendonte se meqe ishte vetem dita e premte e vizitave nuk do te emocionohej aq shume. Shtangu e i rrodhen lotet denese! - Biri i mamit t'vet, sa shpejt m'u rrite mi non! - nuk mbaheshin me lotet!

Preferova te zbres vete shkallet (shtepia ishte 2 kateshe) po kur dola ne krye te tyre te gjitha shoqet, tezet, kusherirat shtangen po ashtu. E kuptova se duhet ta beja une rolin e te paemocionuares. Zbrita ngadale duke kenduar vete "sa bukur na ka dale nusja..." filluan te qeshin pastaj dhe e mblodhen veten shpejt.

Filluan te vinin miqte e pare. Kur me shihnin si nuse "zamoni" ishte e pamundur te mos thonin fjale shpirti, jo per gocen e shtepise po per ate çfare dimite e oborri i zemres po u kthente atyre ne kujtese. Une nuk bera nusen e zakonshme, por njesoj si ime më para shume vitesh, isha me tabaka ne dore duke qerasur me mrekullite e tradites tone te bera me aq dashuri nga duart e atyre grave qe me kishin rritur (mami, tezet, hallat) te gjithe miqte. Me kishin pare per vite me rradhe t'u beja kafen, t'i sajdisja, t'i coja "gastaren" me ujin e ftohte, por ate pasdite ishte ndryshe. Ate pasdite une isha nusja!

S'ka nevoje besoj t'ju tregoj per ahengun qe filloi me Isuf Myzyrin e te tjere te brezit te tij, e mbaroi me Artiola Tosken. Po harruar jaret shkodrane, vallen e Tropojes e ate te Kukesit. Rinia nuk i preku me dore ato "pijet e jashtme" qe i kishte aq merak mami im mos turperohej po te mungonin, po shurupet e trendafileve u bene ikona ate mbremje. Mos me permend "ballin e kazonit" per te cilin isha kujdes vete personalisht! U kendu e u kercy pafund, u be feste e hare si rralle here. Nuk mbeti kalimtar pa hy me pa ate nusen me dimi e ate ambient aq te bukur dashurie e askush nuk doli pa qeras nga gocat e shtepise.

Oborri shkelqente nen tinguj vallesh e hareje, po percillte gocen qe e kishte yzmetu per vite! Lulet qeshnin e vallezonin bashke me mua, por Zoti e dinte sa do me mungonin! Kujtova me lot por jo trishtim cdo cep qe kishte prekur dora ime, cdo peme te mbjelle, cdo lule te ujitur, cdo vazo te thyer, cdo pllake qe levizte.... oborri im i zemres....

Mos mendoni se kjo ka ndodhur 100 vite me pare, ka ndodhur vetem 13 vite me pare, ne Tirane, dita e dasmes time. Une doja ta jetoja historine e tradites tone aq te bukur ne diten time me te veçante e nuk kishte vend qe i shkonte shpirtit ma per shtat se oborri i "ashikeve", oborri i zemres time, ne Tironen time.

Ervina Toptani
 

Jorina

V.I.P
Banned
Anëtar
Jul 4, 2019
Postime
1,437
Pikët
113
Vendndodhja
Earth
shume me emocionoj vjerri i kushrires adeas.......sinqerisht sme ze veni ven
 

Nikoleta

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
11,849
Pikët
113
Ivan Bunin



Bluja e errët e qiellit të natës në qetësinë pluskuese të reve, gjithkah të bardha, ndërsa përqark hënës – të kaltëreme. Përqendrohesh dhe – as retë lëvizin – as hëna lundron, por bri saj, bashkë me të pikon loti i artë i një ylli: hëna lundron prajshëm lartësish të paskaja dhe e merr me vete gjithë e më lart këtë yll.

Ajo shtrihet brinjazi në pezulin e çelur të dritares: me kryet anuar këqyr lart – koka i endet rrotull nga lëvizja e qiellit. Ai qëndron në gjunjët e saj.

- Çfarë ngjyre është kjo? Nuk mund ta përcaktoj dot! Po ju, Tolja, mundeni?

- Për çfarë ngjyre, Kisa?

- Mos më thërrisni më kështu, njëqind herë ju kam thënë. . .

- Si urdhëroni, Ksenia Andrejeva.

- E kam fjalën për këtë qiell ndërmjet resh. Çfarë ngjyre mahnitëse! Dhe e tmerrshme dhe magjepsëse. Me të vërtetë qiellore, se në tokë të tillë nuk ka. Thuajse smerald.

- Përderisa është në qiell, sigurisht që qiellore është. Vetëm se smerald çne? Dhe ç’do të thotë smerald? Kurrë gjallë s’më kanë zënë sytë smerald. Juve, thjesht, ju pëlqen kjo fjalë.

- Po. Nuk di si të them, – ndofta nuk është smerald, por rubin. . . Porse vërtet i tillë, që vetëm në parajsë e gjen, engjëjt, fron perëndish. . .

- Dhe dardha majë plepit. . .

- Uf, sa cinik që je, Tolja. Mirë e ka Maria Sergejevna, kur thotë se edhe çupa më budallaqe është më e mirë se një djalë.

- Vetë e vërtetë gurgullon në buzët e saj, Kisa.

Ajo është veshur me një fustan pikëlor basme, këpucë fare të lira; pulpët dhe gjunjët e saj janë të plota, vajzërore, koka e saj e rrumbullt me një gërshet të hedhur prapa aq lezeçëm. . . Ai vë dorën mbi gjunjët e saj, tjetrën ia hedh përqafe dhe si me shaka e puth në buzët gjysmë të hapura. Ajo çlirohet ngadalë, ia largon dorën nga gjunjët.

- Ç’pate? U fyeve?

Ajo ngjesh zverkun pas shtalkës së dritares dhe ai, dallon se si ajo duke kafshuar buzën, përmban lotët.

- Po ç’keni pra kështu?

- Oh, lërmëni të qetë. . .

- Por çfarë pra ndodhi?

Ajo pëshpërit:

- Asgjë. . .

Dhe teksa kërcen nga parvazi, lëshohet me vrap.

Ai ngre supet:

- Budallaçkë gjer në shenjtëri!

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa
 

Nikoleta

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
11,849
Pikët
113
Ka shume e shume vjet
Ne nje vent afer ne det,
Ish nje vajze qe mundni ta njini tani
Nene emerin Annabel Li;
Dhe kjo vajze me donte edhe tjeter s’kerkonte
Vec ta deshja sikunder me desh.

Isha i vogel dhe ish e vogel ne vjet
N’ ate vent afer ne det;
Po duheshim me teper se me dashuri
Une dhe imja Annabel Li;
Me nje dashuri qe edhe Engjejte lart ne lavdi
Qe te dyve na kishin zili.

Andaj, tani e shume vjet,
Tek ky vent afer ne det,
Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
Te bukuren Annabel Li;
Edhe motrat e saj engjellesha
Ma rrembyen, ma mbyllen ne varr se e desha,
Dhe keshtu me la shendet
Nga ky vent afer ne det.

Engjejte qe s’kishin sa ne dashuri
Qe te dyve na mbanin meri.
Po perandaj, sic e dini vertet,
Tek ky vent afer ne det
Fryri veriu nje nat’ e ma ngriu
E ma vrau tim Annabel Li.

Dashuria qe kishim ish m’e forte se cdo dashuri,
S’e ka patur as plak as i ri,
As i marr’ as i urte njeri
Dhe as Engjejt e qiellit ne ere,
As demonet perposh ne sketerre;
Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
I se bukures Annabel Li.

Se tek hena qe ndrit, syri im enderrit
Per te bukuren Annabel Li;
Dhe cdo yll qe shkelqen syt’ e embel rrefen
Te se bukures Annabel Li;
Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh,
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
Permi varrin ku deti bucet,
I rri prane mi varrin ne det.
Edgar Allan Poe
 
Top