• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shpëtimi nga neglizhenca

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Mesnevi: “Në gjithësi çdo gjë është skllav i dashurisë së Tij,edhe rënkimi i qenit është thirrje e hyjnores,domethënë ndodh me tërheqjen e Tij,sepse çdokush që dëshiron ndonjë gjë,do të ketë përballë një pengesë.Detyra e qenit është të ruajë shtëpinë dhe kopenë.Sikur këto punë të mos i pengonin, edhe qentë do të merrnin malet me tërheqjen e Zotit,dhe secili do të bëhej një “i çmendur” pas hyjnores”.

“Ashtu sikurse ngjau me qenin e ashabu’l-kehfit i cili, për shkak të tërheqjes hyjnore,shpëtoi nga ngrënia e fëlliqësirave dhe u ul në krye të sofrës së krye - sovranit”.

“Për shkak se zgjodhi miqësinë e ashabu’l-kehfit dhe i shijoi qëndrimi së bashku me ta,ai qen pi ujin dhe ha ushqimin e mëshirës deri në kiamet - aty në hyrje të shpellës”.

“Qeni ishte strukur në lëkurën e tij,domethënë në pamjen e jashtme dukej i nënçmuar.Ka shumë njerëz që nuk kanë emër dhe famë,por pas perdes vazhdimisht pijnë nga gota e dashurisë që iu dha qenit të Ashabu’l-Kehfit”.

“Biri im,jepe dhe shpirtin po qe nevoja për ta fituar atë gotë!
A fitohet epërsia pa hyrë në luftë me egon dhe duke mos duruar kokëçarjet që ke për të pasur?”

“Të durosh dhe të heqësh keq në mënyrë që në fund të pish nga kupa e dashurisë,nuk llogaritet si vuajtje e padurueshme dhe dhimbje.Edhe ti bëj durim dhe rezistoju dhimbjeve,sepse durimi është çelësi i gëzimit dhe haresë”.

“Askush nuk ka shpëtuar nga pusi i kësaj bote,domethënë nga dëshirat dhe pasionet e trupit të tij, pa duruar, pa u rezistuar dhimbjeve dhe pa vepruar me kujdes,sepse durimi është dora dhe këmba e kujdesit”.

Pejgamberi ynë i Nderuar ka thënë: “Njeriu është bashkë me atë që do”. Dashuria dhe si rezultat i saj bashkimi,të detyrojnë të përjetosh të njëjtën gjendje në të cilën ndodhet personi me të cilin je bashkuar,sepse “gjendja është ngjitëse” dhe “dashuria” është mjeti i rrjedhës së saj.

Të vjetrit kanë thënë: “Nga zemra në zemër ka një rrugë”.Kjo rrugë është kanali i dashurisë,që siguron përcjelljen e gjendjes shpirtërore nga zemra në zemër.Po ta shikojmë nga ky aspekt,siç marrin gjendjen e të këqinjëve ata që i duan të mbrapshtët,edhe ata që duan robërit e dashur të Allahut,marrin gjendjen e atyre robërve të dashur.

Për ta kuptuar këtë, duhet ta shikojmë me kujdes historinë e ashabu’l-kehfit. Qeni i tyre,Kitmiri,u lartësua vetëm se qëndroi me ata robër të devotshëm dhe u bë kafsha që do të hyjë në xhennet.(Hazreti Muhammed Bahaeddin Nakshibendi,kur vizitoi tyrben e Hazretit Abdulkadir Gejlanit,kërkoi që mbi derën e saj të shkruhej kjo strofë:Nëse dëshiron të jeshë afër Zotit më mirë të jeshë qen në derën e Hazretit Abdulkadir Gejlanit,se sa të jeshë luan.)

Përderisa qëndrimi me robërit e devotshëm të Allahut i mundësoi edhe një qeni të bëhej banor i xhennetit,atëherë duhet të mendojmë se çfarë përfitimi të madh mund t’u sjellë njerëzve ky lloj qëndrimi së bashku me njëri-tjetrin.

Sadi Shirazi -k.s.- duke treguar si shembull historinë e ashabu’lkehfit në suren Kehf,thotë: "Një qen fitoi besueshmëri vetëm pse ruajti të devotshmit dhe meritoi të përmendej edhe në një shprehje kuranore, ndërsa gratë e profetëve Nuh (a.s.) dhe Lut (a.s.) ranë në kufër dhe u bënë banore të xhehenemit,sepse qëndronin me jobesimtarët dhe i përkrahnin ata”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Me të vërtetë,nëse njeriu dashurohet pas asaj që e meriton këtë dashuri dhe mban qëndrim armiqësor ndaj asaj rreth së cilës duhet mbajtur një qëndrim i tillë,ai do të ketë prosperitet dhe lumturi materiale e shpirtërore.Po ashtu,në të kundërt,në qoftë se njeriu dashurohet pas asaj që nuk e meriton këtë ndjenjë dhe armiqësohet me atë ndaj të cilit nuk duhet të ushqejë ndjenja të tilla, o të shndërrohet në fatkeqin e kësaj përzgjedhjeje që ka bërë në atë masë sa ai tregohet këmbëngulës në gabim.

Po të kemi parasysh këtë të vërtetë,atëherë del në pah shumë qartë domosdoshmëria dhe rëndësia e kalimit të çasteve të jetës së bashku me robërit e mirë të Allahut dhe të jetuarit brenda rrethit të tyre të ndikimit,në qoftë se besimtari dëshiron të përparojë në nivelin shpirtëror.

Vetëm në këtë mënyrë arrihet përfitimi shpirtëror në përputhje me masën e dashurisë që përjetohet ndaj bashkëbiseduesit. Përndryshe,një bashkim i thatë - edhe nëse jep pak a shumë përfitime shpirtërore - nuk mund të japë rezultatin që kërkohet.

Zemrat e sahabëve të nderuar,të cilat u ngjanin tokave djerrë për nga e kaluara e tyre, u mbruajtën me reshjet e mëshirës dhe të bereqetit që u falte klima shpirtërore e përftuar në kuvendet e të Dërguarit të Allahut (a.s.).Për shkak të saj,farërat e virtyteve të pashoqe dhe të përshpirtshme, të mbuluara një herë e një kohë,gjetën zhvillim dhe përparim.Kështu,në sajë të shitblerjes së dashurisë dhe përshpirtshmërisë që reflektohej nga zemra në zemër,lindën personalitetet yje.

U tret dhe humbi njeriu i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm i kohës së injorancës,i cili ishte aq zemërgur sa varroste të gjalla foshnjet vajza,nuk njihte të drejtat e individit dhe nuk dinte ç’ishte drejtësia.Në të njëjtën siluetë njeriu u formua një individ njerëzor, këtë herë me zemër dhe sy përlotur,altruist,i sjellshëm, zemërbutë dhe i ndjeshëm.

Jeta e kësaj bote është pothuajse si një opium për t’i preokupuar krijesat.Domethënë ajo të pengon që t’i drejtohesh Allahut.Të mëdhenjtë,pyetjes se “Çfarë është kjo botë?”, i janë përgjigjur:"Gjithçka që të pengon për t’u drejtuar nga Allahu! Jeta e kësaj bote është punë me përgjegjësi për çdo krijesë,qëllimi i fundit i së cilës është fitimi i ahiretit." Nga Pejgamberi ynë i Nderuar trasmetohet thënia e tij mbi këtë temë, e cila është: “Kjo botë është ara e ahiretit”.Domethënë që njeriu çfarë të mbjellë në këtë botë,atë do ta korrë në ahiret.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Këtë cilësi të kësaj jete që të preokupon dhe të bën neglizhent,duhet ta ekuilibrosh në peshoren e përpiktë të fesë.E kundërta e neglizhencës është syçeltësia. Jeta e kësaj bote nuk mund të vazhdojë kur neglizhenca të realizohet në mënyrë absolute.Atëherë prishet ekuilibri dhe sjelljet njerëzore dalin jashtë kornizës së mendjes dhe logjikës.

Neglizhenca,siç e ka shprehur edhe Hazreti Mevlana në rreshtat e mësipërm,nëse zhduket plotësisht edhe nga një qen,të cilit mendja nuk i pjell gjë dhe që si krijesë përpara Krijuesit ka pak përgjegjësi,do të marrë malet për shkak të dashurisë hyjnore dhe nuk do ta kryejë punën e rojës që e ka për detyrë.Nëse tek një qen ndodh kështu,duhet ta llogarisim se në çfarë gjendjeje vjen njeriu i zgjuar plotësisht.

Hazreti Aziz Mahmud Hydaji në një poezi të tij e fton kështu njeriun që të kalojë nga neglizhenca në syçeltësi:

Zgjohu nga neglizhenca dhe shiko,
Nga kjo shije e përkohëshme kalo,
Pi nga burimi i njësimit,
Dhe Zotin tënd njëso.

Atëherë duhet ta pastrojmë zemrën dhe veten për të shpëtuar nga neglizhenca, po ashtu është e domosdoshme që ta zbrazim zemrën nga dynjallëku dhe të sodisim po me zemër tabllotë e ndryshme të shfaqjeve të fuqisë,të urtësisë dhe të hijeshisë hyjnore në gjithësi.

Dijetarët thonë: “O udhëtar i dijes! Ti nuk mund të ecësh përderisa të mos e këmbesh mosdurimin me durim,harresën me përkujtim të Zotit, mosmirënjohjen me falënderim, revoltimin me bindje,kopracinë me bujari, dyshimin me dijen e vërtetë,ëndrrën me sinqeritet,këmbënguljen në gabim me pendimin,mashtrimin me të vërtetën dhe neglizhencën me meditimin!...”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Mesnevi: “Njeriu i shkretë! Nuk e njohu veten ashtu siç duhet.Erdhi nga ana tjetër,nga të lartët,nga bota e pa fillim dhe ra në këtë botë të mangësive, në këtë botë të papastër”.

“Njeriu e shiti veten lirë.Ai ishte një copë mëndafsh shumë i çmuar dhe me veten e vet arnoi një rrobë”.

Në një hadith fisnik thuhet: “Ai që njeh veten,njeh edhe Zotin”.Kjo deklaratë është shprehje e vështirësisë që do të hasë njeriu për të njohur vetveten dhe për t’ia ditur vlerën asaj.

Me të vërtetë njeriu,nëse mund ta vlerësonte siç duhet vlerën që ka,duke marrë parasysh se është mëkëmbësi i Allahut në tokë,do ta konceptonte lehtë shëmtinë në lavdërimin e sjelljeve të poshtra dhe,kuptohet,domosdoshmërinë e rëndësinë për tu larguar nga ato.Por shumë njerëz,për shkak se nuk e kuptojnë madhështinë dhe përsosmërinë që kanë në krijimin e tyre,duke mos u matur sa duhet,nuk mund ta mbrojnë veten e tyre,që të mos bien në veprat më të shëmtuara.Në këtë mënyrë,ata zvarriten poshtë e më poshtë.

Mesnevi: “Musai u kthye nga shkopi dhe i tha: “Sa gjë e çuditshme!Profetësia jonë për ne është e qartë dhe e shndritshme si dielli,ndërsa për armiqtë e errët si nata...”

“Vallë,si nuk e shikon ushtria e Faraonit sesi është mbushur kjo botë me diellin e paradites?”

“Si nuk e shikojnë dhe dëgjojnë të vërtetën me sy dhe veshë të hapur,me inteligjencë të ndritshme! E admiroj forcën dhe fuqinë e Allahut sesi ua lidhi atyre sytë!”

“Unë habitem me neglizhencën e tyre.Po ashtu,edhe ata habiten me profetësinë dhe thirrjen time tek Allahu.Ata janë gjembat e një pranvere, ndërsa unë jam bari dhe jasemini i asaj pranvere!”

Ata që e nxijnë botën e tyre si një tokë e rrahur nga tymi i marsit - duke mos e vlerësuar ashtu siç duhet drejtimin e madhështisë dhe përgjegjësisë në personalitetin e tyre - nuk e shikojnë dritën e diellit edhe sikur të jetë mbi kokat e tyre,sepse në mes u ka hyrë perdja e errësirës, e cila është formuar nga neglizhenca.

Të mos ndikohesh nga e vërteta e Musait a.s.,dhe e pejgamberëve të tjerë si ai edhe pse ishin si diej përsa i përket ndriçimit,është një rezultat i natyrshëm i neglizhentëve që e kanë varrosur botën e tyre në errësirë për shkak të pengesës së egos së tyre,të cilës ata i binden.Ata janë si neglizhenti që duke e mbuluar kokën me jorgan,pranon,shfaq dhe pohon se dita është natë.

Në fakt,ata nuk dinë gjë për të vërtetën e që sipas tyre nuk do të ndryshojë. Këtë gjendje që Musai a.s.,e dinte nga Allahu,e vlerëson me admirim si zgjuarsi në vënien e një perdeje për ta kuptuar atë qenie të lartë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Por a ka ndonjë gjë që nuk mund ta bëj Ai!...Është një shfaqje fuqie e pakonceptueshme sesi Ai,i cili i ka dhuruar një aftësi të mrekullueshme syrit - që është një copë mishi - për të shikuar,zemrës për të ndjerë,trurit për të medituar; në të njëjtën kohë i ka privuar këto organe nga shikimi dhe dëgjimi.

Ai që është i lirë dhe i fuqishëm,i asgjeson prirjet dhe kërkesat egoiste e të papjekura. Njeriu që mposhtet ndaj të keqes së egos,domethënë ndaj ndëshkimit, urrejtjes dhe lakmisë së saj,është më poshtë sesa njerëzit që janë robër të të tjerëve...

Fatkeqi tradhëtar,i cili e martirizoi dritën e syve të Pejgamberit tonë të Nderuar,Hazreti Husejnin -radijallahu anh- në afërsi të qytetit të Bagdatit, shfaqi robërinë dhe pavlefshmërinë e vetes së tij duke thënë:- Unë sot vrava njeriun më të ndershëm të kësaj bote!

Në shekujt e mëvonshëm,Hulagu bënte përpara në rrugën e tij pasi kishte mbytur në gjak dhe lot çdo vend ku kalonte.Ai masakroi katërqind mijë myslimanë në Bagdad, kryeqytetin e asaj kohe,dhe hodhi në lumin Tigër të gjithë dorëshkrimet e mrekullueshme të shkruara me shumë mund.Ai është një nga të mjerët më fatkeq që ka shënuar historia. Ai, në të vërtetë, nuk ishte një sundimtar,por një skllav i pafuqishëm përballë egos së tij.

Nga ana tjetër,përsëri në Bagdat kur po e gurëzonin,Hallaxh el-Mansuri që i frymëzuar plotësisht kishte zbuluar një të fshehtë intime,e fshehtë e cila u bë shkak që njerëzit ta peshonin gjendjen e tij sipas kritereve të mendjes,u shpreh për ata që po e gurëzonin:

O Zot! Fali ata që janë duke më gurëzuar,para se të më falësh mua!

Me këto fjalë ai përfaqëson njeriun,i cili i ka kaluar problemet vetjake të egos,e ka liruar veten nga robëria e saj dhe ka arritur fitoren e shpirtit të tij në qetësinë e ndërgjegjes.

Mesnevi: “O njeri neglizhent! Ti e mendove për bukë riskun dhe jo për urtësi, kur Allahu thotë në Kur’an: Hani nga risku që ju ka dhënë Zoti!”

“Risku që ka dhënë Allahu është urtësi dhe dije sipas shkallës,kuptimit dhe aftësisë së ndjesisë së njeriut.Ai nuk i ngel në fyt dhe nuk e vret atë që e ha”.

“Nëse e mbyll gojën e trupit,te ti do të hapet një gojë shpirtërore.Me atë gojë ha kafshatat e të fshehtave dhe të dijeve hyjnore”.

Risku nuk janë vetëm gjërat që hahen dhe pihen,ashtu siç pandehin të gjithë.Këto janë të përcaktuara në një sasi.Domethënë,asnjë njeri nuk ndërron jetë pa e konsumuar atë që i është caktuar dhe pa e plotësuar riskun e tij.Por edhe gjërat e tjera i nështrohen paracaktimit hyjnor.Për shembull,sa do t’i shikojë pamjet e botës së përkohëshme një sy. Sa zë dhe fjalë do të dëgjojë një vesh.

Sa mendime do të prodhojë një tru ashtu pa bërë zë,si shkrimi në pjesën e poshtme të ekranit të televizionit,dhe sa ndjenja do të reflektojë një zemër në të njëjtën mënyrë... Këto janë gjëra të ditura nga dija hyjnore dhe të përcaktuara prej saj.Edhe ata si risku janë.Pra,vdekja nuk vjen pa u konsumuar ato.

Kjo do të thotë se edhe pjesët tjera janë të kufizuara dhe të përcaktuara si risku.Ky kufizim dhe përcaktim është caktim hyjnor.Nga ky aspekt, është mangësi të pandehësh se kjo vlen vetëm për gjërat që hahen dhe pihen.

Hazreti Mevlana përsëri thotë:“Mos u mundo ta ushqesh shumë dhe ta frysh trupin, sepse ai është një kurban që do t’i jepet tokës.Ti,në të vërtetë, mundohu të ushqesh zemrën,sepse ajo do të shkojë në lartësi dhe do të nderohet”.

“Trupit jepi pak gjëra me yndyrë dhe mjaltë,sepse ai që e ushqen tepër atë,bie në dëshirat vetjake dhe së fundi poshtërohet”.

“Shpirtit jepi ushqim shpirtëror dhe shërbeji mendim të pjekur,kuptim të mprehtë e ushqime shpirtërore,në mënyrë që të mbërrijë i fortë në vendin ku do të shkojë”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Mesnevi: “O ti që kafshon buzët dhe mahnitesh ndaj bukurisë së pranverës!Pa shiko edhe gjendjen e zverdhur dhe ftohtësinë e vjeshtës!”

“Kur të shikosh lindjen e diellit të bukur në kohën e lindjes,kujto perëndimin e që do të thotë vdekje për të!”

“Edhe njeriu jeton të njëjtën aventurë.Përsosmëria dhe bukuria e tij janë të detyruara të vdesin”.

“Do të shikosh se një fëmijë i bukur është bërë i dashuri i popullit për shkak të bukurisë së tij.Pas një farë kohe është plakur dhe është poshtëruar ndaj popullit!”

“Nëse je stolisur me trup të artë,kujtohu se ky trup do të kthehet në arë pambuku pasi të plaket!”

“O ti lakmues që ha ushqime me yndyrë dhe mjaltë!Ngrihu dhe shko në tualet, që atje të shohësh të ardhmen e tyre!”

Kjo botë ka ardhur në ekzistencë me bashkimin e shfaqjeve të cilësive të Allahut Teala. Çdo qenie që ekziston,përveç Allahut,është me bashkimin e shfaqjeve të kësaj cilësie.Në botën tonë nuk ka shfaqje të qenies së Tij,sepse Allahu nuk ka krijuar ndonjë vend që mund t’i rezistojë një shfaqjeje të tillë.

Nga ana tjetër,qeniet që ekzistojnë me bashkimin e shfaqjeve të cilësive,janë të privuara nga cilësia hyjnore “beka”.Për këtë arsye,në asnjë qenie nuk ka “beka”, domethënë mundësi dhe fuqi pavdekshmërie dhe përjetësie.Ndërsa rezultati i kësaj është se të gjithë krijesat janë të detyruara për t’u vjetëruar dhe shkatërruar.

Në ajetin fisnik kjo e vërtetë shprehet kështu:“Çdo krijesë që gjendet në tokë do të shkatërrohet”.(Er-Rahman, 26)

Edhe cilësitë e krijesave të përkohëshme janë të tilla,domethënë të përkohëshme.Si rezultat i kësaj gjendjeje,të gjithë janë të detyruar gjithmonë që të ndryshojnë dhe të plaken.Asnjë nuk mbet në një gjendje.Por kalimi i përkohshmërisë në çdo qenie realizohetnë një shpejtësi dhe mënyrë tjetër.Për këtë arsye është i vërtetë ligji se “çdo gjendje vjen dhe kalon”.

Kjo do të thotë se bota jonë,e cila është formuar mbi të kundërtat,nuk do të qëndrojë as mbi bukuri e as mbi shëmtim,as në hajër dhe as në sherr,as mbi qenie e as mbi mosqënie,as mbi përsosmëri dhe as mbi shkatërrim.Ndryshimi i përhershëm është një kader absolut për të gjitha krijesat.Hazreti Mevlana në rreshtat e tij e shpreh bukur këtë të vërtetë.Po ashtu,përmend edhe kalimin e një njeriu nga fëmijëria në pleqëri,dhe ndryshimin që pëson një ushqim.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Një jetë neglizhente përbëhet në fëmijëri nga loja,në rini nga epshi,në moshën e pjekurisë nga neglizhenca,në pleqëri nga mallëngjimi për gjërat që të ikin nga dora dhe nga shumë rënkime e pendime.Atë që nuk e ka dhikrin në buzën dhe zemrën e tij,atë që nuk dëshiron ta dëgjojë dhe ndjejë hallin e të vuajturit,pra të pamëshirshmin,vdekja - nga e cila ikin fatkeqët dhe mendjemëdhenjtë - e pret çdo çast në pusi.

Sa përfundim i keq është gjendja e atyre që janë lodhur deri në ditën e fundit në shijet e përkohshme dhe të cilët janë mashtruar ndaj bukurive dhe fitimit të gëzimeve të kësaj bote pa ahiret!

Kjo botë është një vend sprove.Në shikim të parë,era e saj është e mirë dhe e ëmbël. Vetes sonë i jep freski dhe gjallërim,por është një kurth, një fatkeqësi për ata që nuk e kalojnë pengesën e egos.

Mesnevi: “O njeri,nga kjo botë vijnë dy zëra që janë të kundërt me njëri-tjetrin.Vallë zemra jote cilin është e aftë të dëgjojë?”

“Njëri prej atyre zërave është gjendja e atyre që i afrohen Allahut,ndërsa tjetri është gjendja e atyre që mashtrohen”.

“Nëse e pranon njërin prej këtyre dy zërave,tjetrin nuk e dëgjon fare,sepse njeriu që do, pothuajse verbërohet dhe shurdhohet kundrejt gjërave që janë e kundërta e asaj që dëshiron”.

“O udhëtar! Shiko figurën e fundit në pasqyrë! Mendo shëmtimin e një të bukuri kur të plaket dhe një ndërtese që do të vijë në gjendje të shkatërruar.Mos u mashtro në gënjeshtrën e pasqyrës!”

Hazreti Mevlana,në rreshtat e tij të mësipërm,shpjegon se kjo botë është krijuar mbi të kundërtën,duke përmendur shembuj të ndryshëm.Shkaku i kësaj sepse Allahu është “xhamiu’l-ezdad”,domethënë zotëruesi i cilësive të kundërta.Siç u shpjegua edhe më sipër,e kundërta është baza edhe në botën tonë,e cila ekziston me shfaqjet e cilësive.

Ajo nuk mund të zhduket.Në të vërtetë,truri janë pasqyra e shfaqjeve xhemal e xhelal dhe vazhdimisht shfaqin të kundërtën,sepse konceptimi i njeriut,që është përgjegjësi sipas Islamit,arrin vetëm aq sa mund të konceptojë të kundërtën.

Aq sa të jetë e qartë e kundërta,aq është i qartë edhe konceptimi.Nëse mbi një dërrasë të zezë vendosen dy penj,njëri i bardhë dhe tjetri i zi,e bardha që është plotësisht e kundërt me dërrasën e zezë, shikohet më qartë.Ndërsa lepurin e bardhë që ecën në dëborë mund të mos e shikojnë as sytë më të mprehtë.

Edhe Islami e merr parasysh këtë realitet kur shpjegon sistemin që ka formuar dhe mendimin që ka sjellë për këtë botë.Shpjegimet e tij i ndërton mbi të kundërtat, si hajër-sherr,xhennetxhehennem,jetë-vdekje...

Ndërmjet këtyre të kundërtave,edhe në personalitetin e njeriut edhe në gjithësi,ka një epërsi të njërës mbi tjetrën dhe në të njëjtën kohë luftë për ta zhdukur njëra-tjetrën.Si lufta e të keqes me të mirën në botën e brendshme të njeriut...Në këtë luftë është e pamundur që njëra ta shkatërrojë tjetrën,sepse çdo gjë që është e kundërt me njëra-tjetrën,është reflektimi në botën tonë i një cilësie të Krijuesit të vërtetë të gjithësisë.

Për shkak se cilësitë e Allahut janë të përhershme,e kundërta do të vazhdojë deri në kiamet.Ajo që i ka hije njeriut në personalitetin e tij dhe në botën e jashtme, është përpjekja që të sigurojë fitoren e së vërtetës dhe së mirës ndaj së gabuarës dhe së keqes.Për këtë arsye,duhet t’i përkushtohemi së vërtetës dhe së mirës dhe të largohemi nga e gabuara dhe e keqja.Ata që e bëjnë këtë,arrijnë lumturinë.

Edhe qëllimi i fesë është që ta shpjerë drejt kësaj fitoreje çdo individ që i thirret njeri.Po ashtu,në ajetin fisnik thuhet: “Ka shpëtuar ai që pastron veten (nga papastërtitë materiale dhe shpirtërore). Po ashtu është shkatërruar ai që e mbulon atë me mëkate”.(esh-Shems,9-10)
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Mesnevi: “Mos u jep shumë pas pasurisë dhe pronës në mënyrë që kur të vijë koha,t’i lësh lehtë! Jepe që të shkojë edhe lehtë,edhe të fitosh sevape! Ti kapu pas Atij që të ka shtrënguar fort,sepse Ai është i pari,po ashtu Ai është edhe i fundit.Nëse dëshiron ta gjesh Atë, hidhe çdo siklet vetjak që mund të ta fundosë anijen e shpirtit,në mënyrë që të arrish atë që do”.

Më të fuqishmet nga mirësitë e kësaj bote dhe të prirura të hedhin rrënjë thellë në zemër janë “pasuria” dhe “fëmijët”.Për këtë arsye, Allahu në Kur’anin fisnik këto dy cilësi i ka cilësuar “fitne”.

Çdo mundësi si pasuria dhe fëmijët që Allahu ia ka dhënë njeriut,në të vërtetë janë nga një amanet.Të gjitha mirësitë janë nga Ai dhe janë të Atij. Për këtë arsye,ndjenjat e zemrave të ditura kundrejt Allahut gjithmonë janë në drejtimin që shpreh kjo strofë:

“Ti je ai që merr,Ti je ai që jep,Ti je ai që bën!
Çfarë të japësh ti,është ajo që kemi!”

Për këtë arsye,miqtë e Allahut e kuptojnë paaftësinë e tyre ashtu si një rob para Allahut,ata janë larguar shumë nga rënia në neglizhencë për t’i fshehur mirësitë që kanë arritur nga Allahu,i cili është zotëruesi i vërtetë i atyre mirësive.

I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë kështu për fitnen,që do të pësojë ummeti në të ardhmen: “Çdo ummet e ka një fitne.Ndërsa fitneja e ummetit tim është pasuria”.

Ata të cilët e shpenzojnë pasurinë në mënyrë të gabuar apo ata që e kursejnë aq sa nuk u japin atyre që kanë të drejtë mbi të,i humbin mirësitë që Allahu ua ka dhënë.Allahu e shpreh kështu në ajetin fisnik të ardhmen tragjike të atyre që bien në një neglizhencë të tillë: “…Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin në rrugën e Allahut,lajmëroi për një dënim të dhimbshëm.Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit e bashkë me të ballet,anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj pra shijoni atë që e depozitonit!” (et-Teube, 34-35)

Sa mësimdhënëse është kjo vërejtje që u ka bërë Shejh Sadi kopracëve dhe atyre që janë të dhënë shumë pas pasurisë së kësaj bote: “Mos kujto se do të lartësohesh duke mbledhur para.Uji që nuk ecën,qelbet dhe thahet.Mundohu të falësh dhe ta bësh të rrjedhshëm.Ujin që rrjedh e ndihmon qielli.Lëshon shi,i dërgon rrëke dhe e bën det”.

Për këtë arsye,dija e vërtetë është që ta sjellim zemrën në gjendje deti me bujari, mirësitë që ka dhënë Allahu dhe tregëtinë e kësaj bote ta kthejmë në pasuri të ahiretit.Nga ky aspekt,pasuria më e mirë është ajo që dërgohet në ahiret para Zotit,dhe shpirti më i mirë është ai i cili përdoret në fitimin e kënaqësisë së Allahut.

Ashabët e nderuar, pa pasur frikë nga varfëria,kishin një dëshirë të madhe për tu shpërndarë të varfërve të ardhura materiale dhe për ta shndërruar jetën e kësaj bote në kapitalin e lumturisë së ahiretit.Edhe ne,duke menduar ahiretin tonë,duhet të përfshihemi në entuziazmin për të përfituar nga kjo begati e tyre e lartë.

Në hadithin fisnik thuhet: “Kush shqetësohet për ahiretin,Allahu e vendos pasurinë në zemrën e tij,ia mbron punët nga prishja dhe kjo botë i paraqitet duke iu bindur.Kush shqetësohet për këtë botë,Allahu ia vendos para syve varfërinë,e varfëron dhe nga kjo botë i vjen vetëm aq sa i është përcaktuar”.

Hazreti Mevlana tregon rrezikun e largimit nga Allahu me rrënjosjen në zemër të dashurisë ndaj pasurisë.E drejtë është që çdo mirësi ta zotërojmë me logjikën dhe ndjenjën e “amanetit”. Nëse veprojmë kështu,ndarja nga ajo nuk përbën ndonjë vuajtje të padurueshme.

Zemra është vendi ku shikon Zoti.Nëse aty fut “dashurinë për pasuri” dhe “fëmijë”, ky është një gabim me drejtim shndërrimin e tyre në idhuj. Ashtu siç është një qëndrim në kundërshtim me besimin e vërtetë,ajo në të njëjtën kohë del nga të qenurit ndërmjetësim për të fituar ahiretin dhe vjen në gjendje qëllimi,rezultati i së cilës në këtë botë është robëria, ndërsa në ahiret është humbje,pra fatkeqësi në të dy botët.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Shpëtimi nga indiferentizmi shpirtëror

Zhdukja e ndjenjës së indiferencës ndaj përshpirtshmërisë fetare është e mundur vetëm me anë të kryerjes së dhikrit të vazhdueshëm, prandaj të mos e harrojmë asnjëherë Allahun(xh.sh.), sepse momentet në të cilat njeriu bie në mëkat dhe gjynah janë pikërisht çastet kur ai harron Zotin.

Allahu e ka krijuar njeriun dhe e ka pajisur atë me aftësinë dhe dhuntinë për të bërë mirë apo keq.Kjo është arsyeja përse njeriu është krijesa e vetme,të cilit iu la amanet përgjegjësia e të qenit rob i Zotit.

Tek individualiteti njerëzor është mbjellë fara e prirjes ndaj të keqes dhe të mirës,prandaj edhe prehja në këtë botë dhe lumturia në botën tjetër varet nga fakti sesa arrin njeriu ta shndërrojë botën e tij të brendshme në një “zemër të pastër”.

Me anë të ajeteve të para të sures Shems,Zoti ua ka shpallur haptazi njerëzve rëndësinë dhe vështirësitë e realizimit të këtij shndërrimi shpirtëror, duke e përforcuar këtë të vërtetë me 11 betime të bëra prej Tij.

Në ajetin kuranor thuhet: “Betohem në atë që,pasi ta ketë pajisur vetveten (nefs) me aftësi dhe ngjall në të prirjen për devotshmëri e veprime të ulëta (fuxhur) se,ai që e pastron egon (nefs) e tij nga të këqijat ka shpëtuar,kurse ai që e zhyt atë (nefs) në të këqija do të jetë i humbur”.
“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.Pra,ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.Ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems,7-10)

Të mëkatosh do të thotë të bëhesh skllav i dëshirave dhe kërkesave epshore, kurse devotshmëri fetare do të thotë zell dhe përpjekje për t’iu afruar Zotit, duke e ruajtur zemrën nga veprimet e ulëta.Mendja,inteligjenca perceptimi, pasuria,posti, të afërmit dhe fëmijët janë materiali i njëjtë për këto dy cilësi dhe veçori dalluese, të kundërta me njëra-tjetrën.

Në qoftë se njeriu,për hir të dëshirave epshore dhe egoiste,preferon dhe pranon t’i braktisë këto rrugë të domosdoshme që e afrojnë tek Allahu,atëherë margaritari shpirtëror që ai posedon do të prishet, duke e çuar dëm begatinë e kësaj jete, mundësinë e tij të vetme në këtë botë,si dhe do të bjerë viktimë e fatkeqësive si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Pasi u zbua nga parajsa,djalli i drejtoi një kërkesë Allahut,nëpërmjet së cilës i lutej që deri në ditën e gjykimit të kishte një të drejtë,me anën e së cilës t’i çorientonte njerëzit, duke i shpënë ata drejt së keqes dhe së gabuarës.Allahu e lejoi vetëm në këtë botë iluzore, në të cilën njerëzit vijnë thjesht për t’u sprovuar.

“(Iblisi) tha: Për shkak se më humbe mua,unë do t’u ulem atyre në rrugën Tënde të drejtë.Mandej,do t’ju sillem atyre para prapa,nga e djathta dhe nga e majta e tyre,e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderojnë)! “(Araf, 16-17)

Gjithsesi,nuk duhet harruar që nëpërmjet ajetit në vazhdim shprehet qartë fakti se asnjë prej njerëzve që janë të sinqertë në jetën e tyre fetare, nuk ka për të shkuar dëm nga cytjet e shejtanit,i cili, duke zënë pritë anës rrugës së drejtë që të çon tek Allahut,i shtyn njerëzit drejt së keqes dhe ua zbukuron pamjen e mëkateve dhe gjynaheve.

“Përveç robërve të Tu të sinqertë.” (Hixhr,40)
Allahu (xh.sh.) urdhëron dhe thotë:“Ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force,përveç atyre të humburve që vijnë pas teje. (Hixhr,42)
Ja si na e tërheq vëmendjen Zoti ynë në mënyrë që të mos biem viktimë e mashtrimeve të djallit: “O ju njerëz,kini frikë ditën kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet,e as fëmija nuk mund tíi bëjë prindit të vet.Premtimi i All-llahut është i sigurt,pra mos t’u mashtrojë jeta e kësaj bote dhe djalli.” (Llukman,33)

Me anë të tregimit mësimdhënës në vijim,Mevlana Xhelaledin Rrumi rrëfen gjendjen në të cilën bie njeriu i nënshtruar ndaj egos së tij dhe mënyrën sesi atij i shkojnë dëm - i mashtruar nga dredhitë dhe intrigat e shejtanit - adhurimet dhe veprat e kryera: “Në kohën e profetit Shuajb jetonte një njeri,i cili e kishte bërë zakon të shprehej kështu:“Allahu di dhe ka parë shumë nga mëkatet,gjynahet dhe të metat e mia,por Ai m’i ka falur ato për hir të favorit dhe fisnikërisë së Tij”.

I frymëzuar nga Zoti, profeti Shuajb (a.s.) e këshilloi me këto fjalë paralajmëruese atë: “Ke filluar të thuash se Allahu për shkak të fisnikërisë së Tij nuk të ka deklaruar përgjegjës dhe nuk të ka dënuar,megjithëse ti ke punuar kaq shumë mëkate dhe gjynahe.O njeri mendjeshkurtër dhe i mjerë që ke lënë rrugën e drejtë për t’u endur shkretëtirave.A nuk e kupton ti se Allahu ta ka dhënë dënimin tënd deri tani sa e sa herë,por ti nuk di gjë për këtë! Të ka ikur largpamësia,sepse je zhytur nga koka te këmbët,nga maja e flokut deri te thoi i këmbës brenda indiferencës ndaj shpirtërores.Ti je kthyer në skllav të dëshirave dhe ndjenjave të tua egoiste,por nuk je i vetëdijshëm për këtë.

O njeri që i ngjan tiganit të nxirë! Je zhytur thellë brenda blozës dhe ndryshkut që ta kanë nxirë botën tënde të brendshme.Zemra dhe shpirti yt janë mbuluar nga shtresa ndryshku,prandaj syri i largpamësisë të është mbyllur dhe ta ka zënë perden e shikimit të enigmave hyjnore,ndërsa zemra të është verbëruar.

Çdo gjë duket më e qartë dhe perceptohet më lehtë kur vendoset përballë asaj që është e kundërt me të.Bloza e pistë nxjerr në pah më qartë bardhësinë që ka tigani i kallajisur, por nëse tigani zë e nxihet nën efektin e tymit,duket se njolla e zezë që ka përsipër humbet dhe asnjë njeri nuk mund ta shoh atë. Po qe se hekurpunuesi është me ngjyrë të zezë, tymi i punishtes nuk mund ta nxijë më tepër lëkurën e tij,por,po qe se në punishte punon një njeri me lëkurë të bardhë, fytyra e tij do të bëhej e zezë.

Besimtari që e ka zemrën të pastër,e kupton shumë shpejt efektin e mëkatit dhe të gjynahut dhe zë të qajë e të vajtojë me dënesë,duke u lutur: “Aman,më fal o Zot!” Kurse njeriu që vazhdon të kryejë mëkate dhe gjynahe,thuajse e mbush me dhe syrin e zemrës,prandaj edhe nuk i koncepton gjynahet që bën dhe nuk ndjen vrasje ndërgjegjeje; madje as që i shkon ndër mend të pendohet.Mëkati dhe gjynahet e kryera i tingëllojnë zemrës së tij si melodi e ëmbël.

Kështu,ai e çon dëm besimin e tij pa e ditur se çfarë është duke bërë.Ndjenja e pendesës dhe fjalët përgjëruese “O Zoti im!” zhduken nga zemra dhe gjuha e tij - të nxira dhe të ngurtësuara tashmë - duke bërë që pasqyra e shpirtit t’i mbulohet nga shtresa ndryshku,që zënë ta brejnë atë.

Në qoftë se shkruhen ca rreshta mbi një letër të bardhë,ato lexohen qartë.Po qe se shkruan diçka mbi një letër në të cilën është shkruar tashmë, ato që shkruan së dyti nuk do të kuptohen,sepse ngatërrohen me shkrimin e mëparshëm.Tani është e vështirë t’i kuptosh ato radhë të cilat fillon dhe i lexon gabim,sepse kur boja e re dhe e zezë vihet mbi të vjetrën,të dy shkrimet bëhen të palexueshme dhe nuk mbetet kuptim në to.Lëre po të përpiqesh të shkruash për të tretën herë në të njëjtën letër,atëherë do ta nxish fare; kështu ndodh edhe me mohuesit e fesë.

Kur është kështu,ç’mund të bësh tjetër përveçse të kërkosh strehën e mbrojtjes së Allahut,që është shërim për çdo situatë?! Lutjuni Zotit tuaj mëshirues që t’ju udhëzojë; kështu ju do të shpëtoni nga derti i pashërueshëm i nxirjes dhe zënies ndryshk të zemrës!”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Personi që kishte gabuar,erdhi në vete pas këtyre fjalëve të Shuajbit,(a.s.),fjalë që mbanin erë frymëzimi hyjnor dhe ta dridhnin zemrën.Ai,duke dashur të pendohej,i drejtoi këtë pyetje: Cila është shenja që më tregon se e kam merituar dënimin hyjnor si pasojë e mëkateve dhe gjynaheve që kam kryer pa ditur se çfarë po bëja?
Si përgjigje ndaj kësaj pyetjeje,Allahu e frymëzoi Shuajbin(a.s.)t’i thoshte: Duke mos ti bërë publike të fshehtat e tua,Unë t’i kam mbuluar gabimet dhe mëkatet.
Shenja më e qartë se e ke merituar fatkeqësinë dhe mynxyrën shpirtërore është kjo:Njeriu që kryen detyrën e robit ndaj Zotit dhe mban agjërimin, fal namazin,jep zekatin,madje kryen edhe punë të tjera të mira,por nuk shijon asnjë grimë të kënaqësisë shpirtërore nga asnjë prej adhurimeve që bën.
Adhurimet e tij nga pamja e jashtme janë të sakta dhe sjellja e tij si rob ndaj Zotit është e hijshme,por bota e tij e brendshme shpirtërore është e varfër,prandaj zemra dhe trupi i tij nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën.Kokrra e arrës nga jashtë duket e shëndoshë,por nga brenda mund të jetë e zbrazët.

Nëse dëshiron që ndjenja e besimit dhe adhurimet të lënë tek ti shije të mirë,atëherë zemra është e detyruar të vishet me përshpirtshmëri dhe frymë shpirtërore. Bërthama duhet të jetë e mbushur brenda,që të lëshojë fidan.A ke parë bërthamë të zbrazët që lëshon fidan? A nuk është forma pa jetë asgjë tjetër përveçse një kallëp i derdhur?”

Me këto këshilla shpirtërore ia tërhoqi vërejtjen Shuajbi (a.s.)njeriut indiferent,në zemrën e të cilit,nëpërmjet frymës shpirtërore të profetit,çelën lulet e shpresës. Pasi u lut për falje,ai vendosi me bindje ta drejtonte zemrën e tij drejt Allahut…”

Më i madhi i mëshiruesve,Allahu (xh.sh.),i trajton robërit e tij në përputhje me dy atributet e Tij e që janë butësia (Halim) dhe falja (Gafur),prandaj edhe nuk i dënon ata menjëherë për gabimet dhe mëkatet e tyre,duke e shtyrë çështjen e dënimit deri në një afat tjetër të caktuar; por robi i hutuar tregohet indiferent ndaj kësaj të vërtete,e cila shprehet kështu në një ajet kuranor: “E sikur All-llahu tíi kapte njerëzit sipas veprave (të këqia) të tyre,nuk doheut asnjë gjallesë,por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar,e kur të vijë afati i tyre,síka dyshim se Allllahu i ka parasysh robërit e vet.” (Fatir, 45)

Njerëzit e pafat,të infektuar nga një sëmundje shpirtërore e tillë,jo vetëm që nuk janë të vetëdijshëm për mëkatet dhe gjynahet e kryera,por pandehin se veprimet e tyre janë të sakta dhe të mira dhe se do të përballen në botën tjetër (ahiret) me rezultate të mbara.

Ndërkaq,me anë të ajetit kuranor në vijim,Allahu na informon rreth përfundimit të dhimbshëm të personave që nën ndikimin e indiferencës:“Thuaj:A t’ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre? Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote,e megjithatë ata mendojnë se janë duke bërë mirë.” (Kehf,103-104)

Nga ky aspekt,besimtarët jo vetëm që tregojnë kujdes t’i kryejnë me sinqeritet punët dhe veprimet që bëjnë,por edhe i kap përherë ndjenja e madhe e frikës se mos do t’i çojnë dëm ato,prandaj edhe e konsiderojnë për gjë të madhe edhe gabimin më të vogël që mund të bëjnë.Në të kundërt me ta,indiferentët i vlerësojnë dhe i konsiderojnë të parëndësishme mëkatet që kanë bërë,sado të mëdha të jenë ato.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Abdullah bin Mesud ka thënë: “Besimtari e konsideron mëkatin si një mal,rrëzë të cilit ulet,por qëndron aty me frikën se mos copa gurësh nga mali do ta mbulojnë nga çasti në çast.Ndërsa mëkatari i konsideron mëkatet e tij si një mizë që shkon dhe vjen përpara hundës,pavarësisht prej rëndesës së tyre”.

Ibn Mesudi (r.a.),për të demonstruar ato që tha,ngriti dorën dhe bëri sikur po largonte ndonjë mizë nga hunda.

Njëherë, i dërguari i Allahut (s.a.v.s.) i tha Aishesë (r.a.): O Aishe! Ruaju edhe nga gjynahu e mëkati më i vogël,të cilit mund të mos i tregosh rëndësi. Mos harro se në agorin e Allahut gjendet një engjëll që i vëren dhe i shënon ato”.

Një nga veprimet indiferente të njerëzve - më të shpeshta në ditët e sotme - është përbuzja e robërve të Allahut,pra nënvleftësimi i tyre.Përfolja që vjen si pasojë e këtyre paragjykimeve,bën që personit për-folës t’i pëlqejë vetja e tij përkundrejt personit të përfolur që poshtërohet.Në këtë mënyrë,ky njeri e stimulon egoizmin,duke i lëshuar pe mendjemadhësisë dhe dëshirave të egos personale .Nga e gjithë kjo,lind një e drejtë e nëpër - këmbur e personit të pafajshëm,shpagimi për të cilën do të zgjasë deri në ditën e kiametit.

Ndërkaq,Allahu na mëson nëpërmjet ajetit të mëposhtëm se Ai nuk pëlqen aspak që një rob i Tij të nënvleftësohet nga të tjerët dhe e konsideron këtë veprim një nga mëkatet dhe gjynahet më të mëdha: “Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit)” (Humeze,1)

Në vazhdim të ajeteve të sures Humeze,Allahu i paralajmëron njerëzit e pafat që sillen në këtë mënyrë,duke i kërcënuar me hedhje në xhehenemin Hutame,aty ku zjarri djegës shkon deri në zemër.

Një tjetër gjë që i preokupon më shumë zemrat dhe bën që ato të bien në indiferencë, duke i privuar nga frymëzimi shpirtëror i adhurimeve, është makutëria e dashurisë për këtë botë dhe e fitimit të pasurisë së tepërt.Dobësinë e njeriut në këtë aspekt,Allahu (xh.sh.) e sqaron me këtë ajet kuranor: “E njeriu,kur e sprovon Zoti i tij,e nderon dhe e begaton,ai thotë:Zoti im më ka nderuar! Por,kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: Zoti im më ka nënçmuar! Jo,nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun.Nuk nxisni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë). Dhe pasurinë e doni së tepërmi.” (Fexhr,15-20)

Llukmani i Urtë e pati këshilluar kështu të birin në mënyrë që t’i tërhiqte vëmendjen ndaj indiferencës: “Biri im! Bota është një det pa fund.Dijetarët e pa-kultivuar me kulturë shpirtërore dhe shumë të tjerë janë shkatërruar në këtë jetë,pasi kanë rënë në indiferencë. Le të jetë besimi yt me zemër të bindur ndaj Allahut - anija jote në këtë det,devotshmëria dhe adhurimet - pajisjet e saj;ndërsa mbështetja jote tek Allahu (tevekul) - velat që i mundësojnë të lundrojë nëpër det.Unë shpresoj se vetëm me këtë mënyrë mund të shpëtosh”.

Ja si e përshkruan i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) fëlliqjen dhe nxirjen e zemrës për shkak të mëkateve dhe gjynaheve: “Kur njeriu kryen një gabim,në zemër i vihet një pikë e zezë. Në qoftë se ai heq dorë nga mëkati,i përgjërohet Zotit për falje dhe pendohet vërtet, zemra e tij pastrohet.Në qoftë se ai vazhdon sërish të bëjë mëkate,pika e zezë do të rritet derisa t’ia mbulojë të gjithë zemrën”.

Profeti ynë (s.a.v.s.) ka thënë:
- Zemra zë ndryshk, ashtu siç zë ndryshk edhe hekuri.
- O i dërguar i Allahut! Si pastrohet ajo? - e pyetën.
- Leximi i shpeshtë i librit të Allahut dhe përmendja e shpeshtë e Zotit, - u përgjigj ai.

Nëpërmjet ajetit kuranor në vijim,Allahu na mëson se dy nga karakteristikat e robërve të devotshëm që Ai i do dhe me të cilët është shumë i kënaqur,janë pendimi i menjëhershëm pasi të kenë kryer një mëkat e gjynah,dhe mos-këmbëngulja në kryerjen e tyre: “Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre,e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç Allllahut? - dhe që duke ditur,nuk vazhdojnë në ata që kanë punuar (në të keqen).” (Ali Imran,135)
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Shpëtimi nga neglizhenca

Zhdukja e ndjenjës së indiferencës ndaj përshpirtshmërisë fetare është e mundur vetëm me anë të kryerjes së dhikrit të vazhdueshëm,prandaj duhet të mos e harrojmë asnjëherë Allahun(xh.sh.),sepse momentet në të cilat njeriu bie në mëkat dhe gjynah janë pikërisht çastet kur ai harron Zotin.Mëkatet e kryera me dije apo pa dije dhe gabimet që bëhen si pasojë e indiferencës,sjellin shkatërrimin e zemrës,qendrës së jetës shpirtërore, ndryshkjen e saj në aspektin shpirtëror-afektiv,dhe verbimin.

Kështu,njeriu fillon të mos e shijojë ëmbëlsinë e adhurimeve.Robi që bie viktimë e një sëmundjeje të tillë,i çon dëm edhe agimet e mëngjeseve,pasi atë e mposht gjumi. Si rezultat i kësaj indiference,ai privohet nga përgjërimi që duhet të bëjë me duart e drejtuara nga Zoti me fjalët: “Zoti im, Zoti im!”,ashtu sikurse humbet edhe ndjeshmërinë e të qenit i vetëdijshëm për gabimet që bën.

Për këtë arsye,Allahu (xh.sh.) e ka urdhëruar profetin tonë Muhamed (a.s.) dhe nëpërmjet tij të gjithë besimtarët myslimanë që të bëjnë përherë dhikr,duke kërkuar prej tyre që të mos ia lejojmë vetes të bien qoftë edhe një çast në harresën e indiferencës.

“Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas),me respekt e me dro,jo me shprehje të larta,(përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.” (el-Araf,205)

Njeriu mund t’i kurojë menjëherë me ilaçin e pendesës një pjesë të tronditjeve shpirtërore me të cilat përballet në fushëbetejën e jetës,por ai më pas duhet të kapet fort pas sinqeritetit.Allahu (xh.sh.) kërkon prej robërve të tij që veprat dhe aktet e kryera t’i realizojnë me sinqeritet fetar dhe duke dëshiruar vetëm kënaqësinë hyjnore. Kjo është rruga e vetme që të shpie drejt shijimit të ëmbëlsisë shpirtërore të adhurimeve.

Në ajetin kuranor thuhet: “Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës,andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!” (Zumer,2)

Në mënyrë që adhurimet e kryera të kenë rezultat në jetën tonë shpirtërore,është e domosdoshme që ato të plotësohen nën ndjesitë e sinqeritetit,prehjes shpirtërore dhe devotshmërisë,pra kur trupi dhe shpirti të jenë në harmoni me njëri-tjetrin. Adhurimet e kryera pa sinqeritet i ngjajnë formave pa shpirt,frutave të krimbura nga brenda dhe farave të kalbura.

Kafshatat e gëlltitura nga ushqimi i ndaluar dhe i dyshimtë,fetarisht janë dy ndër shkaqet më të rëndësishme që asgjësojnë kënaqësinë shpirtërore që të fal adhurimi.Hareja e gëzimit të adhurimit në zemrën e besimtarit rritet në atë shkallë, sa ai ruhet dhe distancohet nga kafshatat e tilla.Vetëm atëherë ai do të mund të shijojë vlerën e adhurimeve.Sa mësimdhënëse është kjo rrëfenjë lidhur me ato që shprehëm deri këtu:

Tregon Ibrahim Ethemi k.s.:
Një ditë prej ditësh u mbështolla me rrogoz dhe rashë të fle në xhaminë e Jerusalemit(Bejtu’l-makdis).Në mes të natës u hap dera e xhamisë dhe hyri brenda një pir. Pasi fali dy rekatë namaz,u ul në tokë duke u mbështetur pas mihrabit.Aty erdhën edhe dyzet persona të tjerë, njëri prej të cilëve tha:
- Në xhami qenka një person që po fle.
Piri buzëqeshi dhe i tha:
- Ai është Ibrahim Ethemi.Ka dyzet ditë që nuk e shijon ëmbëlsinë që të dhuron falja e namazit!Me të dëgjuar këto fjalë,nuk e përmbajta dot veten,por u ngrita dhe shkova pranë pirit,të cilin e pyeta:
- Për hir të Zotit, cila është arsyeja që kam rënë në këtë gjendje?
Më tha:
- Një ditë ti ke blerë hurma në Basra.Pa e pasur mendjen ti more disa hurma që kishin rënë në tokë,duke menduar se janë të tuat,dhe i vendose në torbë.Ato hurma në të vërtetë ishin të shitësit të hurmave.Kjo është arsyeja që ke humbur pak nga bota jote shpirtërore.
Menjëherë u çova dhe shkova tek shitësi i dyqanit të hurmave,të cilit i kërkova të ma bënte hallall.Shitësi i hurmave u prek së tepërmi dhe pas këtij çasti ai u bë një nga besimtarët që shpenzonin më shumë për bamirësi.

Përkrah ushqimit që ushqen shpirtin,adhurimet kryhen edhe me fuqinë dhe forcën që merr trupi i njeriut nga ushqimet. Ndërsa prej ushqimit hallall përçohet nga trupi përshpirtshmëri dhe frymëzim,prej ushqimeve të ndaluara dhe të dyshimta transmetohen shqetësim dhe indiferencë.

Njeriu duhet ta pastrojë zemrën e tij nga këto lloj shqetësimesh shpirtërore,duke bërë pendesë,duke u lutur për falje mëkatesh dhe duke e përmendur Zotin,në mënyrë të veçantë gjatë kohës së agimit,begatinë e të cilit duhet ta përhapë dhe shtrijë në të gjithë ditën.Ai duhet të shkojë një jetë të frytshme brenda dinamizmit shpirtëror të veshur me shfaqjet e prehjes hyjnore.

Allahu na bëftë të gjithëve nga fatlumturit e kësaj jete,të cilët e përmbushin detyrën e tyre si robër të Zotit në rrugën e sinqeritetit,devotshmërisë e pëlqimit hyjnor,dhe të cilët shijojnë ëmbëlsinë e adhurimeve!... Largoftë nga ne indiferencën,sıklet,atalet e kasvetin dhe na i zgjeroftë zemrat tona,duke u falur atyre prehjen.
 
Top