• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shpallet fituesi i Portit Turistik të Vlorës

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,239
Pikët
113
Vendndodhja
Bashkimi i kompanive “Marina Projects ltd”, “Marina di Valona”, “Brunes” dhe “Ndregjoni”, të përbëra nga një shoqëri e themeluar në Britaninë e Madhe dhe pjesën tjetër shqiptare, ku dy prej të cilave kontrollohen nga i njëjti pronar, është shpallur fituese për të marrë koncesionin e portit turistik të Vlorës. Gara e hapur në fillim të këtij viti bazohej në formën e një koncesioni me ofertë të pakërkuar, ndërsa kompania fituese do të investojë 22.8 milionë Euro në këtë port për ta kthyer në turistik, ndërsa do të marrë në përdorim tokën në zonën e Portit Detar të Vlorës dhe operimin e portit turistik për 35 vjet. Gara pati 3 oferta, ku kompanitë Albavia dhe Gjikuria janë skualifikuar pasi nuk kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt, ndërsa ofertat për vlerën e investimit rezultonin po ashtu më të ulëta. Asnjë nga të skualifikuarit nuk ka paraqitur ankesë mbi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare dhe kryesisht për transportin e pasagjerëve. Marina do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike, ndërsa porti i mallrave do të zhvendoset në zonën e Triportit në Vlorë. Marina turistike është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila do të zërë një sipërfaqe të konsiderueshme të portit, bashkë me një park publik që do të shtrihet nga Skela deri në afërsi të tij.

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
4,602
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia

22 milione keta e kane per nje kilometer rruge rilindase. Ca do behet me 22 milione per nje port turistik? Do shtrojne ca beton aty?
 
Top