• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqiptarët në Maqedoni

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,204
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Tema do kishte kuptim nese do tentohej te ringrihej ndergjegjja kombetare e atyre segmenteve te trungut shqiptar qe i thone vetes turk maqedon apo grek. Keta te Tetoves e Dibres nuk ka nevoje me i bind sepse jane shqiptare sic jane shqiptare shkodranet apo vlonjatet. Ceshtja e besimit fetar nuk duhet te shihet si largim nga vetedija kombetare.
 

Baardy_

V.I.P
Anëtar
May 16, 2017
Postime
3,180
Pikët
113
Vendndodhja
Ne zvicer
Tema do kishte kuptim nese do tentohej te ringrihej ndergjegjja kombetare e atyre segmenteve te trungut shqiptar qe i thone vetes turk maqedon apo grek. Keta te Tetoves e Dibres nuk ka nevoje me i bind sepse jane shqiptare sic jane shqiptare shkodranet apo vlonjatet. Ceshtja e besimit fetar nuk duhet te shihet si largim nga vetedija kombetare.
Mos u merakosni shumë me këto ndërgjegje e pa ndërgjegje ... ! Kjo bën të kuptojmë se gjithë andej ajo ndërgjegja juaj e kristalt dhe e rafinuar kombëtare eshte shembullore.... do ishte e ndërgjegjëshme që mos të gjykohet pa dije e vëtëdije ndërgjegjen e tjerëve .
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,204
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Mos u merakosni shumë me këto ndërgjegje e pa ndërgjegje ... ! Kjo bën të kuptojmë se gjithë andej ajo ndërgjegja juaj e kristalt dhe e rafinuar kombëtare eshte shembullore.... do ishte e ndërgjegjëshme që mos të gjykohet pa dije e vëtëdije ndërgjegjen e tjerëve .
Me duket se nuk e ke kuptuar fare ca kam dash te them. Nderkaq ti po me analizon e gjykon. Lexoje ca ke shkruajtur. Nuk ka kuptim.
 

Baardy_

V.I.P
Anëtar
May 16, 2017
Postime
3,180
Pikët
113
Vendndodhja
Ne zvicer
Me duket se nuk e ke kuptuar fare ca kam dash te them. Nderkaq ti po me analizon e gjykon. Lexoje ca ke shkruajtur. Nuk ka kuptim.
Kam bindje se shkrimi juaj pati efekt "ndërgjegjësues" tek un.... andaj mendoje se ke poltesisht të drejtë . Më mbet t'ju uroje punë të mbarë në misionin tënd të ndergjegjesimit.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,204
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Kam bindje se shkrimi juaj pati efekt "ndërgjegjësues" tek un.... andaj mendoje se ke poltesisht të drejtë . Më mbet t'ju uroje punë të mbarë në misionin tënd të ndergjegjesimit.
Me fjale te tjera po perpiqem te sqaroj shkrimin e meparshem. Nuk ka nevoje po them me e bind tetorvarin qe eshte shqiptar, sepse ai eshte shqiptar njelloje si ai i Prizrenit i Tiranes apo Korces. Je dakord deri ketu? Nuk po zgjatem me pjesen tjeter.
 

E**A**

V.I.P
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
6,458
Pikët
113
Vendndodhja
Tiranë
Gjyshin nga ana e mamit e kam shqiptar nga maqedonia e veriut.

Në vitet e luftës mereshin me tregti bashkë me një bashkëfshtarin e tij (fshati Tuhin pranë Kërçovës) dhe kur u mbyllën kufijtë mbetën këtej dhe blenë 800 m2 tokë ke rr. Durrësit dhe ndërtuan një shtëpi me çati të përbashkët dhe një mur ndarës, krijuan familjet e tyre. Toka është blerë e gjitha në emër të gjyshit tim (paratë i kanë vendosur në mënyrë të barabartë), ai tjetri nuk kishte pashaportë shqiptare. Pas lloj lloj problemesh që kemi pasur me ndryshimin e sistemeve në shqipëri në 2019 kemi marë çertifikatën e poronësisë dhe më pas i kemi dhuruar djalit të tij (tashmë 70+ vjeç) tokën e tij sepse e ka shtëpinë 2 katëshe dhe me 2 dyqane por që si pronë figuronte e ndërtuar në pronën tonë, fëmijëve, nipave, mbesave të gjyshit tim.

Gjyshi ka ndërruar jetë në 72.

Kam qenë në Maqedoninë e Veriut fillimisht në 91-92 me gjyshen, mbaj mend gjyshen që puthte muret e shtëpisë kur kemi vajtur ke shtëpia e lindjes së gjyshit në fshat. Shumica e familjarëve të tij tashmë ishin zhvendosur në Kërçovë dhe Shkup.

Kam qenë për herë të fundit në verën e 2018 për një dasëm. Më ka bërë përshtypje që ke një nga restorantet më popullorë në Kërçovë të cilin e kanë disa kushurinj të mi, nuk shërbenin fare pije alkolike.

Një moment për të qeshur ke dasma:
Unë ulur pranë me një nga familjaret që më ka patur pikë të dobët që në 91-92 kur kam qenë në fillim. Vjen momenti që nusja do kthehej me kurriz dhe do hidhte buqetën me lule.
- Ajo: "shko edhe ti atje, kap buqetën" (ndërkohë që unë vetëm kur kërceu nusja me dhëndrin mora mundimin të çohem nga karrikja).
- Unë: Jo, se po më shijon ushqimi
- Ajo: A të shkoj ta kap unë për ty -qesh--qesh-

Kam qesh me lot, e afrova e putha në ballë.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,933
Pikët
113
Ramadani: Mërgimtarët t’i lënë dasmat sivjet dhe ato para t’i çojnë në vendlindje për rinovimin e shkollave.

Veprimtari i diasporës dhe përfaqësues i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni përfaqësia në Evropë, Alister Ramadani ka dhënë një propozim interesant dhe të rëndësishëm.
Ai përmes një postimi ka shkruar se mërgimtarë më mirë ti lënë dasmat sivjet dhe të mos harxhojnë para marramendëse, por këto para ti dedikojnë për rinovimin e shkollave në vendlindje.
“Sikur mërgimtarët të më dëgjonin e t’i anulojnë dasmat dhe pagesën e madhe të këngëtarëve, e me ato para të grumbulluara t’i rinovojmë shkollat tona që i kemi në gjendje të mjerueshme për zhvillimin e mësimit!”, ka shkruar Alisetar Ramadani.


Hmmmmmm....une mendoj qe....
parate,n.q-se i grumbulloni,duhet ta degjoni kete Ramadanin,biles PARATE tja nepni ktij.

Perse?

Duke parë se në mesin tonë mbretëron një atmosfere tejet e elektrizuar, e cila nuk na lejon të ngremë kokën si komb, e shoh të arsyeshme te sugjeroj ca këshilla tek të gjithë shqiptarët qe janë te hapur për ndryshime dhe kooperim ne te mirën e përgjithshme te popullit tone.

Planifikimi i familjes është me rendësi te veçantë dhe ndikon drejtpërdrejt në kualitetin e përgjithshëm të një bashkësie siç është familja dhe pastaj më gjerë e gjithë shoqëria.

Presidenti Clinton në një fjalim të tij madhështor në mes tjerash thotë...... në botën reale funksionon vetëm kooperimi konstruktiv.

Sipas ktij dhe JO mua.

Atehere....ato leket me mire mi jepni MUA dhe ne baze te shumes ftoj...
drague,
pirati,
baba ka durrsi e te tjere...EDHE...
ja kellcasim me PUSHIME ne TROJE,se qekan ne CMIMET = konvenuese.

PS: IDE jo e keqe kjo e imja....me duket!!!
FAZITI....e DI qe kam rinovime.... jo patriotike.

Faleminderit.
 
Top