• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,991
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Bërnabiq fton Zaevin për seancë të përbashkët qeveritare mes dy vendeve.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq sot në Durrës e ka ftuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev që ta vizitojë Serbinë në nëntor të këtij viti.

“Vizitën e tij do ta shfrytëzojmë për marrëveshje për seancë të përbashkët të të dy qeverive”, theksoi Bërnabiq.

Në pyetjen e gazetarëve nëse premtimi për neutralitet lidhur me çështjen për hyrjen e Kosovës në UNESCO ishte biseduar me Zaevin, Bërnabiq tha se kanë biseduar edhe për atë dhe se janë në linjë të njëjtë, si dhe se Maqedonia është vend mik shumë i rëndësishëm i Serbisë dhe kjo çështje të mos hapet.

Takimi i përbashkët i dy qeverive është paralajmëruar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në kulmin e krizës politike ndërmjet dy vendeve.

Burimi: Express.

Tung.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,991
Pikët
113
Përgjigje e: Shqiptaret ne protesta ne Maqedoni !

Shkupi i gatshëm të heqë dorë nga pretendimi mbi Aleksandrin e Madh.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se është i gatshëm të tërhiqet nga pretendimi i vendit të tij për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh, për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të gjatë 26 vjeçar me Greqinë fqinje për emrin e Maqedonisë.
Tërhiqem nga pretendimi që Maqedonia është trashëguese e vetme e Aleksandrit. Historia nuk na takon vetëm neve, por po ashtu, edhe Greqisë dhe shumë vendeve të tjera”, th Zoran Zaev, gjatë një interviste televizive. Prej pavarësisë së saj nga Jugosllavia në vitin 1991, Maqedonia ka pretenduar së paku një pjesë të trashëgimisë ndaj sunduesit më të njohur të Mbretërisë së Maqedonisë së lashtë, duke i zemëruar grekët, të cilët emrin “Maqedonia” e shohin si pretendim të fshehtë territorial kundër rajonit grek me të njejtin emër, raporton agjencia AP nga Shkupi. Rrjedhimisht, Greqia i ka paraqitur veto anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Mendoj se semiku dhe socio kat problem nuk e kryen
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
56,991
Pikët
113
Horror në Zvicër, shqiptari vret gruan me thikë në sy të djalit dhe arratiset bashkë me fëmijën.

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar pasi vrau gruan e tij me thikë në sy të djalit dhe u arratis në Zvicrën lindore me të.

Sipas gazetës Blick, vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite dhe personi me emrin Ilir B nga Maqedonia e kishte vrarë me thikë gruan e tij.

Autori i krimit u kap më pas në Trübbach SG. Sipas medias së huaj, një anëtar i familjes i vrasësit thotë se çifti jetonte veçmas. “Ajo i kishte thënë atij se nuk lejohej të shihte katër fëmijët për ca kohë. Ai së fundmi u lejua t’i vizitojë ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre”.

Një mik i viktimës është tronditur: “gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur që sa kohë të shpëtojë nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtoi”.

Një fqinj në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur. Policia e Zyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij.

Lapsi.al

28/08/2019.

PS....lexova do media qe ZHULAT KANIBALE te arabise se QELBUR saudite,do investojne....1 Miliard $ ne Scopje.

A eshte e konfirmuar.....aleksDaret e macedonise :p

Zdravov.
 

Attachments

Top