• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,268
Pikët
113
Vendndodhja


Ka ndërruar jetë sot shkrimtari me famë botërore, Gabriel Garcia Marquez. Autori i shumë librave dhe fitues i çmimit “Nobel”, u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare nga pneumonia, sëmundje që e vuante prej kohësh. Lajmi për vdekjen e shkrimtarit kolumbian është bërë i ditur nga familjarët për mediat e huaja.

Veprimtaria e shkrimtarit

Gabriel Garsia Markez, (i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.

Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.

Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.

Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën "El Universal".

Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës "El Espectador" të Santa Fésë një tregim me titull "La tercera resignación". Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.

Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi.

Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull "Relato de un náufrago", që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës "El Espectador", për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin.

Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar "90 días en la cortina de hierro". Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë.

Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë.

Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij, përkthyer në shqip si “Njëqind vjet vetmi”, një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.

Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta).

Ndër veprat e tij me të mëdha padyshim ngelen: Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.

Tituj të veprave të botuara në Shqipëri

Njëqind vjet vetmi, 1967
Vjeshta e patriarkut, 1975
Varrimi i Nënë Madhes, 1962
Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili, 1986
Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, 1961
Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, 1981
Gjethurinat, 1955
Një histori me paskuinë 1961
Dashuri në kohën e kolerës, 1985
Gjenerali në labirinthin e tij, 1983
Për dashurinë dhe demonë të tjerë, 1994
Historia e një rrembimi, 1996
Kujtim kurvash të trishta, 2004
Dymbëdhjetë tregime pelegrine, 1992
Të jetosh për të treguar, 2002


Gazeta Shqiptare
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,334
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Ehe, edhe kete e kam dashur. U prehte ne paqe.
 

Poeti

Anëtar i ri
Anëtar
May 2, 2011
Postime
4,536
Pikët
0
Vendndodhja
Ferizaj-Kosovë
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Jam njohur me veprat e perkthyera te Markezit qysh ne rinine e hereshme dhe me kane bere vertete pershtypje me menyren e pershkrimit te ngjarjeve dhe figurat e perdorura.

U preht ne paqe!
 

Loreal

V.I.P
Anëtar
Sep 4, 2010
Postime
5,729
Pikët
63
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

U prehte ne paqe!
 

Semiku

Style & Substance
Anëtar
Oct 12, 2013
Postime
2,637
Pikët
63
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

RIP Marquez
Personalisht kam lexuar vetem " Njeqind vjet vetmi " dhe " Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj " dhe nje permbledhje tregimesh ... nje shkrimtar magjik,me nje stil te te shkruarit te posacem,i vecant,serioz por edhe me nje doze te humorit.


Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj (1961)

Ajo erdhi te dera, si hije, e ndriçuar qe poshte nga llampa gati ne te fikur. E fiku para se te hynte nen kunupiere. Por vazhdoi të fliste.
- Do te bejme nje gje, - e nderpreu koloneli.
- E vetmja gje qe mund te bejme eshte te shesim gjelin, - tha gruaja.
- Mund ta shesim edhe sahatin.
- S’e ble njeri.
- Neser do te bej nje prove se mos m’i jep Alvaroja te dyzete pesot.
- S’ka për te t’i dhene.
- Atehere do të shesim tablone.

Kur gruaja foli, kishte dale perseri nga kunupiera. Koloneli ndjeu frymen e saj qe mbante ere barnash mjekesore.

- S’e ble njeri, - tha ajo.
- Te shohim, - tha koloneli bute, pa nje fije dyshimi ne ze. – Tani bjer e fli. Po nuk shitem ndonje gje neser, prape do t’ia gjejme dermanin.

U mundua t’i mbante syte hapur, por gjumi e keputi. U krodh perfund nje lende pa kohe e pa hapesire, ku fjalet e se shoqes merrnin tjeter kuptim. Mirepo pas nje çasti ndjeu se po e shkundnin per supi.

- Degjo ketu.

Koloneli nuk e dinte ne i kishte degjuar keto fjale perpara apo pas endrres. Po zbardhte. Nga dritarja hynte nje katror i kthjelltesise se blerte te se dieles. Tha se mos kishte ethe. Syte i digjnin dhe iu desh t te bente nje sforcim te madh per t’u ndermendur.

- C’do te bejme po nuk shitem dot asgje? – perseriti gruaja.
- Atehere do te kete ardhur njezet janari, - tha koloneli plotesisht i ndermendur. – Njezetperqindëshin e paguajne po ate pasdite.
- Neqoftese gjeli fiton, - tha gruaja. – Po neqoftese gjeli humb. S’te ka vajtur mendja se gjeli mund te humbe?
- Gjeli yne nuk humb.
-Ta zeme se humb.
- Kemi edhe dyzet e pese dite kohe per ta menduar kete, - tha koloneli.

Gruas iu sos durimi.

- Po ne nderkaq ç’do te hame, - pyeti dhe e mbertheu fort kolonelin nga jaka e fanelles. E shkundi fort.

Kolonelit iu deshen shtatedhjete e pese vjet, plot shtatedhjete e pese vjetet e jetes se tij, minute per minute, qe t’ia mberrinte ketij çasti. E ndjeu veten të kthjellet, te qarte, te pamposhtshëm, kur u pergjigj:

- Nje mut ! ...:)
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,296
Pikët
0
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Gjithmone me ka pelqyer, shko ne paqe Marquez
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,182
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

RIP GABO,se ka qene dhe shkrimtari me i lexuar i Bill Clinton ne rinine e tij.
Ka shkruar apo ka thene nje fraze te madhe...

Me mir nje varr ne Kolumbi,se sa nje qeli............diku tjeter.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,695
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

13 shprehjet e famshme te jetes, nga Gabriel Garcia Marquez
1. Nuk te dua per ate qe ti je, por per ate qe jam une kur jam prane teje..
2. Askush nuk i meriton lotet e tu, dhe ai qe i meriton, nuk do te beje per te qare.
3. Thjesht sepse dikush nuk te do ne menyren qe ti do deshiroje, nuk do te thote qe ai/ajo nuk te do me gjithe forcen e vet..
4. Nje shok i vertete eshte ai qe te mban doren dhe prek zemren tende.
5. Menyra me e keqe per ti ndjere mungesen dikujt eshte te ulesh prane tij/saj dhe ta dish se s'do e kesh kurre ate..
6. Asnjehere mos rresht se qeshuri, as kur je i/e merzitur, diikush mund te bjere ne dashuri me te qeshuren tende..
7. Ti mund te jesh thjesht nje njeri me shume ne kete bote, por per dike, je vete bota..
8. Mos e harxho kohen tende me dike qe nuk i intereson ta kaloje kohen e vet me ty.
9. Ndoshta Zoti do qe ti te takosh disa njerez te gabuar perpara se te takosh te duhurin, keshtu qe ti jesh mirenjohes.
10. Mos qaj sepse i erdhi fundi. Buzeqesh sepse ndodhi.
11. Gjithmone do kete njerez qe do te te lendojne, keshtu qe ti ke nevoje te vazhdosh te besosh, thjesht ki kujdes.
12. Behu nje njeri me i mire dhe te jesh i sigurt se e njeh mire veten, perpara se te njohesh dike te ri dhe te shpresosh se ky person te njeh..
13. Mos u mundo shume, gjerat me te mira ndodhin kur nuk i pret.
 

Kulpra

A.
Anëtar
Jul 19, 2012
Postime
4,854
Pikët
0
Vendndodhja
Në syrin e ëndrrave
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Kurre ndonjehere gjate jetes se vet, Aurelianoja nuk kishte vepruar me aq mendjemprehtesi sa tani, tek i harroi te vdekurit e vet dhe vuajtjet e tyre, e tek i zuri perseri dyert e dritaret e shtepise me listelat e Fernandes, qe te mos e linte veten te shqetesohej nga asnje tundim i kesaj bote - sepse tashme e dinte fort mire, qe ne pergamenat e Melhiadesit ndodhej i shkruar fati i vet. I gjeti pergamenat te pademtuara mes bimeve parahistorike, pellgjeve avullues dhe insekteve farfurites, qe e kishin fshire nga ajo dhome cdolloj gjurme te se kaluares njerezore; mirepo i mungoi durimi qe t'i nxirrte perjashta ne drite, dhe keshtu filloi t'i deshifronte aty ku ndodhej, me kembe, me ze te larte dhe pa kurfare veshtiresie, a thua se ishin verbuese te mesdites. Ishte historia e familjes, e hartuar dhe e parashikuar deri ne hollesite me te rendomta nga Melhiadesi ketu e 100 vjet me pare. E kishte shkruar ne sakskrisht, ne gjuhen e vet amtare, dhe vargjet me rime te puthur i kishte koduar me kodin personal te perandorit August, ndersa ato me rime te kryqezuar - me kodet ushtarake spartane. Shtresa e fundit fshehtesimbrojtese e ketyre shkrimeve - ne te cilen Aurelianoja sapo kishte nisur te depertonte ne kohen kur e shkalloi dashuria e Amaranta Ursules -, e kishte misterin ne ate, qe Melhiadesi nuk i pat renditur faktet sipas periudhave te vecanta te jetes se njerezve, por pat bashkuar nje shekull te tere episodesh te perditshme, keshtuqe ata ekzistonin te gjithe njeherazi. I magjepsur nga ky zbulim, Aurelianoja i lexoi me ze te larte, pa kapercyer asnje rresht, enciklikat qe vete Melhiadesi i pat recituar dikur Arkadios dhe te cilat, ne te vertete, ishin parashikime qe u permbushen me vone. Dhe kesisoj ai ndeshi aty edhe parashikimin e lindjes se femres me te bukur ne bote, qe u ngjit me shpirt e me trup drejt qiellit, si dhe te dhena mbi prejardhjen e dy binjakeve qe linden pas pushkatimit te atit te tyre e qe, vite me vone hodhen dore nga deshifrimi i pergamenave, vec jo vetem per shkak te pazotesise e te mosperqendrimit, por edhe se perpjekjet e tyre ishin te parakoheshme... Me te arritur te kjo pjese, Aurelianon e perfshiu paurimi per te mesuar origjinen e vet dhe zuri te kapercente pasazhet. Atehere, befas nisi te frynte ere; ishte me teper nje fllad i bute, flatrues, plot e perplot me zera te se kaluares, me murmurima mullagash te sterlashta e me psheretima zhgenjimesh, te pasuara madje me pare se malli pervelues te perndizej zjarr e flake. Ai nuk e ndjeu ate vrundull ere, sepse sapo kishte zbuluar shenjat e para te qenies se vet, qe nisnin pikerisht te nje gjysh epshor, i cili e la veten te ngashnjehej nga nje rrafshnalte e fandaksur, ku gjeti nje grua te bukur te cilen nuk do ta bente dot te lumtur. Aurelianoja vazhdoi te hetonte shtigjet e erreta te prejardhjes se ketij gjyshi, dhe ndeshi castin e ngjizjes se vet midis akrepesh e fluturezash te verdha ne nje banje te muget, ku nje bicim mekaniku shfrynte epshet e veta me nje cupeline qe i dorezohej nga rebelimi. Ishte aq i perhumbur ne lexim, saqe nuk e ndjeu as vrundullin e dyte te eres, qe kete rradhe erdh e u shnderrua ne nje ciklon te tmerrshem; furia e tij shkuli dyer e dritare nga civite, i fluturoi ne hava tjegullat e kraut perendimor te shtepise dhe crrenjosi muret e themeleve. Vetem tani Aurelianoja arriti te zbuloje se Amaranta Ursula nuk ishte motra, por tezja e tij, dhe se Frensis Drejku e pat sulmuar Riohacen vetem e vetem qe ata te dy te mund ta kerkonin njeri-tjetrin neper labirintet e ngaterruara te gjakut, derisa te lindte ajo kafshe mitologjike qe do t'i jepte fund fisit... Ne kohen kur Aurelianoja kaperceu njembedhjete faqe per te mos u marre me fakte pergjithesisht te njohura dhe nisi te deshifronte tamam cka po perjetonte tani, Makondoja po shnderrohej sakaq e tera ne nje shtjelle te rremujshme guresh e pluhuri rrenojash nga terbimi i uraganit biblik. Ai nisi te shfletonte rishtazi per t'i kapercyer profecite e per te marre vesh diten nga rrethanat e vdekjes se vet. Por, ende pa arritur te vargu i fundit, e kishte kuptuar se s'do te dilte kurre me nga ajo dhome, mbase tashme ishte paravendosur qe qyteti i pasqyrave (ose i pasqyrimeve) do te zhdukej nga era dhe do te fshihej nga kujtesa e njerezve ne castin kur Aureliano Babilonia do t'i kishte deshifruar perfundimisht pergamenat, dhe qe gjithcka ishte shkruar ne to, kishte qene e do te ishte perjetesisht e paperseritshme, sepse fiseve te denuar me njeqind vjet vetmi s'u jepej me asnje shans tjeter permbi Toke.

*~*~*~*

Fragmenti mbylles i 100 vjet vetmi. E kam adhuruar dhe e adhuroj Markezin. R.I.P
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,182
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Ne Gjermani,sa here kisha te beja me kete popull jashtezakonisht te perzemert,gazmor,miqesor,me nje mikepritje te krahasueshme vetem me te...Spanjes, dhe me nje BUJARI te krahasueshme VETEM me.................... te Bashkimit Sovietik.

MARQUEZ.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,182
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Nje delegat amerikan,i tregoi administratorit se ne Shtetet e Bashkuara e vene lopen ne njeren ane dhe....del qumshti i pasterilizuar,madje dhe gjalpi i paketuar.


Kjo e trasha ka fitu...status apo pas.



Naten e mire....
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,182
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Realitetin e Bashkimit Sovietik mund ta kuptosh me mire kur sheh se perparimi ka ecur ne krahe te kundert.
Keshtu,ne nje kohe qe grate punojne(EMANCIPIM,qe juve sju pelqe)per ndertimin e rrugeve,eshte zhvilluar nje INDUSTRI e FUQISHME qe e ka bere Bashkimin Sovietik BRENDA 40-te vjetesh nje nga dy fuqite e medha te botes,por prodhimi i MALLRAVE te KONSUMIT u la pas dore.

FAZIT: SOT ke me BOLLEK mall konSume,por ske bleres.


GABO...AI qe i ka VULOSUR.
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
13,410
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

I papare.

...
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,182
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Nje vajze,nje studente e Insitutit te Gjuheve te Huaja ne Leningrad me propozoi me nje spanjishte te perkryer-dhe kjo do te thote qe nuk beri as dhe nje gabim te vetem ne nje debat prej...3 oresh.Ajo me pyeti cfare nuk me pelqente nga Bashkimi Sovietik.Mua me vertitej ne koke mendimi....se skisha pare QENE ne Moske.

Me duket mizore qe i keni ngrene te gjithe....qente.

GABRIEL GARCIA me M.

PS: tironen e ke plot me QEN(mendoj dykembesh).
 
Last edited:

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
13,538
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Paqe per shpirtin tend Mr. Marquez!
Nje shkrimtar brilant. Dashuria ne kohen e koleres nje perl.
Jam dashuruar me kete liber, duke soditur dashurine sublime te nje mashkulli qe ne cdo femer tjeter qe e rastisi jeta kerkoi 'ate', femren te cilen e dashuroi deri vetmohim.
 

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
33,118
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

I perjetshem qoft kujtimi tij
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,686
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Hey!

Ai po mbush 5 vite i ikur. :D
 

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
33,118
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Megjithate ne do ta kujtojm ne jete te jeteve si xhaxhi enverin :D

Jo per gje po ai i ka dashur femrat deri ne vetmohim :D
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,886
Pikët
113
Përgjigje e: Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Megjithate ne do ta kujtojm ne jete te jeteve si xhaxhi enverin :D

Jo per gje po ai i ka dashur femrat deri ne vetmohim :D
edhe julio iglesias-gjynaf-
 
Top