• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Studentet ne itali

Xhulic85

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2021
Postime
3
Pikët
3
Pershendetje
po bej nje kerkim /sondazh per nje projekt.Do tu isha shume mirenjohese nese mund te me ndihmoni.
pyetja ime eshte : cilat kane qene veshtiresite qe keni hasur sapo keni ardhur ne itali per studime. ? Veshtiresi si per procedurat burokratike per te ndjekur por edhe per integrimin dhe studimin per provimet. Ju falenderoj shume per kohen tuaj
 
Iluzionisti

V.I.P
Anëtar
Jan 9, 2020
Postime
2,325
Pikët
113
E para veshtersi financimi…

E dyta veshtersi me dhane provimet se duheshe edhe punu…dhe sgjenim
kohe …

veshtersi ne procedure jo
 
Heshtje

V.I.P
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,581
Pikët
113
Mendoj qe varet dhe nga qyteti i zgjedhur per te ndjekur studimet.
Ne periudhen qe jam regjistruar une, segretarite e fakultetit ishin disponibel por mungonin strukturat per fjetje (edhe pse nuk me nevojitej se kisha familjen). Problemi qe hasa ishte rinovimi i lejes se qendrimit sepse fakulteti ku isha regjistruar kishte vetem provime vjetore dhe jo sezonale. Duke qenë se duhet te paraqitesh provimet e dhena per riperseritjen e lejes se qendrimi, heren e pare na kane grricur nervat ato te kuestures.
 
Heshtje

V.I.P
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
3,581
Pikët
113
Pershendetje
po bej nje kerkim /sondazh per nje projekt.Do tu isha shume mirenjohese nese mund te me ndihmoni.
pyetja ime eshte : cilat kane qene veshtiresite qe keni hasur sapo keni ardhur ne itali per studime. ? Veshtiresi si per procedurat burokratike per te ndjekur por edhe per integrimin dhe studimin per provimet. Ju falenderoj shume per kohen tuaj
Ps. Per studimin te sugjeroj te frekuentosh sallen le studimit te fakultetit
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Anëtar
Sep 24, 2013
Postime
21,099
Pikët
113
Burokratike ( une smora kolegj) ishte rinnovimi i permessos. Qe ta rinovosh duhet se sben kreditet e provimeve. Dhe behet cdo 1 vit. Keshtuqe duhet te mendosh dhe leket qe te duhen per rinnovim.
Pasi ben keto eshte shume e veshtire kalimi i letrave nga studente ne pune ( o te pakten kur isha une studente kishte sh gjera qe mund te mos e pranonin, dhe pse une se kisha te nevojshme).
Bursa qe ta marresh prap duhet te plotesosh disa kritere ( kujdes sepse ka data me afat skadence) dhe te them te drejten per 4 vite une e mora.

Te besh nje provim ne Itali seshte aspak sikur nje provim ne Shqiperi dhe pse gjuhen e kisha te mira shume nocione si dija.
Te keshilloj te hysh ne salla kur behet nje provim e te ndjekesh cfare pytjesh bejne dhe te dish pak a shume sa flasin studentet.
Ne fillim kisha fjalor qe teperktheja por ishte shume humbje kohe keshtu e mira eshte te hysh me keto associazioni degli studenti. Perpos se mund te ndihmojne me shkembime materialesh do kesh dhe shume avantazhe te tjera 😁
Vitin e pare e te dyte duhet te ndjekesh cdo leksion se ndryshe skupton asgje.
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
17,758
Pikët
113
Pershendetje
po bej nje kerkim /sondazh per nje projekt.Do tu isha shume mirenjohese nese mund te me ndihmoni.
pyetja ime eshte : cilat kane qene veshtiresite qe keni hasur sapo keni ardhur ne itali per studime. ? Veshtiresi si per procedurat burokratike per te ndjekur por edhe per integrimin dhe studimin per provimet. Ju falenderoj shume per kohen tuaj
Kohera te lashta, se di ne te ben pune viti 2003?
Procedurat ishin te thjeshta, pergatisje te gjithe dokumentat (certifikat lindjeje, deftesa e shkolles se mesme, ne fillim coheshin 3 vitet e plota + gjysma e vitit te 4 sepse fillohej procedura shume heret, madje mbaj mend qe kemi bere edhe nje test gjuhe qe ne Prill dhe te dilte lista e emrave ne gazet, i perktheje dhe noterizoje dhe i fusje per pranim ne konsullaten Italiane). Me pas ishte plotesim formulari ne konsullate bashkangjitur me nje interviste me konsullin dora vete i cili shikonte formularin dhe te bente disa pyetje rreth familjes qe te priste ne Itali etj. Pasi duhej te kishe nje adrese te nje familjeje e cila ishte rezidente ne Itali dhe qe do te te priste e do te te ndihmonte me procedurat. Mua me kane ndihmuar shume shoqet e mia. Njera ne vecanti, e cila vuri emrin e adresen e halles se saj. Duhej kjo familja edhe ne rast se kishe aplikuar per burse, pasi bursa te dilte vetem mbas 3 muajsh dhe mbasi kishe dhene ca provime. Me duket se provimet ishin 3 nga 5 i gjithe viti, jo si ketu ne USA qe nje klase zgjat 3 muaj e gjys 4 muaj max dhe ke ja 3-6 provime si ti teket pedagogut (flas per universitet jo shkolla profesionale certifikatash).
Atje me pas kur shkoje te priste nje provim tjeter rreth deges qe kishe zgjedhur mesa mbaj mend. Dorezoje ca dokumenta per rregjistrim, mbaje nje rradhe te papar per karten e studentit etj etj. Te forta kan qen shoqet qe me kan ndihmuar vallaj, lodhje e stermundim i papar shkolla atje. Nje gje qe me beri pershtypje ishte se klasat ishin sa ne nje godine ne nje tjeter ku njera ishte ne firifistun e tjetra ne dreq, pra shume larg njera tjetres godinat.
Une kam kaluar super :love: (keq kam kaluar me ca probleme te tjera personale te them te drejten qe me detyruan te marr rrugat per ne USA :p, por koka ben, koka peson, keshtu eshte jeta, merre si te vjen se s'do i bish murit me kok 😁)
 
Xhulic85

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2021
Postime
3
Pikët
3
Faleminderit per pergjigjet tuaja. Mbase nuk u shpjegova mire. Nuk po kerkoj keshilla , une jetoj ne itali dhe i kam mbaruar studimet(tashme me kane nja dy floke te bardhe). Po shkruaj nje artikull dhe po mundohem te mbledh informacione rreth veshtiresive qe hasin studentet sapo vijne ne itali .
Me specifikisht ,cilat kane qene veshtiresite apo nevojat si lidhur me anen me pratike(p.sh si te aplikosh per burse ,si te besh kodin fiskal ,si te besh proceduren per permesso. Do te ishte me mire qe te gjitha keto informacione ti kishit te shpjeguara hap pas hapi para se te vinit ne itali ne menyre qe te hiqnit nje pjese te madhe stresi?) dhe deshirat,frikrat apo veshtiresitene studimin e provimeve apo dhe ne integrimin (zgjedhjen e shoqerise, metoda e studimit, veshtiresia ne kuptimin e gjuhes italiane ajo me teknikebdhe specifike per ate qe mesonit)
Do te isha shume mirenjohese nese i pergjigjeni ketyre pyetjeve . Ose nese dini ndonje forum specifik ku marrin pjese vetem studentet ma thoni.
 
Faleminderit shume , edhe ne 2003-shin kam aplikuar. E di per probleme mos e pyet. Me ndihmon shume pergjigjia jote. Good luck.
 
luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
17,758
Pikët
113
Faleminderit per pergjigjet tuaja. Mbase nuk u shpjegova mire. Nuk po kerkoj keshilla , une jetoj ne itali dhe i kam mbaruar studimet(tashme me kane nja dy floke te bardhe). Po shkruaj nje artikull dhe po mundohem te mbledh informacione rreth veshtiresive qe hasin studentet sapo vijne ne itali .
Me specifikisht ,cilat kane qene veshtiresite apo nevojat si lidhur me anen me pratike(p.sh si te aplikosh per burse ,si te besh kodin fiskal ,si te besh proceduren per permesso. Do te ishte me mire qe te gjitha keto informacione ti kishit te shpjeguara hap pas hapi para se te vinit ne itali ne menyre qe te hiqnit nje pjese te madhe stresi?) dhe deshirat,frikrat apo veshtiresitene studimin e provimeve apo dhe ne integrimin (zgjedhjen e shoqerise, metoda e studimit, veshtiresia ne kuptimin e gjuhes italiane ajo me teknikebdhe specifike per ate qe mesonit)
Do te isha shume mirenjohese nese i pergjigjeni ketyre pyetjeve . Ose nese dini ndonje forum specifik ku marrin pjese vetem studentet ma thoni.
Une veshtiresite te tregova, por po kuptoj qe ti do sugjerime si te behet me e lehte per studentet dhe me praktike kjo procedure 😁

Mendoj qe nuk duhet te kete nje familje pritese, por nje Universitet prites. Nje kordinator ne Universitet i cili te asistoje nje grup studentash sipas deges se perzgjedhur ku ta ndihmoje ne rregjistrimet e duhura brenda Universitetit pa patur nevoje per sorollatje. Duhet te kete kurse paraprake te diktuara nga konsullata Italiane, pasi kurset private nuk jane specifikisht te pershtatura ne literaturat qe merr studenti ne Itali (qe me beso del brryl kur jane auditoriume me nga 150 nxenes dhe profesori flet sikur po flet me italianet autoktone, shpjet, me zhargon etj etj). Duhet te mos kete kushte provimesh per bursa, pasi leket i merr nga Banka Europiane si fond ndihme per studentet e huaj. O ti japi ato leke o hic, se u lodhen u keputen studentat. Une se kam terhequr fare bursen e tyre se erdhi me mori zotnija :p, nuk priti puna. Studentet duhet te kene edhe mbrojtje neper konvikte se kisha degjuar nomin e zi kur ktheheshin naten te pashoqeruara vajzat nga menca. Pra pak a shume sic eshte ketu ne USA ku ke Universitetin dhe ngjitur po ne ambientet prane konviktet. Kaq gjera mu kujtuan per momentin
 
Top