• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sufizmi dhe tarikatet e tyre

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Sufizmi dhe tarikatet e tyre

“O ti njeri që mposht unin e egoizmit! Eja, hyr brenda. Ti tashmë nuk je i kundërti i trëndafilit, ashtu siç janë gjembat që gjenden në kopësht! Ti tani je mbreti i trëndafilave!

Lum ai njeri që e konsideron vetveten të mjerë. Mjerë për atë njeri që e konsideron veten të lartë mbi të tjerët! Dije mirë se mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi janë helme shkatërruese. Mendjetrashët ndiehen të kamur, sepse janë dehur me këtë verë helmuese.

Në qoftë se ndodh që një njeri i pafat pi nga ky lëng helmues,fillon ta lëkundë kokën sa andej-këndej i dehur nga hareja, por pas disa çastesh i lë lamtumirën njerëzishmërisë dhe turpërohet keq.

O njeri i mençur! Dije mirë se shpata pret qafën e atij që e mban të ngritur atë. Kurse hija është e shtrirë për tokë. Për shkak se nuk ka trup dhe qafë, është e pamundur ta presësh dhe ta plagosësh atë.

O ti që je larguar nga e vërteta! Të hiqesh për mendjemadh,të mbahesh më të madh, të mburresh dhe të të hyjë vetja në qejf,është si t’i hedhësh dru zjarrit. Si ka mundësi që ti shkon te ky zjarr dhe hidhesh vetë në të? Shiko me vëmendje. A i marrin shigjetat nishan hijet që janë përtokë?

Ndërsa njeriu që ngre kokën lart nga toka, reziston dhe mburret,kthehet në pikë-qitjeje për shigjetat, të cilat e bëjnë vrimavrima të mjerin dhe e asgjësojnë”.

“Në gjithësi çdo gjë është skllav i dashurisë së Tij,edhe rënkimi i qenit është thirrje e hyjnores, domethënë ndodh me tërheqjen e Tij, sepse çdokush që dëshiron ndonjë gjë, do të ketë përballë një pengesë. Detyra e qenit është të ruajë shtëpinë dhe kopenë. Sikur këto punë të mos i pengonin, edhe qentë do të merrnin malet me tërheqjen e Zotit, dhe secili do të bëhej një “i çmendur” pas hyjnores”.

“Ashtu sikurse ngjau me qenin e ashabu’l-kehfit i cili, për shkak të tërheqjes hyjnore, shpëtoi nga ngrënia e fëlliqësirave dhe u ul në krye të sofrës së krye-sovranit”.

“Për shkak se zgjodhi miqësinë e ashabu’l-kehfit dhe i shijoi qëndrimi së bashku me ta, ai qen pi ujin dhe ha ushqimin e mëshirës deri në kiamet - aty në hyrje të shpellës”.

“Qeni ishte strukur në lëkurën e tij, domethënë në pamjen e jashtme dukej i nënçmuar. Ka shumë njerëz që nuk kanë emër dhe famë, por pas perdes vazhdimisht pijnë nga gota e dashurisë që iu dha qenit të Ashabu’l-Kehfit”.

“Biri im, jepe dhe shpirtin po qe nevoja për ta fituar atë gotë!A fitohet epërsia pa hyrë në luftë me egon dhe duke mos duruar kokëçarjet që ke për të pasur?”

“Të durosh dhe të heqësh keq në mënyrë që në fund të pish nga kupa e dashurisë, nuk llogaritet si vuajtje e padurueshme dhe dhimbje. Edhe ti bëj durim dhe rezistoju dhimbjeve, sepse durimi është çelësi i gëzimit dhe haresë”.

“Askush nuk ka shpëtuar nga pusi i kësaj bote, domethënë nga dëshirat dhe pasionet e trupit të tij, pa duruar, pa u rezistuar dhimbjeve dhe pa vepruar me kujdes, sepse durimi është dora dhe këmba e kujdesit”.

“Njeriu i shkretë! Nuk e njohu veten ashtu siç duhet.Erdhi nga ana tjetër, nga të lartët, nga bota e pa fillim dhe ra në këtë botë të mangësive, në këtë botë të papastër”.

“Njeriu e shiti veten lirë. Ai ishte një copë mëndafsh shumë i çmuar dhe me veten e vet arnoi një rrobë”.

“O njeri neglizhent! Ti e mendove për bukë riskun dhe jo për urtësi, kur Allahu thotë në Kur’an: Hani nga risku që ju ka dhënë Zoti!”

“Risku që ka dhënë Allahu është urtësi dhe dije sipas shkallës,kuptimit dhe aftësisë së ndjesisë së njeriut. Ai nuk i ngel në fyt dhe nuk e vret atë që e ha”.

“Nëse e mbyll gojën e trupit, te ti do të hapet një gojë shpirtërore.Me atë gojë ha kafshatat e të fshehtave dhe të dijeve hyjnore”.

“Mos u mundo ta ushqesh shumë dhe ta frysh trupin, sepse ai është një kurban që do t’i jepet tokës. Ti, në të vërtetë, mundohu të ushqesh zemrën, sepse ajo do të shkojë në lartësi dhe do të nderohet”.

“Trupit jepi pak gjëra me yndyrë dhe mjaltë, sepse ai që e ushqen tepër atë, bie në dëshirat vetjake dhe së fundi poshtërohet”.

“Shpirtit jepi ushqim shpirtëror dhe shërbeji mendim të pjekur,kuptim të mprehtë e ushqime shpirtërore, në mënyrë që të mbërrijë i fortë në vendin ku do të shkojë”.

“O ti që kafshon buzët dhe mahnitesh ndaj bukurisë së pranverës! Pa shiko edhe gjendjen e zverdhur dhe ftohtësinë e vjeshtës!”

“Kur të shikosh lindjen e diellit të bukur në kohën e lindjes,kujto perëndimin e që do të thotë vdekje për të!”

“Edhe njeriu jeton të njëjtën aventurë. Përsosmëria dhe bukuria e tij janë të detyruara të vdesin”.

“Do të shikosh se një fëmijë i bukur është bërë i dashuri i popullit për shkak të bukurisë së tij. Pas një farë kohe është plakur dhe është poshtëruar ndaj popullit!”

“Nëse je stolisur me trup të artë, kujtohu se ky trup do të kthehet në arë pambuku pasi të plaket!”

“O ti lakmues që ha ushqime me yndyrë dhe mjaltë! Ngrihu dhe shko në tualet, që atje të shohësh të ardhmen e tyre!”

“O njeri, nga kjo botë vijnë dy zëra që janë të kundërt me njëri-tjetrin. Vallë zemra jote cilin është e aftë të dëgjojë?”

“Njëri prej atyre zërave është gjendja e atyre që i afrohen Allahut, ndërsa tjetri është gjendja e atyre që mashtrohen”.

“Nëse e pranon njërin prej këtyre dy zërave, tjetrin nuk e dëgjon fare, sepse njeriu që do, pothuajse verbërohet dhe shurdhohet kundrejt gjërave që janë e kundërta e asaj që dëshiron”.

“O udhëtar! Shiko figurën e fundit në pasqyrë! Mendo shëmtimin e një të bukuri kur të plaket dhe një ndërtese që do të vijë në gjendje të shkatërruar. Mos u mashtro në gënjeshtrën e pasqyrës!”

“Mos u jep shumë pas pasurisë dhe pronës në mënyrë që kur të vijë koha, t’i lësh lehtë! Jepe që të shkojë edhe lehtë, edhe të fitosh sevape! Ti kapu pas Atij që të ka shtrënguar fort, sepse Ai është i pari, po ashtu Ai është edhe i fundit. Nëse dëshiron ta gjesh Atë, çdo siklet vetjak që mund të ta fundosë anijen e shpirtit, në mënyrë që të arrish atë që do”.

"O ziliqar!Mblidh mendtë e kokës dhe shih të arrish edhe ti pjekurinë,përsosmërinë dhe madhështinë shpirtërore. Në këtë mënyrë, ti do të shpëtosh nga kthetrat e qederit dhe brengës që të kanë mbërthyer, sepse ti ke zili pjekurinë që gëzojnë të tjerët."

"Lutju dhe përgjëroju Allahut të të shpëtojë dhe të ta zhdukë ndjenjën e zilisë,në mënyrë që të shpëtosh edhe nga shtati yt,që s’është gjë tjetër veçse huq i smirës."

"T’u dhuroftë qetësi e brendshme dhe u preokupofsh vetëm me zemrën tënde, në mënyrë që të heqësh shprehinë për t’u marrë me njerëzit e tjerë dhe me gabimet e fajet e tyre!"

"Po qe se rrugës drejt Zotit zilia vjen e përplaset me ty duke t’u kapur për zverku, dije mirë se në të gjendet hazdisja e shejtanit."

“Shejtani e pati për turp t’i bënte sexhde Ademit a.s., ngaqë e kishte zili atë.Për shkak të kësaj smire, ai humbi lumturinë personale."

"Gjatë rrugës tënde drejt Zotit nuk ka shteg më të vështirë dhe as më të rrezikshëm sesa zilia. Lum ai njeri që në zemrën dhe shpirtin e tij nuk lë vend për zili."

"Dije mirë se shtati i njeriut është shtëpia e zilisë. Njerëzit e shtëpisë - pra ndjesitë që i përkasin trupit, siç janë perceptimi, dëgjimi, të parët, vlerësimi etj. - fëlliqen dhe ndyhen për shkak të zilisë."

"Po, trupi i njeriut është banesa e zilisë, por Allahu i ka purifikuar dhe i ka bërë dritë të pastër trupat e njerëzve të përkryer në fe”.

"Ajeti kuranor “Mbajeni pastër shtëpinë time!” (Bekare, 125) urdhëron pastrimin e trupit dhe të shpirtit. Me të vërtetë trupi i njeriut është krijuar nga dheu, por në fakt ai është një thesar drite”.

"Po të kesh zili personin në botën e brendshme të të cilit nuk gjen dot mbeturinë smire, ti je duke bërë dredhi dhe për shkak të kësaj zilie që ndjen, zemra të nxihet dhe të fëlliqet”.

"Faraoni më kot vriste foshnje të pafajshme, ndërsa Musai shkonte jetë të qetë në sarajet e Faraonit."

"Megjithëse Faraoni, duke shkuar pas ndjesive të tij e forconte nefsin(egon) e vet - armiku më i madh që i ushqente trupin-ai i përngjante njeriut që pandehte me mendimin “Një njeri përjashta është armiku im dhe më ka zili”.

"Ai përsëriste shprehjen“Ky njeri është armiku im dhe më ka zili”, ndërsa në të vërtetë armiku i tij i vërtetë ishte trupi që ai e ushqente, pra nefsi i tij."

"Prania e nefsit në trup, bënte që faraonit t’i ngjante edhe trupi i tij si Musai.Faraoni shëtiste lart e poshtë duke thirrur “Ku është armiku?”,dhe kështu kërkonte të gjente armikun e tij."

"Nefsi (egoja) i njeriut të kthyer në skllav të dëshirave të tija, ushqehet duke bërë naze me begatitë e shumëllojshme brenda trupit. Ai kafshon dorën e tij, duke ushqyer mllef ndaj të tjerëve.”

"Jusufët fshihen nga zilia dhe smira e të shëmtuarve.Bukuritë jetojnë thuajse brenda zjarrit për shkak të dëmit që mund tu shkaktojnë armiqtë atyre."

"Jusufët kanë mbetur brenda pusit për arsye të dredhisë së vëllezërve, të cilët, prej zilisë që patën, ia dhanë Jusufin ujkut."

"Jakubi, i cili kishte natyrë të butë, dridhej për Jusufin për shkak të ujkut të zilisë dhe smirës."

"Në të vërtetë, ujku real nuk u rrotullua rreth e përqark Jusufit, por zilia dhe smira e vëllezërve, me të ligat që bënë dhe me pashpirtshmërinë e tyre, ia kaloi edhe ligësisë së ujkut."

"Ujku i zilisë e bëri copë-copë Jusufin, kurse vëllezërit e tij fjalëmbël i kërkuan falje atit të tyre duke i thënë se “ne atë e lamë pranë rrobave dhe u larguam. Kur u kthye e kishte përlarë ujku”.

"Këtë dredhi nuk e gjen as tek qindra-mijëra ujqër së bashku.Ujku i zilisë në fund do të asgjësohet”.

"Jakubi, i cili kishte natyrë të butë, dridhej për Jusufin për shkak të ujkut të zilisë dhe smirës."

"Në të vërtetë, ujku real nuk u rrotullua rreth e përqark Jusufit,por zilia dhe smira e vëllezërve, me të ligat që bënë dhe me pashpirtshmërinë e tyre, ia kaloi edhe ligësisë së ujkut."

"Ujku i zilisë e bëri copë-copë Jusufin, kurse vëllezërit e tij fjalëmbël i kërkuan falje atit të tyre duke i thënë se “ne atë e lamë pranë rrobave dhe u larguam. Kur u kthye e kishte përlarë ujku”.

"Këtë dredhi nuk e gjen as tek qindra-mijëra ujqër së bashku.Ujku i zilisë në fund do të asgjësohet”.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,914
Pikët
113
Simbol i bereqetit dhe përkrahjes për më të varfërit.

Kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures.

Gëzuar!


Beni kur lexo kshu gjonash....TERBOHET dhe po .....DEL.

@Stelar

Ke bo ne ti hashure danas :p

Shnet poplli.....mire do bahet.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,914
Pikët
113
Pelegrinazhi solli fluks të madh qytetarësh në Malin e Tomorrit, Lulzim Basha thirrje autoriteteve: Lehtësoni qarkullimin e mjeteve.

Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët.

PS....


FAZITI....
Bereqet inshallah.
 
Top