• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sufizmi shqiptar

Semiku

Style & Substance
Anëtar
Oct 12, 2013
Postime
2,637
Pikët
63
Roli i sufizmit në formimin e ndergjegjes kombëtare

Dishepujt e kësaj rryme, që në zanafillë të Rilindjes sonë Kombëtare, bashkë me prijësit e teqesë së Tetovës dhe ata të Frashërit, gjatë epokës së Lidhjes, siç dihet tashmë, u shndërruan në një masë të ndjeshme në eminencë gri të Lidhjes së Prizrenit.


Teqe halveti ne Berat

Nëse sufizmi na rezulton, sipas studiuesve të kësaj rryme të islamit, si shprehje e dashurisë për Zotin, ndërkaq “sufinjtë kërkojnë mirësjellje, ndërveprim dhe bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet të gjitha qenieve njerëzore”, në përplasjen historike me të cilën u përballën shqiptarët pas pushtimit nga Perandoria Osmane, në epokën e ngjizjes kombëtare shqiptare, sufizmi rezulton njëkohësisht edhe si shprehje e optimizmit për fatin shpirtëror të popullit shqiptar. Nuk ishte krejt i rastësishëm identifikimi i sufizmit nga Asin Palasio, si “islam të kristianizuar”, meqë nga teoricienët më në zë të kësaj rryme, interpretimi se Jezu Krishti ishte një emisar i dashurisë hyjnore, ishte i pranueshëm. Ndërkaq sot sufizmi do të duhej shikuar si amalgamë e pluralizmit brenda islamit, gjasë për demokratizimin e doktrinës islame si tërësi, që ofron mundësi të shumta për shpëtimin e unitetit kombëtar nëpërmjet ruajtjes së diversitetit fetar, pa e cenuar unitetin shpirtëror të kombit. Si të tillë, pra si “element i domosdoshëm në çfarëdo zgjidhjeje të vërtetë të konfrontimit ndërmjet islamit dhe Perëndimit“ sot, shqiptarët dhe jo vetëm ata, mund ta “shfrytëzojnë” sufizmin në kuptimin më të mirë të mundshëm të fjalës shfrytëzim.

Ndarja fetare, me kalimin e kohës kishte prodhuar edhe ndarje në rrafshin social, dhe pa dyshim se ka qenë pengesë reale në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare në mënyrë të barabartë te të gjithë pjesëtarët e etnisë. Sidoqoftë, shtrirja dhe zgjerimi i islamit në mesin e shqiptarëve nuk arriti të shpërfillë disa prej karakteristikave etnopsikologjike dhe vetë natyrën e shqiptarëve. Përkundrazi, madje një pjesë e tërë e krahinave shqiptare, që iu nënshtruan procesit konvertues, meqë e përqafuan variantin alternativ të islamit – atë të sufizmit, në krye me tarikatin e bektashinjve, njëkohësisht u brumosën edhe me idenë e mëvetësisë së administrimit politik etj. Ajo që e bëri këtë rrymë më tërheqëse për shqiptarët në shekullin XVIII, shprehet më tej Kristo Frashëri, ishte pikërisht “vlerësimi i identitetit shqiptar në lëvizjen kulturore dhe parimi i autonomisë vendore në fushën e administrimit shtetëror”.

Në mesin e tarikateve, bektashinjtë dhe sadedinjtë e gëzonin një popullaritet më të ndjeshëm, që u pasqyrua me ngritjen e shumë teqeve, të parët në Jug të vendit (Elbasan, Krujë etj.), ndërkaq të dytët në Verilindje (Shkup, Leskoc, Vrajë, Gjilan, Gjakovë, Prizren…), duke i shndërruar më pas ato, në Epokën e Rilindjes, në çerdhe të patriotizmit shqiptar. Ndërkaq fuqizimi i sufive dhe veçmas i bektashizmit në Shqipëri “duket se ka përfituar në mënyrë të veçantë nga mbrojtja politike e Ali Pashë Tepelenës, qeverisësit të plotfuqishëm dhe pothuaj të pavarur të Janinës nga viti 1788 deri në vitin 1822, i cili kishte hyrë në konflikt me autoritetin qendror osman, me qëllim që të siguronte njohjen e një njësie administrative autonome.”

Kjo erdhi pikërisht në kohën kur Sulltan Selimi III, i cili hipi në fron më 1879, me reformën ushtarake që ndërmori (Nizam I Xhedid), i zëvendësoi bektashinjtë në funksionin e tyre si edukatorë të jeniçerëve, me sektin islamik të mevledinjve, përkrahës të pushtetit centralist perandorak. Bektashinjtë e Stambollit, të pakënaqur me këtë vendim të sulltanit, reaguan. Si përgjigje, filloi persekutimi i tyre, i cili e arriti kulmin gjatë sundimit të pasardhësit të Selimit III, Sulltan Mahmudi II, me mbylljen e teqeve bektashiane në Stamboll. Si rrjedhim, persekutimi sulltanor i dha bektashizmit në Shqipëri një notë të theksuar politike antiturke dhe antisunite. Lindi kështu bektashizmi shqiptar. Si e tillë, kjo rrymë e islamit u shndërrua në pararojë të ndërgjegjësimit kombëtar shqiptar në mesin e popullsisë shqiptare të konvertuar në islam, e që në këtë epokë e përbënte shumicën.
Ndërkaq marrëdhëniet gjithnjë të vështira të bektashinjve me
autoritetet fetare dhe politike osmane kanë ndikuar pa dyshim në zgjedhjen nga ana e tyre të një qëndrimi antiturk dhe nacionalist, por kjo ka ardhur njëkohësisht me rifuqizimin e vijës së tyre fetare jozyrtare dhe çlirimtare, e cila ishte tipike për sistemin e tyre të bindjeve dhe riteve.
Ndërkaq, prijësit shpirtërorë të këtij rendi (ndër më të njohurit ai i sadedinjëve – Sylejman Bushati që do të shërbejnë si frymëzues i ekumenizmit bashkues për brezin pasues që do të marrë pjesë aktivisht në veprimtarinë e Lidhjes.
(Sylejman Bushati i quajtur Axhiza Baba (1636 – 1747, ka lindur dhe është mëkuar në familjen e njohur të bushatlinjve të Shkodrës. U diplomua për teologji në Stamboll. Në gojëdhënat që ruhen edhe sot në qarqet e sufive Saadi në Kosovë, ai konsiderohet si njëri prej frymëzuesve kryesorë të ekumenizmit bashkues, që do ta karakterizojë Lidhjen e Prizrenit. Ai qe poet dhe la në dorëshkrim dy libra, të shkruara në tri gjuhë orientale).
Shih për këtë konstatimi i studiuesit Albert Doja, se protagonistët e bektashizmit shqiptar nga bota akademike e perëndimit janë trajtuar jo pa arsye reale si “nismëtarë të kombit e më pas si përkrahës të shekullaritetit ose prijës të demokracisë” na vije disi i natyrshëm. Por për dallim nga bota akademike perendimore, rrënjët e këtij mobilizimi shoqëror e kombëtar tek bektashinjtë shqiptar duhet studiuar në përputhje dhe të ndërlidhura me çastin historik që po kalonte Perandoria Osmane dhe brenda saj shqiptarët dhe lëvizja e tyre për mvetësi politike. Në këtë rrafsh sufizmin shqiptarë në tërësi duhet parë “si një kredo të veçantë brenda fesë islame, si një lloj teologjie çlirimtare, si një lëvizje dhe partner gjysmëpolitik në harmoni me lëvizjet kombëtare, si dhe si një bazë të fuqishme ideologjike për përforcimin e autoritetit politik.”

Dishepujt e kësaj rryme, që në zanafillë të Rilindjes sonë Kombëtare, bashkë me prijësit e teqesë së Tetovës dhe ata të Frashërit, gjatë epokës së Lidhjes, siç dihet tashmë, u shndërruan në një masë të ndjeshme në eminencë gri të Lidhjes së Prizrenit.

Ky fakt është plotësisht në përputhje me përpjekjet e Naim Frashërit, poeti dhe veprimtari i mirënjohur shqiptar i lëvizjes kombëtare të shek.XIX, njëri nga mendimtarët dhe figurat paraprijëse më të ndritura të bektashizmit shqiptar, romantizmit shqiptar dhe lëvizjes kombëtare shqiptare, i cili u përpoq të krijonte një gjuhë të shkruar shqipe të njësuar dhe të himnizonte në veprat e tij historinë e Shqipërisë, gjithashtu të ketë shpalosur dhe në një farë mase të ketë themeluar, në veprën e tij “Fletore të bektashinjet” (1896), parimet e reja teologjike e praktike të bektashizmit dhe normat organizative që rregullonin funksionimin e tij. Kjo çështje paraqet një interes të veçantë për hir të zhveshjes së saj të plotë nga çdo fanatizëm, dogmatizëm dhe mistifikim, dhe ngulmimit tek morali. Nën ndikimin e drejtpërdrejtë të pikëpamjeve intelektuale të Naim Frashërit, zhvillimi i bektashizmit në Shqipëri tregoi, shumë më tepër se çdo sekt tjetër sufi apo degëzim bektashi tjetërkund, që dija e fshehtë fetare nuk ishte një privilegj i veçantë për një degëzim të caktuar gjenealogjik, por mund të arrihej nëpërmjet ngritjes shpirtërore falë një hiri hyjnor të fituar lirisht e në mënyrë të drejtpërdrejtë, në lidhje të ngushtë me shprehjen e ndjenjave kombëtare shqiptare dhe ngulitjen e atdhetarisë si virtyti më i lartë.

Krenaria e të qenit shqiptar, pavarësisht përkatësisë fetare, po shënjonte rritje në këtë epokë. Nga vetë natyra, qytetari shqiptar nuk denjoi kurrë ta pranonte pozicionin e qytetarit të rendit të dytë dhe përuljen, qoftë edhe kundruall titullarit fetar. Duke gjykuar se statusi i qytetarit të përkatësisë islame në Perandorinë Osmane do t’u krijonte lehtësira për ruajtjen e dinjitetit, një pjesë e madhe, në shekujt XVI dhe XVII, e pranoi konvertimin, duke i ikur kështu poshtërimit të mundshëm. Në këtë sferë të egos së shqiptarit të zakonshëm, krahas pozicionit gjeografik, sidomos të krahinave verilindore (Kosovë dhe Pollog – si rrafshnalta më lehtë të pushtueshme, krahasuar me krahinat më të thella shqiptare), ndoshta duhet kërkuar edhe njërën prej arsyeve shtesë pse një pjesë e shqiptarëve kaluan relativisht shpejt në islam.

Në studimin e tij voluminoz, “Kryengritja e Dervish Carës” historini dhe akademiku Aleksandër Matkovski, pavarësisht konvertimit të theksuar të shqiptarëve në fenë islame, thekson qartë se “Shqiptarët i kanë konsideruar turqit si të huaj dhe pushtues, të cilët nuk e njihnin gjuhën e tyre dhe nuk ua respektoin traditat.”.Ky studius, këtë studim e kishte përfunduar që në vitet e 70-ta, kur ishte profesor shumë i çmuar në Universitetin e Shkupit dhe anëtar i Akademisë Makedone të Shkencave. Në këtë studim të mbështetur kryesisht në raportet e titullarëve të konsullatave angleze, franceze, ruse, austrohungareze e serbe, ai informon në detaje për këtë kryengritje, e cila shpërthen në Gostivar (Makedoni) në nëntor të vitit 1839 dhe shtrihet në mes të Dibrës, Ohërit, Velesit, Qustendilit, Vranjës, Ulqinit, Shkodrës, Durrësit dhe Matit. Tashmë është fakt i ditur historik se fillesat e kryengritjes ndodhen për shkak të “reformave” centralizuese, por kërkesa kryesore e kryengritjes ishte autonomia për popullin shqiptar, ngjashëm me autonominë që Sulltani i kishte njuhur Pashallëkut të Beogradit (1815).

Këtë Kryengritje e udhëhoqi Dervish Cara (Tetovë), njëri nga sufistët më të shquar shqiptar. Në kryengritje, megjithatë u inkuadruan edhe shqiptarët ortodoks dhe ata katolik. Fatkeqësisht, Fuqitë e Mëdha të kohës nuk e përkrahen kryengritjen dhe në gusht të vitit 1840 ajo u shtyp nga forca të mëdha të Perandorisë Osmane.

Sidoqoftë kërkesat e karakterit politik për autonomi i japin kësaj kryengritje karakter të theksuar çlirimtar dhe emancipues edhe në rrafshin e vetëdijes kombëtare. Kjo Kryengritje, ngjashëm si të tjerat që ndodhën më herët ose më vonë, i kontribuoi formësimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Kryengritjet e paraqesin vazhdimin e luftës shekullore të shqiptarëve për çlirim nga pushtuesit e huaj. Pas Kryengritjes së Dervish Carës, Shqipëria u ballafaqua me ekspansionin e nacionalizmave të shteteve ballkanike, si: Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Bullgaria. Por, edhe përkundur të gjithave ,levizja clirimtare e popullit shqiptar u mbyll me pavaresine e Shqiperise se vitit 1912 ...
Drilon Ramabaja
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Sufizmi shqiptar

Une mendoj se nese ka ndonje grupim fetar i cili ka vertet argumenta per te pretenduar se perfaqesojne ne teresi botekuptimin fetar te shqiptareve, menyren dhe sasine dhe rolin qe ka feja ne jeten e cdo njeriu si private ashtu edhe ne ndikimet e saj te ndersjella individ-shoqeri-individ, ky grupim fetar eshte grupimi bektashian dhe ideologjia sufiste qe ka ne thelb.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,063
Pikët
113
Përgjigje e: Sufizmi shqiptar

Sufizmin Shqiptar nuk e njofin ....goret!
 

TerraN

incognito
Anëtar
Jul 3, 2012
Postime
2,098
Pikët
83
Vendndodhja
ANTAHKARANA
Përgjigje e: Sufizmi shqiptar

*

I paska perzier kabllot ky fare palo-autori i ketij shkrimi. Ne cdo kryerresht shkruan ne ate menyre qe e demanton kryerreshtin tjeter.

Dervish/bektashi nuk eshte doemos sufi. Sufi, ne kuptimin e mirefillte te fjales eshte misticizem, edhe ate misticizem mbrenda suazave islame, por jo vetem.

Perderisa bektashi eshte tarikat ose, me sakte, sekt Islam, nuk qendron e njejta dhe me Sufistin.

Jo cdo gje qe (vete)quhet sufi eshte dhe sufi. Kjo vlene per te gjitha drejtimet e tjera si p.sh. je vetequhesh Demokrat nuk te ben dot (automatikisht) Demokrat. Te vetequhesh njeri i mire ... gjithashtu...

Keta gjera nuk jane gjera te thjeshta te cilat mund te shpjegohen nga ana e jashtme, sepse dalin jashtezakonisht te ceketa, tejet siperfaqesore (sic eshte p.sh. ky shkrim). Kjo duhet te jetohet nga mbrenda. Per ta jetuar ate lypset kohe, durim, vullnet... gjera keto te cilat nuk i ka gjithesejcili.

Si na ishte ajo thenia: "Per ta njohur shokun e mire duhet t'a kesh ngrene nje thes kripe". Tek pastaj mund te thuash dicka rreth tij (shokut.... e qe vlene dhe per njohjen e sufistit/sufizmit).


*
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
6,845
Pikët
113
Rastesisht pashe ne YouTube filmin Bab Aziz, nje film qe me ka lene mbresa, urtesia dhe dija Mevlana Rumit eshte ilac per shpirtin!!
 
Top