• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sulltan Nevruz apo Ekuinoks Vernal?

Qafir Arnaut

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
30
Pikët
0
Sidoqofte une hashuren nuk e le pa e ngrene. Rrfoshin heretiket!


Me 22 Mars ne mjedisete selise se Shejte te Kryegjyshates Boterore Bektashiane festohet festa e Sulltan Nevruzit

Festa e Sulltan Novruzit përbën padyshim një kulm në besimin bektashian. Kjo ditë përbën një element fondamental jo vetëm si gëzim, si shprehje festive, por edhe në përgjithësi, në kulturën e bektashnjve.
Festa në fjalë vjen nga mitologjia. E vërtetë është se ajo në popuj dhe etni të veçantë në kohëra të veçanta, është përshtatur për mrekulli me rrjedhat njerëzore, duke u shndërruar në festë të vërtetë. Novruz rrjedh nga persishtja që do të thotë “ Ditë e Re”. Madje po t’i referohemi autorëve të lashtë të letërsisë dhe historitë persiane, kjo ditë lidhet me njërin prej mbretërve të tyre, të quajtur Xhem. Ky pasi kish shëtitur gjithë botën arriti në Azerbaixhan dhe u ul në një vend të lartë përballë diellit, me një kurorë xhevahirësh në kokë. Dielli duke rrezatuar kurorën me gurë të çmuar, rikthente dyfish dritë në krejt vendin përreth. Njerëzit të mahnitur pas kësaj mrekullie e quajtën “Noh – ruz” ose “dita e re”. Pas kësaj, mbretit Xhem, iu shtua edhe fjala “shid” që në persisht përkthehet “rrezaton” dhe emri Xhemshid mund të shërbej ende sot si një urë lidhëse midis dhjetra doktrinave tradicionale dhe zhvillimit të tyre deri në ditët e sotme.
Festa e Sulltan Novruzit, ka mbrritur në viset shqiptare, së bashku me besimin bektashian, në shekujt 15 – 16. Në shekullin e njëzet dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.
Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Duke rrënuar nga themelet këto objekte, komunistët hierark menduan se do të zhduknin besimin fetar, por një gjë e tillë nuk ndodhi askurrë. Në këtë rrafsh edhe dita e Sulltan Novruzit u festua ilegalisht nga besimtarët bektashinj edhe të tjerë, nën maskën e shtjellave astronomike që lidheshin me ditën e ekuinoksit pranveror.
22 marsi i vitit 1991, shënon riçeljen e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me bekimin e mijra besimtarëve bektashianë si edhe lutjen e Shenjtores, Nënë Terezës. Një rastësi fatlume ka qënë dita e 22 marsit 1992, ditë në të cilën shqiptarët u ndanë përfundimisht nga diktatura e urryer komuniste. Me vendim të Kuvendit të Shqipërisë 22 marsi është shpallur ditë feste kombëtare. Kjo datë mbledh në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore autoritetet më të lartë shtetëror dhe partiak, trupin diplomatik si edhe mijra besimtarë të tjerë. Në të njëjtën kohë, 22 marsi festohet edhe në teqetë e tjera bektashiane brenda dhe jasht ë Shqipërisë.
Zyra e shtypit
 
Top