• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sulm me thikë në një xhami në Tiranë, 5 të plagosur, ja kush është autori

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,686
Pikët
113
rudolf.jpeg
Toleranca fetare n'shqipnine e edi rames

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
----
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
9,525
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Toleranca fetare as që vihet në diskutim se del një kokërr idioti nga binarët dhe dhunon në emër të religjionit.
Nuk e përjashtoj që mund të ketë influenca të 3-tëve për të goditur dhe përçarë bashkëjetesën e religjioneve në Shqipëri.
Shqiptarët janë aq tolerant ndaj çfardolloj pushteti që kanë kaluar dhe nuk qenkan ndaj besimit fetarë!
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
30,489

Sikur ka ndryshuar pak kohet e fundit! Nuk me Duken aq tolerant sa thuhet apo sa kane qene brezi me perpara.
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
9,525
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Sikur ka ndryshuar pak kohet e fundit! Nuk me Duken aq tolerant sa thuhet apo sa kane qene brezi me perpara.
Sigurisht që ka një tendencë ekstremizmi tek katolikët por edhe tek myslimanët.
Edhe për shkak të disa klerikëve që përçapen të zhbalancojnë ekuilibrin e bashkëjetesës, por kurrësesi rasti i tillë nuk është i organizuar nga njëri religjion tek tjetri.
Mund të jetë rekrutuar nga Vuçiçët dhe shërbime të fshehta të tjera për të kryer trazira ndërkohë që janë edhe zgjedhjet në vazhdim.
Edhe nëse është me të meta mendore, e përdorin si lehtësirë
 
Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,686
Pikët
113
Sigurisht që ka një tendencë ekstremizmi tek katolikët por edhe tek myslimanët.
Edhe për shkak të disa klerikëve që përçapen të zhbalancojnë ekuilibrin e bashkëjetesës, por kurrësesi rasti i tillë nuk është i organizuar nga njëri religjion tek tjetri.
Mund të jetë rekrutuar nga Vuçiçët dhe shërbime të fshehta të tjera për të kryer trazira ndërkohë që janë edhe zgjedhjet në vazhdim.
Edhe nëse është me të meta mendore, e përdorin si lehtësirë
"Sigurisht që ka një tendencë ekstremizmi tek katolikët por edhe tek myslimanët". Prandaj toleranca fetare vihet ne diskutim.
 
Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,792
Pikët
113
Na mbyten ledio, tani paskane fidhuar edhe xhirmonet e juve te na terrorizojne, se pak ishin bangaldeshat edhe ata harapt e Durresit. :unsure:

Per ate nuk shkoj une ne xhami e kishe ``fumato`` se ne shtepi te Zotit futen te gjithe dhe kush arrine i pari te hyje. Vie pastaj tjetri dhe te ngul thiken ne shpine edhe vare sakon e tij 🤭
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
9,525
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
"Sigurisht që ka një tendencë ekstremizmi tek katolikët por edhe tek myslimanët". Prandaj toleranca fetare vihet ne diskutim.
Pyll pa derra nuk ka Katunaro!!!
Një dru i kalbur të kalb gjithë turrën.
Një rast i tillë nuk mund ta vë në diskutim, nëse do kishte raste të njëpasnjëshme, at'here hajde se po diskutojmë për diskutimin në fjalë.
 
Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,792
Pikët
113
Me halle psiqike, i shkreti Rudolf. Ne shtetin kur kategori e kategori te ndryshme jane te rrezikuara dhe ngelen pa trajtim te nevojshem mjekesore e ndihme profesionale. Nuk mbahet shteti me gallata e fasada te jashtme.
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,082
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Nje i cmendur nuk mund te flase per nje komb te tere, megjithate fakti mbetet qe arsimi i ulet dhe i mesem ne Shqiperi vetem me standardet e Afrikes mund te krahasohen --jo me Ballkanin dhe Evropen ku duam te bejme pjese.

U habita jashte mase se si ne Shqiperi ka pasur nje rritje te madhe te praktikes fetare ne nje kohe kur ne te gjithe Evropen (fut ketu Greqine dhe Serbine e besetytnive ortodokse) feja ka qene ne ulje.

Pervec rritjes se madhe te myslimaneve, ishte shtuar edhe popullariteti i ca sekteve te dyshimta amerikane: si Later Day Saints, 7th Day Adventists, Deshmitaret e Jehovait, etj. Besime pra qe as kane ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi dhe besime qe flasin vazhdimisht per fundin e botes, ashtu sic bejne edhe vehabinjte myslimane.

Shkurt muhabeti: mua mu mbush mendja qe ne Shqiperi shteti nuk edukon dhe nuk i mbush nevojat shpirterore te rinise (midis punes, arsimit, kultures, sporteve dhe artit) dhe per kete arsye ne Shqiperi trendi eshte krejt i kundert me ate qe po ndodh ne Evrope.

Ndersa 50 vjet me pare Shqiperia ishte shtet i veteshpallur ateist dhe Evropa sundohej kryesisht nga partite dhe grupet demokristiane, sot po ndodh e kunderta: Evropa po lundron drejt ateizmit (me perjashtim te vetem emigrantet turq dhe arabe), kurse Shqiperia po lundron drejt feve dhe ndoshta islamizimit e turqizimit.

Me vjen keq per kete qe ndodhi. Nuk besoj se ky psikopat shpreh mentalitetin shqiptar, por fakti mbetet qe fete ne Shqiperi po forcohen ne nje kohe kur ne Evrope dhe SHBA jane duke u dobesuar.
 
Last edited:

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,405
Pikët
113
Sipas gojethenave ka qene nxenes i shkelqyeshem ne shkolle. Për arsye ekonomike nuk mundi ta vazhdonte shkollen e larte. Shkoi ne Maqedoni, ku u lidh me disa ekstremiste. Mirepo nuk eshte hera e pare qe plagos dike me thike.
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,000
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Po ca katoliku eshte ky bq i ndyre.Nje i cmendur eshte. Ai godiste edhe kalimtaret ne rrugen e Kavajes. Eshte nje video ne qarkullim. E neutralizojne kalimtaret dhe policia vjen e i hedh prangat.
 
drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
32,049
Pikët
113
Po ca katoliku eshte ky bq i ndyre.Nje i cmendur eshte. Ai godiste edhe kalimtaret ne rrugen e Kavajes. Eshte nje video ne qarkullim. E neutralizojne kalimtaret dhe policia vjen e i hedh prangat.
Ky shkote U falte ne xhami
 
Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
12,087
Pikët
113
Vendndodhja
Haemus
Sipas gojethenave ka qene nxenes i shkelqyeshem ne shkolle. Për arsye ekonomike nuk mundi ta vazhdonte shkollen e larte. Shkoi ne Maqedoni, ku u lidh me disa ekstremiste. Mirepo nuk eshte hera e pare qe plagos dike me thike.
Po me vjen keq, personat me depresion te thelle qofte ekonomik apo per cfaredo arsye jane target me i lehte i ekstremistave, jane me lehte per te i kontrolluar, ju ofrojne shoqeri, vllazeri dhe me vone pason komplet shperlarje.
 
Top