• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tekste të këngëve labe

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Shqipëri, tre vilajete - Grupi "Jehona labe"


Shqipëri, tre vilajete
Në mes të krajleve mbete

Në mes të krajleve mbete
I thanë sulltanit - Jepe

I thanë sulltanit - Jepe
-Nuk e jap, e kam për vete

Nuk e jap, e kam për vete
Më duhen për nat' të keqe

Më duhen për nat' të keqe
I thonë dyfekut lepe

 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Vashëza ime e xhanit - Grupi i Dukatit


Vazhëza ime e xhanit
Shelege, bejk' e çobanit

Shelege, bejk' e çobanit
O peshku Pashalimanit

O peshku Pashalimanit
Ngjal' e vijës së Dalanit

Ngjal' e vijës së Dalanit
Ngjalë deti, ngjalë lumi

Ngjalë deti, ngjalë lumi
Shelege Karaburuni

Shelege Karaburuni
I ziu që s'më zë gjumi

 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Fustaneverdha limua - Tragjas, Vlorë


-Fustaneverdha limua
Që ma mban mbi gjunj' në krua
Të dua, qyqe, të dua

-A s’ma jep syrin moj ngjalë
Qepallët e zeza halë
-Zbrit më posht' po ec ngadalë
Merri, se të tuat janë
(pas çdo strofe)

-Bukurosh vetullahollë
E di që të nget një kollë
Dhe kërkon një kokërr mollë

-E moj duda manushaqe
Mollët ti i ke në faqe
Ndërsa un' një deg' mustaqe

-Mustaqedredhur për veshi
Merr një pal' gërshër' dhe qethi
Dhe bëni fanellë leshi

-Jo moj jo, gushëfarfuri
Them t'i bëj shami për ty
T'i mbash mbi vetull dhe sy

 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Më se ta hodha sevdanë - Tragjas, Vlorë


Më se ta hodha sevdanë
Shaze vetulla me gramë

Vanë mënd' e mia vanë
(pas cdo strofe)

Më të ecurin ngadalë
Shaze vetulla me gramë

Më fustanet që mban palë
Shaze vetulla me gramë

Më flokët që hedh mënjanë
Shaze vetulla me gramë

Më gushën që ke të bardhë
Shaze vetulla me gramë

 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Më muar malli, më muar – Tragjas, Vlorë


Më muar malli, më muar
Për Sirotic’ e Izvuar
Për të dy rrepet në krua
Duda me furka në duar

 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
37,618
Pikët
113
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

merrja njehere kenges more bato
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Ç’më ka gjet’ mua të zinë


Ç’më ka gjet’ mua të zinë
Tek kullosja bagëtinë
Vjen një vajz’ e shkon një yllë
Dale, qëndro moj malinë
Të flasëm pak dhe të rrimë
Ajo iku me rrëmbimë
Si thëllëz’ në fluturimë
Si era që bie shinë
Kur u hodh përtej në brinjë
Buzagaz tundi shaminë
Un’ iu qepa me një frymë
Sa ma fali dashurinë

 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Tekste të këngëve labe

Vito, më iku fiqiri

Marrës: Nazif Çela, Vitori Balili
_____

-Vito¹, më iku fiqiri
kur dole përpara tëndës
-Djalë, të gënjeu syri
duket nga argjëndi hënës
-Shkoi vita, shkoi
mënt’ e mia vanë
-Një faqe behari, djalë
ta këputa xhanë
-Një faqe behari, vitë
ç’ma këpute xhanë
-Shkoi vita, shkoi, djalë
mënt’ e tua vanë

-Shaze, vetullat me gramë
t’i fali, a ia këpute
-I kam të miat, o djalë
po nga larg ashtu të duken
-Shkoi vita, shkoi
mënt’ e mia vanë
-Tani që të rriten, djalë
mos ua ki sevdanë
-Tani që të rriten, vitë
ua kam sevdanë
-Shkoi vita, shkoi, djalë
mënt’ e tua vanë

-Faqet kur marrin të skuqur
gushën e bardhë si borë
-Buzëplasur, mallkëputur
jan’ të pazëna me dorë
-Shkoi vita, shkoi
mënt’ e mia vanë
-Tani që të rriten, djalë
mos ua ki sevdanë
-Tani që të rriten, vitë
ua kam sevdanë
-Shkoi vita, shkoi, djalë
mënt’ e tua vanë

-Te nishani nënë gushë
merrmi buzët moj e sertë
-Jo, se digjesh, janë prushë
lë kopen’ o djal’ të shkretë
-Shkoi vita, shkoi
mënt’ e mia vanë
-Një faqe behari, djalë
ta këputa xhanë
-Një faqe behari, vitë
ç’ma këpute xhanë
-Shkoi vita, shkoi djalë
mënt’ e tua vanë
______

1. Emrin vito/vitë e gjejmë në shumë këngë popullore dhe ia vlen një shpjegim.
Vito përdoret edhe si emër njeriu, si shkurtim i Vitore, ose Vitori. Rastësisht edhe kjo që këndon në këtë këngë,
quhet Vitori Balili, por kënga nuk i drejtohet asaj. Këtu personazhi i këngës quhet Shaze, që duket tek strofa e dytë.

Vito/vitë/vitore, kanë kuptimin e një amvise të mirë, e një vajze të zonjë dhe të shkathët. Këto shpjegohen tek fjalori shqip,
te kuptimi i 4 dhe i 6-të.

VITORE f. sh.
1. mit. Qenie mitologjike që përfytyrohej si një
gjarpër me brirë të artë dhe që besohej se pillte
ar e sillte fat e lumturi aty ku shkelte; kafshë që
përfytyrohej si një gjarpër i shkurtër e i trashë, i
bukur e pa helm dhe që besohej se rrinte në
vrimat e mureve, ruante shtëpinë e i sillte kësaj
mbarësi. Vitorja e shtëpisë.
2. mit. Secila nga tri fatitë, të cilat përfytyroheshin
si gra që i vinin foshnjës te djepi natën e tretë pas
lindjes për t'i caktuar fatin. Të daltë vitorja
përpara! ur. vjet. të priftë e mbara!
3. vjet. Fat. Të tillë vitore pati.
4. Grua e mirë dhe e shkathët që është amvisë e
përsosur edhe në shtëpi; grua që ka lindur e ka
rritur shumë fëmijë. U martua me një vitore.
5. Lopë e shëndoshë dhe e hijshme, që jep
shumë qumësht. Polli vitorja.
6. përd. mb. E mirë, e zonja dhe e shkathët në
punë (për gra e vajza). Vajzë vitore.



 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
6,226
Pikët
113




Plaka ime këmbëoshë - Grupi “Buron kënga labe”

Marrës: Sofo Katiaj Kthyes: Mujo Lala
Hedhës: Përparim Sulçe

Plaka ime këmbëoshë¹ xerkështrëmbër,² kokëboshë
Ku do veç e ku do shkoshë
s'mbulohet dielli me shoshë
Ku vete, më plaçë buzën
xhungë ma ke lidhur topuzën³
pa më lyhesh dhe me krem
a të zëntë një verem
Ç'mu qepe moj xhinde
fëmër më je bërë si druri i shtrëmbër
më shikon me sy të vrëngër
që nga koka gjer në thëmbër
Unë të zgjodha bijë vëndi
nga soji pikë argjëndi
asnjëherë s'të qeshi dhëmbi
dhe fjalët si majë gjëmbi
Ulu dhe dëgjo një çikë
u bëmë si gjellë e pakripë
se ti m'u bëre sebepë
m'i shpure djemtë në kurbetë


@iDeA hape çadren lol
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
6,226
Pikët
113
Te bukura jane kenget labe.

ME tepelenen nuk ngaterrohem se kam konflikt interesi
plus tepelensit jane shpirtkazem
ali pasha e la me amanet para se te vdiste
ai i tha arvanitsave keshtu : Nese mua me vrasin detyra juaj eshte qe te vrisni vasiliqine
ndersa labet e kishin thjeshtuar punen, gruan e vrisnin vete

 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
32,974
Pikët
113
Si e ka emrin ai i grupit te Bënçës ne te majte te ekranit? Ai me ate hunde ( zoti me falte) si cep pallati.
Shih me c’pasion kendon!!
Kush eshte Paro?
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
6,226
Pikët
113
Si e ka emrin ai i grupit te Bënçës ne te majte te ekranit? Ai me ate hunde ( zoti me falte) si cep pallati.
Shih me c’pasion kendon!!
Kush eshte Paro?
Marrës - Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj kthyes - Dervish Guma hedhës - Agron Selimi

Dëgjo Argjiro shqiponja këngën që të sjell gjitonia.
Ç`të ka lezet lëmi i këngës për birin e shtrenjtë të zemrës.
Moj nëna Gjirokastrite gjiri yt me qumësht drite,
dhe mbi gjith djepet që rite ç`ti jepje Shqipes e dite, lum si ne....
Mbas çdo bore në furtunë balli i malit thatë më shumë,
në çdo thinjë të mënçurisë beharët e Shqipërisë.
Mes çdo dallge e rrebeshi sa udhëheqës aq ushtar,
Historia siç të deshi komandat dhe komisar.
o Maje malit me borë që s`qas hije në sinore.
Emri yt gëzim lirie lule në çdo buzë fëmije.
Shqipërisë fjala jote, kushtrim dhe flamur epoke.
ju bë dritë si ëndërronte rrofsh sa mosha e kësaj toke.
Shkon urimi goja gojës shëndet trimit Enver Hoxhës,
se të vertetës së kohës i dhe krahët e Shqiponjës.
Shqipëria nënë e gjirit të uron bir jetë të gjatë,
dhe kur thotë dita njëmijë nënës prap i duket pak.
Moj nëna Gjirokastrite gjiri yt me qumësht drite,
dhe mbi gjith djepet që rite ç`ti jepje Shqipes e dite,
rrofsh Enver... Nga Saranda në Tropojë shkon urimi goj më gojë, kush ndrit udhën siç do nëna sa vet kombit i rreh zemra....
 
Last edited:
Top