• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tekste të këngëve të Veriut

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Shën Gjergjat po sillen, more djalë
Shën Gjergjat po sillen, more djalë
Vjeshtat po përcillen, dylber o
Vjeshtat po përcillen, shiqer o

Qajo gujë e gatë, o more djalë
Qajo gujë e gatë, o more djalë
T'i kputi dy krah't o dylber o
T'i kputi dy krah't o shiqer o.

Qajo gujë e shkurtë, o more djalë
Qajo gujë e shkurtë, o more djalë
T'i mërdhini gujtë, o dylber o
T'i mërdhini gujtë, o shiqer o

Sivjet kur t'vjen vjeshta, more djalë
Sivjet kur t'vjen vjeshta, more djalë
Bashkë dalim tu vneshta, dylber o
Bashkë dalim tu vneshta, shiqer o

Kur po çon me m'lypë, o more djalë
Kur po çon me m'lypë, o more djalë
S'po m'len baba yt, o dylber o
S'po m'len baba yt, o shiqer o

Ça ka baba jem, o more djalë
Ça ka baba jem, o more djalë
Me jaranin tem, o dylber o
Me jaranin tem, o shiqer o

Baba n’mos m’dhashtë, o more djalë
Baba n’mos m’dhashtë, o more djalë
Merre qat’ udhë t’gatë, o dylber o
Po
Merrëm edhe mu, o shiqer o


 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
E njejta gje eshte.
Jo, nuk eshte e njejta gja. Ajo kenga aty lart eshte nga Kosova. Eshte nje kang folklorike, e moqme. N'Kosove "dylber" nuk perdoret per homoseksual. Edhe nana e thirr djalin e vet "dylberi i nanes" qe dmth " i bukuri i nanes".
 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
kryet e mirë moj për shami
jepja bacës të shtjen n'gji
çou mori vashë-o hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

balli yt-o dukatli
jepja bacës të don ty
çou syzezë-o hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

vetllën t'zezë-o gajtanli
të merr baca të shtjen n'gji
çou mori lule hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

synin t'zi si rrush n'çarshi
jepja bacës të shtjen n'gji
çou dalldyshë-o hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Ani more djalë, përpara bajrakut
ani se ç'mu dogj zemra, prej marakut
jarnanana nanana ne

Ani more djalë, përpara shtëpis
se ç'po ti merr era, tufat e shamis
jarnanana nanana ne

Ani ti n'atë kodër moj, unë n'këtë kodër
ani boll e mirë po veç pak e vogël
jarnanana nanana ne

Ani as e vogël moj, as e madhe
ani por si dardha moj, rrushatake
jarnanana nanana ne
Ani por si molla moj, rrumullake
jarnanana nanana ne


 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Bora shkrinë e stinët nrrojn pa da
plaken kullat, shemben edhe kalat
Vetëm besa burrit nuk iu nda
besën besë shqiptari n’gjak e ka
Mbaje besën, sa banë dritë mi dhe
po e theve, besë as ner’ nuk ke
Portën t’a përplasin në çdo ane
qumështin t’a mallkon e zeza nanë
Mbaje besën, siç e deshe loken
se me besë ne mbrojtëm edhe tokën
Lokja të përkuni, të dha gji
s’të dha qumësht por besë e burrni
Jepja besën t’mirit edhe mikut
mos ia lyp e mos ia jep anmikut
Mbaje besën, sa banë dritë mi dhe
po e theve, besë as ner’ nuk ke
Portën t’a përplasin në çdo ane
qumështin t’a mallkon e zeza nanë
Mbaje besën, siç e deshe loken
se me besë ne mbrojtëm edhe tokën
Se për besë ner mot u dogjëm
historin me gjak e shkroj shqiptari
Nga thellsit e shekujve, rrufe
brez pas brezi, besa erdhi ndër ne

 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
24 more, pashallare
se n'Janine more, dojn me ra
Se n'Janine, dojn me ra
zaptojn Shkodren, Elbasan
Zaptojn Shkodren, Elbasan
c'ke Vasile (Vasilika), mori, qe po qan?
C'ke Vasile qe po qan
se na e kemi o kalan
C'ka kalaja qe po ushton?
Ali Pasha po lufton
C'ka kalaja, kan e ka mrena?
Ali Pashen me shtate zemra
C'ka kalaja qe po dridhet?
Ali Pasha i gjalle s'po lidhet

 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Moj e mire qe mblodhe bleten
a po ma kallxon lum dada t'drejten
A po ma kallxon lum dada t'drejten
a do rrish me mu tan jeten

Jarabi m'u nxift kjo jete
se pa ty dada ka met
Cka je tu thanun t'shitoft zana
eh zemres tane po cka t'i bana

Se mu robt m'kan feju
tjetrit njeri po i shkoj per gru
Nji tjeter njeri po i shkoj per gru
une per jet s'kam me t'harru

Kush t'ka folun, koke idhnu
kush t'ka thanun keq per mu
Sahere djal jem taku ne kru
m'ka shku menja me t'diftu

A do t'jet sokol o djal
veq ne past krah e me flutur
Veq ne past krah me fluturu
njani tjetrin s'kem me harru

 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Za ku krisi pushka mramë
qatje poshtë nër katun
Thanë se e vranë Isufin mramë
kajë nanë kajë
Thanë se e vranë Isufin mramë
kajë e zeza nanë

Amanet po u'a la
mos me cel tjetër dugaj
Mos me u mat me terezi
se nuk kishte gja ma zi
kajë nanë kajë
Se nuk kishte gja ma zi
kajë e zeza nanë

Amanet ty more vlla
zi per mu sa do t'majshë
Sa do t'majshë, vlla, zi per mu

Drejtë, o vlla, ty më t'kallxu
sa t'marr kalin n'mal më shku
e t'a mushi plot më dru
kthehna mrapa, kush më m'nimu
Njanin krah ma ke tha mu
kajë nanë kajë
Njanin krah ma ke tha mu
kajë e zeza nanë

Amanet ty moj motër
zi per mu sa do t'majshë
Sa do t'majshë, motër, zi per mu

Drejtë, o vlla, ty më t'kallxu
n'fis të huj unë jam qëllu
n'fis të huj, unë jabanxhi
Atje s'më lanë, vlla, me t'majtë zi
kajë nanë kajë
Atje s'më lanë, vlla, me t'majtë zi
kajë e zeza nanë

Amanet ty moj gru
zi per mu sa do t'majshë
Sa do t'majshë, ti, zi per mu

Drejtë, o njeri, më t'kallxu
sa t'marr knjatat e t'shkoj n'kru
t'i shoh shoqet qysh janë nrru
menihërë menja ka më m'shku
lypi venin m'u martu
kurr s'kanë vdek burrat per mu
Burri jem ti ke më kanë
për ty kjanë motër e nanë
kajë nanë kajë
Për ty kjanë motër e nanë
kajë e zeza nanë

Amanet ty moj nanë
zi per mu, nanë, sa do t'majshë
Sa do t'majshë, nanë, zi per mu

Drejtë, o bir, më t'kallxu
sa t'ka ymër, nana, më jetu
del pranvera, qyqja më knu
rrëm më rrëm kam më i nimu
i nimon, nana, rrëm më rrëm
Deri t'a gjaj ni djalë të ri
t'i vesh tirq dhe xhurdi
tirq, xhurdi, e atë allti
edhe shoken, plisin e ri
dal në stan e i rri karshi
rrin karshi nana, bash në stan
nashta ma hek pak mallin tan

Kajë, ah e zeza nanë

 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
Mori nanë, e zeza nanë
m'kanë ra plumat, oj nanë, n' xhamadan

M'kanë ra plumat, oj nanë, n'xhamadan
për këtë jetë, oj nanë, s'më kanë lanë

T'lutëm nanë, bre, më m'tregu
sa do t'majshë, oj nanë, zi për mu

Sa do t'majshë, oj nanë, zi për mu
Sa t'jetë jeta, bir, me jetu

Sa t'jetë jeta, më jetu
del pranvera, qyqja më knue

Del pranvera, qyqja më knue
shkon e zeza nanë më i nimu

I nimon nana n'rrëm t'ni peme
qyqja nana për djalin tem

Qyqja nana për djalë të ri
e le nanën, bir, më dur n'gji

E le nanën me dur në gji
sa t'jetë jeta, bir, më të majtë zi

 

Dredhza

V.I.P
Anëtar
Apr 10, 2015
Postime
979
Pikët
63
Vendndodhja
Kosove
kish rrit nana dy jetima
i kish rrit me copa e grima
masi mushen 20 vjet
ni dit nanen e kan vet
amanet o mori nane
c'zanat baba na ka lan

a ka lan zanat trimnie
a ka lan zanat burrnie
a ka lan zanat gjuetie
gjuetin baba u'a ka lan
po nuk munem me u'a than
se atje kryet keni me lan

hajt bre nane ti cka po thue
dy buk te vogla me i gatue
dy zagarve u kan fishllue
ne bjeshk te nalta kokan shkue

kur kan mrri te ni mriz me ni krue
e jan ule me pushue
tek po vjen nje plak me ni grue
plaku para shkon tuj knue
nusja prapa tuj vajtu

o ju bjeshk o mos dushkofshi
lule ner ju mos lulofshi
kingja ner ju mos mrizofshi
qe su gjet pak uj me pi
qe su gjet naj djal i ri
qe nuk dul naj gjuetar me gjue
me vra plakun, me m'marr mue

hala fjalen pa e marue
me dy pushk plaku u gjue
dekun n'tok u la palue
turret vllau me marr ate grue
tjetri thot se leshoj per t'gjall
ja kthen pushken, e vret vllan

po cka bane o i marruem
se te shpia kur ki me shkue
nanes tane cka ki m'i kallxue
kam vra vllaun per ni grue

ateher djali asht pendue
thik ne zemer veti i ka mshue
prap nis nusja me vajtue
s'jam kane grue qe keni kujtue
jam kane zane me ju zanue

 
Top