• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Fjalori i fjalëve më pak të njohura për ne shqiptarët në përgjithësi i nderuar Brari por që përdoren shumë në mistikën islame (Tesavuf,Sufizëm).

Abdesi - larja,pastrim cermoniale.
ahiret - bota tjetër(e ardhshme).
ahlak - karakteri,morali,etika.
akaba - ngritje,përpjetëz;vështirësi. .
alemet - shenjë.
alemi-misal - bota e shembujve.
alemi berzah - bota e ndërrmjetme.
alim - dijetar.
amel - punë,vepër.
arad - akcidecë,e jashtme,e ekspozuar.
arif - njohës ,
arif bil-lah - njohës i Allahut.
ashik - i dashuruar. .
ashk - dashuri. .
ashk ilahi - dashuria hyjnore.
avret -trupi;pjesë e trupshme e tupit.
bast - gjërësi.
besherijet - natyra e njeriut.
bihuzur - i shqetësuar;i penguar nga dikush.
qafir - jobesimtar.
qitab - libër.
delil - argument;uddhëheqës,prijës. .
derexhe - pozit;nivel.
dervishë-pjesëtari i rendit të tarikatit. .
dua - lutje.
dynjallëk - kjo botë.
xhaiz -e lejuar.
xhemat - shoqëri,komunitet.
xhennet - parajsë.
xhybe - veshje solemne.
xhunub - person i cili pas aktit seksual
duhet të pastrohet.
xhezba - ekstazë.
evilja - Miku i Zotit.
ebdali - shtatë evliat kryesorë.
evtadi - shtyllat e botës, 4 evliat kryesorë.
fakih - jurist i sheriati .
fejz - dhuratë.
fena - tretje,zhdukje.
fetva - zgjidhje juridike.
fikh - jurispodencë.
fuad - zemra e zemrës.
gafil - i shkujdesur
gajb - i fshehur,që mungon
gajbijjet -humbja e ndjenjës për vete dhe tërë njerzit tjerë.
gavth - evliau kryesor,kutubi-zeman.
gibet - shpifje.
Hidri a.s.- Është një profet pa shpallje,pa libër,miku i Zotit.
hajr - mirësi,e mirë.
hadret - prezencë;audiencë.
Hakk-e(i) - Vërteta(ë),një nga emrat e Zotit.
hal - gjendje.
hallall - e lejuar në fe.
haram - e ndaluar në fe.
halife -mëkëbës;zëvendës.
havlet - izolim;vend i izolimit.
hatib - predikues.
havatir - mendim,ide,ajo që vjen drejtëpërdrejtë nga Zoti engjulli,dreqi apo nefsi.
hikaja - rrëfim,ngjarje.
heva - dëshirë.
hikmet - urtësi.
himmet - mbështetje shpirtërore; synim,ambicie,qëllim.
hizmeqar -shërbëtor,shërbyes.
hizmet - shërbim.
hërka - gunë.
hudur - prezencë e shpirtit,përmbajtje.
huxhxhetul-I-islam- titull i lartë fetar autoritet islam.
huja - trill,neurozë,hidhërim,zemërim.
hykëm - despozitë,gjykim;status.
hyrmet - respekt,kënaqësi;paprekshmëri.
ibadet - formë e devotshmëris.
ixhazetname - dëshmim,diplomë.
iftira-shpifje.
ilhas-pastrërti e patrubulluar,pastrim ideore,qëllim i pastër.
ihsan-bamirësi,t'i robërosh Zotit, sikur e shikon.
ihlam-frymëzim.
ilm - dituri.
inajet - kujdes,ndihmë.
istidraxh - mashtrim,derexhe e rreme,shkuarje e pahetuar në shkatrrim.
istgfar - kërkim të faljes,pendim.
ile-l-ebed - përgjithmonë.
Kalem - penda me të cilin në Lehi mahfudh është shkruajtur ajo që ka qenë dhe që do të jetë;një nga dimensionet e Pejgamberit a.s.
kalb - zemër.
kabd - vështirësi.
kamil - i përsosur.
kemal - përsosmëri.
keramet - mrekulli,aftësi e jashtëzakonshme të cilën e ka një njeri.
kesbi - e fituar me mund.
keshf - profeci.
kible - drejtim në të cilin duhet kthyer gjatë lutjes.
kibur-li - mburrje,mburravec.
kijas - vlera,çmimi.
kun - bëhu(dhe ajo bëhet).
kutbi zeman - Evliai(Miku i Zotit)kryesor i kohës së vet.
lil-lah-fi-lah - krejt dhe ekskuluzivisht në emër të Allahut.
Lehvi mahudh - Pllakë e ruajtur,pllakë në të cilin është shënuar dituri e Zotit për atë që ka qenë dhe do të jetë.
manevia - kuptimor,domethënës.
marifet - njohje.
mexheazen - thënë realtivisht;në kuptim figurativ.
mexhzub - personi i kapluar në ekstazë.
mehabet - dashuri,miqësi;bised dashurie.
mekam - nivel.
melamitie(melamie)- elita sufiste,elita e rendeve sufiste.
mertebe - nivel,rang.
mes'ele - ç'ështje.
medhheb - drejtim, shkollë.
mizan - terezi;masë.
mubarek - i bekuar.
muxhaheda- lufta shpirtërore:luftë me vetvetën,me nefsin(egon).
muhal - absurd,e pamundur.
muhanat- i ndjeshëm.
muhjiiddin - ringjallës i fesë(titull i shumë shehlerëve të shquar).
muhlis - tërësisht i pastër,besnik.
nijaz - në shenjë respekti gjendje e përulur para dikujt ose diçkahit në qëndrim gatitu,kokulur dhe me dorën e djathtë në zemër.
rida -lloj fustanellës,veshje me të cilin mbulohet pjesa e epërme e trupit.
rija - hipokrizi.
rijada - ushtrim,trajnim.
risalet - Profesi,Pejgamberllëk.
salih - i mirë.
sejahat - udhëtim.
sejjahini - dervishë të cilëve shejhu u jep të udhëtojnë nepër botë.
sejjid - zotëri,prijës.
sema - cermonial i dëgjimit të zërit ose tonit të mirë,gjegjësisht dëgjimi ceremonial i Zotit me abstrahimin e krijesave si medium i Tij.
siddik - plotësisht i sinqertë dhe besnik,ai që me gjuhë dhe tërë qenien e tregon dhe e dëshmon të vërtetën.
sultanu-l-ulema - titull i lartë fetar,mbret i dijetarëve .
sunnet - praktika e Profetit Muhammed s.a.v.s.
syret - fotografi,piktur.
shejh - mësues;kujdestar;prijës shpirtëror.
shejhu-l-islam - titull i dijetarve më të lartë musliman.
sheriat - ligj fetar.
shirk - politeizëm,besim në shumë zotra.
shuhveli - dyshimtë.
taxh - kuror;qylah me turban.
takvallëk - devtotshmëri.
tarik - rrugë.
tarikat -rend dervishësh.
texhelijjate - manifestime,fenomene(Hyjnore).
tehexhxhud - zgjuarje natës për të kryer namaz vullnetar.
teqe - objekt në të cilën dervishët i kryejnë ceremonit e caktuara.
telkin - mënyra e posaçme e recitimit të dhikrit,në të cilin recituesi deklaron ndërsa të mësuarit e përsëritin atë çka u ka mësuar dhe këtë pastaj,si detyrë e recitojnë disa herë në kohën e caktuar.
teube - pendim.
terbijet - edukatë,edukoj.
teslim - i përkushtuar,përkushtim,i dorëzuar.
tevekkul - mbështetje.
thekalejn - xhinët(Këta janë nga bota metafizike) dhe njerëzit.
ubudijet - robërim;status i robit.
uxhub - vetëkënaqësi,egoizëm.
ulema - dijetar.
ulu-dh-adhm - të dërguarit e Zotit që kanë treguar më së shumti vendosmëri në misionin e vet.
ummet - komunitet cilit i është dërguar Pejgamberi i Zotit.
vaxhib - detyrë e prerë fetare;supozim i domosdoshëm për vlerën e një vepre.
vaiz - predikues.
varid (sh.varidatë) - rezultat i detyrës fetare(virdit).
vexhdi - esktatik,që ka të bëjë me ekstazën,
vehbi - i dhuruar,i falur,
velijj(veliu) - i mirë,i devotshëm;mbrojtës dhe miki i Zotit,
velijj-murshid - prijës,udhëheqës që gëzon mbrojtje dhe miqësine e Zotit.
vesvese - përshpëritje e shejtanit;ide e prapë e shejtanit.
veshtet - punë,vend pune.
vilajet - evliallëk,devotshmëri.
visal - mekami i fundit,kur,kushtimisht,bashkohet me Hakkun.
zahir,zahiren - i dukshëm, evident.
zavia - teqe;kënd.
zevkan - artificial,duke provuar.
zindik - rebelues nga feja;dualist;zjarrputist;trathtarë.
zuhurat - tregues i dukshëm,manifesti .

Çdo pije që të dehen jurispodenca(Islame) fetare,e shpalle të ndaluar,ndërsa shumë nga ata të mistikës thonë se varshëmira,pra,i të qenit i varur nga pija e pijeve alkolike me një fjalë kronist është e ndaluar sepse të shkakton dëm dhe ajo me metodat e saj që quhen dhikrdhe vird (mantra specilale) i lufton këto varshmëri duke e edokuar egon që mos të ndije varshmëri dhe kështu largohet përfundimisht nga të gjitha pijet që shkaktojnë dehje si ato alkoholike dhe narkotike me një fjalë nga të gjitha pijet që ta ndëmtojnë shëndet dhe ta trubollojnë arsyjen...
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
13,843
Pikët
113
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Z. Ymer,
Me kaq zell, dije, kaq fjalor te pasur dhe kendime qe i ben kesaj kulture te huaj, po t'i ishje kushtuar qofte edhe sado pak traditave tona, kultures tone, do dilje me padyshim nje Skenderbe i dyte(!)
 

Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,556
Pikët
38
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

flmn i nderuar Ymer.. per shpjegimet ..
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Z. Ymer,
Me kaq zell, dije, kaq fjalor te pasur dhe kendime qe i ben kesaj kulture te huaj, po t'i ishje kushtuar qofte edhe sado pak traditave tona, kultures tone, do dilje me padyshim nje Skenderbe i dyte(!)
E nderuar Hello Kitty feja dhe veçanërisht disiplina shpirtërore nuk të bën antikombëtar kemi shembuj të mjaftueshëm nga historia jonë kombëtare,këtë feje dhe edukim sikurse që kam unë e patën edhe vëllazërit Frashëri (Bektashlij) dhe unë nuk di se gjë e keqe i ka ardhur Shqiptarëve dhe Shqipërisë nga këta.Pastaj e kemi Hoxhë Tasini,Gjergj Fishtën dhe Fan Nolin e madhë dhe shumë të tjerë .Unë kam traditë kombëtare dhe me aq mundësi që kemi pasur kemi punuar dhe vepruar edhe me armë në dorë që kësaj Shqipërie t’ja shtojmë edhe ca kilometrakatror,që pastja njerëzit pa moral dhe besim në feje me edukat “kombëtare” ta shesin sikur të ishte çfiligu i gjyshit të tyre....

me respekt nga ymer prizreni
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Vdekja e profetizuar

Kishte qenë një herë një dervish i cili kishte pasur gjashtëdhjetë nxënës. I kishte mësuar si kishte ditur më së miri e mandej ka ardhur koha të kalojnë përmes përvojës së re.

Ai i kishte ftuar të gjithë nxënësit dhe iu kishte thënë: - Tash duhet të nisemi në rrugë të gjatë. Diçka, nuk jam i sigurtë se çka,do të ngajë në rrugë. Ata të cilët kanë marrë njohuri të mjaftueshme do të jenë në gjendje të më përcjellin.Por, së pari të gjithë duhet ta mbani në mend këtë fjali: “Mua më duhet të vdes në vend të dervishit!” Bëhuni të gatshëm që këtë ta thoni në çdo kohë, sa herë që i ngrisë te dy duartë.

Disa nxënës filluan të murmurisin në mes vete, shumë të dyshimnt në lidhje me iniciativën e dervishit. Jo më pak se pesëdhjetë e nëntë nga gjashtëdhjetë nxënësit e kishin braktisur duke thënë: - Ai e di se njëherë do të jetë në rrezik, dhe po përgatitet të na viktimizoj neve në vend të tij.
Gjithashtu i thanë: - Ti ndoshta po përgatit ndonjë krim – madje ndoshta edhe vrasje; kurrsesi nuk mund të të pasojëm me kushte të tilla!
Kështu dervishi dhe i vetmi nxënës i mbetur i tij e filluan rrugëtimin.
Tirani më i pamëshirshëm dhe më i padrejtë i asaj kohe kishte pushtuar qytetin e afërt një kohë të shkurtër para se këta dy të hynë në të.
Duke dashur që me aktin vendimtar të forcës ta forcoj pushtetin e tij, ai i thirri të gjithë ushtarët: - arrestone ndonjë udhëtar me shikim përkulës dhe sjellne në shesh para gjyqit. Propozoj ta gjykojmë për ateizëm.
Ushtarët thanë: “Po të dëgjojmë dhe po të përkulemi!”

Mandej dulën në rrugë dhe e arrestun udhëtarin e parë në të cilin hasën.Ngjau që ai të jetë i vetmi nxënës i atij dervishi.Derivishi iu shkoi pas ushtarëve deri tek vendi ku qëndronte mbreti,derisa banorët kur i dëgjuan daullet e vdekjes, duke u dridhur u tubuan rreth e përqark.

Nxënësin e hedhën para fronit e mbreti foli: “Kam vendosur që në shembullin e endacakut t’i tregoj njerëzve që nuk do të lejojmë padëgjueshmëri dhe tentim ikjeje. Është vendosur që përnjëherë të vritesh!”

Në atë moment me zë të lartë dervishi bërtiti: “Merre jetën time,o Mbret, në vend të jetës së këtij djaloshi të pavlerë! Se unë jam më mëkatar se ai sepse unë jam ai i cili e kam shtyer në rrugën e endacakut!”

Duke folur dervishi ngriti te dy duart mbi kokë, e nxënësi bërtiti: “O Mbret i Mëshirshëm! Të lutem më lejo të vdes unë. Mua më duhet të vdes në vend të dervishit!”
Mbreti mbet i habitur. Ai i tha gjeneralëve të tij: - Çfarë janë këta njerëz që shtyhen për ta shijuar vdekjen? Nëse kjo është trimëri, a nuk do ta ndezë popullin kundër meje? Më këshilloni se çfarë të bëj!”

Këshilltarët u konsultuan pak dhe mandej thanë: “Mbret i Ndritur!
Nëse kjo është trimëri, pak çka mund të bëjmë, përpos se i bëjmë popullit padrejtësi krejt derisa nuk e humbë plotësisht frikën. Por nuk kemi se çfarë të humbim po qe se e pyesim dervishin përse është aq i padurueshëm për të vdekur.”

I pyetur,dervishi u përgjigj: “Mbretëri e Lartësuar! Është profetizuar se sot në këtë vend do të vdes një njeri;dhe se përsëri do të ringjallet dhe se dëshirojmë të jemi ai njeri.”
Mbreti mendoi: “Përse dikë do ta kisha bërë të pavdekshëm nëse vet nuk jam?”
Duke menduar pak,ai urdhëroi që atë ta vrasin menjeherë në vend të endacakëve.Në atë çast edhe më i keqi nga rradhët e ndihmësëve të mbretit tiran, nga lakmia për pavdeksi,e vran vetveten.Asnjëri nuk u ngritë,e dervishi dhe nxënësi vazhduan rrugën duke e shfrytëzuar kaosin e krijuar.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Miqësia që u shkëput.

Ndoshta askush nuk e mendonte se ajo miqësi do të prishej një ditë dhe se ata dy shokë të ngushtë, që kishin bërë aq shumë për njëri-tjetrin do të ndaheshin një ditë.Njerëzit nuk e thërrsinin ndonjëherë atë me emër të plotë,por në fillim me emrin e shokut, duke i thënë “o shoku i ....”.

Po.Ai ishte i njohur si “shoku i imam Sadikut”. Atë ditë,sigjithmonë,ata ishin sërish bashkë dhe po shkonin tek tregu i këpucarëve. Mirëpo,a e mendonte ndokush se kur të dilnin që andej,miqësia e tyre do të ishte prishur përgjithmonë?!

Shoku i imamit kishte me vete shërbëtorin e tij zezak.Zezaku po i vinte nga pas.Në mes të tregut,ai kthen papritur kokën dhe nuk e shikon shërbëtorin e tij.Eci dhe dy tre hapa të tjerë,ktheu kokën dhe sërish nuk e pa shërbëtorin e tij.

E ktheu kokën për herë të tretë dhe sërish nuk e pa shërbëtorin e tij.Shërbëtori ishte hutuar duke parë pazarin dhe kishte mbetur larg nga pronari i tij. Kur e ktheu kokën për herë të katërt pa shërbëtorin që erdhi. Atëherë, me inat i tha atij: “Ec këtu, o bir bushtre! Ku ishe?”

Sapo kjo fjalë i doli atij nga goja, imam Sadiku ngriti dorën lart, e përplasi atë fort në ballë dhe tha: “O Zot i Madh! Po e shan nga e ëma?! Po i vesh së ëmës një punë të pa hijshme?!

Unë kujtoja se ti je burrë fisnik e i edukuar. Tek ti s’paska hijeshi dhe turp.”
-O i biri i të Dërguarit të Zotit! Ky shërbëtori është nga Sanadi, po ashtu edhe e ëma.Ti vetë e di që ata nuk janë myslimanë e që unë të kem shpifur keqazi për atë.

-E ëma le të ketë qenë e pafe. Çdo fis e çdo popull ka zakonin dhe ligjin e tij të martesës. Nëse ata sillen sipas atij zakoni dhe ligji, veprimi i tyre nuk quhet i paligjshëm dhe fëmijët e tyre nuk janë të jashtëligjshëm (kopilë).

Tani largohu prej meje, - i tha imami. Më pas, askush nuk e pa imam Sadikun që të shoqërohej me atë, derisa vdekja i ndau ata plotësisht.


Kërkesa e Isait(Jezusit) a.s.

Isai (a.s) u tha dishepujve të tij: Unë kam një lutje. Po të më premtoni se do ta zbatoni do ta them.
Dishepujt iu përgjigjën: “Çfarëdo që të thuash, do të bindemi.”
Isai u çua nga vendi dhe u lau këmbët atyre një nga një.
Dishepujt filluan të mos ndiheshin aspak mirë, por meqë i kishin dhënë fjalën Isait se do bënin ashtu siç u kishte kërkuar ai, pranuan.”

Pasi Isai mbaroi punën, ata i thanë:“Ti je mësuesi ynë, prandaj duhej që ne të t’i lanim këmbët e jo ti ne.

Isai iu përgjigj: “Unë veprova kështu që të kuptoni se nga të gjithë njerëzit, më i duhuri për të marrë përsipër shërbimin e drejtimin e tyre është ai “i Urti”.

Këtë punë e bëra qëtë tregoja modesitnë dhe që ju të mësonit përuljen dhe, kur ju të merrni përsipër drejtimin e mësimin e njerëzve pas meje, metodën tuaj ta vini në shërbim të krijimit.

Urtësia zhvillohet me përulje, e thjeshtësi, dhe jo me mendjemadhësi.Ashtu siç rritet bima ne tokë të lagësht e të butë dhe jo në tokë të thatë e të ashpër.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Kërkim lutjeje

Dikush, shumë i shqetësuar dhe i stresuar, erdhi pranë imam Sadikut (a.s) dhe i tha:Aman, të lutem, bëj një duà për mua te Zoti që të më japë pasuri, sepse jam shumë i varfër e i mjerë.
- Kurrë nuk e bëj këtë lutje.
- Përse nuk e bëni?
- Sepse Zoti për këtë punë e ka caktuar një rrugë. Zoti ka urdhëruar që ta kërkoni dhe të punoni për ditën tuaj, kurse ti do që të rrish në shtëpinë tënde dhe duke u lutur të nxjerrësh ditën e punës.


Bashkëudhëtari i haxhit

Një burrë ishte kthyer nga haxhi dhe po i tregonte imam Sadikut si e kishte kaluar udhëtimin dhe për bashkëudhëtarët.
Ai lavdëronte shumë njërin prej tyre.Të gjithë ishin të kënaqur që po shoqëroheshin më një burrë të nderuar si ai.
Ai gjatë tërë kohës falej dhe lutej.
Sapo mbërrinim në ndonjë shtëpi, ai shkonte në një cep, shtronte sixhaden e tij dhe fillonte të falej. Imami e pyeti: “Po, kush i bënte atëherë punët e tij? Kush përkujdesej për kafshën e tij?”
Burri iu përgjigj: “Sigurisht, nderi i këtyre punëve na takonte neve, ai ishte i zënë vetëm me punët e tij të shenjta.”
“Atëherë, të gjithë ju qëndroni me lart se ai”, - u përgjigj imami.


Ushqimi i përbashkët

Sapo Profeti dhe shokët e tij ndalën kafshët e varganit të tyre, zbritën prej tyre dhe shkarkuan ngarkesën, vendosën që të therrnin një dele për të ngrënë. Njëri prej shokëve tha: “Delen e ther unë.” “Lëkurën ja heq unë” - tha tjetri. “Unë do ta pjek, - ia priti një tjetër. E kështu me radhë, secili mori përsipër diçka.
Kurse Profeti tha: “Unë do të mbedh krënde nëpër shkretëtirë. Ndërkohë, shokët iu kthyen e i thanë: “O i Dërguari i Zotit, ju nuk duhet të mundoheni, i bëjme ne këto punë me gjithe qejf.”
“E di që ju i kryeni këto punë”, - tha Profeti - por Zoti nuk e pëlqen që robi i Tij të rrijë duarkryq mes shokëve të tij duke i dhënë privilegje vetes së tij. Pastaj shkoi drejt shkretëtirës, mblodhi shkurre e shkarpa e u kthye.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Në kohën e profetit Shuajb jetonte një njeri, i cili e kishte bërë zakon të shprehej kështu:“Allahu di dhe ka parë shumë nga mëkatet, gjynahet dhe të metat e mia, por Ai m’i ka falur ato për hir të favorit dhe fisnikërisë së Tij”.

I frymëzuar nga Zoti, profeti Shuajb (a.s.) e këshilloi me këto fjalë paralajmëruese atë:“Ke filluar të thuash se Allahu për shkak të fisnikërisë së Tij nuk të ka deklaruar përgjegjës dhe nuk të ka dënuar, megjithëse ti ke punuar kaq shumë mëkate dhe gjynahe. O njeri mendjeshkurtër dhe i mjerë që ke lënë rrugën e drejtë për t’u endur shkretëtirave.A nuk e kupton ti se Allahu ta ka dhënë dënimin tënd deri tani sa e sa herë, por ti nuk di gjë për këtë! Të ka ikur largpamësia,sepse je zhytur nga koka te këmbët,nga maja e flokut deri te thoi i këmbës brenda indiferencës ndaj shpirtërores.Ti je kthyer në skllav të dëshirave dhe ndjenjave të tua egoiste, por nuk je i vetëdijshëm për këtë.

O njeri që i ngjan tiganit të nxirë! Je zhytur thellë brenda blozës dhe ndryshkut që ta kanë nxirë botën tënde të brendshme.Zemra dhe shpirti yt janë mbuluar nga shtresa ndryshku, prandaj syri i largpamësisë të është mbyllur dhe ta ka zënë perden e shikimit të enigmave hyjnore,ndërsa zemra të është verbëruar.

Çdo gjë duket më e qartë dhe perceptohet më lehtë kur vendoset përballë asaj që është e kundërt me të.Bloza e pistë nxjerr në pah më qartë bardhësinë që ka tigani i kallajisur,por nëse tigani zë e nxihet nën efektin e tymit,duket se njolla e zezë që ka përsipër humbet dhe asnjë njeri nuk mund ta shoh atë. Po qe se hekurpunuesi është me ngjyrë të zezë,tymi i punishtes nuk mund ta nxijë më tepër lëkurën e tij, por, po qe se në punishte punon një njeri me lëkurë të bardhë,fytyra e tij do të bëhej e zezë........

Personi që kishte gabuar,erdhi në vete pas këtyre fjalëve të Shuajbit,(a.s.), fjalë që mbanin erë frymëzimi hyjnor dhe ta dridhnin zemrën.Ai,duke dashur të pendohej, i drejtoi këtë pyetje:
- Cila është shenja që më tregon se e kam merituar dënimin hyjnor si pasojë e mëkateve dhe gjynaheve që kam kryer, pa ditur se çfarë po bëja?
Si përgjigje ndaj kësaj pyetjeje, Allahu e frymëzoi Shuajbin (a.s.) t’i thoshte:
- Duke mos ti bërë publike të fshehtat e tua, Unë t’i kam mbuluar gabimet dhe mëkatet.
Shenja më e qartë se e ke merituar fatkeqësinë dhe mynxyrën shpirtërore është kjo:
- Njeriu që kryen detyrën e robit ndaj Zotit dhe mban agjërimin, fal namazin, jep zekatin,madje kryen edhe punë të tjera të mira,por nuk shijon asnjë grimë të kënaqësisë shpirtërore nga asnjë prej adhurimeve që bën.
- Adhurimet e tij nga pamja e jashtme janë të sakta dhe sjellja e tij si rob ndaj Zotit është e hijshme, por bota e tij e brendshme shpirtërore është e varfër, prandaj zemra dhe trupi i tij nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën.Kokrra e arrës nga jashtë duket e shëndoshë,por nga brenda mund të jetë e zbrazët.
- Nëse dëshiron që ndjenja e besimit dhe adhurimet të lënë tek ti shije të mirë,atëherë zemra është e detyruar të vishet me përshpirtshmëri dhe frymë shpirtërore. Bërthama duhet të jetë e mbushur brenda,që të lëshojë fidan.A ke parë bërthamë të zbrazët që lëshon fidan? A nuk është forma pa jetë asgjë tjetër përveçse një kallëp i derdhur?”
Me këto këshilla shpirtërore ia tërhoqi vërejtjen Shuajbi (a.s.) njeriut indiferent, në zemrën e të cilit, nëpërmjet frymës shpirtërore të profetit, çelën lulet e shpresës. Pasi u lut për falje, ai vendosi me bindje ta drejtonte zemrën e tij drejt Allahut…”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

KUPTIMI I LEGJENDËS

Imam Said Ali Sheh kishte rrëfyer këtë legjendë të vjetër gjithmonë kur kishte dashur të tregoj se sa tregimet ndihmojnë gjatë mësimit. Ky tregim flet për një faraon i cili kishte ndërtuar dhomën e fshehtë në piramidën e tij gjatë jetës së vet siç ka qenë e zakonshme, me qëllim të caktuar që përbrenda ta fsheh gjithë pasurinë e tij për të qenë i pasur edhe .

Por,mjeshtri i cili kishte ndërtuar piramidën i kishte thënë dy djemëve të tij, edhe këtë dhomë:- Do të vdes i varfër, por ju do të mund të hyni në dhomën e thesarit përmes këtij koridori të cilit planin e fshetë po ua lë në trashigimi, sepse faraoni është uzurpator dhe ka grumbulluar pasuri fal njerëzve të varfër siç jemi ne.

Kur du djemët kanë hyrë në piramidë dhe kanë gjetur thesarin,njëri prej tyre kishte ra në kurth.Ai e kishte bindur vëllaun e vet të ikën, e atij t’ia pres kokën për të mos qenë familja e dyshuar dhe për të mundur ai të vijë edhe më tutje të marrë flori.Vëllau tjetër e kishte zbatuar dëshirën e tij,dhe suksesshëm kishe ikur nga piramida.

Faraoni kishte mbetur i stepur kur e kishte gjetur trupin pa kokë.Ai urdhëroi që trupi të varet në mur dhe ta ruaj roja.Familja,ka menduar ai,do ta dëshirojnë trupin ta marrin dhe nëse përpiqen ta largojnë nga muri, do të nxinën.

Por,vëllau i cili kishte mbetur gjallë kishte qenë i mençur.Ai kishte marrë disa calikë me verë dhe i kishte ngarkuar në gomar,dhe qëllimisht i kishte rregulluar që të shpohen kur mbërrinë tek roja.Rojtarët kur e kanë vërejtur se vera po derdhej nga calikët i kishin marrë dhe e kishin pirë verën,dhe kështu janë dehur.

Kur të gjithë rojtarët kishin ra të dehur,vëllau kishte hjekur trupin nga muri dhe e kishte çuar për ta djegur. Said pohon se ky tregim përshkruan se si ngjarjet ngjajnë krahas persiatjes.Thesari paraqet grumbullimin e dijenisë njerëzore; faraoni është qëllimi i keq i mendjes për ta ndaluar popullin që të mësoj atë që i nevoitet.

Prindi është njeriu i cili di se si të vijë tek dijenia,e djemët janë dy gjenjdet e shpirtit të njeriut.I pari simbolizon funksionin imagjinar por të pavëmendshëm; i dyti simbolizon parimin aktiv për mbijetesë i cili ka po aq imagjinatë sa edhe i pari.
- Nuk është me rëndësi se a është tregimi i vërtetë. Me rëndësi është se për çka mund të mësojë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

HAZRETI BAHAUDIN SHEH

Bahaudin ka qenë princ i pushtetshëm i cili është marrë me punë shtetërore dhe i cili nuk është interesuar për gjëra shpirtërore.Një ditë kishte vendosur se është koha e fundit që diçka të ndërmerr për shkak të numrit të madh të hajnave dhe endacakëve të cilët në hordhi jetonin të fshehur në mbretërinë e tij. I kishte urdhëruar rojtarët që mbrenda një muaji t’i kapin të gjithë lypsit dhe endacakët dhe t’i sjellin në oborrin e pallatit të tij ku edhe do të gjykohen.

Një sufist i cili kishin jetuar në pallatin e Bahaudinit pikërisht në atë kohë kishte kërkuar leje për të udhëtuar dhe iu ishte lejuar.Kur kishte mbërri dita e caktuar endacakët kishin qenë të tubuar për ta pritur Bahaudin Shehun.

Duke e parë numrin aq të madh,me siguri të ithtarëve të padëshirueshëm,se si rrinin para pallatit të tij, Bahaudin Sheh jashtëzakonisht ishte zemëruar. Ai urdhëroi që të gjithë të jenë të rrahur dhe të përzën si fajtorë.Në atë moment, duke dalur nga radhët e të burgosurëve,sufisti i veshur me arna u ngrit dhe tha: - O princ i familjes së Profetëve! Nëse ithtari i pallatit tënd ka qenë i burgosur për shkak të veshjes së tij dhe në bazë të saj e shpallë si hajnë,duhet të jemi shumë të vëmendshëm.

Nëse mund ta dimë se jemi të padëshirueshm vetëm shkaku i garderobës, ekziston reziku që populli ta pranojë atë mënyrë të vlerësimit dhe fillon t’i vlerësoj sundimtarët siç je ti vetëm sipas garrderobës e jo sipas vlerave të brendshme.

Çfarë do të bëhet atëherë me institucionet e pushtetit të ndershëm?
Pas kësaj Bahaudin e kishte braktisur fronin Është i varusër afër Kabulit në Afganistan,ku e konsiderojnë njërin ndër sheikët më të madh ndër sufistët. Është traditë që çdokush kush kalon pranë varrit të tij në këmbë t’i afrohet varrit.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

MUNDËSITË

Ibn Halimi e kishte pyetur sufi mësuesin:
- Ku po gjenë kohë t’i lexosh gjithë ato libra?
Ai i përgjigjet:- Gjej kohë për ato që i lexoj.
Atëherë Halimi e kuptoi se ai s’kishte fare libra.
- Në ç’mënyrë po vjen deri tek dijenia jote?
Sufisti e pranojë:
- Me telepati.
- Halimi vazhdoi:
- Përse fshihesh nga nxënësit e tu?
Ai tha:- Për t’u koncentruar në atë që është thënë, e jo në atë i cili ka thënë se e ka zbuluar atë që ka folur.
Halimi atëherë tha:
- Duket se publikimi i kësaj shkatërron mundësinë e ndonjë njeriu të fitojë dijeni. Përse atëherë mua po ma tregon?
Sufi tha:
- Gjasat e tua veç kanë qenë të shkatërruara para se të vishë tek unë.
Halimi pyeti:
- A ka shpresë për mua?
- Jo. Derisa mundohesh t’i detyrosh sufistët të flasin me gjuhën tënde (të të kuptuarit,e jo gjuhën amtare, prano shpjegimin). Nëse e përdorë gjuhën tënde do të bëhesh gjithnë e më i dëshpruar sepse e përdorë gjuhën e të pakënaqurit.
- Pse a nuk çonë pakënaqësia deri tek dëshira për të ndryshuar?
- Shumë pak pakënaqësi s’do të thotë të ekzistojë dëshira për ndryshim.Pakënaqësia e madhe të paktën tregon pamundësinë për ndryshim.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

MËSUESI I FSHEHTË

Një burrë e kishte takuar mësuesin e njohur Kidra duke punuar si trapaxh i thjeshtë. Kidra ia lexoi mendimet dhe i tha:
- Po qe se iu kisha afruar njerëzve në rrugë dhe iu kisha thënë se çfarë të bëjnë, do të kishin menduar se jam i çmendur apo se këtë e bëj për interesan materiale personale dhe nuk do të më kishin dëgjuar.Po nëse isha veshur si i ditur apo tregëtar i pasur, prapë nuk do të më kishin dëgjuar, apo të paktën do të ishin munduar të më kënaqin, në vend se të kënaqen me atë që unë e them. Por nëse përzihem me njerëz këtu dhe e them ndonjë fjalë,atje ndonjë fjalë tjetër, dikush do të dëgjoj sikur që më ke njohur ti,e mijëra tjerë nuk më kanë dëgjuar.


ÇFARË TË BËN

Sufi urtari Abdulalim nga Feza ka refuzuar të bëhet mësues por kohë pas kohe ka këshilluar njerëzit se si ta ndjekin Rrugën.Një ditë një nxënës i cili ka qenë i paaftë të mësojë dhe i tëri i preokupuar me “ceremonit mistike” i kishte ardhur në vizitë.
Ai e kishte pyetur:
- Si mundem më së miri ta shfrytëzoj mësimin e të urtëve?
Sufisti u përgjigj:
- Jam i lumtur që më është dhënë shansa të ta them se në dispozicion e ke metodën e pagabuar e cila i përgjigjet pikërisht aftësive tua.
- E çfarë është ajo, nëse më është e lejuar të të pyes?
- Thjesht mbylli veshët dhe mendo për rrepat.
- Para, gjatë kohës së leximit dhe ushtrimit apo pas?
- Në vend edhe të njërës edhe të tjetrës.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Një person,duke ardhur te Isai alejhisselam,pyeti: “-O mësuesi i mirësive! Si mund të bëhet i devotshëm një rob ndaj Zotit?”

Isa alejhisselam dha këtë përgjigje: “-Kjo është një punë e lehtë. Duaje Zotin nga shpirti dhe zemra me atë që e meriton. Bëj vepra të mira për hir të Tij sa të keshë mundësi. Ji i mëshirshëm dhe i butë si ulluk edhe ndaj bijve të Ademit, edhe ndaj vetes tënde!”

Pastaj tha kështu: “-Mos i bëj dikujt diçka që nuk dëshiron të të bëhet ty! Atëherë do të bëhesh i devotshëm ndaj Zotit me atë që e meriton!”


Hazreti Bajezid Bistami i tha një mjeku të cilin e takoi ndërkohë që ai po përgatiste ilaçet :

“-O mjek! A ke ndonjë ilaç për sëmundjen time?

Kur mjeku pyeti: “Çfarë sëmundje ke?” Hazreti Bajediz u përgjigj:

“Sëmundja e mëkatit...” Mjeku duke i hapur duart në të dy anët tha:

“Unë nuk e njoh ilaçin e mëkatit.”

Në atë çast, një i ri i marrë që ndodhi atje, ndërhyri në bisedë duke thënë:

“-Baba, unë e di ilaçin tënd.” Hazreti Bajezid tha më gëzim:

“-Thuaje, djalosh!”

I riu,të cilin populli e pandehte për të marrë, por që në të vërtetë ishte një dijetar, e përkufizoi kështu ilaçin e mëkatit:

“-Merr dhjetë derhem rrënjë pendimi dhe dhjetë derhem gjethe kërkimi faljeje! Këto vendosi në havanin e zemrës! Rrihi me çekiçin e njësimit! Siti në sitën e ndërgjegjes! Ngjeshi me lot! Skuqi në furrën e dashurisë dhe të keqardhjes! Paskëtaj, çdo ditë merr nga pesë lugë prej brumit që do të bëhet. Në fund nuk do të ngelet kurrfare shenje nga sëmundja jote!..”

Bajezid Bistami i cili i dëgjoi këto, u prek dhe tha:“Sa turp për ata që i thonë të marrë dijetarëve si ti, ndërsa veten e pandehin të mençur!..”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

UDHËTIMET E KAZVINIJEVIT

Njerëzit e dobishëm të cilët punojnë punë të dobishme nuk zemërohen nëse i quajmë të padobishëm. Por të padobishmit të cilët mendojnë se bëjnë punë shumë të dobishme jashtëzakonisht zemërohen nëse kjo fjalë iu thuhet atyre.

- Kam vizituar,tregon Kazvin,një grupë sufistësh të devotshëm.Janë marrë me thirrjen e emrave të shenjët,dhe luanin në instrumente muzikore.
Kam dëgjuar biseda të autoriteteve të njohura dhe kam qenë prezent në kremtimet e mësueseve, të gjallë dhe të vdekur. Kam veshur roba të arnuara dhe kam lypur prej derës në derë siç preferojnë klasikët. Jam lutur, kam agjeruar dhe kam dhënë lëmoshë. Kam mësuar lojën e ndërlikuar të ritit dhe këndimit dhe kam marrë pjesë në liturgji. Kam kaluar kohën në Qetësi.

Kam përvetësuar shkathtësinë e lëvizjes së brendshme. Kam mësuar se si ta pastroj Unin tim dhe se si, përsëri, të pastruar, ta kthej. Dhe atëherë e takova vetë Dëshminë. Dëshmia më tha:
- Në gjurmim të çkahit je?
Unë iu përgjigja.
- Të mësuesit.
Dëshmia tha:
- Të kishe kërkuar edhe më shumë diije të kisha ofruar. Por pasi që po e kërkon të Vërtetën, do të çoj tek ajo.

Dhe ajo më çoi tek Zoti, e Zoti ma shpjegoi se sa e jashtme është krejt ajo që kisha mësuar.Kur jam kthyer në botë,askush nuk ka dashtë të më dëgjoj dhe rrotullimi i studimit të së jashtmës vazhdoi. Siç më ka thënë Zoti,kështu do të vazhdoj deri në mbarim të kohës.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

MIQËSIA

Sehl bin Ibrahim tregon kështu:
“Me Ibrahim bin Et’hemin ishim miq. Një radhë më kishte zënë një sëmundje” “e rëndë.
Atëherë Ibrahim bin Et’hemi e shpenzoi çdo gjë që kishte” “në dorë për shëndetin tim. Pastaj fillova të shërohesha. Në këtë mes i kërkova” “ca gjëra që m’i donte zemra. Meqë s’i kishte mbetur më gjë në dorë,” “kishte shitur gomarin dhe ma plotësoi dëshirën. Pasi u shërova, m’u desh” “gomari për të shkuar diku dhe e pyeta:
“O Ibrahim, ku është gomari?”
“E shita!” – më tha Ibrahim bin Et’hemi.
Meqë shëndeti nuk ma lejonte të ecja në këmbë, i thashë:
“Mirë, po tani me se do të udhëtoj?”
Ai mbreti i të urtëve m’u përgjigj:
“Do të të mbaj në shpinë, o vëlla!”
Dhe më mbajti në shpinë tre konaqe rrugë!


SYNIMI I MIQËSISË

Abdullah bin Mubarek kishte bërë udhëtim me një person me vese të” “këqija. Pasi udhëtimi mbaroi dhe ata u ndanë, Abdullah bin Mubarek nisi” “të qajë nga zemra. Miqtë që u çuditën me këtë, e pyetën:
“Pse po qan? Ç’është ajo gjë që po të dëshpëron kaq shumë?”
Ai mik i Zotit me vlerë të madhe hoqi një herë me ngashërim, pastaj,” “me sytë e njomur tha:
“Me gjithë atë udhëtim të gjatë, nuk ia ndreqa dot shokut të udhës” “shprehitë dhe veset e këqija! Nuk e zbukurova dot moralin e atij të pashpresi!” “Dhe mendoj:Mos vallë nga të metat e mia nuk u bëra dot i dobishëm” “për të?Po qe se ai nuk u orientua dot nga ndonjë gabim i im,ç’do të” “bëhet halli im nesër? “
Dhe u mbyt në lot!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

BARBARI DHE PËRKRAHËSI

Dervishi me emrin Barbari,duke u shtirrur si nxënës,rregullisht ka shkuar në ligjërimet javore të një sufi përkrahësi,i cili ka imagjinuar se e ka studiuar rrugën e Vërtetë.
Çdoherë,dervishi paraqitej në tubime dhe paraashtronte pyetje qesharake kuazi sufistit.Pasi që e kishte qortuar me qindra herë,kuazi mësuesi iu kishte drejtuar Barbarit:
- Prej dymbëdhjetë vjetë vjen këtu dhe të gjitha ato pyetjet e tua absurde janë vetëm varietete të asaj që pak më heret pyete!
- Po, e di, tha Barbari,por gëzimi,të cilin ma ofron shikimi në hutinë dhe zemërimin tënd, ëshë i vetmi ves i imi i keq.


ANDAKI

E kanë pyetur Andakin: - Kuptueshmëria dhe mirësia janë udhërrëfues në Rrugën e Sufizmit.Përse atëherë duhet të ekzistoj edhe diçka tjetër përpos dashurisë dhe bukurisë,përse duhet të ekzistojnë,për shembull, kalimi i kohës dhe gjëra të tilla siç janë skepticizmi dhe qortimi?
Ai u përgjigj:- Pjeshkës së pjekur i nevoitet dielli dhe uji. E nuk e keni parë se çfarë ngjanë kur dielli i bekuar rrezon shumë gjatë apo shumë fortë? Ai bëhet shkaktar i shkatërrimeve.Kur i ujitni bimët ngadal uji për to do të jetë i bekuar. Ujitni jashtë mase dhe bimët do të kalben dhe do të sëmuret nga sëmundja që është shenjë se uji nuk ka qenë i bekuar,por instrument i shkatërrimit të tyre.
- Ofroj njeriut atë që ai e quan mirësi pandërprerë dhe do të dobësohet aq shumë sa që nuk do të jetë i lumtur.Të mos e kritikosh në çastin kur kritika do të kishte pasur ndikim të caktuar në të ti veç ke gabuar.Dhe të gjithë ju po qe se refuzoni t’i pranoni këto gjëra si këshilla,në të vërtetë,nuk parashtroni pyetje në të cilat me të vërtetë keni menduar!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

AVICENA DHE ABU SAID

Kur me një rast janë takuar filozofi dhe sufisti, Avicena tha:
- Çka di unë ai sheh.
Abu Said u përgjigj:
- Çka unë shoh ai di.

ABUD NGA OBDURMANA

E kanë pyetur Abudin nga obdurmani:
- Çka është më mirë? Të jesh i ri apo të jesh plak?
Ai u përgjigj:
- Të jesh plak do të thotë të kesh më pak kohë para vetes, por ma shumë gabime pas vetes. Po ua lë juve të gjykoni vet se çka është më mirë.

GATI MOLLË

Naxhrani tha:
- Nëse thua se “gati e kupton” flet dokrra.
Teologut të cilit i kishte pëlqyer kjo thënje e pyet:
- A mund të na japësh ndonjë shembull nga jeta e përditëshme?
- Natyrisht, tha Naxhrani; kjo është njëjtë sikur kur kishe me thënë për diçka kjo është “gati mollë”

LIBRI I URTËSISË

Simab tha:
- Do ta shes Librin e Urtësisë për njëqind flori e disa njerëz do të thonë se është madje i lirë.
Por Januz Marmari e kundërshtoi duke i thënë:
- E unë do t’iu ofroj çelsin për kuptueshmërinë e tij, por thuajse askush nuk do ta merr qoftë edhe gratis.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Këshilla e asketit

Vapa e verës kishte nxehur të gjithë vendin.Dielli i nxehtë po përvëlonte Medinen dhe të gjitha kopshtet përreth saj.Një njeri,i quajtur Muhamed ibn Munkeder,që e quante veten asket dhe i larguar nga kjo botë,rastësisht kishte dalë në një vend jashtë Medines.Aty i zuri syri një njeri i cili ishte trupmadh dhe i shoqëruar nga disa njerëz të tjerë,po shkonte të punonte kopshtet e tij e të tjerët po i vinin nga pas për ta ndihmuar.

Mendoi me vete: “Kush është ky burrë,që në këtë vapë kaq të madhe po del jashtë të merret me punët e kësaj bote?” U afrua më tej dhe pa që ai ishte imam Bakiri. “Përse ky burrë kaq i nderuar merret me punët e kësaj bote,- tha me vete asketi;atëherë, e shoh të nevojshme që t’ia them një këshillë e ta ndaloj nga kjo punë.”

Iu afrua imamit dhe e përshëndeti.Imami,i lodhur dhe i djersitur iu përgjigj përshëndetjes së tij.
Asketi i foli: A është bukuri që një burrë i nderuar si ti të dalë jashtë në këtë vapë të madhe e të merrët më punët e botës,e aq më tepër,i veshur kështu, kur duhet të vuani edhe më tepër?! Kush e di se kur i vjen vdekja njeriut? A e dini se kur do vdisni? Ndoshta,vdekja ju vjen që tani.

Nëse Zoti s’ka dashur që vdekja t’ju rrëmbejë në këtë mënyrë,çfarë do t’u ndodhë atëherë? Nuk pritet nga ju që të merreni me punët e botës, e aq më tepër të dilni në një kohë kaq të nxehtë,e ta bëni veten tuaj të vuajë kaq shumë.”

Imami Bakiri hoqi barrën nga shpina,u mbështet në mur dhe tha: “Nëse vdekja vjen e më rrëmben që tani,atëherë unë kam vdekur duke adhuruar sepse kam kryer detyrën;kjo punë është njësoj si adhurimi i Zotit dhe shërbimi ndaj Zotit. Ti ke kujtuar se adhurimi është vetëm të falesh dhe të lutesh. Unë kam një jetë kam dhe shpenzime.

Po të mos punoj dhe po të mos përpiqem, atëherë më duhet t’i shtrij duart drejt teje dhe atyreve që janë si ti. Unë punoj që t’i plotësoj vetë nevojat e mia të mos pres nga të tjerët.Unë duhet ta kem frikë vdekjen atëherë kur nuk kam punuar dhe i jam shmangur urdhrit të Zotit, dhe jo kur punoj dhe adhuroj e i bindem urdhrit të së Vërtetës që thotë se peshën e detyrës sime duhet ta mbaj mbi shpatullat e mia e jo t’ua ngarkoj atë të tjerëve.

“Paskam qënë shumë gabim,- tha asketi! Unë kujtoja se më duhet të të jap një këshillë, por e shikoj se unë vetë paskam qenë në gabim dhe paskam ndjekur një rrugë të gabuar dhe paskam pasur shumë nevojë për këshillën tënde.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

TRE INTERPRETIMET

Tre derivsh të cilët kishin vendosur ta gjejnë të Vërtetën,kishin mbërri tek shtëpia e Mir Alisher Navajia.Ata e kishin lutur t’iu ndihmojë; si përgjigje ai i çojë në kopshtin e tij. Duke e marrë shkpin në dorë, kishte shkuar nga leha në lehe dhe me goditje të shkopit kishte këputur lulet e bimëve më të larta.
Kur ishin kthyer në shtëpi urtari i kishte pyetur:Çfarë qe kuptimi i asaj që bëra? Kush prej juve mund ta interpretoj drejt do të jetë i pranuar si nxënës.
Dervishi i parë tha: Interpretimi im i leksionit është se ‘njerëzit të cilët mendojnë se dinë ma shumë se të tjerët vuajnë nga sëmundja e nivelizimit në Mësim’.
Dervishi i dytë tha: Unë e kuptova veprimin tënd si ‘gjërat të cilat janë të bukura në dukjen e vet mund të jenë të parëndësishme në përgjithësi’.
Dervishi i tretë tha: Atë që ke bërë unë e kisha përshkruar si dëshmi mbi atë ‘se gjërat e vdekura siç është shkopi simbol i mësimit të përsëritur mund të lëndoj atë që është e gjallë’.
Mësuesi tha:Te tre jeni të pranuar,edhe pse midis jush dijenia është e shpërndar.Asnjëri prej jush nuk i di të gjitha; atë të cilën gjithsecili prej jush e posedon nuk është e tërësishme; por atë të cilën gjithsecili prej jush e thotë është plotësisht e sakt.

NAHAS

I kanë thënë Nahasit: Paraardhësi yt na ka mësuar për shumë gjëra dhe ne i jemi mirënjohës.Ndihemi se kemi qenë të nderuar me prezencën e tij. Por, ai këtu ka qenë tridhjetë vjet dhe ne kemi dron se edhe pse shumë pak kemi përparuar në shkencën e njeriut gjatë asaj kohe,të gjtihë do të jemi të vdekur para se ti ta përfundosh misionin tënd tek ne.
Nahas përgjigjet: Njëherë e keni huazuar Tigrin për t’jua zënë minjtë. Është e drejtë të jeni falenderues. Por ta kishit pasur macen deri tash, nuk e kishit ndier si të nevojshme ta thoni atë që e thatë tash.
 
Top