• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

E DREJTA DHE OBLIGIMET

Një fakir e shikon dervishin duke u larguar ngadal nga teqja e mësuesit të madh Arif Halimit.Ai e pyet rojtarin çfarë mund të jetë arsya e dëshprimit të këtij burri.
Rojtari përgjigjet kështu:Ka kërkuar të merrë pjesë në tubimin e të së Vërtetës Popullore. Por,Populli e ka refuzuar, sepse ata që kanë drejtë të marrin pjesë nuk kërkojnë, e ata që kërkojnë nuk mund ta fitojnë. Nxënësit nuk kanë
nevojë të flasin, sepse Prisi e di sipas qëndrimeve të tyre se a kanë ardhur të mësojnë apo të bëjnë pazarllëk!

QINDRA LIBRA

Njëherë,sheikut nga Kvajagan,iu ishte urdhëruar të paraqitet për tre muaj para priftërinjëve dhe gjykatësve të Turkmenistanit për ta dëshmuar se është duke e mësuar mbretërinë me Sheriat – ligjin tradicional të Islamit.

Ka ofruar që t’i dërgojë nxënësit e tij për të qenë të testuar se a i njohin librat e shenjëta dhe ceremonitë,por delegati përgjigjet se duhet të jetë i testuar ai vetë, në harmoni me rregullsinë dhe besueshmërinë e veprave të tij, siç kanë qenë të gjithë Mësuesit tjerë të testuar.

E ai urtar,në të vërtetë,nuk kishte shkruar asnjë libër.Treqind nxënësit e tij iu përvishën punës për të shkruar për kohën e caktuar interpretimin e pagabueshëm të Librit mbi zakonet.Kur erdhë koha e dëshmimit para gjyqit, urtari i tha testuesëve të tubuar:
- Kam sjellur me qindra libra të cilat përmbajnë mësime të cilat ia kam ligjëruar nxënësve të mi,e nëse dëshironi t’i shikoni të tjerat, na jepni pak kohë, sepse pjesa tjetër prej njëmijë librash, në të cilat shihet puna jonë,gjendet në vetë zemrat e nxënësve; por ne mund t’i shkruaj ato nga këtu nëse keni dëshirë, e këto pesë qind të cilat i kam sjellur, mund t’i shqyeni menjëherë!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

LIGJET

Kalif-Harun Al-Rashid një natë kishte ndenjur i maskuar me disa dervishë. Njëri nga të pranishmit kishte thënë: I mirë është ai pushtet që i shërben popullit.
Harun i cili kishte qenë i veshur si tregëtar tha: Por ky është mendim i rrezikshëm, sepse kjo atëherë do të thotë se disa ligje populli mund t’i kundërshtojë si të pa zbatueshëm për të.
Sufisti i moshuar që kishte qenë prezent tha:Një mungesë e kuptueshmërisë së këtillë në praktikë është e rrallë.Po të kishte dëgjuar Kalifi gjatë vizitave të tija të fshehta nëpër pjesë të ndryshme të qytetit mbi atë se si mbizotëron mendimi për zbatimin e kufizuar të ligjit, ai ndoshta do të kishte qenë aq i pakuptueshëm sa që të nesërmën do të na kishte thirrur para gjyqit. Përndryshe, një mendim i këtillë nuk është i rrezikshëm.

ABDYLRASHID NGA ADANA

- Çfarë mendimi ke për njohurinë e brendshme?e pyet Abdylrashit dervishi i njohur me butësin e vet,një teolog tradicionalist.
- S’kam durim për të!
- Dhe çka tjetër?
- Ndiej neveri ndaj saj!
- Dhe çka tjetër?
- Vetë ideja më refuzon!
Sa është kjo interesante! tha Abdylrashid që një mendje aq logjike dhe e ushtruar siç është mendja jote,e pyetur për pikëpamjen në ndonjë gjë,mund ta përshkruaj vetëm me tre disponime personale!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

VENDI I GURU-ve

Një tregëtar i thotë një sufisti:
- Disa vende thjesht janë të stërmbushura me guru,mësues shpirtëror me formula dhe doktrina të llojllojshme.Përse atëherë ka aq pak sufi mësues në këtë vend? Dhe përse ata të cilët janë të pranuar edhe nga ana e publikut në fund dalin vetëm imitator apo përsëritës të ushtrimeve të cilat i ka krijuar
dikush tjetër?
Sufisti u përgjigj:
- Këto janë dy pyetje, por e kanë një përgjigje të njëjtë.
India,për shembull,është përplotë me guru dhe ithtar të tyre derisa sufi urtarët e njohur janë tejet të rrallë,sepse gurut dhe nxënësit e tyre luajnë derisa sufistët punojnë. Pa punën e sufistëve njerëzimi do të kishte vdekur.
India është vend i magjistarëve-gjarpër; gurut janë njerëz magjistar; ata i zbavisin njerëzit. Mësuesit shpirtëror të panjohur punojnë për njerëz dhe popull në përgjithësi. Për këtë arsye duhet të kërkojmë mësues të fshahut të së Vërtetës. Fëmijët le të kërkojnë zbavitje.
A nuk i ke vërejtë turmat e ish nxënësve të guruve të cilët ditën na rrethojnë? Fakt është se vetëm njëri prej njëqindëve mund të jetë i shuguruar,sepse kanë qenë të mësuar të kënaqen në diçka në të cilën është dashur të jenë të mësuar për të mësuar.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,878
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

flm per keto shkrime i nderuari Ymer Prizreni..
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Hutimi i mendjemadhësisë

Njё mi i vogёl kishte kapur në dorë frerët e njё deveje tё madhe dhe po shkonte rrugës krenar-krenar.Teksa ecnin rrugёs,miu,pa e parё fare vogёlsinё e tij,i mburrej devesё qё kishte natyrё tё butё:
- Sa trim i fortё qenkam.Qenkam aq trim,sa tё tёrheq pas vetes edhe devetё!
Ec e ec arritёn nё breg tё njё lumi.Kur e pa lumin,miu ngeli i ngrirё dhe i shtangur nga hutimi. E vetëdijshme qё miu po sillej duke u krekosur, deveja iu drejtua me këto fjalё kuptimplote:
- O ti qё mё shoqёrove nёpër male dhe fusha! Pёrse ndalove? Pёrse mbete kёshtu i hutuar? Eja dhe hyr nё lum si trim. A nuk je ti udhёrrёfyesi dhe prijёsi im? A tё ka hije ty tё hutohesh kёshtu nё mes tё rrugёs?
I turpëruar, miu u pёrgjigj duke belbёzuar:
- Shok! Ky ujё ёshtё shumё i madh dhe i thellё. Kam frikё se mbytem.
Deveja hyri nё ujё dhe i tha:
- O mi i verbёr! Uji qenka deri nё gju, nuk ke pёrse tё kesh frikё!
Miu, pa rrugёzgjidhje dhe i turpëruar, e vazhdoi kështu rrëfimin e tij:
- O deve fisnike! Lumi pёr ty ёshtё si milingonё,ndёrsa pёr mua ёshtё si dragua,sepse ka ndryshim nga gjuri nё gju.Vetёm nёse vendosim njёqind gjunjë si gjuri im mbi njёri-tjetrin,bёhen sa gjuri yt.
Pas këtyre fjalёve, deveja e mençur e kёshilloi miun kёshtu:
- Atёherё, mos guxo tё sillesh pa edukatё ashtu siç u solle, i mashtruar nga krenaria e
sёmurё dhe nga mendjemadhёsia. Dije ku e ke kufirin. Mos u llasto me tolerancën dhe mirëkuptimin qё tregojnë tё tjerёt ndaj teje, sepse Allahu nuk i do tё llastuarit!... Shko dhe matu me minjtё si ti!
Miu i turpëruar e kuptoi shumё mirё tё vёrtetёn dhe iu lut:
- U pendova dhe u bёra pishman. Pёr hir tё Allahut mё kalo nё anёn tjetër tё bregut,të shpëtoj nga ky ujё vrasёs dhe mbytёs!
Kёshtu,deveja pёrsёri e mёshiroi,iu dhimbs dhe i tha:
- Eja!Hidhu dhe hip mbi gungёn time!Kalimi nёpёr kёtё ujё apo ndihma për tё tjerёt ёshtё puna ime,sepse detyra ime ёshtё t’u shёrbej qindra mijёra tё paaftёve si ti.
Pastaj e kaloi miun nё anёn tjetёr tё lumit.
Nё kёtё histori qё na rrёfen Hz. Mevlana k.s,miu simbolizon njeriun i cili mendon tё bёjё punё tё mёdha me mendjen e tij,e konsideron veten mё lart se tё tjerёt dhe rri duke u krekosur,ndёrsa deveja ёshtё simboli i njeriut durimtar, me pёrvojё, i aftё dhe i pёrsosur.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

NË ÇKA MADJE EDHE MBRETËRIT JANË TË DOBËT

Ka qenë njëherë një mbret i cili ka dashtë ta studiojë Njohjen.Sufistin të cilin e kishte ftuar dhe të cilit ia kishte rrëfyer dëshirën e flaktë të tij i thotë:
- Lartëmadhëri, nuk mund të mësoni me të Zgjedhurin krejt derisa nuk e tejkaloni pavëmendësinë personal.
- Pavëmendsinë?! Tha mbreti,pse a nuk jam i kujdesshëm në plotësimin e obligimeve fetare? Se a nuk kujdesem me vëmendje të plotë për popullin tim? Ma gjej dikë në mbretërinë time i cili do të ankohet në moskujdesin tim ndaj ti.
- Pikërisht këtu qëndron problemi! Tha sufisti, - sepse pavëmendja aq ka hyrë në disa gjëra sa që njerëzit mendojnë,në të vërtetë,se duhet të jetë pjesë e qenies së tyre..
- Nuk po e kuptoj këtë vërejtje,tha mbreti,dhe ndoshta do ta konsideroni se nuk jam i përshtatshëm për Mësim dhe se nuk jam i aftë t’i interpretoj enigmat e juaja.
- Aspak,tha sufisti,por ai i cili ka qëllimin të bëhet nxënës,me të vërtetë nuk mund të polimizojë me mësuesin e tij të ardhshëm.Sufistët garojnë në dijeni e jo në grindje.Por,do t’jua tregoj me shembull qëllimin e juaj,po qe se jeni të gatshëm në një testim të vogël, por sipas kushteve të mia.
Mbreti ishte pajtuar për t’u testuar,dhe sufisti e urdhërojë të thotë “të besoj” krejt çka mund të jetë e shprehur në llogarin e tij për disa minuta pasues.
- Nëse ky është provim,atëherë ky është filllim i lehtë për t’u bërë sufist,tha mbreti.
- Mandej sufisti e filloj testimin. Ai tha:
- Unë jam njeri matan qiellit
- Të besoj, tha mbreti.
Sufi vazhdoi:
- Njerëzit e rëndomët përpiqen të fitojnë dije,derisa sufisti ka aq shumë sa që mundohet të mos e aplikoj.
- Të besoj, tha mbreti.
Sufisti vazhdoi:
- Unë jam gënjeshtar.
- Të besoj, tha mbreti.
- Kam qenë prezent kur keni lindë.
- Të besoj, tha mbreti.
- E babai juaj ka qenë fshatar! tha sufisti.
- E kjo është gënjeshtër! bërtiti mbreti.
Sufisti e shikoi pikëllueshëm dhe tha:
- Pasi që jeni aq të pavëmendshëm sa që një minutë nuk mund ta mbani në mend se duhet thënë “të besoj” pa ndonjë paragjykim,asnjë sufist nuk është në gjendje t’ju mësoj për çfarëdo qoftë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Alkimia

Dikush që kishte dëgjuar se Hirësia Hydaji e njihte shkencën e alkimisë, shkoi te Prijësi dhe i tha:
“Imzot! Dëgjova se e zotëroni alkiminë! Po ju vetë, ç’thoni?”
Pa thënë asnjë fjalë, Hirësia Hydaji këputi tri gjethe nga pjergulla pranë,u fryu dhe, me lejen e Allahut, ato u shndërruan në tri fletë ari.
Njeriu i mjerë që i vërejti i mahnitur veprimet, u përpoq dhe vetë të bënte një gjë të tillë, por nuk arriti. Atëherë, Hirësia Hydaji që e vëzhgonte i menduar personin, i tha:
“O bir, dije se ta mësosh alkiminë, do të thotë ta ndryshosh zemrën me anë të alkimisë!”

Në Stamboll ishte shfaqur një epidemi murtaje shumë e rëndë. Çdo ditë vdisnin me mijëra vetë. Njerëzit e popullit që s’dinin ç’të bënin, vrapuan te Hirësia Aziz Mahmud Hydaji dhe iu lutën me lot ndër sy.

Dhe ai u tha kështu: “Nuk është në përshtatje me natyrën tonë që të përzihemi në punë të tilla shpirtërore. Por meqë këmbëngulni për shkak të rëndesës së sëmundjes, shkoni në varrezën Karaxhaahmed. Atje, nën një selvi shtrihet i mbështjellë me rrogoz një person i quajtur “Hasërpush Dede”, “Dedei nën rrogoz”.
Atij thojini. Po qe se s’jua pranon lutjen, jepini të fala prej meje!”

Njerëzit shkuan drejt e te personi. Por ai person me natyrë delirante,kur e dëgjoi mendimin dhe lutjen e njerëzve, filloi të thërrasë e bërtasë me zemërim, i përzuri njerëzit, u mbështoll me rrogoz dhe u shtri përsëri.Njerëzit u kthyen përsëri me shumë drojtje dhe i dhanë të falat e Prijësit Hydaji. Sapo i mori të falat, Dedei u hodh në këmbë dhe nisi të lutej.

Në fund të lutjes tha kështu: “Sot, pasi të ngrihet edhe kufoma e të sëmurit të fundit, kjo sëmundje të largohet!”
Pastaj pyeti nëse kishte për të ndonjë fjalë apo kërkesë tjetër nga Hirësia Hydaji, u mbulua sërish me rrogoz.
Me të vërtetë, atë ditë, pasi vdiq edhe një tjetër nga murtaja, sëmundja u zhduk krejtësisht.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Bujaria e robit

“Gjatë një udhëtimi, Abdullah bin Xhafer (r.a.) arriti në një kopsht hurmash.
Shërbyesi i kopshtit ishte një skllav zezak. Zezakut i kishin sjellë tri bukë. Në atë mes,aty erdhi një qen.Skllavi ia hodhi qenit njërën nga bukët. Qeni e hëngri bukën aty për aty.Atëherë, skllavi i hodhi edhe bukën e dytë. Edhe atë qeni e hëngri me oreks.
Skllavi i hodhi edhe bukën e tretë. Qeni e hëngri edhe atë.
Pas kësaj ngjarjeje, mes Abdullah bin Xhaferit dhe skllavit u zhvillua një dialog i tillë:
“Ç’të japin për punën që bën?” – E pyeti Abdullah bin Xhaferi skllavin.
“Ja, siç e pe, tri bukë!” – Iu përgjigj skllavi.
“Pse ia dhe që të tria qenit?”
“Këtej s’ka pasur qen fare. Ky qen duhet të ketë ardhur nga ndonjë vend i largët. Nuk ma bëri zemra ta lija të uritur!” – Iu përgjigj skllavi.
Abdullai (r.a.) e pyeti:
“Po ti, ç’do të hash sot?”
Skllavi iu përgjigj:
“Do të duroj! Të drejtën ditore të ushqimit ia lashë kësaj krijese të uritur!”
Abdullai (r.a.) tha:
“Subhanallah, i madhëruar qoftë Allahu! Thonë se unë jam bujar i madh! Mirëpo ky skllav qenka më bujar se unë!”
Pas kësaj, Abdullai i bleu kopshtin dhe skllavin, i dha lirinë skllavit dhe ia fali atij kopshtin me hurma!”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

E pyetën Imam Gazaliun: Sa lloj njerëzish janë?
Imami u përgjigj: Janë tre lloj njerëzish:

1. Disa njerëz janë si ushqimi.Çdo njeri ka gjithmonë nevojë për ta.

2. Disa njerëz të janë si ilaçet.Na duhen vetem kur kemi nevojë.

3. Ka edhe njerëz të cilët janë si sëmundjet. Askush nuk ka nevojë për ta, por të ndjekin pas.Prej tyre duhet të ruhemi...

Një ditë, një njeri e pyet dijetarin sufi,Imam Gazalin: Si të punoi?

Imam Gazaliu i tha:"Puno sipas asaj që di,e do ta mësosh edhe ate që nuk e di."

Hirësia e Tij Ibrahim Ed’hemi duke kalue pranë një njeriu, fytyra e të cilit shprehte një brengosje të thellë, iu afrue dhe i tha:
- O njeri i dëshpruem, më lejo të pyes për tri gjëra.
- A mund të kalojë diçka në këtë jetë po të mos dëshironte All-llahu (xh.sh.)?
- Jo, tha njeriu i brengosur.
- A të mungon ndonjë gjë, për të cilën je mundue, por All-llahu nuk ta ka dhurue?
- Jo.
- Do të jetosh aq sa ka thënë All-llahu. A mendon ti se jeta yte mund të shkurtohet?
- Jo, tha njeriu i brengosur.
- Atëherë, iu drejtue Shejh Ibrahim Ed’hemi:
- “Për ç’arsye, pra, e tërë kjo brengosje or vëlla?
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Një ditë Isai(Jezusi) a.s.,pa një grup njerëzish me pamje të brengosur,ulur mbi një mur buzë rrugës.
-Cili është shkaku i brengosjes suaj?-, i pyeti ata.
-Është frika nga xhehnemi që na ka katandisur në këtë gjendje-, u përgjigjën ata.
Ai vazhdoi rrugën, e shumë shpejt takoi një tjetër grup njerëzish me pamje të pikëlluar, secili i tkurrur në trishtimin e vet.
-Cili është shkaku i pikëllimit tuaj?-, i pyeti ata.
-Është dëshira për parajsën ajo që na ka katandisur kështu-, u përgjigjën.
Ai vazhdoi rrugën, derisa kaloi pranë një grupi të tretë njerëzish që dukej se kishin vuajtur shumë, por që fytyrat u vezullonin nga hareja.
Isai (Jezusi) a.s.,i pyeti ata:
-Cila është arsyeja e gjendjes suaj?
Ata u përgjigjën:
-Fryma e së Vërtetës. Kemi parë Realitetin dhe kjo na ka bërë t’i harrojmë qëllimet që janë më pak të rëndësishme.
Atëherë Isai (Jezusi) a.s.,tha:
-Këta janë njerëzit që e arrijnë qëllimin.Në Ditën e Gjykimit,do jenë pikërisht këta që do të gjënden në praninë e Zotit.



Një njeri i veshur si Sufi,po kalonte një ditë në rrugë kur,me t’u ndodhur pranë një qeni, e goditi pamëshirshëm me bastunin e tij. Duke kuisur nga dhimbja, qeni rendi drejt e tek urtaku i madh Abu-Said.
U lëshua në këmbët e tij e,duke i treguar putrën e vet të plagosur,kërkoi drejtësi për trajtimin mizor që Sufiu i kishte bërë.Urtaku i ballafaqoi me njëri-tjetrin.
-Sa mëndjelehtë!-, i tha Sufiut. -Si vallë ke mundur ta trajtosh kësisoj një kafshë të gjorë? Shiko ç’i ke bërë!
-Nuk është faji im-, u mbrojt Sufiu, -i tërë faji është i qenit. Nuk e kam goditur për për tekë, por sepse më bëri pis loshnikun tim.
Qeni, gjithsesi, këmbëngulte në padinë e vet. Atëherë urtaku i pakrahasueshëm iu drejtua qenit:
-Në pritje të gjykimit të fundëm, lejomë të gjykoj unë për dhimbjen tënde.
Qeni u përgjigj:
-Oh, urtak i madh! Duke parë një njeri të veshur me petka sufi,mendova se, natyrisht,nuk do mund të më bënte kurrfarë të keqeje.Nëse do të ishte i veshur me petka të zakonshme,sigurisht që do t’i sha shmangur.Gabimi im i vërtetë është se besova në pamjen e jashtme të një njeriu të së vërtetës. Nëse doni që ai të ndëshkohet,hiqjani petkun e të zgjedhurve,privojeni nga loshniku i të drejtëve...".
Ai qen kishte një farë rangu në Udhë.Është gabim të mendosh se çdo njeri duhet të jetë,domosdoshmërisht më i mirë se një qen.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

MOLLËT E DIVIT

Njëherë një sufist shkon në vizitë tek një mbret për ta këshilluar rreth punëve shtetërore.Me kalimin e kohës këta dy u miqësuan.Pas disa muajsh,sufisti tha:
- Tash më duhet të shkoj,dhe të qëndroj me shtresën më të ulët të njerëzve të mbretërisë sate, në varfëri dhe shumë largë nga këtu.
- Mbreti është munduar të ta bind të qëndroj edhe më tutje por sufisti kishte qenë i pathyeshëm dhe më në fund e bind mbretin se duhet ta kry obligimine tij ndaj të gjithë njerëzve.
Por në ç’mënyrë do të jemi në kontakt? pyeti mbreti.
Sufisti ia ofroi një letër me këto fjalë:
- Nëse ndonjëherë dëgjon lajm të pabesueshëm për një frutë të provincës së caktuar, hape këtë letër.Atëherë vepra ime do të jetë e përfunduar.
Sufisti e kishte filluar jetën si të gjithë njerëzit e tjerë duke i kry detyrat e veta në harmoni me shkencën e dervishëve.Disa vjet më vonë,një njeri duke menduar se sufisti fsheh pasuri e vret natën fshehurazi; por krejt çfarë ka gjetur ka qenë një qese me mbishkrim “farë e mollës së divit”.
Ai e mbolli farën,dhe për një kohë të shkurtë me trungje mollësh të cilat jetonin fruta sa koka e njeriut u mbush i gjithë kopshti i tij.Njerëzit filluan ta rrespektojnë vrasësin si njeri të shenjët, se kujtë tjetër pemishta do t’i kishte lulëzuar për vetëm disa ditë dhe atë në mes të dimrit dhe me fruta të madhësisë së tillë. Kriminelit nuk i mjaftoj i gjithë ky lajkëtim.
- nëse nuk mora para nga njeriu të cilin e vrava,mendoi ai, ja tash rasti për t’u pasuruar.Të gjitha mollët do t’ia çoj mbretit dhe ai me siguri do të më shpërblej.
Pas shumë peripecive ai që i çuar para mbretit. Vrasësi tha:
- Lartëmadhëria juaj,në këtë shportë e kam një mollë sa koka e njeriut të cilën e kam kultivuar në mes të dimrit me shumë të tjera në prvincën e caktuar.
Në momentin e parë mbreti u befasu kur e shikoi frutin.Por përnjëherë iu kujtua letra e sufistit,dhe urdhëroi që të sjellët nga thesari ku e ruante dhe e hapi. Në letër shkruante:
- Njeriu i cili i ka kultivuar mollët e divit është vrasësi im pavarsisht nga gjithë rrespekti të cilin e meriton Drejtësia le ta thotë të veten.
- Mbreti urdhëroi që vrasësi të vritet, e vetë u bë dervish.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Lavdërimi i dhëmbëve të bardhë të një qeni

Malik ibn Dinari,tregon se si Isa,a.s.,duke ecur me havarijjunet e tijë kaluan pranë një qeni të ngordhur;”
Pyfe!Çfarë kërrdie(erë e keqe)!?,bërtitën havarijjunet.
Isa a.s. u ndal dhe vëmendjenë e tijë e përqendroi-drejtoi në bardhësinë dhe shkëlqimin e dhëmbëve të qenit,e duke u tërhequr vërejtjen nxanësve të vet, që ashtu të mos flasin për qenin e ngrate,tha:”Mos përmendni asgjë tek krijesat e Zotit; Pos asaj që është e vlefshme për lavdërim!”.
Sa bukur do të ishte të bashkosh ujin dhe zjarrin!”-tha Isa a.s.;”O shpirtë prej Zotit!Na e shpjego këtë?”-thanë të pranishmit.; ‟Përkufizonu në atë që e keni në tokë,ëe mënyrë që të mos u dukeshin veprat tuaja të pafrytshme!”-u përgjegj Isa,a.s.

Isa a.s. kaloi pranë një njeriu i cili flente i mbështjellur në pallton e tijë.Duke e zgjuar i tha:”U i flejtur!Ngrihu!Dhe Zotin përkujtoje(bani dhikr)!”;”Çka don prej meje? Unë këtë botë ua kam lanë atyre që e dojnë atë!?”;”
Atëherë,pra,flej i qetë!Miku im!”-tha Isa a.s.


Një njëri Ises a.s. i tha:”Me lejo të jem bashkudhëtari yt?”;”Ndaje pasurinë,pastaj m‟u bashkangjit!”-i tha Isa a.s.: ”Këtë nuk jam në gjendje ta baj?!”;”
Me vështirësi do të hyjë pasaniku në Xhennet!”-ia ktheu Isa a.s.
Unë pasurisë ia kundërvej varfërinë!
Ne pyetjen se cilën nofkë e ka ma të dashurën,Isa a.s. ka thanë:”Me quani i varfëri!”.

Derri kaloi pranë Ises a.s.,kurse ai e përshëndeti me fjalët:”Shko në paqe!”.
Të pranishmit në këtë i thanë:”O shpirt prej Zotit!Kështu,vallë,i drejtohesh?”;”Gjej ngushtim në atë që gjuhën ta mësoj në fjalë të këqia!?”-u përgjegj Isa a.s.
Ises a.s. iu tha:”Na udhëzo kah vepra me të cilën,nëse do ta vepronim,do të hyjmë në Xhennet?”.;”Pushoni së foluri!”-u tha Isa a.s.;”Këtë e kemi të pamundur?!”.;”Atëherë flisni vetëm atë që është e mirë!”-shtoi Isa a.s.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Është fare mirë e njohur se Jahja i,a.s.,gjatë jetës së tijë,kurrë,nuk ka qeshur!; Dhe se Isa,a.s.,kurrë,nuk ka qarë!Sepse,i pari ishte ne gjendjen kabda(është gjendje e frikës së zemër),kurse i dyti në gjendjen basta(basta është gjendje shpirtërore relakse.).
Me rastin e një takimi Jahja‟i,a.s.,e pyeti Isa‟në,a.s.:”
-Valle?Je i sigurtë prej Hidhërimit të Zotit?”.;”
-Kurse ti?Valle,ke humbur shpresën në Mëshirën e Zotit?”,iu ëergjegj Isa,a.s., dhe shtoi:”
-As që vaji yt do të ndikoj ne Vendimin-Përcaktimin e Përjetshëm!;Dhe as që gëzimi im dota ndryshoj Planin e Madh!”.

Me një rast Isa,a.s.,i tha Jahja së,a.s.:”Kërko në lutje që të më Falet;Sepse ti je ma i mirë se unë!”;”Kërko,ti,që të më Falet mua;Sepse ti je ma i mirë se unë!”,ia ktheu Jahja‟ja a.s.
Në këtë Isa,a.s.,tha:”Ti je ma i mirë se sa unë,sepse unë për veten time kam thanë:” Dhe Paqja është me mua...!”

Jahja‟i,a.s.,Isa‟in,a.s.,e pyeti se çka e ka ma së vështiri ta duroj:”Hidhërimin e Zotit!”u përgjigj Isa,a.s.;”Me çka zgjohet,ma se lehti,Hidhërimi i Zotit?”,pyeti tutje Jahjaja,a.s.:”Me tërbimin tand!”;”E çka e shkakton hidhërimin?”; ”Krenaria,vehtja n’huj,bollaku dhe mendjemadhësia!”,u përgjigj Isa,a.s.

Përcillet se Isa a.s. ishte shtri me një guri nën kry,kur prane tije kaloi Iblisi (Djalli) dhe me fjalë ofenduese iu drejtua:”Si po e shoh ende je i lidhur me Jetën e kësaj bote!”.
Duke i hedhur gurin Iblisit (Djallit),Isa a.s. bërtiti:”Ja ku e ke këtë dhe gjithë Dunjanë (Botën)!”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

TRANSFORMIMI

Maliku, djali i Dinarit, kishte jetuar në fqinjësi me një djalë i cili kishte pasur reputacion të keq për shkak të shjelljeve të këqija të tij. Një kohë të gjatë asgjë nuk kishte ndërmarrë me shpresë sekëtë djalosh dikush tjetër do ta këshillojë. Në fund vetë populli filloi të protestojë kundër atij mbrapshtani.
Maliku kishte shkuar tek ai dhe e kishte lutur të ndryshoj. Por ai i kishte treguar se është i përkdheluri i Sulltanit dhe se askush nuk mund ta ndaloj të bëj atë që dëshiron. Atëherë Maliku iu është kërcnuar se do të shkoj te vetë Sulltani por djaloshi e kishte bindur se sundimtari kurrë s’do ta ndryshojë mendjen për të.
- Atëherë, tha Malik, do të lajmëroj tek vetë Krijuesi i cili është lartë!
Djaloshi i thotë se Zoti është shumë i mirë për t’u zemëruar në të.
- maliku ishte larguar, por djaloshin kishte filluar t’i rritet reputacioni i keq sa që i gjithë qyteti e qortonte. Kështu Maliku përsëri kishte shkuar tek ai për ta qortuar rrepsisht. Derisa i afrohej shtëpisë së djaloshit dëgjoi zërin nga lartë duke thirrur: - Mos e ngacmo mikun tim!
Maliku ishte befasuar dhe në gjendjen e hutisë së plotë kishte shkuar tek djaloshi.Por sa e kishte parë,djaloshi e kishte pyetur përse ka ardhur përsëri.
Maliku i thotë: - Nuk mund të të fajsoj por më duhet të të tregoj se çfarë më ka ngjarë;dhe ia kishte përsërit përjetimin e tij me zërin.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

TEKSTUALISHTJA

Një burrë i cili kishte shprehur dëshirën të bëhet nxënës, kishte shkuar tek sufisti në Bagdad dhe ia kishte kumtuar dëshirën e vet.
- Do të sprovoj, i tha sufisti, dhe ja udhëzimet e mia të para: nuk guxon të kesh kurrfarë pronësia as personale e as të huaj.
Nxënësi pranoi. Mandej sufisti i tha:
- Duhet të shkosh deri në Buhare, e gjatë rrugës t’i shënosh të gjitha që i sheh dhe përjetimet e tua. Mandej prit nga unë udhëzime tjera.
Nxënësi u përgatit dhe u nisë për në Buhara. Porsa arriti ndjeu therrje dhe e kuptoi se ishte bërë nikoqir i ndonjë mize.
- udhëtimi im nuk ka vlerë,tha në vete,sepse nuk mund të qëndroj në Buhara siç më është urdhëruar pasi që në tërësi nuk e kam plotësuar udhëzimin e parë. Kjo mizë me siguri nuk më takon mua. Pasi që ajo sigurisht është pronësi e dikujtë tjetër, më duhet të kthehem rrugës së njëjtë nga e cila kam ardhur ndoshta do ta takojë pronarin e saj.
Rrugës,askush nuk ka dashtë ta pranojë mizën,krejt derisa nuk është kthyer në Bagdad,ku miza vetvetiu kërceu nga nxënësi dhe – iku.

PYETJE


Një pasanik i lëvdërueshëm e çoi një herë një sufist në shtëpinë e vet për t’ia treguar.Ia tregoi të gjitha dhomat të cilat kishin qenë të stërmbushura me vepra artistike të llojlllojshme,qilima të shtrenjët dhe gjëra tjera të çmueshme. Në fund e pyeti:
- Çka më së shumti prej të gjithave po të mahnitë?
Sufisti tha:
- Fakti se toka është mjaftë e fortë për ta mbajtur peshën e këtij ndërtimi masiv.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

SIJAPOSHI

E kishin pyetur Sijaposhin:
- Përse nuk po depërton në esencën e gjërave dhe menjëherë të na japësh dëshmi me të cilat do të kishim mundur ta verifikojmë përparimin tonë në Njohuri?
Ai u përgjigj:
- Sheqeri,mielli,yndyra dhe nxehtësia janë plotësisht të mira vetvetiu.Të përzier,me pak kohë,ato e bëjnë hallvën e mrekullueshme.


NJERËZIT E LUMTUR


Ishan Turki sheik i njohur,e kishte çuar një nxënës të tij në rrugë të gjatë plotësisht të vetëm,me urdhër për t’i kërkuar njerëzit të cilët veten e konsiderojnë të lumtur,dhe ta kalojë një kohë me ta,duke e mbajtur veten në atë mënyrë që do të punojë për ta. Kur e kanë pyetur përse e ka bërë këtë.

Mësuesi ishte përgjigjur:
- Të gjithë ata të cilët veten e konsiderojnë të lumtur duhet të posedojnë atë lloj harmonie të cilën pikërisht dua nxënësit tim t’ia tregoj.Mënyra më e mirë për t’ia pamundësuar të gjej njerëz të tillë ka qenë t’ia përshkruaj vetitë kryesore të cilat personi i tillë duhet t’i ketë.Sikur t’i kisha thënë gjej njerëz me “harmoni të brendshme” ai këtë nuk do të kishte ditur.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Një ditë, prijësi i urtë,Zymbyl Sinan Efendiu, i pyeti nxënësit e vet:
“Ç’do të bënit ju nëse,mos qoftë e thënë,një ditë Zoti do t’ju jepte në dorë administrimin e kësaj gjithësie?”
Megjithëse mbetën të habitur para kësaj pyetjeje të pazakontë,nxënësit,për të mos treguar mungesë mirës jelljeje ndaj mësuesit duke mos iu përgjigjur,shfaqën mendi me të ndryshme.
Dikush tha:
“Nuk do të lija në botë asnjë mohues!”
Një tjetër:
“Të gjitha të këqiat do t’i asgjësoja!”
Dikush tjetër:
“Do t’i vrisja të gjithë ata që pijnë!”
Mësuesi vuri re se njëri prej nxënësve nuk po e hapte gojën fare.Ai rrinte i tërhequr e i drojtur.
Mësuesi i tha:
“O bir, po ti, ç’do të bëje?”
I skuqur nga turpi,duke iu bindur me një përulësi plote dukatë pyetjes së posaçme të mësuesit,nxënësi iu përgjigj me një zë të ulët:
“Im zot! Mos qoftë e thënë, a ka ndonjë të metë në administrimin e kësaj gjithësie nga ana e Zotit që unë të mund të bëj diçka të ndryshme nga kjo?Ndërsa rregullsia hyjnore në gjithësi vepron me një fuqi përtej çdo përfytyrimi,a mund të them unë,me mendjen dhe vullnetin tim të dobët, të cunguar e të kufizuar,këtë do ta bëja kështu e,atë,ashtu?”
Dhe i uli sytë e turpëruar përtokë.
Pas kësaj përgjigjeje të përkryer,mësuesi i urtë mbeti shumë i kënaqur.Duke e vështruar nxënësin me shikime të thella me fytyrën e tij të nurshme (dritëshme) e të buzëqeshur,u tha të gjithë nxënësve:
“Ja,tani e gjeti puna të zotin!”
Pas asaj dite,nxënësi i quajtur Musa Muslihiddin u mbiquajt “i zoti i punës” dhe ky cilësim,duke e shtyrë në harresë emrin e tij të lindjes,u bë emri i tij i vërtetë!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Në tregun e bakrit në Bagdad pati rënë një zjarr i madh.Dy fëmijë kishin ngelur të rrethuar në njërin nga dyqanet që po digjeshin.Edhe pse fëmijët thërrisnin për ndihmë,nga shkaku se flakët ishin shumë të ashpra,askush nuk guxonte t’i shpëtonte.Ndërsa pronari i dyqanit dhe babi i fëmijëve thërriste jashtë i dëshpëruar: “Kush më shpëton fëmijët, do t’i jap dhjetë mijë flori!”
Në atë çast, po kalonte andej Hirësia e tij Hazreti Ebu’l-Hysejn Nuri i cili, kur e pa këtë ngjarje,hyri menjëherë në zjarr me butësi dhe mëshirë të madhe.
Zjarri pothuajse u bë si një kopsht trëndafilash.Nën shikimeve e mbushura me habi të të pranishmëve,me ndihmën e Zotit, i moshuari i nxorri fëmijët shëndoshë e mirë nga flakët e zjarrit.
Babai i fëmijëve i ia dha florinjtë me një gëzim të madh Hazretit Ebu’l-Hysejn Nuri.Ndërsa i moshuari befasisht i rrudhi vetullat dhe tha:
“Mbaji florinjtë e tu dhe falendero Zotin! Sikur unë ta kisha bërë këtë me shpresë të ndonjë kundërvlere materiale dhe jo për hir të Zotit,kurrë nuk do të mund t’i nxirrja fëmijët nga ato flakë!”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Një herë një njeri kishte thënë:Unë patjetër do të jap një lëmoshë.Në mbrëmje, pasi mori lëmoshën,doli nga shtëpia dhe pa e ditur,ia dha një hajduti.

Të nesërmen populli i krahinës filloi të fliste:Çudi!Këtë mbrëmje iu dha lëmoshë një hajduti! Njeriu tha:
O Zoti im!Falenderimi të takon Ty.Unë edhe sot do të jap një lëmoshë.
Përsëri, duke e marrë lëmoshën,doli nga shtëpia (edhe këtë rradhë pa e ditur) dhe ia dha një gruaje të pamoralshme.Të nesërmen populli filloi të fliste:Gjë që s’bëhet! Këtë mbrëmje iu dha lëmoshë një gruaje të pandershme.
Njeriu tha:
O Zoti im! Ty të takon falenderimi që i dhashë lëmoshë qoftë edhe një gruaje të pamoralshme. Unë përsëri do të jap lëmoshë.
Atë natë përsëri mori lëmoshën, doli nga shtëpia e edhe këtë radhë, pa e ditur dhe ia dha një të pasuri.Të nesërmen populli filloi të fliste me habi:Çështë kjo punë!? Edhe këtë mbrëmje iu dha lëmoshë një të pasuri.
Njeriu tha:
O Zoti im! Ty të takon falenderimi që munda t’i jap lëmoshë qoftë edhe një hajduti, një gruaje të pamoralshme dhe një të pasuri.Për shkak të sinqeritetit të tij, njeriut iu tha në ëndërr:Lëmosha që i dhe hajdutit, ndoshta do ta bëjë të turpërohet nga vjedhjet që ka bërë dhe të heqë dorë.Gruaja e pamoralshme ndosha do të pendohet nga ajo që ka bërë dhe do të bëhet një grua e ndershme.
Edhe i pasuri ndoshta ka për të marrë mësim nga kjo dhe do t’u japë të varfërve nga pasuria që i ka dhënë Zoti.” Ja bereqeti i çiltërsisë dhe i sinqeritetit... Në hadithin fisnik tregohet rreth çiltërsisë dhe sinqeritetit që duhet të ketë në zemër njeriu kur të japë lëmoshën.
 
Top