• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

VIZITA DHE FITIMI

- Ata të cilët na kanë vizituar,tha Nakshband,dhe nuk kanë marrë atë që me të vërtetë iu ka nevoitur,ata në të vërtetë as nuk na kanë vizituar.Ata aq më shumë kurrë s’do të jenë të plotësuar me (dijeni).Prej atyre të cilët dëshirojnë të flasin me neve,ne s’kemi se çfarë të dëgjojmë,ata të cilët dëshirojnë vetëm të na dëgjojnë nuk kemi se çfarë t’ju themi.Atyre të cilëve kanë pranuar atë që kanë fituar dhe nuk mendojnë se nuk kanë fituar asgjë,do t’ju ipet edhe ma shumë.Atyre të cilëve dëshirojnë diçka tjetër e jo atë që këtu iu është ofruar, është e pamundur të fitojnë çfarëdo qoftë dhe kudo qoftë.
A ju kujtohet burri të cilit iu është dhënë ari në vend të argjendit të cilin e ka kërkuar? Ai ka thënë:
- Këtë nuk mund ta shpenzoj sepse nuk është i bardhë!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

KOTECI

Një mësues i rangut të lartë të sufistëve njëkohësisht ishe edhe kultivues i shpezëve.Përpos punëve në çiflikun e vet ai kishte shkruar një numër të madh librash dhe libra shkollor.Një ditë i kishte ardhur në vizit burri i cili i kishte lexuar të gjitha librat e tij dhe i cili ka menduar se edhe ai vetë është gjurmues i të Vërtës,dhe shprehu dëshirën e tij për të diskutuar për gjëra hyjnore.
- I kam lexuar të gjitha librat e tuja dhe me disa ide të tua pajtohem,e me disa jo. Në disa libra, prapë, pajtohem me disa pjesë, e disa nuk i kuptoj.
Disa libra më pëlqejnë më shumë se të tjerat, e disa hiç.
Fshatari-urtar e çoi mysafirin e vet në kotec ku pulat dhe shpezët tjera kokodasnin dhe ku kishte kokrra të shpërndara nëpër tokë. Mandej ia tregoi oborrin dhe torishtën.Mandej i tha:
- Unë jam fshatar – prodhues i ushqimit. A po i sheh këto karota e molla?
Disa i don njërën të tjerët tjetrën.A po i sheh kafshët? Njerëzit të gjitha i njohin por disa i donë për shkak të kalurimit, leshit apo mishit. Dikush i do pulat,dikush dhitë e dikush kuajtë.Emruesi i përbashkët nuk është pra,pëlqimi apo jopëlqimi. Por është ushqimi. Sepse,krejt është ushqim.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

SHTRESAT E RËRËS

Kishte qenë njëherë një grua e cila në kohën e vet e kishte braktisur fenë në të cilën kishte qenë e lindur dhe e edukuar.Mandej i kishte braktisur edhe radhët e atiestëve dhe iu ishte bashkangjitur fesë tjetër.Mandej kishte filluar të bindet se e vërteta është në tjetër fe.Çdoherë kur i ka ndryshuar bindjet e veta ka menduar se ka arritë diçka, por jo të mjaftueshme.

Çdoherë kur pranohej në radhët e fesë së re pranohej gjithmonë me rrespekt dhe ithtarët e atij rendi e konsideronin se pranimi i besimtares së tillë ishte e mirë edhe për të personalisht edhe për rendin sepse orientimi i saj konsiderohej si shenjë e ndritjes së saj dhe bindjes fetare.

Por gjendja e saj e brendshme ka qenë kaos i vërtetë.Më në fund,ajo kishte dëgjuar për një sufi mësues të njohur dhe kishte shkuar tek ai.Pasi që i kishte dëgjuar bindjet dhe idet e saja ai i kishte thënë:
- Kthehu në shtëpinë tënde!Më vonë do ta çoj vendimin tim.
Pas disa ditësh gruaja në derën e saj e pa një nxënës të atij mësuesi.

Ne duar kishte pasur një paketë të cilën sheiku ia kishte dërguar gruas.Kur nxënësi ia dorëzoi paketën dhe shkoi,ajo e hapi. Brenda kishte qenë një shishe e qelqit me tre shtresa të rërës: të zezë,të kuqe dhe të bardhë,të cilat kishin qenë të shtypura me kalpëtyrë për të mos u përzier.Nga jashtë në shishe kishte shkruar: “Largoje kalpëtyrën dhe shiko sesi dukesh”.

Ajo e largoi kalpëtyrën dhe e përziu rërën në shishë.Grimcat e tre ngjyrave të rërës u përzinë dhe krejt çka i mbet në duar ishte vetëm një grumbull rëre ngjyrë të hirët.

HALKAVI

E kanë pyetur Halkavin:
- Çfarë lloj sjelljeje e ke mësuar gjatë jetës për t’i përcaktuar vetit e njerëzve të cilët i ke takuar?
Ai u përgjigj:
- Kryesisht kam vepruar me përkulje dhe nënshtrim.Ata të cilët bëheshin agresiv, si përgjigje ndaj përkuljes sime,iu ka shmangur sa ma shumë që kam mundur.Ata të cilët më kanë rrespektuar,për shkak të shikimit tim përkulës,iu kam larguar edhe ma shumë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Kërkesa e Isait

Isai (a.s) u tha dishepujve të tij: Unë kam një lutje.Po të më premtoni se do ta zbatoni do ta them.
Dishepujt iu përgjigjën: “Çfarëdo që të thuash,do të bindemi.”
Isai u çua nga vendi dhe u lau këmbët atyre një nga një.
Dishepujt filluan të mos ndiheshin aspak mirë,por meqë i kishin dhënë fjalën Isait se do bënin ashtu siç u kishte kërkuar ai, pranuan.” Pasi Isai mbaroi punën, ata i thanë:
“Ti je mësuesi ynë, prandaj duhej që ne të t’i lanim këmbët,e jo ti ne.
Isai iu përgjigj: “Unë veprova kështu që të kuptoni se nga të gjithë njerëzit,më i duhuri për të marrë përsipër shërbimin e drejtimin e tyre është ai “i Urti”.Këtë punë e bëra që të tregoja modesitnë dhe që ju të mësonit përuljen dhe,kur ju të merrni përsipër drejtimin e mësimin e njerëzve pas meje,metodën tuaj ta vini në shërbim të krijimit.

Urtësia zhvillohet me përulje,e thjeshtësi,dhe jo me mendjemadhësi.Ashtu siç rritet bima ne tokë të lagësht e të butë dhe jo në tokë të thatë e të ashpër.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Miku i Gjykatësit

Një njeri shkoi si mik i thjeshtë tek Aliu (a.s).Për ditë me radhë qe mik në shtëpinë e imamit.Mirëpo nuk qe mik i zakonshëm.Ai mbante diçka në zemër që kurrë nuk e shprehte.E vërteta ishte që ai ishte zënë me një njeri tjetër dhe po priste që të vinte dhe pala tjetër dhe t’i tregonte Aliut (a.s) si qëndronte puna.

Mirëpo më në fund, një ditë,nuk duroi më dhe i tregoi vetë Aliut për zënkën dhe dënimin që kërkonte.
Aliu i tha: -Pra,ti tani qenke në konflikt?
-Po, o Emirul Mu’menin,- u përgjigj ai.
-Më vjen shumë keq, por që sot unë nuk mund të të pres më si mik ti,- vijoi Aliu.Vetë Profeti ka thënë se kur parashtrohet një konflikt përpara gjykatësit, gjykatësi nuk ka të drejtë të rrijë me asnjërën palë,përveçse kur të dyja palët i shkojnë atij bashkë si miq.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

LEGJENDA MBI TRE BURRA

Kishin udhëtuar njëherë tre burra. Rrugës, në pluhur, kishin gjetur një monedhë.Pasi që më nuk kishin pasur para,kishin filluar të grinden se çfarë të blejnë me të.
Burri i parë kishte thënë: “Unë dua diçka të ëmbël të ha.”
“Jo, tha i dyti, unë dua disa gjëra të ëmbla të ha.”
I treti tha: “Unë dua diçka me të cilën e kisha shuar etjen.”
Urtari i cili kishte kaluar pranë tyre, ishte ndalur dhe ata e kishin lutur të gjykojë.
“Ti caktoje, i thanë ata, se dëshira e kujtë duhet të plotësohet.”
“Unë mund të bëj edhe më mirë se kjo, tha urtari, e kjo është të mbeteni të kënaqur që tretë.”
Ai shkoi tek shitorja e afërt e pemëve dhe me atë monedhë bleu një kalavesh rrushi dhe ua ndau te treve.
“Kjo me të vërtetë qenka gjë e ëmbël”, tha burri i parë.
“Këtu me të vërtetë paska disa gjëra të ëmbëla për të ngrën”, tha i dyti.
“Me këtë mund ta shuaj etjen”. Tha burri i tretë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

TRE BURRA NGA TURKMENISTANI

Tre burra nga Turkmenistani kanë qenë ithtar të një lavëdruesi të paditur i cili i ka ditur vetëm ca fjalë të persishtës.Veten e kanë quajtur nxënës të tij,e ai i ka mësuar t’i thonë tre fjalë.Çdonjëri e ka mësuar nga një fjalë: “ne”, “s’jemi”, dhe “të lumtur”.
Posa i kanë mësuar këto,s’ka mundur askush t’i ndaloj për të mos i vizituar vendet e shenjëta dhe t’i gjunjëzohen altareve të urtësisë.
Në rrugtimin e tyre kanë mbërri në Korasan dhe në një rrugë e kanë parë një njeri të vdekur të shtrirë në pluhur.Ata zbritën prej kalit për ta parë atë pamje trishtuese dhe posa kanë zbritë kanë vrapuar disa kalimtar dhe thanë:
- Kush e ka vra këtë njeri?
- Ne,tha nxënësi i parë,duke e përdorur të vetëm fjalë që e ka ditur në persishte.
Mandej i kanë prangosë dhe i kanë çuar në gjyq.Gjykatësi i ka pyetur:
- Përse jeni tubuar përreth këtij trupi?
Nxënësi i dytë përgjigjet:
- S’jemi.
- Kjo është gënjeshtër,tha gjykatësi.
Mandej pyeti gjykatësi:
- Si po ndihemi pasi që e keni vra këtë njeri?
- Të lumtur, tha nxënësi i tretë.
- Këta njerëz janë përbindësh! – bërtitën Korasanët.
Gjykatësi i ka pyetur:
- Çfarë është motivi i krimit të juaj?
- Ne s’jemi të lumtur! I thanë te tretë përnjëherë tre fjalët të cilat i kanë ditur në persishte.
- Këta me të vërtetë qenkan vrasës të pa përmirsueshëm,tha gjykatësi dhe i denoi me vdekje.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

VAJGURI, UJI, PAMBUKU

Një njeri, i cili kishte dashur t’i studioj të gjitha llojet e sistemeve filozofike,i kishte shkruar letër dervishti Abdyl-Azizit nga Meka në të cilën e kishte lutur që ky ta mësojë me shkathtësin e bërjës së dallimeve dhe krahasimit.
Pas një kohe të caktuar nga dervishi i vjen një shishe me vaj në të cilën kishte pasur edhe një sasi e caktuar uji dhe një fije fitili. Në paketë kishte qenë edhe letra në të cilën shkruante:
- I dashuri mik, nëse e vendos fitilin në vaj do të fitosh dritën. Nëse e derdhë vajin nga shishja dhe e vënë fitilin në ujë, dritë nuk do të fitosh. E nëse I përzinë ujin me vaj dhe e vendos fitilin, ajo vetëm do të tymojë po qe se ndezet. Nuk kemi nevojë ta vazhdojmë këtë eksperiment me vizita dhe biseda kur mund të bëhet në këtë mënyrë të qartë dhe të lirë siç është ky.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Përse në dyert e Teqes shkruan Edukatë,o Ti! e pyeti njëri Hz.Mevlan Rumin k.s

Ai u përgjegj: Zotëri! Dije se edukata është shpirti në trupin e njeriut. Edukata është drita e syve dhe e zemrës së ndjekësit të rrugës së Allahut. Po deshe t’ia shtypësh kokën shejtanit,hapi sytë e shih:ajo që e dëshpëron shejtanin, është edukata.Po të mos ketë edukatë te njeriu, ai s’është njeri me të vërtetë.Dallimi mes njeriut dhe kafshës është edukata!

Mendja ime e pyeti zemrën time: “Ç’është besimi?” Dhe zemra, duke iu përkulur në vesh mendjes, i tha: “Besimi është edukatë!”
Edukata, një kurorë nga dritë e Zotit na qenka;
Vëre atë kurorë e shpëto nga çdo bela!
Nisur nga kjo,nëpër teqe apo seli të mistikës varej ky shkrim paralajmërues: "Edukatë, o Ti!"
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

10 këshillat e Tokës

Çdo ditë,toka i flet njeriut me këto dhjetë këshilla: O njeri!
E para,ti tani shëtit mbi mua, por tek unë ke për t’u kthyer!
E dyta,ti bën çdo lloj mëkati mbi mua,por brenda meje do të ndëshkohesh!
E treta,ti qesh e dëfrehesh mbi mua,por brenda meje ke për të qarë!
E katërta,ti gëzohesh mbi mua,por brenda meje do të dëshpërohesh!
E pesta,ti mbledh mall e pasuri mbi mua,për brenda meje do të pendohesh!
E gjashta,ti ha haram mbi mua,por brenda meje kanë për të të ngrënë krimbat!
E shtata,ti mbahesh më të madh mbi mua,por brenda meje ke për t’u poshtëruar!
E teta,ti ecën me hare mbi mua,por brenda meje do të mbetesh në hidhërim!
E nënta,ti shëtit në dritë mbi mua,por brenda meje do të mbetesh në errësirë!
E dhjeta,ti ndodhesh mes njerëzve mbi mua,por brenda meje do të hysh i vetëm!

Vdekja e cila është akti i fundit i skenarit të jetës,është si një pasqyrë që lajmëron secilin për fundin e vet.Po qe se një njeri rron nën pushtetin e nefsit (egos) të vet dhe duke pasur si synim këtë botë,varri i duket atij si një vrimë e errët.Edhe sjellja ndërmend e vdekjes,madje,e bën atë të vuajtur në shkallë të pakrahasueshme me asgjë tjetër.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Hz. Mevlana Xhelaleddin Rumi,k.s. thotë:Zoti i Lartë i ka dërguar në botë profetёt dhe të urtët si mёshirё pёr” “botёrat,prandaj e këshillojnë popullin pa u bezdisur dhe pa u mёrzitur.” “Pёr ata qё nuk i dёgjojnё dhe nuk i pranojnё kёto kёshilla,luten: “O Zot!” “Të të vijë keq për këta!Mos ua mbyll kёtyre derёn e mёshirёs!
Ti mblidh mendjen dhe dëgjoji me dëshirë këshillat e të urtëve! Dёgjoji” “dhe shpёto nga mёrzia dhe frika, arrije rehatinё shpirtёrore, fito siguri!
Pa e lënë rastin të të ikë dhe pa rënë në lëkundje, kape dorën e njeriut” “të përkryer i cili është çliruar nga mashtrimet e kësaj bote të vdekshme dhe” “ia ka dorëzuar plotësisht veten Zotit, në mënyrë që të shpëtosh nga intrigat” “e kohës së fundit, të kësaj bote të prishur!
Fjalёt e të urtëve janё plot eliksir, si një lumë i pastёr dhe i kthjellёt. Sa” “ta kesh rastin në dorë,pi gjersa të ngopesh prej tij që në zemër të të çelin” “trëndafila e lule të tjera shpirtërore!
I nderuar, dije se edukata ёshtё si shpirt nё trupin e njeriut. Nё tё” “vёrtetё, edukata ёshtё drita e zemrёs dhe e syrit tё miqve tё Zotit.Nёse” “dёshiron t’ia shtypёsh kokёn shejtanit,hapi sytё dhe shiko se vrasёsi i tij” “ёshtё edukata!
Hapi sytё dhe shikoje nga kreu në fund Kur’anin qё ёshtё fjala e” “Zotit! Tё gjitha ajetet e Kur’anit mёsojnё edukatёn,praktikojnë edukatën!”
“Ti jep ç’ke e ç’nuk ke,mall e pasuri jep dhe merr një zemër! Merr një” “zemër që ajo të të japë dritë dhe bukuri në varr,në atë natë sterrë të zezë!
Tё ndodhesh një çast me njё njeri qё ёshtё mik i Zotit,vlen sa e gjithë” “jeta! Kurse një qime që bie prej tij vlen sa një mineral i çmuar! Ndërkaq, ka” “edhe njerёz tё tillё me zemёr tё ngurtё qё janё e kundёrta e miqve tё Zotit,” “qo jo vetëm s’duhet ndenjur dhe biseduar me ta,por, të mos i shohësh ata” “dhe të qëndrosh larg tyre,vlen sa pasuria e botës!
I thashё zemrёs sime: “Mos ki dёshirë tё ndodhesh në krye, por bëhu” “melhem mirësie!
Mos u bëj gjemb që shpon! Nëse s’do të të vijë e keqe prej” “dikujt, mos u bëj fjalëkeq, mos u bëj mësues i të keqes,i tillë që mendon” “keq!Me tërë qenien ndodhu mes të mirëve!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

PORTA E MIKUT

Një ditë,Hz.Ebu Said Nishaburi u tha nxënësve: “Përgatisni kuajt se do të shkojmë në kasaba(Qytet)!”
U bënë përgatitjet e duhura dhe prijesi bashkë me një grup nxënësish” “u vunë në udhë.
Kur arritën në një fshat të Nishaburit,pyeti: “Si e ka emrin ky fshat?”
Iu përgjigjën: “Porta e mikut” – i thonë!”
Dhe Ebu Said (k.s.) vendosi të bëjë konak aty.Pasi qëndruan një ditë,” “disa nxënës e pyetën mësuesin: “Imzot, sikur do të shkonim në kasaba! A nuk do ta vazhdojmë” “udhën?”
Ebu Saidi që e kishte të mbushur zemrën plot të fshehta shpirtërore,” “u tha nxënësve: “Ashikut i duhet të kapërcejë shumë rrugë që të mund të arrije te porta” “e mikut! Meqë ne kemi arritur këtu, domethënë, në portën e mikut,ku të” “shkojmë?” Dhe ndenjën aty dyzet ditë e dyzet net. U përjetuan shumë situata” “shpirtërore dhe shumë vetë nga njerëzit e fshatit, duke u bërë të denjë për” “pendesë me bisedat e bekuara dhe të begata të Ebu Saidit (k.s.), u bënë” “nxënës të tij.Ja,pra, ideja e vërtetë e “portës së mikut” për të cilën e pati” “fjalën prijesi dhe mësuesi shpirtëror Ebu Said ishte kjo,fitimi i zemrave...”
“Sepse miku mund ta hapte portën e pallatit të pëlqimit hyjnor vetëm duke” “dërguar aty një zemër të fituar!..
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Gazaliu dhe banditët

Gazali,një dijetar i famshëm islam,ishte nga qytetii Tusit.(Tusi është një krahinë pranë qytetit të Mashhadit ne Iran).Në atë kohë, pra afër shekullit të 5 të (Hixhrit), Neishaburi ishte qendra e dijes së madhe në ata rajon dhe njihej si një qëndër shumë e madhe shkencore. Në atë kohë,të gjitha ata që donin të merreshin me studime,shkonin nëNeishabur.

Kështu,dhe Gazali shkon në Neishabur.Qëndroi me vite pranë dijetarëve të mëdhenj të kohës dhe ai arriti të përfitonte dituri të shumta. Që ato të mos i harronte dijet që merrte i shkruante ato rregullisht.Ai i ruante me shumë kujdes këto shënime të cilat ishin fryti i punës së lodhshme disavjeçare.

Pas shumë vitesh,u kthye në vendin e tij,të gjitha librat dhe të gjitha shënimet i kishte rregullaur me kujdes,i kishte hipur në karvan dhe kishte marrë rrugën drejt atdheut të tij.

Gjatë rrugës,në një ngushticë,karvani hasi me një grup banditësh.Banditët morën nga njerëzit e tjerë të karvanit çfarë deshën dhe pastaj u erdhi mallrave rradha të Gazalit.
Gazali filloi t’u lutej:” merrni të gjitha përveç kësaj! Këtë ma lini mua.
Banditët kujtuan se brenda asaj arke për të cilën lutej Gazali,patjetër duhej të kishte diçka të çmuar.E hapën arkën.Aty brenda nuk panë asgjë tjetër përveçse një tufë letrash e bojë të zezë. I thanë –Ç’janë këto dhe për çfarë të hyjnë në punë?
Çfarë do që të jetë nuk ju hyn në punë juve, kurse mua po.
- E për çfarë të hyjnë në punë ty?- e pyetën banditët.
-Këto janë puna ime disavjeçare në mësime. Po ju do të m’i merrni e gjithë dituria ime dhe mundi im i këtyre viteve do të shkojë dëm,- u përgjigj Gazali.
-Me të vërtetë,e tërë dituria jote është këtu?- e pyetën banditët.
-Po,- iu përgjigj ai.
- Dija, e cila e ka vendin në arke dhe mund të vidhet,nuk është dije; shko e gjeji derman vetes,- i thanë banditët.
Kjo fjali e thjeshtë i dha një lëkundje shumë të madhe shpirtërore Gazalit.Deri atëherë ai kishte menduar që vetëm duhej të rrinte e të degjonte mësuesin,të shkruante e të rregjistronte çdo gjëqë thoshte ai.

Që nga ajo ditë mendoi se duhej ta mbushte trurin e tij me dituri,të mendonte më shumë,të kërkonte më shumë,dhe gjërat e dobishme t’i regjistronte në fletoren e trurit të tij.
Gazali thotë: “Këshillat më të mira që u bënë drejtuese të jetës së trurit tim i kam dëgjuar nga goja e një hajduti.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Avicena dhe ibn Muskeuej

Ebu Ali ibn Sina apo siç njihet ndryshe Avicena,nuk i kishte mbushur ende të njëzetat dhe kishte mësuar të gjitha diturisë e kohës së tij, duke u berë dijetar i njohur i kohës në shkencat natyrore,në matematikë,e në shkencë fetare.

Një ditë,shkoi në një takim mësimor me dijetarin e madh të kohës së tij,ibn Meskuie.Plot krenari dhe mburrje,i doli përpara ibn Maskuiesë dhe i tha: -”Ma përcakto pak gjërësinë e kësaj arre!”
Ibne Maskujeja,i cili kishte shkruar një libër për edukatën dhe moralin me titull “Pastrimi i damarëve”,ia nxjerr Avicenës përpara e i thotë:- “Ti në fillim,rregullo sjelljen tënde,pstaj unë të përcaktoj gjërësinë e kësaj arre.Ti ke më shumë nevojë të përmirësosh edukatën tënde sasa unë që të përcaktoj gjarësinë e kësaj arre.”
Avicena u prek nga ky qortim dhe gjatë gjithë jetës së tij e pati parasysh atë me një sjelle shembullore.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Në prani të gjykatësit

Një njeri i kishte paraqitur ankesën e tij kundër dikujt tjetri kalifit të asaj kohe, Omer bin Hatabit.Tani,të dyja palët duhej të paraqiteshin përballë gjykatësit për të zgjidhur çështjen.Personi,ndaj të cilit ishte bërë ankesa,Ali ibn Ebi Talib. Omeri i thirri të dyja palët dhe vetë u vu në vendin e gjykatësit.Sipas udhëzimeve të Islamit,të dyja palët në gjykim duhet të rrinë përkrah njëri-tjetrit,me qëllim që ata të jenë të “barabartë përballë gjyqit.” Kalifi thirri me emër palën akuzuese dhe i tha që të qëndronte përballë gjykatësit në një vend të caktuar.
Pastaj u kthye nga Aliu dhe i tha: “O Ebu Hasan! Qëndro përballë akuzuesit tënd!” Kur dëgjoi këto fjalë, Aliu u mërzit dhe ndrydhi fytyrën. Kalifi e pyeti: “O Ali,nuk dëshiron të qëndrosh përkrah palës që të ka akuzuar?”
“Unë nuk u mërzita përse duhet të rri përkrah akuzuesit tim, - u përgjigj Aliu, - përkundrazi,mërzitja ime erdhi nga kjo që ti nuk e vendose drejtësinë plotësisht.
Mua ma thirre emrin me respekt,duke m’u drejtuar me emrin “O Ebu Hasan” (O babai i Hasanit),kurse palën tjetër e thirre me atë emrin e tij të zakonshëm. Ky është dhe shkaku i mërzitjes sime.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Lidhësja e këpucës

Imam Sadiku me disa shokë të tij po shkonte për ngushëllime te shtëpia e njërit prej fisit të tij.Gjatë rrugës imamit iu këput lidhësja e këpucës,në atë mënyrë sa nuk mund ta përdorte më.Imami i mori këpucët në duar dhe u
nis këmbëzbathur.
Njëri prej shokëve të imamit,hoqi këpucët e veta menjëherë nga këmbët. Hoqi lidhëset e këpucëve dhe ia zgjati imamit:Imami të mos ecte më zbathur por të lidhte këpucën,ndërsa ai vetë ta bënte rrugën i zbathur.
Me një shprehje të vranët në fytyrë,imami u kthye nga shoku i tij dhe nuk ia pranoi aspak lidhëset. “Kur dikujt i bie një vështirësi,vetë ai është i pari që e duron më shumë se gjithë të tjerët.Nuk ka kuptim që dikujt t’i ndodhë diçka dhe vuajtjen ta durojë një tjetër.” i tha shokut të vet imami Sadiku.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Një ditë,sulltan Ahmedi I i dërgoi mësuesit të tij shumë të dashur,Hirësisë Hydaji, një dhuratë të çmuar.Por Hirësia Hydaji nuk e pranoi.Atëherë,meqë e kishte nxjerrë dhuratën prej dore,sulltani ia dërgoi Hirësisë Abdylmexhid Sivasi, njërit prej shehlerëve të kohës.Dhe,gjatë një vizite me rastin e pranimit të dhuratës nga Hirësia Sivasi,sulltani i tha:
“Hirësia juaj! Këtë dhuratë ia dërgova në fillim Hirësisë Hydaji,por ai nuk e pranoi.Kurse ju patët mirësinë ta pranoni!”
Hirësia Sivasi i cili e kuptoi idenë e fshehtë të shprehjes,i dha këtë përgjigje kuptimplote:
“Sulltani im! Hirësia Hydaji është një Feniks që nuk ia hedh sytë kërmës!”
Sulltani që mbeti i kënaqur nga kjo përgjigje,pas disa ditësh i shkoi për vizitë Hirësisë Hydaji dhe,gjatë bisedës, i tha:
“Imzot,atë dhuratë që s’e pranuat ju,Abdylmexhid Efendiu e pranoi!”
Me një fytyrë të buzëqeshur,Hirësia Hydaji iu përgjigj:
“Sulltani im! Abdylmexhid Efendiu është një det! Po t’i bjerë detit të madh një pikëz fëlliqësi nga kotësitë e kësaj bote,nuk ia dëmton kthjelltësinë!”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Sulltan Murati IV i cili kalonte,kohë pas kohe, vishej ndryshe dhe shkonte në selinë e Hirësisë Hydaji ku e rimerrte veten,forcohej shpirtërisht dhe përgatitej për ditët e ardhshme.
Sulltan Murati IV i cili i kryente këto vizita brenda kritereve etike të një dervishi të sinqertë,një ditë mori me vete edhe lalën e vet.Kur arritën te porta e selisë dhe trokitën lehtë me tokmakun,nga brenda,si zakonisht,u dëgjua pyetja e një dervishi:
“Kush është?”
Dhe lala u përgjigj menjëherë me mënyrën dhe tonin pompoz që ishte mësuar:
“Po ju nderon me ardhjen e tij,sovrani i shtatë klimave,zotëria ynë,sulltan bir sulltani,Murati IV! Njoftojeni menjëherë hirësinë e tij,shehun!”
Dervishi nga brenda iu përgjigj:
“Kjo portë nuk është portë sulltanati!”
Dhe nuk ua hapi derën!
Duke i buzëqeshur lalës për situatën ku kishte rënë,sulltan Murati IV i tha:
“Lalë,kjo portë nuk është portë perendori por është portë zemre dhe përulësie!”
Pastaj trokiti sërish portën me tokmak.Dhe së njëjtës pyetje nga brenda iu përgjigj me edukatë dhe etikë të thellë:
“Thojini hirësisë së tij,shehut,se i ka ardhur robi i tij,Murati!”
Atëherë u hap dera dhe i morën brenda.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Hajdutët ia patën zhveshur Hirësisë Abdylkadir Gejlani karvanin tregtar.Erdhën dhe e njoftuan për ngjarjen.Pasi ndenji pak i heshtur, Abdylkadir Gejlaniu tha:
“Elhamdulil’lah,lavdi Zotit!”
Në këtë mes,kaloi pak kohë kur Abdylkadir Gejlaniut k.s.,i erdhi një lajm tjetër:
“Imzot,karvani juaj u shpëtua nga hajdutët! Nuk ka asnjë dëm!”
Hirësia Gejlani u kredh sërish në një vetëllogari dhe tha përsëri:
“Elhamdulil’lah,lavdi Zotit!”
Të pranishmit që ndodheshin përreth,u habitën me këtë situatë.Ata pyetën me kureshtje:“Imzot,kur dëgjuat se karvani ju kishte rënë në duar të hajdutëve, thatë “Elhamdulil’lah!” Pastaj,edhe kur dëgjuat se kishte shpëtuar,thatë prapë “Elhamdulil’lah!” Por ne nuk e kuptuam urtësinë e kësaj sjelljeje!
Hirësia Abdylkadir Gejlani dha këtë përgjigje duke buzëqeshur:
“Kur dëgjova se karvanin ma kishin vjedhur hajdutët,vështrova zemrën se mos kishte ndonjë dëshpërim në të,domethënë, kontrollova veten se mos zemrës (zemra është vendvështrimi hyjnor), m’i ishte ngjitur ndonjë dashuri e kësaj bote dhe,kur pashë se nuk kisha ndonjë dëshpërim,domethënë,kur kuptova se dashuria e zemrës për Zotin nuk ishte lëkundur për shkak të dashurisë për këtë botë dhe gjërat e saj,e falenderova dhe e lartësova Zotin! Pastaj,pasi erdhi lajmi se karvani më kishte shpëtuar,veprova në të njëjtën mënyrë dhe pashë se mos ndjeja ndonjë gëzim për shkak të dashurisë për botën dhe gjërat e saj,dhe,duke vëzhguar se s’ekzistonte ndonjë rrezik i killë, përsëri e falenderova dhe e lartësova Zotin!...”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime dhe thënje nga tradita sufiste

Shejh Ibrahim Ethemi ka qenë i biri i një mbreti.Ai u largua nga mesi ku jetonte dhe u vendos në një vend të vetmuar dhe filloi luftën kundër nefsit.Ibn-i Ebi’l Hadid transmeton thënien e këtij kolosi të tasavvufit:
Gjatë tërë jetës sime asgjë nuk më ka bërë të lumtur,përveç këtyre dy rasteve:

1. Një ditë isha shumë i sëmurë.Në gjendje kome isha i shtrirë në xhami dhe nuk kisha fuqi as të ngrihem në këmbë.Personi që e mirëmbante pastërtinë e xhamisë erdhi dhe i nxori jashtë të gjithë.Mbasi që nuk mundja të lëvizja,më tërhoqi zvarrë prej këmbëve sikur cofëtinën.Sa u gëzova dhe sa isha i lumtur, nuk mund të shpjegoj dot.

2. Në një rast tjetër isha duke udhëtuar me anije.Aty kishte qëlluar një palaço që i bënte njerëzit të qeshnin.Të gjithë ishin dhënë mbas tij dhe qeshnin me zë, kur në një moment tha: “Në një vend ishte një jobesimtar.Unë shkova dhe e tërhoqa prej mjekrës së tij në këtë mënyrë...” Për të treguar këtë në mënyrë praktike,me sy kërkonte një njeri të përshtatshëm për të improvizuar ngjarjen. Dhe,syri i tij u ndal te unë; nuk kishte mundur të vërente njeriun më të shëmtuar dhe më të pa fat se unë. “Ja, në këtë mënyrë” tha,dhe më ngrehu për mjekër.Atëherë, të gjithë udhëtarët filluan të qeshin.Në ato momente unë ndjeja kënaqësi të papërshkrueshme sepse sjellja e tij e kishte nënçmuar nefsin tim në mënyrë të mrekullueshme.
 
Top