• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tregime Islame

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

DUAJA NË RREZIK FATKEQËSIE

Tregohet se njëri prej ensarëve, i cili ishte shok i pejgamberit s.a.v.s. që quhej Eba Muglik, ishte tregtar, dhe tregtonte me mallin e tij dhe mallin e të tjerëve në vende të largëta. Ishte mistik, i devotshëm. Njëherë shkon për tregti dhe në mes të rrugës e ndalon një hajn kriminel, me armë në dorë. Hajni i thotë: “Gjithçka që ke lëshoji në tokë se përndryshe të vras!” Ai i thotë: “Çka dëshiron: pasurinë apo pasurinë dhe jetën time?” Ai i përgjigjet: “Pasurinë veç do të ta marr, por edhe do të të vras”. Ai i thotë: “ Më lejo që para ekzekutimit tim t’i fali katër rekate namaz”. Hajni i thotë: “Po”. Ai mori abdest, pastaj i fali katër rekate. Në fund të namazit në sexhden e fundit u lut: “O Zoti im i dashur, o Mbajtës i Arshit famëlartë! O Ai, i Cili vepron ç’të duash, - të lutem për hir të madhërisë Tënde të pakufishme dhe për hir të dritës Tënde, e cila përfshinë arshin Tënd, që të më mbrosh nga e keqja e këtij krimineli hajn; O ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo!”

Kur në ato momente paraqitet një kalorës dhe me të shpejtë ia largon shpatën (hajnit), të cilën e kishte afruar mbi kokën time. Kur e shikon hajni, ai me të shpejtë i bie hajnit dhe e mbytë. Pastaj ky kalorës i afrohet tregtarit të drejtë dhe të devotshëm dhe i thotë: “Ngritu”. Tregtari e pyet: “Po kush jeni ju, i cili nëpërmjet Allahut më ndihmon?” Ai i përgjigjet: “Unë jam melek i katit të katërt të qiellit. Kur e ke bërë lutjen e parë, ka arritur lutja dhe ka trokitur në dyer të qiejve. Pastaj kur e ke bërë lutjen e dytë, çka ka në qiej e kanë dëgjuar një zë. Pastaj kur e ke bërë lutjen e tretë, më është thënë: “Duaja e të dëmtuarit dhe atij i cili është në rrezik. Pastaj e kam lutur Allahun që të më japë leje që ta mbys (hajnin).

Hasani tregon: “Kush merr abdest dhe i falë 4 rekate dhe bën këtë lutje, Zoti i përgjigjet atij, i cili është në rrezik fatkeqësie, por i ndihmon edhe nëse nuk është në rrezik fatkeqësie”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

Burri që kërkoi ndihmë

Ai po mendontë për të kaluarën e tij plot vështirësi.I kujtoheshin ato ditët e hidhura që kishte kaluar,ditët gjatë të cilave ai nuk mund të siguronte as bukën e gruas dhe të fëmijëve të tij të pafajshëm.Po mendonte me vete sesi ishte e mundur që një fjali, vetëm një fjali e vetme,e cila u tha tri herë në veshin e tij,i dha fuqi shpirtit të tij duke i ndryshuar rrjedhën e jetës,duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga varfëria dhe mjërimi ku kishin rënë.

Ai ishte njëri prej shokëvë të Profetit.Skamja dhe mjerimi e kishin zaptuar atë. Një ditë, kur ai e ndjeu se i kishte mbërritur thika deri në palcë, duke u këshilluar me të shoqen dhe me propozimin e saj, vendosi që t’ia tregonte gjendjen e tij Profetit dhe t’i kërkonte ndihmë financiare.

U nis drejt tij me këtë qëllim,por përpara se t’ia thoshte atij hallin që kishte,nga goja e Profetit dëgjoi këtë fjali: “Ne do ti japim ndihmë kujtdo që kërkon ndihmë prej nesh,por nëse dikush nuk ka nevojë për diçka dhe nuk ia shtrin dorën një krijese tjetër,Zoti e bën atë që të mos ketë nevojë për gjë.”

Atë ditë ai nuk tha gjë dhe u kthye në shtëpi.Sërish u përball me përbindëshin e varfërisë që kishtë lëshuar hije në shtëpinë e tij.I pashpresë, edhe ditën e dytë u nis me po atë qëllim drejt Profetit,por edhe atë ditë ai dëgjoi të njëjtën fjali. “Ne do ti japim ndihmë kujtdo që kërkon ndihmë prej nesh,por nëse dikush nuk ka nevojë për diçka dhe nuk ia shtrin dorën një krijese tjetër,Zoti e bën atë që të mos ketë nevojë për gjë.”

Edhe kësaj radhe,pa e shprehur hallin që kishte u kthye sërish në shtëpinë e tij.Por duke e parë veten të zënë ngushtë në kthetrat e varfërisë,skamjes dhe mjerimit, u nis për herë të tretë drejt Profetit.Përsëri buzët e Profetit me atë melodi,e cila i fal zemrës fuqi dhe shpirtit besim përsëritën të njëjtën fjali.

Kësaj radhe burri,ndjeu besim më të madh në zemrën e vet.Ndjeu se çelësi i zgjidhjes së hallit të vet gjendej në këtë fjali.Kur doli jashtë,i hodhi hapat me më siguri.Tanimë mendonte me vete se kurrë nuk do të shkonte t’u kërkontë ndihmë njërëzve të tjerë; Mbështetem te Zoti mendoi ai,- dhe do të shfrytëzoj të gjitha fuqitë dhe aftësitë që janë të fshehura brenda meje dhe i kërkoj Zotit që të më mbështesë në punën që dua tëkryej e të më bëjë që të mos kem nevojë për asgjë.

Mendonte më vete se ç’punë mund të bënte?Shumë shpejt i erdhi në mendje se ai mund të shkontë në shkretëtirë dhe të mblidhte shkurre e të vinte t’i shiste. ,mori një trastë dhe u nis drejt e në shkretëtirë,mblodhi shkurret,erdhi dhe i shiti.Këtu ai ndjeu dhe lehtësimin e tij.Të nesërmen ai bëri të njëjtën gjë,e kështu e vazhdoi dhe ditëve të tjera këtë punë,ca nga ca filloi të blinte gjëra të reja,kafshë,e shumë sende të tjera të nevojshme.E vazhdoi sërish punën e tij derisa fitoi pasuri të madhe e mori shërbëtorë.

Një ditë,i afrohet Profeti dhe i thotë ëmbëlsisht: “A nuk të thashë që: Ne do ti japim ndihmë kujtdo që kërkon ndihmë prej nesh,por nëse dikush nuk ka nevojë për diçka dhe nuk ia shtrin dorën një krijese tjetër,Zoti e bën atë që të mos ketë nevojë për gjë?”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

NDJESHMËRIA

Tregohet se Shafiu dhe Muhamed bin Hasani shohin një njeri. Shafiju tha: Ai është zdrukthëtar, ndërsa Muhamed bin Hasani: Farkatar. Kur e pyes për zanatin e tij ai thotë: Kam qenë farkëtar dhe tani jam zdrukthëtar.

Një i ditur dhe lexues i Kur’anit i thotë një njeriu: “Pa ulu pak, se prej fjalëve tua po e ndjej erën e pabesimit!” Ai njeri ishte konvertuar në krishterizëm pasi kishte qenë musliman. Zoti na ruajt prej një gjëje të tillë. E pyesin: “Po a di diçka nga Kurani?” - Nuk mbaj mend diçka tjetër pos një ajeti, i cili thotë: “Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë.”

Ebu Seid Harazi thotë: “Në qabe kam pas një njeri të varfër, i cili nuk kishte rroba as për ta mbuluar trupin e tij. Unë në vetvete apo në brendi kam ofsharë, mirëpo ai e kishte ndier ofshamën e brendshme time dhe më tha: “Ta dini se Allahu e di çka në vetën tuaj, pra kini kujdes”. U pendova dhe në vete kërkova falje prej Allahut. E ai më tha: “Ai është, i Cili pranon pendimin prej robërve të tij, dhe i shlyen të këqijat prej tyre”.

PREJ VIRTYTEVE TË LARTA

a. Një njeri e shan Ebu Dherrin, e ai ia kthen: “O njeri, mos u fundos me sharje, por lejo vend për përmirësim, sepse ne nuk e shpërblejmë atë, i cili mëkaton në Allahun më shumë se sa i përkushtohemi Allahut.

b. Një njeri e shan Shaebijun Fehih. E ai i kthen: Nëse e ke me të drejtë atë që thua: “Zoti më faltë, e nëse ke gënjyer, atëherë Zoti të faltë ty”.

c. Omer bin Abdul Azizi e dëgjon një fjalë për të nga një njeri, e i thotë: “Ti dëshiron që me forcën e shejtanin të më kaplojë mua shejtani nesër, ashtu siq të ka kapluar ty sot, por më mirë largohu, Zoti të mëshiroftë.

d. Tregohet se Sehl Testeriu r.a. e ka pasur një fqinj pabesimtar. Ai e kishte një kanalizim të WC, i cili rridhte në shtëpinë e Sehlit. Sehl Testeriu e vendoste një enë dhe ndyrësira e cila derdhej tërë ditën e mbushte atë, e ai e merrte dhe e hidhte atë natën, që mos ta shihte askush. Kështu ai ka vepruar një kohë të gjatë, deri sa i afrohet vdekja. E kur i afrohet vdekja e fton fqinjin e i thotë: “Shko dhe shiko se çka vjen nga shtëpia jote. Kur shkon e sheh se nga shtëpia e tij dilnin mbeturina dhe derdheshin në enën, të cilën e kishte vendosur ndër ta Sehli. Pabesimtari tha: Ç’është kjo? Sehli i përgjigjet: Ka një kohë të gjatë që nga shtëpia jote, në shtëpinë time vijnë ujërat e zeza (ndyrësirat), e unë e lë të mbushet gjatë tërë ditës, ndërsa unë e hedh atë në mbrëmje. Po mos të kisha qenë para vdekjes nuk do të kisha treguar, por frikësohem se të tjerët pas meje nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Pabesimtari i tha: O Shejh: Ti kështu ke duruar për një kohë të gjatë e unë kam qenë gjatë gjithë asaj kohe pabesimtar. Zgjate dorën se unë prej tani: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Pastaj Sehli, Zoti e mëshiroftë, ndërroi jetë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I SHEFA’ATIT

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në Ditën e Kijametit unë do të jem i pari i njerëzimit. Po a e dini pse? (Ja pse) Zoti i tubon të gjithë gjeneratat, të parët e të fundit në një vend. Secili shikon për të parë se çka do të ndodhë, dhe secili dëgjon se çka do të flitet. Dielli u afrohet atyre, njerëzit do të kenë probleme dhe do të jenë rrezik, të cilin nuk kanë mundësi ta përballojnë dhe ta tejkalojnë. Njerëzit thonë: “Nuk po e shihni në çfarë gjendje kemi ardhur? A nuk e dini se kush do të ndërmjetësojë për ju te Zoti juaj? Disa do të thonë: Babai juaj – Ademi. Shkojnë te Ademi dhe i thonë: “O Adem, ti je babai i njerëzimit. Allahu të ka krijuar me dorën e Tij, të ka dhënë shpirtin, i ka urdhëruar melekët për të të rënë në sexhde, të ka bërë banorë të xhenetit. A po ndërmjetëson te Zoti yt për ne? A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi?” Ai u thotë: “Zoti im është i hidhëruar aq shumë me mua sa kurrë më parë, dhe kurrë nuk do të jetë i hidhëruar aq shumë as në të ardhmen, sepse ai më ka ndaluar të ha pemën, mirëpo unë kam kundërshtuar. Unë jam vetë në hallin tim, shkoni tek dikush tjetër, shkoni te Nuhu.

Shkojnë te Nuhu dhe i thonë: “ O Nuhë! Ti je pejgamberi i parë në fytyrën e tokës, të cilin Zoti e ka cilësuar “rob falënderues”. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi. A nuk po ndërmjetëson te Zoti ynë për ne. Ai u thotë: “Zoti im aq shumë është i hidhëruar në mua sa kurrë më parë, dhe as në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar si sot, sepse jam pas lutur për familjen time. Unë jam vetëm në hallin tim. Unë lutem për vete, për vete, për vete. E ju shkoni te dikush tjetër. Shkoni te Ibrahimi”.

Shkojnë te Ibrahimi dhe i thonë: “O Ibrahim, ti je pejgamber i Zotit dhe dashamir i Allahut në tokë. Ndërmjetëso te Zoti yt për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi?! Ai u thotë: “Zoti im, aq shumë është i hidhëruar me mua sa kurrë më parë, por edhe në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar aq shumë, sepse unë kam gënjyer tri herë. Unë lutem për vete, për vete, për vete. Shkoni te dikush tjetër. Shkoni te Musa”.

Shkojnë te Musa dhe i thonë: “ O Musa, ti je i dërguar i Allahut, Allahu të ka lartësuar me shpallje dhe ka folur me ty. Ndërmjetëso te Zoti yt për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi! Ai u thotë: “Zoti im aq shumë është i hidhëruar me mua sa kurrë më parë, por edhe në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar aq shumë, sepse unë kam mbytur një njeri, të cilin nuk ka qenë dashur ta mbysë. Unë lutem për veten time, për veten time, për veten time. Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Isa.

Shkojnë te Isa dhe i thonë: “O Isa, ti je i dërguar i Allahut dhe me urdhër dhe fjalë të Allahut shpirti yt ka hyrë te Merjemja. Ti je ai, i cili u ke folur njerëzve në djep. Ndërmjetëso për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi. Isa thotë: “Zoti im aq shumë është i hidhëruar më mua sa kurrë më parë, por edhe në të ardhmen nuk do të jetë i hidhëruar qa shumë, mirëpo nuk përmend ndonjë gabim, por thotë: “Unë lutem vetëm për vete, vetëm për vete. Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Muhamedi s.a.v.s.”.
Shkojnë te i dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i thonë: “O Muhamed, ti je i dërguar i Allahut dhe vula e pejgamberëve. Zoti ti ka falur ty gabimet e mëhershme dhe të mëvonshme.

Ndërmjetëso te Zoti yt për ne. A nuk po e sheh se në çfarë gjendje jemi. Atëherë do të shkojë nën Arshin e Madh, i bie në sexhde Zotit tim, pastaj Allahu m’i hap dyert e veçanta, të cilat nuk ia ka hapur askujt tjetër, pos meje. E ngriti kokën nga sexhdeja dhe do të them: “Umeti im! Umeti im! Umeti im! O Zot fale umetin tim. Atëherë do të më thuhet: “O Muhamed, shpie umetin tënd në derën e djathtë prej dyerve të xhenetit, se nuk do të japin llogari, ata do të jenë të vetmit që do të hyjnë nga ajo derë. Pastaj ka vazhduar dhe ka treguar: “Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, gjerësia e qosheve të dyerve të xhenetit është sa është gjerësia prej Mekes dhe Hixhrit apo sa është gjerësia prej Mekes dhe Busarijës”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

SHKAQET E MOSPRANIMIT TË LUTJES

Tregohet se Ibrahim ibn Ed’hemi, përderisa kalonte nëpër tregun e Basrës, u tubuan njerëzit rreth tij dhe i thanë: “O Ebu Is-hak, Çka është me ne që i lutemi Allahut, por ai nuk na pranon?”
Ai i thotë: “Për shkak se zemrat e juaja jan të vdekura në dhjetë çështje:

E para: E njihni Allahun dhe nuk i kryeni obligimet e Tij.
E dyta: Deklaroni se e doni të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e nuk veproni sipas sunetit të tij.
E treta: E lexoni Kur'anin dhe nuk veproni me të.
E katërta: I shfrytëzoni të mirat e Allahut, e nuk e falënderoni.
E pesta: Thoni se shejtani është armiku juaj, e nuk e kundërshtoni.
E gjashta: Thoni se xheneti është i vërtetë, e nuk punoni për të.
E shtata: Thoni se xhehenemi është i vërtetë, e nuk largoheni prej tij.
E teta: Thoni se vdekja është e pashmangshme, e nuk përgatiteni për çastin e tij.
E nënta : Zgjoheni nga gjumi, i shihni të metat e të tjerëve, e i harroni tuajat.
E dhjeta: I varrosni të vdekurit, e nuk llogaritni se do t’ju ndodhë njësoj si atyre”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

NJË DIJETAR MË I VËSHTIRË PËR SHEJTANIN SE NJË MIJË ADHURUES

a). Tregohet se një adhurues, prej beni Israilëve e adhuronte Allahun e Lartmadhëruar në një faltore në një maje të një kodre. Një ditë prej ditësh, si zakonisht, del të shëtisë vërdallë faltores së tij për të vështruar se çka ka krijuar Allahu i Lartmadhëruar. Gjatë shëtitjes në mes të rrugës e sheh një kufomë prej të cilit buronte një erë e keqe. Adhuruesi lakon rrugës për t’i ikur erës së keqe. Atëherë shejtani i paraqitet në formë të një njeriu të devotshëm dhe i thotë: “Të mirat e tua aq shumë janë larguar sa që nuk vlejnë te Allahu fare. Adhuruesi i thotë: “Po përse?!” Ai i thotë: “Sepse ti nuk pranove ta durosh erën e keqe të njeriut sikurse ti. Në atë moment adhuruesi u skuq në fytyrë. Mirëpo, shejtani si këshilltar i mirë i thotë: “Nëse dëshiron që Allahu të ta falë mëkatin, atëherë mbyte një mi dhe varre në shpinën tënde dhe me të adhuroje Zotin tënd gjatë gjithë jetës tënde. Adhuruesi injorant e zbatoi këshillën e shejtanit. Kështu që e zuri një mi, e mbyti dhe vazhdoi ta adhurojë Allahun me ndyrësirë në shpinë më shumë se 60 vjet, deri sa vdiq (dhe i tërë adhurimi i tij është zhvlerësuar).
Në lidhje me këtë ngjarje Pejgamberi s.a.v.s. ka komentuar vlerën e diturisë apo ndejën (qëndrimin) me dijetarë “është me vlefshme se adhurimi i 60 viteve”.

b). Tregohet se përderisa një ditë prej ditësh Abdul Kadir Xhejlaniju (Zoti e pastë mëshiruar) kalonte nëpër shkretëtirë, sheh në horizont një dritë të madhe dhe dëgjon një zë: “O Abdul Kadir! Zoti yt t’i ka lejuar ty të ndaluarat”. Abdul Kadiri i thotë: “Mbylle gojën o i mallkuar”. Kur në atë moment drita venitet, atëherë një zë i thotë: “O Abdul Kadir! Ti shpëtove nga unë, falë diturisë tënde dhe fikhut tënd, dhe urdhrit të Zotit tënd. Po me këtë mënyrë i kam humbur 70 adhurues të mëdhenj, po mos të ishte dituria jote, do të të kisha humbur edhe ty”.

c). Tregohet se, përderisa një ditë Isa a.s. qëndronte në një kep, i shkon shejtani e i thotë: “A nuk thoni se kur Allahu dëshiron që dikush të vdes ai patjetër duhet të vdes?” I thotë: “Po. Përndryshe nuk vdes”. Atëherë Iblisi, qoftë i mallkuar, i thotë Isaut a.s.: “Atëherë, hidhu prej këtij kepi dhe shiko nëse Allahu ka caktuar të vdesësh do të vdesësh, e nëse jo, nuk do të vdesësh”. Isa a.s. i thotë: “Mbylle gojën o i mallkuar, se Allahu është Ai, i Cili i vë në sprovë njerëzit, e nuk është që njerëzit ta vendosin në sprovë Zotin e tyre”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

d). Tregohet se përderisa Shafiju r.a. ishte i ulur në një kuvend të diturisë me njerëzit, kur i vjen Iblisi i mallkuar në mesin e nxënësve të tij në formë të njeriut dhe ia parashtron një pyetje: “Çka mendon për atë, i cili më ka krijuar ashtu siç e ka zgjedhur vetë, më vë në shërbim ashtu siç e ka zgjedhur vetë, e pas kësaj nëse dëshiron më shpie në xhenet, e nëse dëshiron më shpie në xhehenem. A është e drejtë kjo apo jo?”

Shafi’iju me dritën e Allahut e kuptoi se ai është shejtani dhe ia ktheu përgjigjen: “O ti, nëse të ka krijuar ashtu siç dëshiron ti, atëherë Ai të ka bërë padrejtësi, e nëse të ka krijuar ashtu siç ka dëshiruar Ai, atëherë Ai nuk pyetet se çka dhe si vepron”.

e). Tregohet se një beni Israil ka agjëruar 70 vjet dhe prej çdo viti nuk ka agjëruar vetëm nga 7 ditë, dhe e ka lutur Allahun që t’i tregojë se si i mashtron shejtani njerëzit. Kur kalon një kohë të gjatë dhe këtë nuk e sheh, atëherë thotë: “Më mirë të kisha bërë një mëkat ndaj Allahut, se sa të kisha kërkuar atë që kam kërkuar”. Atëherë Allahu ia dërgon një melek dhe i thotë: “Allahu më ka dërguar te ti për të të thënë: “Fjalën, të cilën e ke thënë është më e dashur tek unë se agjërimi yt 70 vjet. Për këtë arsye Allahu do të ta forcojë shikimin me dritën e Tij, andaj shiko”. Kur sheh se si ushtria e Iblisit e kishte përfshirë tokën rreth tij, nuk kishte asnjë njeri, pos që shejtanët silleshin rreth e rrotull tij, të tërbuar si ujq. Ai thotë: “O Zoti im, po si mund të shpëtohet prej të gjithë këtyre: “Zoti i thotë: “Modestia dhe butësia”.

f). Iblisi në mëngjes e tubon ushtrinë e tij, e shpërndan në fytyrën e tokës dhe u thotë: “Kush e humb një musliman do t’ia vendos këtë kurorë në kokë”. Pasi kthehen, njëri prej shejtanëve i thotë: “Nuk iu kam larguar filanit, derisa e kam ndarë prej gruas së tij”. Ai i thotë: “Ka mundësi të martohet përsëri”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa është sjell ashpër ndaj prindërve”. Ai thotë: “Ndoshta kthehet e sillet butësisht me ta”. Tjetri thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa ka bërë prostitucion”. I thotë: “Mirë ke vepruar”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam larguar filanit, derisa ka pirë alkool”. I thotë: “Mirë”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa ka vrarë tjetrin”. I thotë: “Ashtu, ashtu; mirë, mirë”.

g). Tregohet se shejtani i ka thënë femrës: “Ti je gjysma e ushtrisë sime, ti je shigjeta ime me të cilën gjuaj e nuk gaboj; ti je sekreti im që të dërgoj aty ka kam nevojë të kryejë ndonjë punë”.

h). Tregohet se Iblisi i mallkuar i është paraqitur firaunit në formë të njeriut, derisa ai ishte në banjë, e ai e largon. Pastaj shejtan i thotë: “Mjerë për ty, po a nuk po më njeh?” – “Po si të të njoh?!” – I thotë: “Po ti më ke krijuar. Pse a nuk ke thënë: “Unë jam Zoti i juaj më i madhi”?
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

i). Iblisi iu paraqitet Sulejmanit a.s. e (Sulejmani a.s.) e pyet: “Cilat vepra janë më të dashura tek ti dhe më të urryera tek Allahu?” Ai i thotë: “Po të mos e kisha ditur nivelin e afërsisë tënde tek Allahu, nuk do të të kisha treguar. Pra, po të të tregoj: “Unë nuk di se ka diçka më të dashur në veten time se sa pedofilizmi dhe lezbicizmi”.

j). Një njeri e mallkonte Iblisin për çdo ditë nga 1000 herë. Përderisa një ditë ishte fjetur, shejtani e zgjon dhe i thotë: “Zgjohu se muri do të rrëzohet e do të bjerë mbi ty”. Ai i thotë: “Po kush jeni ju që aq shumë po kujdeseni për mua?!” I thotë: “Unë jam Iblisi”. I thotë: “Po pse atëherë po më shpëton, kurse unë të mallkoj çdo ditë nga 1000 herë?!” Shejtani i thotë: “Unë e bëra këtë, sepse e di vlerën e dëshmorëve dhe gradën e tyre tek Allahu dhe u frikova se do të shkosh dëshmor, pasi të bjerë muri mbi ty”.

(Vërejtje: I përmbyturi prej murit, i cili bie mbi të (për shkak të tërmeteve, katastrofave) apo mbetet nën gërmadha të shtëpive konsiderohet dëshmor, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Dëshmorët janë pesë llojesh: Ai, i cili vdes prej kolerës, ai i cili vdes prej sëmundjeve të barkut, i përmbyturi në ujë, i përmbyturi prej gërmadhave, dëshmori, i cili bie në rrugë të Allahut të Lartmadhëruar”).(Transmeton Muslimi).

k). Tregohet se Hasani ka thënë: “Ka qenë një pemë, e cila adhurohej në vend të Allahut. Një njeri thotë: “Do ta presë”. Dhe niset i hidhëruar për të shkuar deri te ai lis. Në mes të rrugës e takon shejtanin në formën e njeriut, e i thotë: “Çka do të bësh?” I thotë: “Dëshiroj ta presë atë pemë, e cila adhurohet në vend të Allahut”. I thotë: “Nëse ti nuk e adhuron atë pemë, çka të dëmton nëse të tjerët e adhurojnë. Ai i thotë: “Unë do ta presë”. Shejtani i thotë: “Unë do të të jap një propozim më të mirë: Mos e pre, se për çdo mëngjes do t’i kesh nën jastëkun tënd nga 2 dinarë”. I thotë: “Po prej kujt do t’i kem?” I thotë: “Prej meje”. Ai shkon në shtëpi dhe në mëngjes i gjen dy dinarë nën jastëkun e tij. Mirëpo, herën tjetër nuk i gjen. Dhe i hidhëruar e me tërbim niset për të prerë pemën. Atëherë shejtani i paraqitet në formën e tij dhe i thotë: “Çka do të bësh?” I thotë: “Dëshiroj ta presë pemën, e cila adhurohet në vend të Allahut”. Shejtani i thotë: “Po gënjen, ti nuk ke zgjedhje”. Ai vazhdon rrugën për ta prerë, por shejtani i bie, e ai përplaset për tokë, sa që për pak sa nuk vritet. Pastaj i thotë: “A e di kush jam unë? - Unë jam Shejtani, i cili të kam takuar për parën herë, kur je nisur i hidhëruar, por unë të kam mashtruar me dy dinarë, e pastaj nuk të kam lënë nën jastëk dy dinarë, e ti tani je i hidhëruar për shkak se nuk i gjetur dy dinarë, e për këtë arsye të mposhta”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

OMERI DHE TESTIMI I NËPUNËSVE TË TIJ

Omeri r.a. e ka pasur princip që vet t’i testonte nëpunësit e tij kur ato i emëronte në vende të ndryshme. Përpos kësaj, ai e pyeste popullin për ta, për sjelljet e tyre, aftësinë e tyre.
Një ditë Omeri shkon në Hamas. Në atë vend në post ishte i emëruar Seid bin Amir El-Xhehmiju. I tuboi qytetarët dhe u tha: “O banorë të Hamasit, çfarë është mendimi juaj për Saidin? Ata i thonë: “Nuk jemi të kënaqur me të në katër çështje:
E para: Ai nuk del herët, por vetëm pasi të kalojë një kohë e ditës.
E dyta: Asnjërin prej nesh nuk e pranon për të biseduar natën.
E treta: Një ditë në muaj nuk pranon fare palë, dhe ndonjëherë i humb vetëdija sikurse të jetë i vdekur”.
Omer i r.a i tuboi qytetarët dhe e fton Seid bin Amirin që edhe ai të jetë në mesin e tyre. Dhe bën Omeri dua në vetvete: “O zoti im bëre që e vërteta të del në shesh”. Dhe ia thotë ankesat e tyre. Seidi i tha: “Shkaku pse nuk dal herët në mëngjes është se në familjen time nuk ka shërbëtor, kështu që unë i zë bukët dhe priti deri sa të fryhen, pastaj i gatuaj bukët, marr abdest dhe dal në punë. Sa i përket ankesës së dytë: Nuk pranoj takim natën, nga shkaku se unë ditën ia kushtoj atyre, ndërsa natën i a kushtoj Allahut të Lartmadhëruar (bëj ibadet). Ndërsa sa i përket asaj se një ditë një muaj nuk punoj është se unë nuk kam shërbëtor të mi lajë rrobat, e unë nuk kam rroba për t’i ndërruar kur t’i laj; për këtë arsye atë ditë i laj rrobat, i priti për t’u terur, e të nesërmen të dal me rrobat e lara në punë. Ndërsa shkaku se unë humbi vetëdijen ndonjëherë, kjo është një çështje shumë e dhimbshme. Sepse unë kam qenë prezent kur Hubejb bin Adi el Ensariju është ekzekutuar, dhe e kam parë se si Kurejshitët ia rrjepnin mishin, pastaj se si e ngulitën në lis, se si e dënonin, çfarë vuajtje dhe çfarë maltretimi i bënin, vetëm e vetëm të mos i besojë asaj që i ka zbritur Muhamedit s.a.v.s. Dhe e pyesnin: A kishe pasur dëshirë që Muhamedi, të cilit i beson të ishte në vendin tënd? Ndërsa ai u thoshte: “Për Zotin nuk kisha pasur dëshirë që të jem gjallë në mesin e familjes time, ndërsa Muhamedit s.a.v.s. t’i bëhej ndonjë e keqe, e cila do t’ia lëndonte qoftë edhe majën e gishtit të tij”. Prandaj, çdo herë kur e kujtoj atë ditë dhe atë pamje, dhe përse nuk i kam ndihmuar në ato momente tepër të vështira, edhe pse në atë kohë kam qenë idhujtar, nuk kam pas besuar ende në Zotin e Lartmadhëruar dhe në Pejgamberin fisnik, prandaj frikohem se Allahu atë gabim nuk do të ma falë kurrë. E në atë moment më kaplon dridhja dhe e humbi vetëdijen. Omeri i tha: E falënderoj Allahun se i tregove çështjet ashtu siç janë (dhe nuk u zhgënjeva).
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

MIRËSIA DHE MËSHIRA NDAJ KAFSHËVE SHKAK I FALJES SË MËKATEVE

I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Deri sa një njeri po kalonte nëpër një rrugë, e kaplon një etje e madhe. E sheh një bunarë, zbret në thellësi të tij, piu ujë dhe doli nga aty. Pasi që doli, e sheh një qen duke lehur dhe duke lëpi lëmyshqe prej etjes. Thotë me vete: “Ky qen është i etur, ashtu siç isha unë më parë”. Kështu që zbret përsëri në bunar, e mbush këpucën e tij dhe e mbante me gojë deri sa u ngrit lart dhe i dha të pijë ujë qenit. Për këtë mirësi që e bëri e falënderoi Allahu, e ia fali atij”.

TRANSMETON BUHARIU DHE MUSLIMI

Në një transmetim të dy koleksioneve sahihë thuhet: “Përderisa qeni sillej rreth e rrotull bunarit, dhe ishte duke ngordhur nga etja, kur një mëkatar prej mëkatarëve beni Israil e sheh, e heq këpucën e tij, e mbush me ujë dhe i jep të pijë. Për këtë iu falen mëkatet”.

TREGIMI I SPROVIMIT TË SULEJMANIT A.S.

dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Sulejman bin Davud a.s. ka thënë: “Sonte do t’i vizitoj (kontaktoj me) njëqind gratë e mia dhe prej secilës do të lind kalorës, të cilët do të luftojnë në rrugën e Allahut. Shoku i tij i thotë: “Thuaj: “Nëse do Allahu”. Mirëpo ai nuk thotë “Nëse do Allahu”. Kështu që prej të gjitha atyre ka mbetur shtatzënë vetëm njëra, e cila lind një fëmijë gjysmak (me aftësi i të kufizuara). Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, po të kishte thënë “Nëse do Allahu”, të gjithë do të lindnin kalorës dhe të gjithë do të kishin luftuar me rrugë të Allahut së bashku”.

Po ashtu në transmetimet e tyre ekziston se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Sulejmani ka thënë: Sonte do t’i vizitoj (kontaktoj) shtatëdhjetë grat e mia, dhe prej secilës prej tyre do të kem nga një kalorës, i cili do të luftojë në rrugë të Allahut. Dhe nuk ka thënë “Nëse do Allah”. Kur i vizitoi (kontaktoi) me ta nuk mbet asnjëra nga ato shtatzënë, pos njëra, e cila e lindi një fëmijë gjysmak, të cilin ia sjellin në fronin e tij. - Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im,po të kishte thënë “Nëse do Allahu”,do të kishin lindur që të gjithë, dhe të gjithë do të ishin bërë kalorës,që do të kishin luftuar së bashku në rrugë të Allahut. Këtë e tregon ajeti: “Dhe ne veç e kemi sprovuar Sulejmanin”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I ADEMIT DHE MUSA A.S.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s., ka thënë: “Kanë debatuar Ademi dhe Musa në mes vete. Musa i thotë: “O Adem, ti je babai dhe i pari i ynë dhe ti je ai që na ke nxjerrë nga xheneti”. Ademi i thotë: “O Musa, Allahu të ka dalluar ty me të folurit e Tij (ka biseduar me ty me fjalë) dhe Vetë të ka shkruar libër dhe ta ka dhënë. E tash po më akuzon mua për një çështje, të cilën e ka caktuar Allahu që të ndodhë katërdhjetë vjet para se të më krijojë. Kështu Ademi del fitues ndaj Musasë. Ademi del fitues ndaj Musasë, Ademi del fitues ndaj Musasë.

Përfitim i rëndësishëm

Ademi fitoi ndaj Musasë me argumente, sepse fatkeqësitë (ndodhitë) argumentohen me fakte, e mëkatet jo. Sepse fatkeqësinë nuk e dëshiron njeriu, dhe për këtë arsye nuk iu është dhënë e drejta e zgjedhjes. Por, i ndodh papritur e pakujtuar, dhe padëshiruar e pa zgjedhur fare. Është mirë të argumentohet me caktimin (kaderin e Zotit) për t’iu lehtësuar dhimbja.

Ndërsa sa i përket mëkatit, njeriu vepron me vullnet dhe ai e di se Allahu e urren dhe e ka ndaluar. E kur ta bëjë mëkatin nuk lejohet logjikisht, as ligjësisht të arsyetohet e të sjellë argumente se kjo është më dëshirën e Allahut të Lartmadhëruar, dhe me caktimin (kaderin) e Tij, në asnjë mënyrë.

Shejhul Isalm - Ibnu Tejmije thotë: “Musa a.s. është më i ditur sa i përket njohjes së Allahut, cilësive të Tij, emrave të Tij, për të akuzuar për mëkatin, për të cilën veç mëkatari është penduar, e Zoti e ka zgjedhur dhe e ka udhëzuar. Ndërsa Ademi është më i ditur sa i përket Zotit të tij në lidhje me Kadanë dhe Kaderin, dhe për fatkeqësitë. Por, Musa e ka akuzuar Ademin për fatkeqësinë, e cila i ka ndodhur pasardhësve të tij me daljen e tyre prej xhenetit, dhe zbritjen e tyre në botën e sprovave dhe të vështirësive, për shkak të gabimit të babait të tyre. Ai (Musa a.s.) ka përmendur gabimin, si vërejtje e shkakut të fatkeqësive dhe sprovave të pasardhësve të tij. Për këtë arsye i ka thënë: “Na ke nxjerrë ne dhe vetën tënde prej xhenetit”.

Në një transmetim dhe tekst tjetër thuhet: “Ademi u argumentua me kaderin për fatkeqësi dhe ka thënë: “Kjo fatkeqësi, të cilën e përjetojnë pasardhësit e tij, është shkak i gabimit, i cili veç ka qenë i shkruar dhe i caktuar, para se të jetë i krijuar. Kaderi argumentohet në fatkeqësi, e jo në mëkate. Pra, apo më akuzon mua për fatkeqësinë, e cila ka qenë e shkruar dhe e caktuar për mua, para se të isha krijuar, para kaq e kaq viteve?!
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

SHPËTUESIT PREJ SHKATËRRIMEVE

Abdurrahman bin Sumrete transmeton se: “Deri sa ishim në sufe të Medines, erdhi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe tha:“Mbrëmë kam parë ëndërr interesante. Kam pare se si një njeriut të umetit tim i shkon Melekul Mevti për t’ia marrë shpirtin, mirëpo mirësia e tij ndaj prindërve e shpëton atë nga Melekul Mevti.
Pastaj, kam parë një njeri të umetit tim se si i vjen dënimi në varr, mirëpo i del përpara abdesti dhe e shpëton prej atij dënimi.
Pastaj, kam parë një njeri të umetit tim se si i silleshin vërdallë shejtanët, mirëpo u del përpara atyre “dhikri i Allahut”dhe i largon shejtanët prej tij.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim se si i shkuan melekët për ta dënuar, mirëpo para tyre u del namazi dhe e shpëton prej atij dënimi.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim, i cili digjej së eturi, dhe çdo herë kur i afrohej burimit dëbohej, mirëpo i shkon agjërimi i muajit ramazan, i jep të pijë ujë dhe e freskon.
Pashë një njeri të umetit tim, dhe i pashë Pejgamberët të vendosur shkallë pas shkalle. Dhe sa herë që tentonte të shkojë te ata, zbriste një shkallë më poshtë, pastaj shkoi gusli (pastrimi) dhe e kapi për dore, e solli dhe e vendosi pranë meje.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim, para tij errësirë, në anën e majtë të tij errësirë, në anën e djathtë të tij errësirë, përmbi kokën e tij errësirë, ndërsa ai nuk dinte se kah të shkonte. I shkon Haxhi dhe Umreja dhe e nxorën prej errësirës në dritë.
Pastaj, pashë një njeri të umetit tim e që në dorën e tij ishin mbështetur të këqijat dhe zjarri. I shkon sadakaja dhe u bë mburojë mes tij e zjarrit, dhe mjegull mbi kokën e tij.
Pashë një njeri të umetit tim, i cili u fliste besimtarëve, ndërsa ata nuk flisnin me të. I shkon “ndërlidhja farefisnore” dhe thotë: “O ju grup i besimtarëve, ky ka qenë ai i cili ka ndërlidhur farefisin e ai u fali atyre”. E besimtarët ia falën, folën me të dhe e morën në mesin e tyre.
Pastaj, e pashë një njeri të umetit tim, të cilin melaqet e ashpra, të quajtura Zebanije, e kishin rrethuar. I shkoi vepra e urdhërimit në të mira dhe ndalimi nga e keqja, e shpëtoi atë prej mesit të tyre dhe e përcolli deri te melaqet e rahmetit.
E pashë një njeri të umetit tim, këmbëzbathur dhe në mes tij dhe Zotit të Lartmadhëruar një perde. Shkon karakteri dhe morali i mirë i tij dhe e zbulon perden dhe e shpie te Allahu.
E pashë një njeri të umtit tim, të cilit fletushkat iu ishin vendosur në anën e majtë të tij, e shkon “frika e tij ndaj Allahut” i merr fletushkat dhe ia vendos në anën e djathtë të tij.
E pashë një njeri të umetit tim, peshorja e të cilit i ishte shumë e lehtë me vepra të mira, shkon EFRATUHU (fëmijët e vdekur të vegjël të tij) dhe e rëndojnë peshoren e tij.
E pashë një njeri të umetit tim, i cili qëndronte në një humnerë të xhehenemit, të cilit i shkon frika e tij ndaj Allahut të Lartmadhëruar, e nxjerr nga aty dhe e shpëton.
E pashë një njeri të umetit tim duke u djegur (përvëluar) në zjarr, e shkojnë lotët e tij, të cilët kanë pikuar vetëm prej frikës së Allahut të Lartmadhëruar, dhe e shpëtojnë.
E pashë një njeri të umetit tim, i cili lëkundej mbi urën e Siratit, ashtu si lëkundet prej erës së fortë. Dhe shkon mendimi i mirë ndaj Allahut, e qetëson dhe ai e kalon atë rrezik.
E pashë një njeri të umetit tim, i cili mbi urën e siratit një herë rrëzohej, tjetrën herë varej për të. E i shkon salavati, të cilin e ka dërguar për mua dhe e ngrit në këmbë.
E pashë një njeri të umetit tim, i cili ka arritur te dera e xhenetit, ndërsa dera e xhenetit u mbyll. E shkon Shah - adeti- dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe e hap derën e xhenetit dha ai hyn në xhenet.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

OMERI R.A.

Omer bin Hatabi r.a., kur ishte emir i besimtarëve, blen një kalë dhe shkon larg tij për ta testuar. Mirëpo, kalit i paraqiten plot të meta fizike. Kthehet për t’ia kthyer shitësit, pasi qe mendonte se ai e ka mashtruar. Mirëpo, shitësi nuk e pranon kalin prej emirit të besimtarëve. Atëherë, çka të bëjë emiri me këtë njeri të brishtë? Të urdhërojë për ta burgosur, apo ta akuzojë në gjyq? Atëherë, ai e ruajti të drejtën për ta akuzuar në gjyq. Mirëpo, i akuzuari e zgjedh për prokuror Sherihun, i cili ishte gjykatës i njohur në çështje të tregtisë. Emiri i besimtarëve doli në karrigen e të akuzuarve dhe vendimi u mor në dëm të Omerit, sipas ligjit të drejtësisë, ku gjykatësi i thotë: “Merre atë që e ke blerë ose ktheje si ka qenë. Omeri e shikon Sherihun i gëzuar dhe i thotë: “A nuk ka vendim tjetër, pos këtij vendimi?! Pastaj nuk urdhëron për ta burgosur, e as për ta shkarkuar prej detyrës, as për ta degraduar, por, përkundrazi e emëron me një pozitë më të lartë, Gjykatës të Kufes.

Njëherë kur arritën stofat Jemenase, u shpërndahen muslimanëve, të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe me drejtësi, Omeri vesh rrobat e reja të cilat vëreheshin se ishin një numër më i madh. Këtë e vërejtën muslimanët, pasi që gjërat shpërndaheshin haptazi. Omeri hipi në minber dhe i nxiti qytetarët për xhihad, duke pasur veshë rrobën (jemenase) dhe duke thënë: “Dëgjomëni dhe respektoni”. Mirëpo nuk përcillet me duartrokitje të ngrohta, por dëgjohet zëri lart “Nuk ka dëgjueshmëri dhe nuk ka respekt, - mos dëgjoni dhe mos respektoni”. Kjo gjendje pastaj vazhdoi të ashpërsohet kur dhjetëra ushtarë brohoritën (duke shprehur pakënaqësi). Atmosfera qetësohet, kur Omeri me butësi thotë: “Po pse kështu? Allahu ju mëshiroftë!”. Njëri thotë: “Ju keni marrë stof sa kemi marr dhe ne, mirëpo si është e mundur që ajo të të mjaftojë ty për këmishë, kur ti je më i gjatë se ne? Diçka nuk është në rregull! Patjetër se ti ke marrë një hise më shumë se ne”. Atëherë Omeri e arsyeton veten duke e thirr djalin e tij, Abdullahin, për ta argumentuar. Abdullahi, djali i tij, deklaroi me zë të lartë se hisen e tij ia kishte dhënë babës, pandaj që të dy hiset i kanë mjaftuar për një këmishë, sepse vetëm njëra (pjesa e tij) nuk i mjaftonte as për t’i mbuluar organet e turpshme. Atëherë të gjithë e pranuan dhe revoltuesi i qetë tha: “Tani meriton dëgjim dhe respekt”.

Sikurse çdo njëri, gjatë natës edhe Omeri ka ndezur kandilin kur vinin njerëzit për zgjidhjen e çështjeve shtetërore, mirëpo kur fillonte ndonjëherë bisedë për çështje jo shtetërore, atëherë e fikte dritën dhe thoshte se ky kandil është pronë shtetërore dhe nuk lejohet të përdoret për çështjet private.

Ishte dita e xhumasë, xhemati ishte tubuar dhe prisnin Hatibin (ligjëruesin), e ai ishte Omeri. Omeri ishte i fundit që erdhi, hipi në minber dhe kërkoi falje prej tyre. Kur e pyetën për shkakun e vonesës së tij, kuptuan se Emiri i besimtarëve - Omeri e kishte pastruar këmishën e tij, dhe pasi nuk kishte këmishë tjetër, pos asaj, kishte pritur deri sa të terej, e pastaj e kishte veshur dhe kishte ardhur në xhami për të ligjëruar.

Një natë Omeri r.a kishte dalë për të kontrolluar qytetin dhearrin në një tendë, e cila ishte tri milje larg Medinës. Vëren se në atë tendë ishte i ndezur një zjarr. Kur i afrohet tendës, sheh se brenda ishte një grua me fëmijët e saj, të cilët qanin. Omeri e pyet gruan: - Si po kaloni? Ajo i përgjigjet: - Është natë e ftohtë”.
- Po fëmijët pse po qajnë?
- Për shkak se janë të uritur.
- Po çka ka në kusi?
- Ujë.
E përziej thuaja se është ushqim, deri sa fëmijët të flenë. Pastaj gruaja thotë: “Allahu është në mes nesh dhe Omerit”(ajo nuk e dinte se ishte duke biseduar me Omerin).
Omer i thotë: - Zoti të mëshiroftë, po ku e di Omeri gjendjen e juaj? Gruaja i përgjigjet: - Subhanellah, ai e ka marrë përsipër qeverisjen për ne, ndërsa nuk e di asgjë për ne! Omeri me të shpejtë shkon në arkën shtetërore - depon e rezervave shtetërore, merr gjëra ushqimore: miell, vaj, dhe i vendos në shpinën e tij për t’ia sjellë në tendë, duke mos lejuar që dikush tjetër t’i bartë pas tij, duke thënë se në Ditën e Kijametit nuk dëshiroj t’ia barti mëkatet e tij. Pastaj Omeri Emir e besimtarëve përgatit ushqimin për fëmijët, ndërsa gruaja habitet me atë përgatitje dhe thotë:“Zoti të shpërbleftë me të mira. Për Zotin, ti ke më shumë të drejtë të jesh Emir i besimtarëve se sa Omeri”.

Ebu Musa Esh-shaeriju e ka dënuar një ushtar në Irak me heqje të flokëve. Ushtari e konsideron se kjo është shkelje e të drejtës së tij dhe dënim jo i merituar. Kështu ai i tubon flokët dhe udhëton prej Irakut e deri në Medinë. Hyn te Emiri i besimtarëve dhe ia paraqet flokët e prera të tij para tij, duke thënë: “Kështu veprojnë me në të emëruarit e tu!” Omeri thërret me zë të lartë e thotë: “Po të ishin të gjithë guximtarë si ky, do të ishte më e dashur për mua se sa ajo që kemi çliruar prej vendeve deri më sot. Kjo është shëmbëlltyra e Umetit tonë.”

Omeri r.a vazhdimisht ka qajtur prej frikës se Allahut të Lartmadhëruar, sa që në fytyrën e tij ke mundur të shohësh dy vija të zeza prej lotëve të shumtë, të cilët rridhnin nëpër faqe dhe thoshte: “Mjerë për mua, po më mirë mos të kisha lindur fare; mjerë për mua po të kisha qenë një kime floku në trupin e Ebu Bekri Sidikut”. Ai gjithashtu thoshte: “Po të thërriste një zë e të thoshte se të gjithë njerëzit do të hynë në xhenet, vetëm njëri jo, do të kisha menduar se ai i cili nuk do të hyjë në xhenet jam unë!”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

ÇDO GJALLESË NË TOKË E KA FURNIZIMIN PREJ ALLAHUT

Tregohet se një njeri ulet nën hije të hurmave dhe pasi u shtri në shpinë e sheh një vremç, i cili në gojën e tij kishte një hurmë të pjekur dhe një të papjekur. Pastaj e përcjell dhe e vëren se e njëjta gjë përsëritej disa herë. Kjo gjë e mahniti dhe tha në vetvete: Do të ngritem lart të shoh çka është puna? U ngjit lart në trupin e hurmës, kur sheh se në një vrimë të trungut një gjarpër i verbër e hapte gojën ndërsa vremçi (zogu) e vendoste hurmën në gojën e tij. Kjo gjë e habiti dhe tha: “Zoti i Lartmadhëruar ka folur të vërtetën kur ka thënë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që nuk e ka furnizimin prej Allahut".

Tregohet se ibn Ebshadhi, i njohur si gjuhëtar, një ditë qëndronte në kulm të një xhamie të Egjiptit. Ishte duke ngrënë diçka, kurse pranë tij ishin disa tjerë. Afrohet një macë në mesin e tyre, ia japin një pjesë buke, ndërsa ajo e merr me gojë, shkon dhe pas një kohe prapë kthehet. I japin diçka tjetër, e ajo veproi njësoj. Ajo vazhdimisht shkonte e vinte, ndërsa ata i jepnin nga diçka. Ata e kuptuan se tërë atë ushqim ajo nuk po e hante vet, sepse ajo ishte sasi e madhe. Pasi dyshuan, herën e fundit e përcollën dhe e panë se ajo ngjitej nëpër mur, e në kulm të xhamisë, e pastaj zbriste në mes dy mureve, në një vend ku ishte një mace tjetër e verbër. Dhe sa herë që kishte marrë ushqimin ia kishte dërguar macës së verbër, ia kishte vendos pranë dhe ajo e kishte ngrënë. Ata ishin befasuar, ndërsa Ibn Shadhi u thotë atyre: “Përderisa kësaj kafshë, e cila nuk flet, Allahu ia ka mundësuar që macja të përkujdeset për të, atëherë për çka të brengosem për veten time sa i përket rizkut.
 
C

chino

Guest
Përgjigje e: Tregime Islame

Une do ta kisha emeruar me mire PERALLAT ISLAME sepse islami eshte fe e perallave ,asgje nuk ka te vertete ne kete fe
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

Une do ta kisha emeruar me mire PERALLAT ISLAME sepse islami eshte fe e perallave ,asgje nuk ka te vertete ne kete fe

Këtë propozim duhet t'ja bësh moderatorëve,ndoshta e ndërrojnë titullin dhe emërojnë nga "Tregime Islame" në "PËRALLAT ISLAME" i nderuar chino.....
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

TREGIMI I VËRTETIMIT DHE FLETUSHKAVE

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Në Ditën e Kijamit Allahu e paraqet njeriun e fundit të umetit tim para krijesave, e pastaj i paraqet para tij nëntëdhjetë e nëntë fletushka (regjistra), ku secila nga fletushkat është në gjatësi sa sheh syri. E i thotë: “A mohon diçka prej këtyre?” Ai thotë: “Jo o Zoti im”. Zoti i thotë: “Mos ndoshta regjistruesit e mi kanë shkruar gabim, apo të kanë bërë ndonjë padrejtësi?” Ai thotë: “Jo, Zoti im”. Zoti i thotë: “A ke ndonjë arsyetim për këto (gabime) apo ndonjë vepër të mirë?” Ai thotë: “Jo, Zoti im”. Allahu i Lartmadhëruar i thotë: “Por, ti ke te Ne një punë të mire, e ne nuk të bëjmë padrejtësi sot, dhe ia qet përpara vërtetimin (dokumentin) në të cilën është e shkruar “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve ene Muhamedun resulullah”. E pastaj thotë: “Silleni peshojën (vagën) e tij”. Ai thotë: O Zoti im po çka është puna me këtë, si mund të matet ky dokument vërtetimi me të gjitha këto fletushka?! Zoti i thotë: “Ty nuk të bëhet padrejtësi”. Dhe në njërën anë të peshojës vendosën fletushkat, ndërsa në anën tjetër dokument vërtetimi i shah-adetit. Mirëpo do të peshojë më rëndë dokument vërtetimi i Shah-adetit, ndërsa nuk peshojnë fare fletushkat, dhe asgjë nuk mund të matet me emrin e Allahut.


TREGIMI I THERJES SË VDEKJES

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Do të sillet vdekja si një dash pa brirë, dhe thërret një thirrës: ‘O ju banorë të xhenetit!” Ata i ngritin kokat lart dhe presin çka do t’u thuhet. E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’ Ata përgjigjen: - Po, kjo është vdekja dhe secili prej nesh veç e ka parë (e ka përjetuar). Pastaj prapë thërret: ‘O ju banorë të xhehenemit!’ Ata i ngrisin kokat lart dhe presin çka do tu thuhet. E thirrësi thotë: ‘A e njihni këtë?’ - Po, e njohim, kjo është vdekja dhe secili prej nesh vetëm se e ka parë (e ka përjetuar). Atëherë ajo pritet (vdekja thërret) dhe u thuhet: ‘O ju banorë të xhenetit! Keni përjetësi e jo vdekje. O ju banorë të xhehenemit! Ju do të jeni përgjithmonë në të e nuk do të ketë vdekje.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Banorëve të xhenetit u shtohet gëzimi edhe më shumë, ndërsa banorëve të xhehenemit u shtohet pikëllimi edhe më shumë, - dhe (Pejgamberi a.s.) e lexon ajetin kur’anor: “Dhe lëri që të presin ata deri në Ditën e Dështimit kur do të përfundojë çdo gjë, deri sa ata nuk janë në dijeni për të, e ata as që besojnë”. Ata jan indiferent, nuk janë në dijeni në këtë botë.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

KATËR LUTJET

Ishte një pijanec, cili i thirri të pranishmit. Ata erdhën pranë tij dhe u ulën. Pastaj thirri shërbëtorin, ia dha 4 dërhem dhe i tha që të shkojë të blejë pemë për këtë kuvend. Shërbëtori gjatë rrugës kaloi pranë një mistiku të njohur, i quajtur - Mensur bin Amar, i cili thotë: “Kush i jep këtij të varfëri do t’i bëjë katër lutje për të”. Djaloshi ia jep 4 dërhem. Mensur bin Amarit. E ai i thotë: “Çka dëshiron të lutem për ty?”.

Djaloshi i thotë: “Zotëria im është i rreptë, dëshiroj të lirohem prej tij. E dyta: Që Zoti të m’i rikthejë 4 dërhemët që jam duke i dhënë. E treta: Që zotëria im të pendohet. E Katërta: Allahu të ia falë gabimet e zotërisë dhe popullit tim.”

Mensur bin Amari bën katër lutjet. Djaloshi largohet prej tij dhe kthehet te Zotëria, i cili e pyet: “Përse je vonuar? Ku i ke pemët?” Shërbëtori ia tregoi rastin e Mensurit dhe si ia ka dhënë 4 dërhemët, përballë 4 lutjeve. Zotëria u qetësua dhe i tha: “Cilat lutje i ke kërkuar prej tij për ty?” (Shërbëtori) thotë: “E para: E luta të lutej që të lirohem nga robëria.” Zotëria i thotë: “Të liroj, ti je i lirë për Allahun. Cila ka qenë kërkesa për lutjen e dytë?” “Që Allahu të m’i rikthejë 4 dërhemët, të cilat ia dhashë”, - u përgjigj shërbëtori. Zotëria i thotë: “Ja ku i ke 4 dërhem. Cila ka qenë kërkesa për lutjen e tretë.” “Që ti të pendohesh dhe t’i drejtohesh Allahut.” Zotëria e tundi kokën dhe filloi të qajë, e me dorën e tiji theu gotat e mbushura me alkool, dhe tha: “Pendohem te Allahu dhe kurrë nuk do të pi më alkool.” Pastaj e pyeti: “Cila ka qenë kërkesa për lutjen tënde të katërt?” Ai tha: “Që Allahu të t’i falë gabimet e tua dhe të popullit.” Zotëria tha: “Kjo nuk është në kompetencën time, por në kompetencën e Falësit të Gjithëmëshirshmit.”

Kur zotëria ra të flejë, atë natë dëgjoi një zë: “Ti e ke bërë punën tënde, e Allahu i ka falur gabimet e tua, të djaloshit, të Mensur bin Amarit dhe të gjithë atyre, të cilët kanë qenë prezent.”
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

PAJTIMI NË FATKEQËSI

Tregohet se një njeri i mirë kalon pranë një njeriu, të cilin e kishte kapluar sëmundja e rëndë. Ai ishte i ngjitur për toke, sa që nuk mund të ngritej; i verbër, i shurdhër dhe thoshte: “ E falënderoj Allahun, i Cili nuk më ka sprovuar me sprova, të cilat janë ballafaquar shumica e njerëzve”. Kalimtarë habitet e i thotë: “O vëlla, po çfarë të mira të ka dhënë Allahu ty, kur unë po shoh se të gjitha të këqijat (të metat) janë në trupin tënd. Ai i thotë: “Largohu or i çmendur, po a nuk po i sheh të mirat e mia, të cilat i kam, kur Allahu ma ka dhënë gjuhën të dëshmojë njëshmërinë e Tij, zemrën për ta njohur Atë dhe në çdo çast për ta përkujtuar”.


Tregohet se një njeriut të mirë kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi apo sprovohej me diçka thoshte: “E bëftë Zoti mirë”.
Një natë i shkon ujku dhe ia grabit gjelin, e ai tha: “E bëftë Zoti mirë!” Pastaj në të njëjtën natë qeni rojtar i shtëpisë i ngordhi. E ai tha: “Zoti e bëftë mirë!” Pastaj gomari i pall për herë të fundit dhe ngordh. E ai tha: Zoti e bëftë mirë!” Pastaj tha: “Nëse do Zoti e bën mirë”. Familja e tij me këto fjalë të tij lodhen pa masë dhe nuk mundën ta duronin. Në të njëjtën natë hajnat arab e sulmuan fshatin dhe i mbysin që të gjithë fshatarët, e nuk shpëton askush, pos tij (dhe familjes së tij). Hajnat arab janë orientuar në fshat nëpërmjet të lehurit të qenit, këndimit të gjelit dhe palljes së gomarit (për shkak të errësirës), mirëpo atij veç i kishin ngordhur, kështu që ngordhja e tyre ka qenë shkak i shpëtimit. Qoftë i lartësuar i Planifikuesi i Mençur.


Tregon Medainiju: “E kam parë në fshat një grua të bukur, aq trupin e strukturuar, aq lëkurë të ndritur dhe asi fytyre të bukur që kurrë më parë nuk kisha parë, e i kam thënë: “Pashë Allahun, çka është ajo që ti ke këtë formë dhe këtë lumturi?” E ajo më tha: “Për Zotin në brendinë time ka pikëllim dhe brenga, ja po të tregoj: - E kam pasur burrin dhe dy fëmijë. Babai i tyre e pret një dele kurban në ditën e Kurban Bajramit. Derisa fëmijët loznin, djali i madh i thotë të voglit: “A dëshiron të të tregoj se si babai e ka prerë delen? I thotë: “Po”. E ai e pret atë. Kur e sheh se i del gjaku, ai trishtohet dhe ik në pyll, ku e han ujku. Babai del pas tij për ta kërkuar dhe duke e kërkuar pandërprerë vdes urie. E mbeta vetëm, kështu si jam.” I thashë asaj: “Po si je me durim?” Ajo tha: “Ka mund të më ndodhë ashtu siç u ka ndodhur atyre. Unë jam e lënduar, por po i përballoj”.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Tregime Islame

Kur Shafiut i vdes i biri thotë: “O Zoti im, nëse e ke sprovuar, e ke falur, e nëse atë e ke marrë, të tjerët i ke lënë. E ke marrë një pjesë (anëtar), ke lënë pjesët (anëtarët) tjetër. E ke marrë një djalë, e ke lënë djem të tjerë.


Tregon Ahnaf bin Kajsi: Jam ankuar te xhaxhai im për dhembje të barkut, e ai më qortoi duke më thënë: “Nëse të ndodh diçka mos i trego askujt, sepse njerëzit janë dy llojesh: Ke shok, i cili pikëllohet kur të dëgjojë, e ke armik, i cili gëzohet. Çdo gjë që të ndodhë mos iu anko krijesave të njëjta si ti, të cilët të njëjtën gjë nuk mund ta largojnë as prej vetes së tyre. Por, ankoju Atij që të ka sprovuar, vetëm Ai ka mundësi për të ta larguar. O djali i vëllait tim, njëri prej syve të mi ka katërdhjetë vjet që nuk sheh, e nuk i kam treguar as gruas sime, e asnjë anëtari të familjes sime.


Një njeri i mirë është sprovuar me fëmijë. Çdo herë kur i lindte një fëmijë , përkohësisht është gëzuar, por menjëherë i ka vdekur dhe e ka lënë të pikëlluar e me zemër të thyer. Mirëpo ai prapëseprapë posedonte iman të fortë, duronte burrërisht dhe thoshte: “Allahu e ka falë, Allahu e ka marrë. O Zoti im! Më shpërble për shkak të kësaj fatkeqësie dhe me zëvendëso me më të mirë”.
I lind edhe fëmija i tretë dhe pas disa viteve i sëmuret aq shumë, sa që ishte shtrirë në shtratin e vdekjes. Babai qëndronte pranë tij, me sy të përlotur e të përgjakur prej pikëllimit. Për shkak të lodhjes e kaplon një sy gjumë dhe sheh ëndërr sikurse ka ndodhë Kijameti dhe kanë filluar vështirësitë e tij. E sheh urën e siratit mbi xhehenemin, të cilin patjetër duhej ta kalonte. Duke kaluar mbi të frikohej se mos po rrëzohej. I afrohet fëmija i parë i vdekur me shpejtësi e i thotë: “Unë do të mbaj o baba im. Mbështetu në mua, e babai vazhdonte të ecte.” Mirëpo frikohej se mos po rrëzohej në anën tjetër. E sheh fëmijën e dytë, i cili i vjen dhe e mban në anën tjetër. Ai gëzohet për së tepërmi. Pasi ecën pak, e kaplon etja për së tepërmi dhe kërkon nga fëmijët ujë. Ata i thonë: “Jo, se nëse ndonjëri prej nesh largohet prej teje e shkon të marrë ujë, atëherë ti do të biesh në zjarr”. – Po çka të bëj? Njëri prej tyre i thotë: “O babai ynë, po të kishte qenë me ne vëllai ynë i tretë, ai do të kishte sjellë ujë. Njeriu në atë moment zgjohet nga gjumi dhe e falënderon Allahun se ende është gjallë në këtë botë dhe se Kijameti nuk kishte ndodhur. E shikoi fëmijën e sëmurë afër, kur sheh se edhe ai kishte vdekur. Dhe klith: “O Zot, të falënderoj se kam rezervuar te Ti vepra dhe shpërblim dhe Ti më bën të mundur ta kaloj urën e Siratit në Ditën e Kijametit.” Kjo ka qenë freski dhe qetësimi i zemrës së tij.
 
Top