• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Trofta e Liqenit të Ohrit në rrezik

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Liqeni i Ohërit dhe specia e rrallë e qujatur Trofta



Trofta e Ohrit, një peshk antik që jeton në një nga liqenet më të vjetra evropiane, po përballet me zhdukje për shkak të ndotjes së liqenit dhe peshkimit të tepërt, bën të ditur në një studim i revistës së njohur shkencore amerikane "National Geographic" . Revista shkencore amerikane "National Geographic" botohet në 64 gjuhë të Botës, dhe qarkullon thuajse në të gjitha shtetet e Botës. Kështu, që edhe ky paralajmërim, i Revistës shkencore amerikane "National Geographic" duhet marrë pajter si shumë seriozë dhe si një alarmë për të gjithë shkencëtarët dhe autoritetet e të të vendeve, ti dalin në ball kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore, e cila rezulton sipas tyre deri në zhdukjen e sepcies më të rrallë në Botë, peshkut. të quajtur Trofëtë, Revista në fjalë i referohet mëtej një studimi, i cili vjen nga shkencëtarët ballkanas, të cilët thonë se edhe një ndalesë e propozuar pesëvjeçare për peshkim komercial nuk do të jetë e mjaftueshme për të shpëtuar këtë lloj peshku.

Liqeni i Ohrit, që shtrihet ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, është formuar rreth tre milionë vjet më parë. Së bashku me liqenin Baikal në Rusinë juglindore dhe atë të Tanganjikës në Afrikën lindore, është një nga liqenet më të vjetra në botë. Liqeni i Ohrit arrin një thellësi prej 290 metrash(930 feet) dhe është i njohur si "muze i fosileve". Si i tillë është edhe thesar botëror trashëgimie i Kombeve të Bashkuara.
Sa vjet ka që është "banorë" i këtij Liqeni, Trofta ?
Trofta e Ohrit, një peshk i lashtë që jeton në liqenin më të vjetër të Evropës, është përballë zhdukjes, për shkak të ndotjes dhe të mbipeshkimit. Paralajmërimi vjen prej shkencëtarëve ballkanas që thonë se edhe propozimi për ndalimin pesëvjeçar të tregtimit, nuk është i mjaftë për të shpëtuar specien. I shtrirë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, liqeni i Ohrit, është formuar afro 3 milion vjet më parë. Sëbashku me liqenin Bajkal në Rusinë juglindore dhe Tanganikën në Afrikën lindore, është një prej liqeneve më të vjetër të botës. Me një thellësi deri në 290 metra, kjo zonë që hyn në Trashëgiminë Botërore të Kombeve të Bashkuara, njihet gjithashtu edhe si "muzeum i fosileve të gjalla". Është një strehë për krijesat që vijnë prej periudhës së terciarit e që gjithkund kanë vdekur për shkak të epokës së akullnajave.

Trofta!!!Cili është ky peshk i rrallë ?!?

Kushërinjtë më të afërt të specieve si trofta e Ohrit (Salmo letnica) mbijetojnë vetëm si fosile. Liqeni 30 kilometër i gjatë, përmban sëpaku 146 specie endemike, ku përfshihen 17 lloje peshqish. Shkencëtarët thonë se ky koleksion unik i botës së egër që është zhvilluar i izoluar përgjatë miliona vjetëve tashmë kërcënohet me zhdukje për shkak të forcës njerëzore. Trofta e famshme e Ohrit, një delikatesë vendase që rritet mbi 11 kilogram, tashmë është në qendër të këtij shqetësimi. Ndërsa numri i tyre ka qenë i shtuar nëpërmjet rritësve përreth liqenit që prej vitit 1930, binjakët e kërcënimit, ndotja dhe mbipeshkimi, tashmë e vënë në dyshim mbijetesën e saj.
Trofta, një specie e rrallë në rrezik!!!
Popullata e rritur ka rënë ndjeshëm ndërsa rritësit kanë mundësi të mbledhin vetëm gjysmën e vezëve që nevojiten për të plotësuar numrin e duhur. "Është tejet e qartë se peshqit në Liqenin e Ohrit janë në një rrezik imediat ndaj duhet të merren masa për veprim të menjëhershëm. Të gjitha të dhënat tregojnë se popullata e troftës është në rënie të madhe", thonë shkencëtarët në një raport më të fundit në Projektin për Ruajtjen e Liqenit të Ohrit (LOCP). I financuar nga Banka Botërore, projekti filloi më 1996 me qëllimin ruajtjen e biodiversitetit të liqenit. Peshkatarët e tregtimit - ka afro 90 vetëm në bregun verior të liqenit - nxjerrin afro 80 ton në vit. Shumë peshkatare ilegalë veprojnë në liqen, kryesisht nga Shqipëria. Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura, qeveria maqedonase ka mbështetur një propozim që ndalon gjuetinë për pesë vjet.

Shpëtimi i Liqenit të Ohrit !

Shkencëtarët, thonë se duhet pasur parsysh ky problem, i cili duhet trajtur në adres të institucioneve të cilat të zgjidhin këtë problem. Për këtë qëllim shkencëtarët e të të dy vendeve, kanë kërkuar bashkëpunim midis Shqipërisë dhe FYROM(IRJM). Ndërsa një ndihmë të madhe në shpëtimin e kësaj specie dhe ruajtjen natyrore të Liqenit të Ohrit, po jep Baka Botërore, e cila ka ofruara për gjashtë vjetet e ardhëshëm një shumë prej 4,2 miljon dollarësh amerikan. Sipas një studimi , rreziku më i madh për këtë liqen dhe sepeciet e tija, janë derdhjet e fosforit. Në vit aty derdhen nga rrjedhjet e ujrave dhe shirat rreth 150 ton fosfor. Një problem tjetër i cili po studiohet me kujdes, janë turistët. Këtë Liqen e vizitojn rreth 200 mijë turistë, të huaj dhe të brëndëshëm në vit, të cilët peshkojn ose ndotin pa ndonjë rregullore të përcaktuar mirë Liqenin. Prandaj edhe duhet që disa gjëra të harmonizohen mirë, midis ambjetalistve të Shqipërisë dhe FYROM-it. Gjermania dhe Zvicera, thotë një shkencëtar vendas, kanë treguar interes për të kontribuar në ruajtjen e vlerave të mëdha që ka Liqeni i Ohërit.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Trofta e Liqenit të Ohrit në rrezik

Jam kurioz te dij ne cfare forme do te perdoren dhe investohen fondet e akredituara sic eshte thene ketu me lart, nga Banka Boterore, si dhe ne cfare do te konsistoje kontributi i Gjermanise dhe Zvicres. Po aq e rendesishme sa fondet dhe interesi eshte plani i punes se si do te perdoren keto. Nje implementim i keq i fondeve (ose vjedhja e tyre apo keqmanaxhimi i tyre) eshte po aq demtues sa dhe neglizhimi i ketij problemi.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,959
Pikët
0
Përgjigje e: Trofta e Liqenit të Ohrit në rrezik

Zakonisht fondet perdoren per blerjen e mjeteve te nevojshme qe u sherbejne per te mbajtur nen kontroll gjuetin e paligjishme, sic jane motorskafe, dylbi me infra, fuoristrada me karrel per zhvendosjen e mjeteve lundruese, kamera etj. Nje pjese e mire e fondeve shkon dhe per krijimin e ambjentit sa me te pershtatshem dhe shumimin e specieve qe jane ne mbrojtje. Po ashtu dhe pagat e stafit apo rojeve qe jane punesuar.

Sezoni kur rojet jane me shume ne aktivitet eshte perjudha e shumimit. Por me sa duket kjo nuk mjafton pasi gjate perjudheave kur lejohet gjuetia, gjuetaret po perdorin mjete qe shfarosin ne mase peshkun ne mbare liqenet dhe sidomos peshqit e sapolindur te cilet nuk jane rritur mjaftueshem per tu gjuajtur me mjetet e duhura per nje sport te mirfillte profesional
 
Top