• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Viktor Hygo

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
VIKTOR HYGO


Viktor Hygoi lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si "Babai i Romantizmit", "Poet Kombëtar i Francës" si dhe "Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX."
Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte gjeneral në fushatat aktive Napoleniane.
Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhë, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mijë franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhë nisi të frekuentoje rrethin e romantikëve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë: Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.
Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lirë; e dashura e tij për gati 50 vjet u bë Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.
Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantue Hernani në Komedinë Franceze; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna megjithatë iu njohë nga shefi i shkollës së re romantike. Vetë Hernani u kompozua me muzikë dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjerë.
Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri ; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit.
Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.
Këto kontraste e cuan Hygoin të arratiset në ishullin Guernsey, duke e shtrënguar kështu të jetoje në mërgim për 15 vjet. Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë së konsideruar nga francezet si Babai i atdheut në mërgim.
Mbyllet kështu për të një periudhe e lumtur, edhe pse me kontraste të forta, dhe po hapej një tjetër në të cilën do të merrte forme figura mitike e tij në poetike që duhej më pas ti dorezohej traditës historike letrare. Gjatë kësaj periudhe nuk iu kursyen fatkeqësitë: në 1855 vdes vëllai i tij Abel, në 1863 vajza e tij Adele çmendet dhe arratiset në Kanada, në 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa nipër, por në të gjitha këto fatkeqësi do të këtë gjithmonë pranë besniken Zhuliet.
Impenjimi anti-monarkik e çoi në një publikim të ri dhe shumë më të mbyllur publicistik në favor të ideve demokratike.
Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një turme brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të përshëndetur rikthimin e tij në Paris. Shtëpia e tij behet sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetësinë duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873) ; shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi të tjera satiro – politike si “Babai” (1887).
U rikthye sërisht të bëjë pjesë në Senat në 1876.
Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi - pavarësisht së sëmundja e detyroi të pakësonte aktivitetin e tij - të çojë deri në fund “Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më parë.
80 vjetori i tij u festua nga një turmë festuesish që i vendoste lule përpara shtëpisë; disa muaj më vonë do të goditej nga një zi e re, me vdekjen e besnikes së tij Zhulietë. Hygoi qëndroi për ta qarë në vetmi deri në 22 mars 1885, pra deri në vdekje, në shtëpinë e tij në Paris. Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.


KRIJIMTARIA LETRARE E VIKTOR HYGOSË

"Bug-Zhargal" - botuar më 1820. Vepra e parë, roman.
"Oda e poezi të ndryshme" - botuar më 1822
"Kromuel" – dramë, nuk u luajt asnjëherë, traktat dhe manifest për romantizmin. I hedh poshtë rregullat e klasicizmit dhe ndërton ato të romantizmit. Kërkon ndërrimin e përmbajtjes tematike, formës letrare, të futen ngjarje nga jeta e gjallë e aktuale, të shprishen rregullat e ngurtatë dramës etj.
"Ernoni" - dramë 1830 zhvillon betejë mes romantizmit dhe klasicizmit.
"Katedralja e Parisit", roman 1831
"Mbreti dëfren"
"Vepra dhe fjalët" - libër gjykon qëndrimin e qeversië dhe i mbron kryengritësit
"Historia e një krimi"
"Napoleoni i vogël"
"Ndëshkimet"
"Soditjet‟
"Të mjerët"
"Njeriu që qesh".
"Viti 93" roman flet për ngjarjet e vitit 1793, pas revolucionit borgjez.
"Legjenda e shekujve"
"Arti i të qenurit gjysh"
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Viktor Hygo - poezi

Shqipëroi: Fan S. Noli


“LULE MBI VARR”

Menatë, nesër kur të zbardhet fush’ e shkretë,
Do nisem. Se më pret, e di që jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i përpjetë;
Më tepër s’mund të pres lark teje i mërguar.

Do të bares me sytë në kujtimet kridhur
Pa par’ asgjë, pa djer’ asnjë shamatë;
I vetëm, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do të bëhet natë.

S’kam për të par’ as perëndimin ar e zjarr
As lundrat me pëlhura tutje në luginë,
Dhe kur t’arrinj, me gjunjë do të ve mi varr
Një tufë lule borsilok e trëndelinë.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Viktor Hygo - poezi

Shqipëroi: Sotir Caci


NË T’ ERRËT


BOTA E VJETËR

Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’të shoh dot.
Kurrë ndonj’herë s’je ngritur kaqë sa sot.
Po ç’ke, vallë, që dukesh kaq i ngrysur, i nxirë?
Përse këlthet kështu së thelli si egërsirë?
Përse ky shi i fortë, ky rrebesh e ky terr?
Kjo shqot’ e zezë, e marrë, që sokëllin si Ferr?
Vala jote po ngjitet lart e më lart gjithmonë!
Qëndro! Mos shko më tutje! S’ke lejë! Ndal të thonë!
Ligjet e vjetra, frenat, të vjetërat kufi,
Injorancën, mjerimin, hiçin, - këto qeli,
Këto burgje të shpirtit, ku vdes e fundmja shpresë,
Edhe gostin’ e madhe ku horat s’kanë pjesë,
Gjith’ supersticionet, fatalitetet krejt
Dhe pushtetin e burrit mbi gruan drejtpërdrejt, -
Sakën! sakën se i prek këto të shënjta gjëra!
Pa zbrit aty dhe hesht! Këto mure të gjëra
plot kulla, i ndërtova rreth mbarë njerëzimit.
Po ti gjith ulërin! Gjith çohesh prej tërbimit!
Çdo gjëje po i turresh me sulm e me vërtik:
Vate ungjilli i vjetër, vate kanuni antik!
Trekëmbëshi vala jote e shëmbi, e gllaburoi.
Mos, mbretin! Mzos e prek! - O qiell! E rrëzoi.
Mos, njerëzit e shënjtë! Mos, priftin! Mos, gjyqtarin!
Ndalu të thonë! - I fshiu të gjithë, u bëri varrin!
Zoti të tha: - Tallaz, më tutje ti mos shko!
Po ç’është kshtu? O Zot! Po mbytem! Obobo!
Deti s’po bindet, deti po shfryn me gjëmë e dhunë.

TALLAZI

Ti më pandeh baticë, po jam përmbytja unë!

JA SE Ç'MË THA NJË GRUA...

Ja se ç'më tha një grua: - Ia mbatha në një qosh.
Kisha vajzën në gji. E mjera vogëloshe
Qante, dhe kisha frikë mos dëgjohej ai zë.

Dy muaj s'i kish mbushur, nuk dinte ajo asgjë.
Si mizë, shpirt' i mamit, aq mundej të vajtojë.
Me të puthura plasa t'ia mbyllja atë gojë.
Atë natë të zezë e shkuam kësisoj.
Prapa një porte mbudhë u fsheha të pushoj.
Ajo ckinjej pa reshtur: bobo! se ç'po më vdisë!
Donte të pinte, murga, po unë s'kisha sisë,
Shihja pushkët që ndrinin dhe lotët gërr! rrëke,
Po kërkonin tim shoq që ta vrisnin atje.
Kur, sa filloi të gdhihej, nën portën e tmeruar,
Çupa s'u ndie më. E zeza! kish mbaruar!
I vura dorën: ish e ftohtë, zotëri.
Tani le të më vrisnin, aq më bënte tani.
Me çupëzën në dorë, dolla: isha marrosur;
Dikush desh të më fliste, un' ikja e brengosur,
Po rendja si e marrë as unë s'di se ku,
Me këto duar hapa një gropë, - ububu!
Atje rrëzë një peme te një vënd i vetmuar,
Dhe ëngjëllushkën time atyth e kam mbuluar.
Sa keq ta shtiesh në dhé loçkën e zëmrës, zot!

Edhe babaj, që ndodhej aty, qante me lot.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Viktor Hygo - poezi

KËNGËT E RRUGËVE E TË PYJEVE


STINA E TË MBJELLAVE



Mbrëmja


Kam dalë-e jam ulur te praku
Në orën e muzgut të qetë
Dhe shoh si punon fusharaku
Gjer vonë, në dritën e zbetë.

Në dherat e zhytur në hije
Sodit i malluar, fshatarin
Si farën në brazat e shtije
Që, nesër, ta mbushi hambarin.

Në fushën e gjerë sundon
Figura e tij simbolike:
Me veprën e vet na tregon
Të punës fuqinë jetike.

Me çapin ritmik po baret
Dhe vete e vjen nëpër arë,
Ngre dorën, hap grushtin dhe heth
Në gjirin e tokësë farë.

Pëlhurëzat nata po shtiell
Qëndisur me gurë të shtrënjtë;
Të duket se ngre gjer në qiell
Të mbjellësit gjestin e shënjtë.
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Viktor Hygo - poezi

SHKRUAR MË 1855


Po shtoj një posht-shënim pas nëntë vjet. Jam rrekur
Të di a jeni gjallë? Mbase dhe keni vdekur.
Po të vdekurve mundesh t'u flasësh që këtu.
Qivuri juaj po hapet, markez: - Ku je kështu?
- Jashtë botës, si ju. - l vdekur je? - Pothuaj.
N'errësirë banoj mu tek një shkëmb i huaj,
Që tallazet e rrahin dhe mbushur ësht me terr,
Ku struket kush shpëton nga një përmbytje-tmerr.
- Po mirë, thoni ju, pastaj? - Si kurdoherë
Prapë rroj gjithënjë në vetmi të paprerë,
Nuk shoh veç hon e det, vetëm qiell dhe re
Të dëndura që shkojnë në heshtje si abé;
Pullazi më kërcet sepse tufani jashtë
Shfryn i tërbuar natën me valë e breshër bashkë;
Duket sikur dikush po gozhdon një qivur;
Kundër meje, nga larg, pa hedhur s'lanë gur;
Sapo shkel këmba ime, shkrepi luan, rrëzohet;
Era duket se trëmbet dhe nuk guxon t'afrohet,
Prandaj ma thotë mbytur, me një zë që të pik,
Përshëndetjen e dhëmshur që më çon ndonjë mik.
E të gjallëve zhurma vjen gjer tek unë e shuar.
Si vesa u shkri, u bë tym gjith ç'pata ëndëruar.
Ditët m'u bënë abé, në vetmi, si meit,
Pafundin po vështroj, vdekjen që më gëlltit.
Ju më thoni: - Pastaj? - Rrëzë malit, kërkova,
Bri detit, dhe aty vëndin e varrit tim caktova;
Rrotull: natën, llahtarin, - humnerën, unë kam,
Që veç buçet. - Pastaj? - Prapë i kënaqur jam!
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
poezitë e mësiperme jane shqipëruar nga Sotir Caci: SHKRUAR MË 1855; STINA E TË MBJELLAVE (Mbrëmja).
 

Askushi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
2,157
Pikët
0
Vendndodhja
Neverland
Viktor Hygo - fragment romani

Fragment nga romani: Viti '93 - Viktor Hygo​




Përktheu: Misto Treska




Goveni arriti në këmbët e skelës. U ngjit sipër. Oficeri, që komandonte granatierët, e shoqëroi gjer aty. Goveni zgjidhi shpatën dhe ia dorëzoi oficerit; hoqi gravatën dhe ia dorëzoi xhelatit.
Ai i përngjiste një vizioni. Kurrë nuk ishte dukur kaq i bukur. Flokët e tij të zes valëviteshin në erë; asokohe nuk i prisnin flokët. Qafa e tij e bardhë të sillte ndërmend një grua, dhe syri i tij heroik dhe sovran të sillte në mend një kryeëngjëll. Ai qëndronte mbi skelën e gijotinës, ëndërronjës. Edhe ky vend është një majë. Goveni ishte më këmbë, i madhërishëm dhe i qetë. Dielli, duke e mbështjellë, e nxirrte në pah si ndonjë dritë lavdie.
Megjithatë i dënuar duhej lidhur. Xhelati erdhi me një litar në dorë. Në atë çast, kur panë kapitenine tyre të ri tek shkonte me aq guxim në thikë, ushtarët nuk duruan më; zemra e këtyre burrave të regjur në luftra shpërtheu. Atëherë u dëgjua ajo gjë e stërmadhe, dënesa e një ushtrie. Njëbritmë çau ajrin: Falje! Falje! Disa ranë në gjunjë, disa të tjerë flaknin pushkët dhe ngrinin krahët drejt platformës, ku ishte Simurdeni. Një granatier bërtiti duke treguar gijotinën:
-A pranohen zëvendësa në këtë punë? Ja ku më keni mua. – Të gjithë përsërisnin me zjarr: “Falje! Falje! Edhe luanët sikur ta kishin dëgjuar këtë, do të ishin tronditur ose do të ishin frikësuar, sepse lotët e ushtarëve janë të tmerrshëm.
Xhelati qëndroi, duke mos ditur se ç’të bënte.
Atëherë një zë i prerë dhe i ulët, por që megjithatë të gjithë e dëgjuan, kaq fort ishte e përzishëm, bërtiti nga maja e kullës:
-Të zbatohet ligji!
Ata e njohën theksin e papërkulshëm. Simurdeni kishte folur. Ushtria u rrënqeth.
Xhelati nuk e bëri fjalën dysh. U afrua duke mbajtur litarin.
-Prisni, – tha Goveni.
Ai u kthye nga Simurdeni, i bëri me dorëne djathtë që i kishte mbetur ende e lirë, një shenjë lamtumire; pastaj qëndroi ta lidhnin.
Kur ishte lidhur, i tha xhelatit.
-Më falni. Edhe një çast.
Dhe thirri:
-Rroftë Republika!
E shtrinë mbi dërrasën si lisharse, ajo kokë e hirshme dhe krenare u kapllos e mallkuar; xhelati ia ngriti flokët butë-butë, pastaj shkeli sustën; trekëndëshi u zgjidh dhe rrëshqiti, në krye ngadalë, pastaj me shpejtësi; u dëgjua një goditje e llahtarshme.
Në të njëjtin çast u dëgjua edhe një krismë tjetër. Goditjes së sëpatës iu përgjigj një krismë kobureje. Simurdeni kishte kapur njërën nga koburet që mbante në brez, dhe në çastin kur koka e Govenit po rrëkëllehej në shportë, Simurdeni e shpoi tejetej zemrën me një plumb. Një valë gjaku i doli nga goja, ai ra i vdekur.
Dhe këta dy shpirtra, vëllezër tragjikë, fluturuan bashkë, hija e njërit përzier me dritën e tjetrit.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
45,321
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: Viktor Hygo

"Të besosh është fuqia e dytë, sepse e para është të duash....!!!!!!"

"Mjerë ai që ka dashur vetëm formën, trupin dhe pamjen, vdekja i’a rrëmben të gjitha.
Dashuroni shpirtin......... se do ta rigjeni....
"

Viktor Hygo

Ky vigan eshte babai dhe edukatori i shpirtit tim, eshte ai qe me skaliti dalngadale e me durim romancen dhe te bukuren, dashurine dhe hakmarrjen.....me burreroi kur akoma isha nje femije....me mesoi te enderroj mes fjaleve te tij e ta gjej ndjenjen atje ku ajo qendiste fatin.
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
45,321
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: Viktor Hygo

"Rima, ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë."


"Jeta është lulja për të cilën dashuria është mjalta."


"Kur Zoti dëshiron ta shkatërrojë një gjë, ai ia beson shkatërrimin e saj vetë gjësë. Të gjitha institucionet e këqija të botës përfundojnë me vetëvrasje."

"Mendimi është laboratori i intelektit, ëndërrimi është kënaqësia e tij."

"Simptoma më e fuqishme e dashurisë është dlirësia e cila bëhet kryesisht e padurueshme."

"Njeriu i mësuar e di se është i paditur."

"E para simptomë e dashurisë tek një djalosh është droja: tek një vajzë është guximi."

"Shpirti njerëzor ende ka nevojë më të madhe për idealen se për realen. Nga realja ne ekzistojmë; nga idealja ne jetojmë."

"Idealja dhe e bukura janë njësoj; idealja i korrespondon idesë, dhe bukuria formës; kështu që ideja dhe lënda janë kunata."

"Marrëzia flet, kotësia vepron."



Viktor Hygo

nga Elida Buçpapaj
 
Top