• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Vrasjet e biznesmenëve:

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,970
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Sa herë lexoj ndonjë gazetë shqiptare dikush e ka ngrënë ndonjë plumb ballit dhe shumica e këtyre që ekzekutohen me snajpera a me vrasje a-la-partizançe (në mes të rrugës) quhen nga gazetat pronarë.

Shikoj shumë miq emigrantë, të ikur prej vitesh në Evropë, që duan të kthehen në Shqipëri e ndoshta të hapin një biznes të vogël për t'u mbajtur gjallë, por pyetja është: gjersa para i lejohet dikujt të investojë në Shqipëri?

Po të hapësh një dyqan buke, me 20.000$ investim, mbase nuk e ke kokën në rrezik. Por këta që vriten janë zakonisht njerëz me kapital milionerësh, një milion dollarë e sipër. Një gjë e përbashkët që kanë këta njerëz që ekzekutohen është se nuk janë anëtarë as të PS dhe as të PD. Biznesmenët që kanë teserë partie nuk para vriten, por të tjerët një zot e di ça fati i pret në Shqipëri.

Që të mos zgjatem, pyetjet janë këto:

1) Pse vriten kaq shumë biznesmenë në Shqipëri?

2) A u siguron Rilindja jetën të gjithë atyre që duan të kthehen në Shqipëri për të investuar?
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,970
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Kur kerkon ne Youtube fjalet: vritet biznesmeni.

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,163
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Ka shumë arsye që eleminohen por po përmend vetëm disa prej tyre.
Problemet që kanë krijuar në emigrim duke u marr me trafikime dhe jo vetëm, gjobat që ju vihen nga krimi që mbështetet nga politika, konkurenca ( shembulli më i mirë është miku i Th. Sollakut që pagoi vrasësit me pagesë në Vlorë për të eleminuar konkurentin, shpëtoj me një dënim qesharak që nuk e kryu sepse Sollaku ka pushtet politik dhe juridik ) etj
A e dini se ish zv.kryebashkiaku i Tiranës B. Gonxhe u largua në Spanjë për disa vite sepse këtej kërcënohej me jetë, derisa i mbylli problemet?
Ndërtues që shesin të njëjtën pronë disa herë dhe më pas i gjen belaja, zaptues pronash duke fallsifikuar dekumenta nëpër kadastra, etj etj
Kur paratë e krimit financojnë mjerimin dihet përfundimi dhe zhgënjimi.
Po më thonte një tregtarë i vogël që tatimorët i kishin kërkuar që të mos punonte me para por vetëm me pagesa elektronike.
I thashë mos u shqetëso, se shtetarët nuk kanë ambicje për ta bërë diçka të tillë se ata e bëjnë evazionin fiskal dhe kontrabandën dhe jo shitësit e "bananeve"
 
Last edited:
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
11,418
Pikët
113
ti po ke mbi 20 000 $ per te investuar, bli aksione ne amerik, e rro ne shqiperi me dividendet. 8% jep dow inc ne vit. ne 100 000$ jane 8000$ ne vit. 30% taksa, 5600$ ne vit. per 12 te del 480$ muaji. pension me te larte te rregullt pervec deputeteve nuk merr njeri ne shqiperi.

po deshe mo shum lek, dil e shit kokoshka ke liqeni se nuk t'vret njeri. ;)
 
Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,309
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Problematika Shqiptare... se kshu e shikon ti , me kronika te zeza qe kerkon lart e poshte dhe I kthen ne politike?

Kush ta jepka nje garanci te tille ty neper bote qe Po e kerkon tek Rilindja ne Albania ?
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
1,970
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Ka shumë arsye që eleminohen por po përmend vetëm disa prej tyre.
Problemet që kanë krijuar në emigrim duke u marr me trafikime dhe jo vetëm, gjobat që ju vihen nga krimi që mbështetet nga politika, konkurenca ( shembulli më i mirë është miku i Th. Sollakut që pagoi vrasësit me pagesë në Vlorë për të eleminuar konkurentin, shpëtoj me një dënim qesharak që nuk e kryu sepse Sollaku ka pushtet politik dhe juridik ) etj
A e dini se ish zv.kryebashkiaku i Tiranës B. Gonxhe u largua në Spanjë për disa vite sepse këtej kërcënohej me jetë, derisa i mbylli problemet?
Ndërtues që shesin të njëjtën pronë disa herë dhe më pas i gjen belaja, zaptues pronash duke fallsifikuar dekumenta nëpër kadastra, etj etj
Kur paratë e krimit financojnë mjerimin dihet përfundimi dhe zhgënjimi.
Po më thonte një tregtarë i vogël që tatimorët i kishin kërkuar që të mos punonte me para por vetëm me pagesa elektronike.
I thashë mos u shqetëso, se shtetarët nuk kanë ambicje për ta bërë diçka të tillë se ata e bëjnë evazionin fiskal dhe kontrabandën dhe jo shitësit e "bananeve"
Tani që ta marr vesh unë: kur u thotë Rama kinezëve dhe koreanëve hajdeni e investoni në Shqipëri, e ka fjalën që jeta e kinezit nuk vlen apo e ka fjalën që kur je korean e kinez nuk të vret njeri, por po ishe shqiptar të ikën kaptina për një dyqan bananesh?
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
11,418
Pikët
113
Tani që ta marr vesh unë: kur u thotë Rama kinezëve dhe koreanëve hajdeni e investoni në Shqipëri, e ka fjalën që jeta e kinezit nuk vlen apo e ka fjalën që kur je korean e kinez nuk të vret njeri, por po ishe shqiptar të ikën kaptina për një dyqan bananesh?
per banane, ke risqe shtese, se je i dyshum kryesor i futjes se kokaines ne shqiperi. me a pa dashje. njonit i hyn maskat n'darke ne magazin, i moren rojen peng, nxorren nga kontenieri i sapoardhur nga durrsi dergesen e tyre dhe iken e lan rojen lidh. sa u zgjidh roja e njoftoi pronarin e ky policin, kokaina rrezik kishte perfundu n'evrop a neper hund milionerash. :)
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,163
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Tani që ta marr vesh unë: kur u thotë Rama kinezëve dhe koreanëve hajdeni e investoni në Shqipëri, e ka fjalën që jeta e kinezit nuk vlen apo e ka fjalën që kur je korean e kinez nuk të vret njeri, por po ishe shqiptar të ikën kaptina për një dyqan bananesh?
Po të vështrosh statistikat e investimeve në Ballkan, do shohësh se si Maqedonia e Veriut është vëndi më me shumë të tilla të thithura në 5 vjeçarin e fundit, pas tij vjen Serbia.
Në Shqipëri asnjë sipërmarrje investuese nuk ka ardhur pas asaj të Kaskadës së Devollit ( starteck)
Këtu lulëzon PPP, qëndrat tregtare, call centerat, dhe ojf ( ku pastrohen paratë)
Për të thithur investime strategjike, nuk duhet të ketë probleme prone, krimi, por lehtësira fiskale, infrastrkturë, fuqi punëtore etj etj
Fasoneritë që paguajnë dhe trajtojnë keq punëmarrësit janë SIMBOLI i masturbimit të strukturës shtetërore të punësimit.
Asnjë kontroll për oraret, trajtimin, etj
Pastaj nuk janë vetëm sipërmarrjet që mbahen nga Krimi, janë mediat që financohen, etj etj
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
8,163
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
cila media mo? er-tv-ja? :)
Ajo është shteti dhe nëse ti thua që shteti është i kriminalizuar mund të të vras me portokalle @Akrepi
Por Top mafia është ngritur me para të pajustifikuara, ke media te Sajmes kanabisit" zëri i popullit" etj
Hidhi dhe një sy kësaj media që nuk i dihen burimet e financimit ajo që citon cna
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
11,418
Pikët
113
Ajo është shteti dhe nëse ti thua që shteti është i kriminalizuar mund të të vras me portokalle @Akrepi
Por Top mafia është ngritur me para të pajustifikuara, ke media te Sajmes kanabisit" zëri i popullit" etj
edi s'te jep nje morr te krruhesh, jo me te me vrase me portokallira. :)

nuku ka para te justifikuar o par. e tera e pajustifikuar eshte, se nuk duhet hic. po ka faj poplla qe e ha paran e shkon punon per te. te punonte per vete e t'i thoshte edit: ha er-tvne a morrat e tu se nga ne s'ke gjo. po s'e ben joooo. shkon e ha paran e edit me shok. :)
 
  • Like
Reactions: par

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
45,252
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Po te shohesh produktin e dale nga tufezimi post Komunaristik i PS-se me 1990.....ish pronaret nuk moren pasurine e tyre dhe si rrjedhoje bozat e rinj te dale nga tregtia e mishit te bardhe si dhe ajo e pluhurit te bardhe si dhe ata te 7fletshit bioenergjitik, gjithmone kane si perfundim jo te kenaqshem ku pistolerosat e denigrimit shoqeror perbejne fasaden e farwest alBazarit me mina me sahat dhe fut e bjer kallashit me dylbi.......

Me nje fjale mos u cudt pse vriten buzinecmenat, pasi buzineci nuk ka te beje me ta ..........do kalojne nja 100 vite sa te pastrohen duke u vrare me shoshoqin dhe me vone do te qetesohet situata dhe te jene krijuar tufat e oligarkerve urizhinall.
 
Cool
Në vitin 2000-2001 banoja në Ashford, UK
U vra një anglez, çuditshëm sepse nuk para kishte krime të tilla aty ( kam banuar disa vite)
E pyes një koleg pune;- Dave di gjë për krimin e ndodhur?
Në shekullin e 19 në Afrikë është vjedhur një sasi jo e vogël floriri dhe që nga ajo kohë ish piratët vriten njëri me tjetrin ( duke u hakmarr, ose gjakmarrje të njëpasnjëshme) më tha.
I çuditur e ripyeta;- ç'ne gjakmarrja / hakmarrja këtej?
Më tha se ata janë të kamur dhe kalon një apo disa dekada dhe vritet njëri nga fisi, pastaj tjetri.
Gjurmët vështirë t'ua gjesh sepse përdorin vrasës me pagesë që rekrutohen gjetiu.
Aty dëgjova në jetën time për herë të parë vrasës me pagesë.
Diku kishin shkelur ata piratët që krimi vazhdon mbas dy shekujsh.
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,753

Prit kur t'i bejn edhe ata (piratet) me prejardhje Iliro-Shqiptar-Korsikane ...
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
12,335
Pikët
113
Kta tanet per 30 vjet ben me shume zullum se 200 !!!
Gjithsesi me pune te ndershme nuk behesh dot "biznesmen"
Ç'do me thënë biznesmen ?
Unë njoh nja dy tre vetë që e kanë filluar nga zero me djersë dhe punojnë e jetojnë... punësojnë dhe tre katër vetë .... dhe me kujdes të mos shkelin në dërrasë të kalbur..
 
Top