• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

William Shakespeare

engel

V.I.P
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
5,089
Pikët
113
Po vrasin Shekspirin ( monolog )

nga Alket Bushi

Ja atje, zotërinj, atje po ndodh gjëma! Më dëgjoni? Oh, ju lutem shpëtojeni! Atë po e vrasin! Po, po, në teh të shpatës do ta shkojnë! Ja si sulen të gjithë si ujqër kush e kush ta vrasë më parë! Dhe në ia dalshin mbanë do të grinden kush kokën t’ia marrë si trofè! Ah, atë kokë që ju të gjithëve u krijoi! Sa keq që s’mundem të lëviz i prangosur në këtë humnerë të zezë! Ndihmojeni ju të paktën, pritjani rrugën lukunisë së çmendur! Ç’më rrini aty si gurë varri, o frikacakë të ndyrë?! Ato fantazma teatri do ta shqyejnë! Vraponi të marrë! Ah!… Çfarë po më dëgjojnë veshët kështu? Ja, ai po vrapon… Si thatë edhe njëherë? Nuk e njihni vallë atë njeri që rend?… U rrëzua! Ngrihu o diell!… Ah, të lumtë, kështu vrapo sërish!… Nuk e njihni vallë? Jo? Nuk mundem ta besoj mohimin tuaj të paturp! Ai është juaji, po ai ju krijoi o plangprishës të mjerë! Si, kaq shpejt e harruat atë që me mendjen e tij të ndritur u dha jetë?! E harruat atë njeri që u vuri fjalën e pavdekshme në buzë, që u bëri të dashuronit, të urrenit, të vrisnit, të qanit, të shpifnit, të nderonit si askush tjetër në këtë botë?! Mohoni ju o tradhëtarë që ai nga hiçi ju bëri njerëz, ju bëri mbretër, princesha, princa, shërbëtorë, lajmëtarë, intrigues, oficerë të lartë, ushatarë të bindur?! Mohoni që ju nxori nga terri në dritë?! Jo, jo, s’mundem më! Shekspiri qenka mallkuar të vdesë nga krijesat e tij! Ja, shikoni tek hidhet Hamleti si tigër e vrapon në mënyrë të kobshme me shpatën e helmuar të ngritur lart. Ja ku shihet qartë në sfond fantazma e të atit. O ç’turp e faqe e zezë! Ai buzëqesh i lumtur për hakmarrjen që shpreson të kryhet. Ah, shpëtojeni!… Për besë ai tjetri qenka Makbethi. Ja kama e tij kriminale tek shndrit në atë dorë të zezë. Ai do ta vrasë Shekspirin, zotërinj, siç vrau Dunkanin! Kapeni qenin, ai s’është i pavdekshëm! Keni frikë? Aq më keq për ju! Ç’po më shohin sytë kështu? Brutin mirë po e shoh midis asaj mizërie trupash. Ah, tradhëtar i poshtër! Po do të gjendet dikush të mbajë sërish shpatën drejt gjoksit tënd, o përbindësh!… Jul Qezari pranë teje?! Sorkadhja pranë luanit?! S’është e mundur! Turp! Turp! Njëmijë herë turp! Si vallë ti o perandor i nëmur po turresh për të vrarë Shekspirin i etur për gjak sëbashku me atë njeri që i pari ta shpoi zemrën me thikën e pabesisë?! Ku e gjen këtë forcë për të mos u hakmarrë? Ah, po e ndihmon vrasësin tënd të ngrihet ngaqë u rrëzua! Tfu! Ja tek vrapon Shekspiri. I trembur më duket…. Po e arrijnë, ai është shumë i lodhur tashmë. Po ç’tu desh të krijoje kaq shumë personazhe! A, ja një shteg!… Vrapo Uilliam! Andej s’do të të kapin dot ujqërit… Ç’fitore, ti u humbe nga sytë! Ata po ndalen të çakërdisur. Nuk të shohin më asgjëkundi. U zhduke më në fund. Sa më lumturon kjo! Shikojeni Otellon që akoma më i zi u bë tani nga hidhërimi. Shikoni si i dridhet shpata nga zemërimi, ndërkohë që Desdemona po e përkëdhel për ta qetësuar. Mallkim! Të gjithë po buzëqeshin me të keq?! Ç’është kështu?… Mos! Shekspiri po kthehet nga rruga e tij drejt lirisë?! E kapën?! Po si?… Ty po të detyron dikush me shpatë të ecësh përpara? Dhe nuk po të vret?! Ç’mëshirë që kutërbon! E kush na qenka pra ky “shpirtmirë”? Pa prit!… Ah, Jago, të qofsha falë! Të mirë punë bëre! Ti po ua ndrit sytë këtyre demonëve gjakpirës… Ja, u turrën për besë! Ja si vrapojnë duke rrëzuar njëri-tjetrin!… E shkelën Jagon, e vranë të poshtrin tek po vraponte triumfues drejt turmës. Të shqyer po të shoh e prapë po ngrihesh në këmbë, o shpifës i përjetshëm!… Po e arrijnë “statujën” Shekspir. Ndihmë! Ku jeni ju o frikacakë? Ku jeni o të shurdhër?… Ai s’po lëviz. Ka vendosur të presë vdekjen i qetë. Ja tek është dhe Rikard vëllavrasësi që si luan i pari është turrur me shpatën ngritur. Ku është vallë Riçmondi t’ja këpusë atë dorë gjakatare? Oh, po ai po rreket t’ia kalojë Rikardit! Për Perëndi ai do ta vrasë vetë Shekspirin!… Nuk mundem ta shoh këtë gjëmë! Bashkë me këtë mjeshtër të penës do të vdes edhe unë domosdo. Ishte e vetmja shpresë që unë të lirohesha. Tani po i mbyll sytë!… …Po ndjej qetësi të thellë… Tani po flet dikush… S’paskam vdekur përderisa dëgjoj. Domethënë që ai është gjallë. Po qysh? Kush i ndali ujqërit? Hë pra, kush?… Pa dëgjoni, shhhht!… Një zë po përhapet i vetëm në ajër… Më bëjnë sytë apo… Po fliska mbreti Lir, zotërinj. Ja ku është Shekspiri që mbahet për krahu nga Jagoja. Atij i endet mbi buzë një buzëqeshje ngadhënjimtari. Hamleti dhe Makbethi po mbajnë me vështirësi Rikardin që do medoemos ta vrasë Shekspirin. Gjithë të tjerët po e dëgjojnë me vëmendje Lirin… Ai po thotë që Shekspiri nuk duhet të vritet. Të gjithë po shtrembëroni surratin ju o të poshtër? Edhi ti Xhulieta, edhe ti Romeo?! O Lir gojëëmbli, fol se po të dëgjoj gjithë dëshirë! Ti po thua se Shekspiri na ka krijuar ne të gjithëve dhe këtë nuk mund ta mohojmë? Të lumtë!… Po ti, Uilliam, pse nuk gëzohesh? Liri po thotë se ti duhet të lihesh i lirë. E kupton ç’do të thotë kjo? Të gjithë do t’ia dëgjojnë fjalën Lirit se ai është më i vjetri… Çfarë?! Sytë e tu po mbushem me lot?! Me siguri e ke nga gëzimi. Eh, më në fund u gjend një fantazëm e arsyeshme, mbreti Lir! Bekuar qofsh, o plak i dashur!… Mos duhet ta kthej mbrapsht bekimin që sapo të dhashë?… Ti po thua që Shekspiri na duhet, por jo mendja e tij?! Po ky është kulmi! Ti plakëruq i dehur do t’i heqësh trurin këtij kolosi të letërsisë dhe ta zëvendësosh me trurin e… të kujt, more?! Të Dostojevskit?!… Kjo është e pabesueshme! Po ky është Shekspiri more, nuk është një kukull në duart e një fëmije! Çfarë do ti, që Makbethi të jetë një student i varfër dhe të marrë borxh tek Dunkani dhe pastaj ta vrasë atë? Kështu do ti? Do ta bësh danezin rus? Makbethin do ta bësh Raskolnikov? Djall qenke, e unë të bekova! Tani po e kuptoj pse po qan Uilliam! Ky pra na qenka fundi yt me sa po shoh. Truri yt gjenial ushqim për krimba do të bëhet e në trupin tënd tjetër tru do të nxisë lëvizje. Këta djaj nuk e duan veten ashtu siç janë. Bëma më të “larta” duan t’i mveshin vetes. Ja, shikoni si u zbut Rikardi. Ai po kërkon që në kokën e Shekspirit të mos vendoset truri i Dostojevskit, por ai i Tolstoit. Ai nuk do të jetë Rikardi III, por Napoleoni I. Liri po kundështon, por… të tjerë zëra po dëgjoj të shtohen. Dëgjojeni Romeon që kërkon Molierin për t’u bërë Don Zhuani. Edhe Zhulieta e tmerruar kërkon me ngulm Molierin për t’u bërë dymijë herë dashnorja e tij. Ja si thërret Desdemona Danten për t’u bërë një çikëz Beatriçe. Jagoja i heshtur po mendon me sa duket se cili nga intrigantët e letërsisë botërore është më i madh se ai. Po ai nuk ka besim tek asnjë. Ai do të jetë Jago, vetëm Jago. Ai do që Shekspirit t’i vendoset truri i Shekspirit dhe bërtet për këtë… Ja Jul Qezari që lakmon Aleksandrin dhe për këtë thërret Aristotelin. O Perëndi, Bruti përgjërohet ta bëjë Shekspirin Shën Mark vetëm e vetëm që të jetë ai Juda! Oh, Ofeli, nuk e dija që do të doje të bëheshe zonja Bovari. Ti Floberin po thërret me zjarr. Hygonë kërkon Liri për t’u bërë Simurden. Ndërrove mendje o i pafytyrë tani që Dostojevskin Makbethi po e kërkon? Ç’po të bëjnë kështu këto fantazma o Shekspir vëllai? Ç’qe kjo gjëmë që të ra mbi kokë? Lotët po të përthahen e fytyra jote ngjyrë dheu nuk shpreh asgjë. Dhe është pikërisht ajo fytyrë që rrezatonte shprehi të ndryshme tek fantazonte këto personazhe të pabesa që sot po të hapin gropën… Ja, u vendos më në fund, zotërinj! Dëgjoni marrëzinë e marrëzive! Dëgjoni për të mos dëgjuar më kurrë! Është vendosur që truri i Shekspirit të hiqet dhe në kokën e tij, sipas kërkesave, të vendoset pak nga pjesët më të rëndësishme të trurëve të Homerit, Eskilit, Sofokliut, Euripidit, Aristofanit, Aristotelit, Shën Markut, Virgjilit, Horacit, Aligerit, Molierit, Servantesit, Dostojevskit, Hygosë, Tolstoit, Balzakut, Gogolit, Bodlerit, Rembosë, Dymasë, Floberit, Çehovit, Ibsenit, Kamysë, Beketit, Kafkës, Sartrit, Heminguejit, Markezit, Millerit, Shout, Remarkut, Buxatit… Mos vallë do të mbetet pak tru Shekspiri? Hë, po ju pyes o djaj! Çfarë?! Më përgjigjeni “jo”?!… Ah, pranga të urryera që ma sakatuat shpirtin që po më pëlcet! Dija unë se ç’ju bëja o të çmendur! Ju po vrisni gjithshka o të mjerë, edhe vetveten! Po e bëtë këtë marrëzi, shokë udhe me një gur zalli do të jeni! Po a ka shpresë sërish?… Jo?… Atëherë më dëgjoni ç’po ju them: vriteni Shekspirin! Rrokni shpatat tuaja më të mprehta dhe vriteni! Afrojuni të urryerit! Koha nuk pret, zotërinj! Truri i përbërë që do të krijojë Hamletër e Makbethër të rinj do të mblidhet anekënd botës. Shpejt, pra, o njerëz, në sulm për të vrarë Shekspirin! A më dëgjoni? Vriteni që të mos e lini të përdhoset nga krijesat e tij!
 
shoku_tanku

Fatos Nano president.
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
32,678
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur

Alketin e kam shok.Shkruan rralle po eshte nje nga penat me te mira bashkekohore.Ka botuar nje liber me tregime te titulluar 13 mbi njolle.Te keshilloj ta lexosh.
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,962
Pikët
113
Përgjigje e: William Shakespeare

Historia perseritet, karakteret njerezore percillen neper shekuj....
Qellimi justifikon Mjetin - me menyra e mjete me te sofistikuara por ambicja, etja per pushtet, ligesia, egoizmi, po ato jane edhe sot.
Por sic i ka pershkruar Shakespeare zorr se gjen...
 
Top