• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Windows 7 e tejkalon Vista’n

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Për më pak se një vit prej kohës kur ka dale në treg, sistemi më i ri operativ i Microsoft, Windows 7 e ka tejkaluar paraardhësin e tij - sistemin operativ Windows Vista.
Sipas rezultateve të hulumtimit të tregut, të cilat i publikoi kompania NetMarketShare, thuhet se Windows 7 në korrik është përdorur në 14,46% e pajisjeve me të cilat qasemi në internet, ndërkohë që 14,34% e përdorimit ishte për versionin Vista, ndërsa ky i fundit për herë të parë është tejkaluar me shifrat e përdorimit nga Windows 7.



Mirëpo, edhe më tutje tregu udhëhiqet nga Windows XP, të cilin e përdorin 62% e njerëzve për tu qasur në internet.

Ndër tjera, pjesa e tregut e cila mbahet nga Macintosh është rreth 5%, ndërsa iPhone dhe pajisjet tjera të bazuara në Linux dhe Java zënë më pak se 1% të tregut.
 
Top